|
-
Viti,
23 mars 2004 - Nė
njė takim e gazetarė, udhėheqja komunale dhe komandanti i KFOR-it
pėr Viti, vlerėsuan situatėn e sigurisė nė komunėn e Vitisė tė qetė,
pas trazirave tė fundit qė pėrfshinė edhe kėtė komunė. Kryetari i
Kuvendit komunal Musa Misini, tha se ngjarjet e javės sė kaluar kanė
qenė tė dėmshme pėr tė gjithė.
-
Mbi tė gjitha nuk mund tė kuptohet se si njeriu me gjykim tė
shėndoshė mund tė dėmtojė apo tė djegė monumentet fetare. "Imazhin e
zbehur tė Vitisė dhe Kosovės, nė bashkėpunim me forcat e KFOR-it
amerikan, pjesėtarėt e TMK-sė, SHPK-sė udhėheqjes komunale, por edhe
banorėve tė kėsaj komune tė cilėt kanė treguar gatishmėri tė ofrojnė
ndihma, do ta rikthejmė", tha Misini dhe shtoi se nga buxheti i
komunės pėr tė dėmtuarit janė siguruar ndihma ushqimore por edhe
mjete me tė cilat do tė meremetohen dhe adaptohen objektete e
banimit.
-
-
Njė pjesė e serbėve kėto
ndihma i kanė pranuar, por pėr fat tė keq ata tė cilėt ende mbeten
tė instrumentalizuar nė duar tė Beogradit, kėto ndihma nuk i kanė
pranuar, tha Misini.
-
Misini tha se janė djegur 10 shtėpi tė minoritarėve serbė dhe 16 tė
tjera janė demoluar, nė mesin e tė cilave 3 shtėpi tė pronarėve
shqiptarė. Protestuesit kanė djegur 6 automjete tė serbėve, 1
kombibus i cili ishte pronjė e Kuvendit tė Vitisė me tė cilin
transportoheshin nxėnėsit serb nėpėr shkolla, si dhe 1
motokultivator.
-
Komandanti i KFOR-it amerikan koloneli Poll Zimerman tha se ushtria
dhe KFOR-i amerikan e kanė vėnė ligjin dhe sigurinė nė komunėn e
Vitisė. Qė nga e marta nė kėtė komunė mbetet nė fuqi vetėm ora
policore duke filluar nga ora 21 e deri 06, si dhe nuk lejohet
mbajtja e asnjė lloj tubimi.
-
-
Koloneli Zimerman, pasi
dėnoi protestat dhe i vlerėsoi si tė dėmshme pėr vetė komunėn e
Vitisė dhe Kosovėn, pėrkujtoi se KFOR-i amerikan nuk do tė lejojė
askend qė tė marrė nė duart e veta ligjin. Tė gjithė ata tė cilėt
nxitėn dhe i organizuan kėto protesta do tė arrestohen, tha ai, duke
njoftuar se nė kėtė komunė tani mė janė arrestuar personat e parė,
duke mos saktėsuar numrin e tyre.
|
|