|
23 mars 2004 / TN
Elez Biberaj /
"Zėri
i Amerikės"
mė 22 mars 2004
Nė njė intervistė pėr
"Ditarin", Vladimir Matiē, Profesor i Shkencave Politike nė
Universitetin Klemson, tė Karolinės sė Jugut, thotė se ngjarjet mė tė
fundit nė Kosovė i kanė forcuar sė tepėrmi pozitat e Beogradit dhe i
kanė dėmtuar rėndė interesat e shqiptarėve, ashtu siē ka dėmtuar rėndė
pozitat e serbėve djegja e xhamive nė Beograd.
Zėri i Amerikės:
Si e vlerėsoni ju gjendjen e tanishme nė
Kosovė dhe ēfarė rėndėsie kanė ngjarjet e tanishme nė tėrėsinė e
ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me tė?
Vladimir Matic:
Ėshtė shumė e vėshtirė tė bėsh vlerėsime pėr ngjarjet qė po zhvillohen
aktualisht, ku nė fakt gjėrat po ndryshojnė nga ora nė orė.
Megjithatė, mendoj se nuk duhet qė kėto ngjarje tė ekzagjerohen. Kanė
kaluar 5 vjet qė nga fushtata e NATO-s nė Kosovė dhe qė kur u vendosėn
disa kushte dhe tė dy palėt kanė pritur pėr njė kohė tė gjatė njė farė
zgjidhjeje politike, prandaj si sėrbėt ashtu edhe shqiptarėt, pėr
arsye krejtėsisht tė ndryshme kanė mbetur tė zhgėnjyer. Ndoshta fakti
qė nga shqiptarėt ėshtė kėrkuar tė plotėsojnė disa standarde para se
tė shqyrtohet statusi pėrfundimtar i Kosovės e ka shtuar presionin
ndaj tyre.
Zėri i Amerikės:
Ngjarjet mė tė fundit nė Kosovė patėn
fillimisht pamjen e shpėrthimeve spontane, por me kalimin e ditėve
duket se pas tyre fshihen forca tė organizuara, qė me djegjen e
kishave sėrbe dhe monumenteve kulturore sėrbe pėrpiqen tė spastrojnė
pjesėn jugore tė Mitrovicės nga sėrbėt dhe pjesėn veriore tė qytetit
nga shqiptarėt. A ka mundėsi qė kėto forca pėrpiqen ta bėjnė lumin
Ibėr kufirin administrativ mes dy grupeve etnike?
Vladimir Matic:
Ka shumė tė ngjarė qė prirja tė jetė pikėrisht kjo. Zakonisht
pėshtypja e parė ėshtė mė e saktė se e dyta dhe natyrisht mė pranė sė
vėrtetės. Unė do tė thosha se kėto zhvillime ka tė ngjarė tė jenė mė
tepėr pėrpjekje tė organizuara pėr tė krijuar kushte pėr negociatat qė
mund tė zhvillohen nė tė ardhmen.
Siē dihet lufta, spastrimi
etnik dhe disintegrimi i Jugosllavisė kanė qėnė shembuj tė krijimit tė
realiteteve tė reja, mund tė kenė hedhur bazat, ashtu siē tregon edhe
shembulli i Bosnjes, pėr negociata politike dhe eventualisht pėr njė
zgjidhje pėrfundimtare tė konfliktit. Pėr mendimin tim, pa u hyrė
analizave tė hollėsishme ėshtė pikėrisht kjo qė po ndodh nė Kosovė. Do
tė thosha se ngjarje tė tilla nxjerrin nė plan tė parė elementėt
ekstremistė radikalė nga tė gjitha palėt, nė kėtė rast nga tė dy
palėt, shqiptarėt dhe sėrbėt.
Zėri i Amerikės:
Ēėshtja e Kosovės ka qėnė tradicionalisht njė
konflikt pėr teritor, zgjidhjen e tė cilit tė dy palėt e shikojnė si
njė rrugė pa kompromis. A ekziston ndonjė formė kompromisi pėr
zgjidhjen e kėtij konflikti, apo ndonjė mundėsi pėr daljen e
udhėheqėsve me ndikim tek secila palė qė tė ulen nė tryezėn e
bisedimeve dhe tė bėjnė kompromis?
Vladimir Matic:
Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė dalin udhėheqės tė tillė nė njė situatė
ku ekziston njė problem i pazgjidhur siē ėshtė ēėshtja e Kosovės. Me
kėtė dua tėthem se Kosva ka qėnė pengesė pėr procesin e demokratizimit
tė Sėrbisė dhe veēanėrisht tė Kosoėvs. Unė nuk e shikoj tė mundėshme
daljen e udhėheqėsve tė tillė qė do tė uleshin nė tryezėn e bisedimeve
dhe tė negocionin edhe statusin e Kosovės nė njė frymė dhe atmosferė
tjetėr. Si pėrfundim do tė varej nga Bashkimi Evropian dhe Komuniteti
Ndėrkombėtar pėr tė gjetur zgjidhjen e konfliktit, nė njė formė qė tu
pėrgjigjej interesave dhe kėrkesave minimale tė tė dy palėve.
Kėto ngjarje i kanė
forcuar sė tepėrmi pozitat e Beogradit dhe i kanė dėmtuar rėndė
interesat e shqiptarėve, ashtu siē ka dėmtuar rėndė pozitat e sėrbėve
djegija e xhamive nė Beograd.
Zėri i Amerikės:
Ēfarė parashikoni ju pėr rajonin nė njė tė
ardhme tre mujore, dy vjeēare apo 5 vjeēare? Cila ėshtė e ardhmja e
rajonit?
Vladimir Matic:
Ajo qė unė do tė doja tė shikoja ėshtė diēka qė praktikisht ėshtė e
parealizueshme. Megjithatė, do tė doja tė shikoja njė shoqėri
demokratike shumė etnike nė Kosovė, por kjo mė duket njė mundėsi tepėr
e largėt, veēanėrisht pas ngjarjeve tė ditėve tė fundit, qė nė fakt
hapin pėrsėri ēėshtjen e ndarjes sė Kosovės, nėse atė do ta quanim
copėtim, kantonizim apo diēka tjetėr. Por ka mundėsi qė kėto ngjarje
janė njė hap tjetėr drejt zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė
Kosovės dhe ndoshta ėshtė pikėrisht ky momenti pėr zgjidhjen
pėrfundimtare.
Zėri
i Amerikės:
Ēfarė ndikimi kanė ngjarjet e fundit nė
Kosovės pėr politikėn perėndimroe, dhe nė veēanti pėr politikėn e
Shteteve tė Bashkuara nė rajonin e Ballkanit?
Vladimir Matic:
Gjendja e tanishme i ve Shtetet e Bashkuara nė njė pozitė tepėr tė
vėshtirė, ndėrkohė qė ato janė pėrpjekur tė largohen sa mė shumė qė tė
jetė e mundur nga ēėshtjet ballkanike, pėr shkak tė pėrparėsive tė
tjera qė kanė nė botė, pėrparėsi qė ishin vendosur pėrpara kėsaj
admisnitrate. Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės do tė donte mė shumė
pėrpjekje dhe njė prani mė tė madhe nė rajon tė komunitetit
ndėrkombėtar, por ēdo pėrpjekje e Bashkimit Evropian, sado e fuqishme
tė ishte ajo, nuk do tė kishte sukses pa udhėheqjen e Shteteve tė
Bashkuara.
Arsyeja ėshtė se njėra
palė, qė janė sėrbėt, nuk e do pjesėmarrjen e Shteteve tė Bashkuara nė
kėtė proces, ndėrsa pala tjetėr, Shqiptarėt, do patjetėr pjesėmarrjen
dhe udhėheqjen e Shteteve tė Bashkuara. Zgjidhja pėrfundimtare do tė
arrihej nė njė ardhme mė tė largėt kur kjo zonė tė bėhet pjesė e
Bashkimit Evropian dhe kufijtė do tė kishin shumė mė pak rėndėsi si
pėr popujt e rajonit ashtu edhe pėr udhėheqėsit e tyre.
|