|
23
mars 2004 / TN / Marrė nga
Avvenire.it
Nga shtėpia e thjeshtė nė bulevardin Saint Michel, shkrimtari i madh
shqiptar Ismail Kadare nuk demonstron asnjė lloj dobėsie pėr atdheun e
largėt; pėrkundrazi, shprehet me shqetėsim. Publikimi i veprave tė
Kadaresė ndjek diagramėn e etheve ballkanike. Gjatė luftės sė Kosovės
nė vitin 1999, Ismail Kadare publikon librin misterioz Tre kėngė zie
pėr Kosovėn, leximi i tė cilit nuk ėshtė dhe aq i thjeshtė. Edhe pse
ėshtė njė shkrimtar qė nuk joshet nga historia e konsumuar taze, aq mė
pak nga kronika, ka njerėz qė e kanė paditur si njė nacionalist
shqiptar.
PYETJE:
Le ta fillojmė me Tre kėngė zie pėr Kosovėn: Nė Ultėsirėn e
Mėllenjave (fusha e Kosovės), fantazma e sulltan Muratit, i cili
gjeti vdekjen nė betejėn e vitit 1389 midis tė krishterėve e
otomanėve, shfaqet e flet nė kohėn e tashme pėr luftėn. Anėn e kujt
merr?
KADARE:
Ndėrsa
shkruan letėrsi, ligji mė i mirė, tė cilit duhet ti bindesh, ėshtė
vetė letėrsia. Letėrsia nuk ka pėr mision tė rregullojė gjėrat e kėsaj
bote. Fantazma e Muratit duhet tė fliste bash nė atė mėnyrė, dhe mua
as qė mė intereson fare mesazhi. Sidoqoftė, meqėnėse me kėtė rast
jam akuzuar si njė nacionalist shqiptar, duhet tju them se nė libėr
gjendet njė mesazh i qėllimshėm, dhe ky mesazh ėshtė miqėsia e popujve
tė Ballkanit. Sė bashku jetojmė atje nėn tė njėjtin kob, qė varet mbi
kokat tona. E kemi pėsuar sė toku kėtė mėnxyrė e duhet ti ikim sė
bashku asaj. Sulltan Murati ėshtė njė i huaj, dhe ėshtė pikėrisht ai
qė thotė ju jeni tė mallkuar!. E pranoj kėtė lloj nėme, por duke
bėrė objeksionin: jemi tė mallkuar nėse nuk bėhemi miq. Besoj qė nė
faqet e kėtij libri nuk gjendet urrejtje e njė pale ndaj tjetrės. Unė
jam pėrpjekur ti pranoj qė tė gjithė, serbė, bullgarė, shqiptarė,
turq, bizantinė. Nuk ka nė tė nėnkuptime, dhelpėrira, mesazhe
dykuptimėshe. Nuk bėhem me palėn shqiptare kundėr serbėve, as me
vllehėt kundėr bullgarėve; madje, edhe turqit janė trajtuar aty si
protagonistė tė njė fati tragjik.
PYETJE:Le
tė vijmė nė ditėt tona. Ēmendoni pėr rishpėrthimin e konfliktit midis
shqiptarėve e serbėve nė Kosovė?
KADARE:
I dėnoj
ekstremistėt kosovarė; i dėnoj shqiptarėt e Kosovės. I kam mbrojtur
kur kishin arsye, por sulmet qė kanė bėrė dhe bėjnė kundėr kishave
serbe, kundėr shtėpive serbe, ajo qė bėjnė kundėr ushtarėve tė NATO-s,
duhet tė dėnohen. Probleme ka sa tė duash, por ajo qė po ndodh nuk
mund tė justifikohet nė asnjė mėnyrė.
PYETJE:Dhe
kėshtu, kemi Ballkanin gjithmonė nė luftė e mes gjakut?
KADARE:
Kur jam
nė Ballkan, i qortoj kėta popuj; por kur jam jashtė, i marr nė
mbrojtje. Njoh tė gjitha tė metat e ballkanasve, njoh tė gjithė tė
keqen qė kanė prodhuar, tė gjitha idiotėsitė e ēmenduritė e tyre.
Ēmenduria ėshtė karakteristikė e Ballkanit, por nuk jam dakord
megjithatė me pėrēmimin sistematik, objekt i tė cilit ėshtė shpesh ky
gadishull. Ballkanasit janė tė aftė pėr tė bėrė ēdo kafshėri, por nė
tė njėjtėn kohė janė po aq tė aftė tė sillen si fisnikė tė vėrtetė.
Nuk po bėj retorikė, ky ėshtė realiteti. Janė pjesė e Europės.
PYETJE:
Mirė, mirė, por nė Kosovė
KADARE:
Nė
Kosovė, lufta ka pėrfunduar prej pesė vitesh. Kėto kohė, komuniteti
ndėrkombėtar ndėrhyrjen e tė cilit e kam miratuar dhe e miratoj
nuk ka marrė asnjėherė njė qėndrim tė qartė, nuk ka folur asnjėherė me
njė gjuhė tė kuptueshme. Kjo pavendosmėri ka bėrė qė nga njėra anė tė
marrin zemėr forcat ekstremiste, dhe nga ana tjetėr tė tėrhiqen forcat
e arsyeshme.
PYETJE:Ndėr
njerėzit e arsyeshėm bėn pjesė vetėm Ibrahim Rugova, apo jo?
KADARE:
E ēmoj
Rugovėn dhe politikėn e tij. Por sot ai ėshtė i izoluar prej
ekstremistėve.
Njė
proces qė duket i bllokuar
Kosovarėt nuk kanė tė drejta; ose mė saktė, jetojnė mes njė tollovie
tė drejtash. Ja, shihni procesin e privatizimit (ndarjen e tokave, tė
trojeve, tė shtėpive, tė fabrikave), i cili ėshtė i bllokuar nga
serbėt. Kjo gjė e acaron gjendjen. Serbėt nuk dėshirojnė qė kosovarėt
tė bėhen pronarė tė tė mirave tė tyre.
PYETJE:Ēmendoni
mbi rastin konkret, qė bėri tė shpėrthente Kosova nga Mitrovica nė
Prizren?
KADARE:
Nuk e
di, nuk kam lajme tė sigurta mbi historinė e fėmijėve tė mbytur e tė
qenve qė iu ndėrsyen nga prapa. Mė duket njė ngjarje jo fort e
ndriēuar. Sidoqoftė, ēėshtja e ndriēimit tė kėsaj ngjarjeje ėshtė nė
kompetencėn e forcave paqeruajtėse tė NATO-s, tė cilat janė atje. Edhe
ploja e Prekazit nė vitin 1999, e cila ėshtė nė origjinė tė
zhvillimeve tė mėtejshme, nuk ėshtė zbardhur kurrė. Ndėrsa flas pėr
bllokim, e kam fjalėn edhe pėr bllokimin e informacionit e tė
ndėshkimit tė fajtorėve.
PYETJE:Ēmendoni
pėr ndarjen e Kosovės? Veriu do ti shkojė Serbisė, dhe pjesa tjetėr
kujt?
KADARE:
Nuk
ėshtė dinjitoze, nuk ėshtė njerėzore kjo qė shqiptarėt nė Kosovė po
bėjnė nė dėm tė pakicės serbe, tė simboleve tė saj e tė monumenteve
historiko-fetare. Ndarja e Kosovės mė duket njė hipotezė kobzezė, por
nėse nuk mbetet asgjė tjetėr pėr tė bėrė
PYETJE:Tė
ndahet Kosova e ti jepet
jetė Shqipėrisė sė Madhe?
KADARE:
Shiko!
Ideja e Shqipėrisė sė Madhe, nė fund tė fundit, nuk ėshtė autoktone,
por e njė origjine fashiste. Eshtė njė hipotezė gjeopolitike e
pėrqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjatė pushtimit italian. Nė ēdo
rast, mendoj se shumica dėrrmuese e kosovarėve janė kundėr bashkimit
me Shqipėrinė. Midis dy popujve ka patur historikisht ka edhe sot e
kėsaj dite shumė pika konflikti.
PYETJE:Pėr
ta mbyllur?
KADARE:
Situata
ėshtė pėrkeqėsuar. Nė Serbi janė pėrsėri nė pushtet nacionalistėt;
pėrveē kėsaj, shėrbimet sekrete tė ish-Jugosllavisė janė gjithmonė tė
gatshėm e aktivė nė provokimet e tyre. Nė Ballkanin Perėndimor,
shqiptarėt e serbėt janė dy popuj njėsoj tė rėndėsishėm. Klisheja e
pėrhapur ėshtė qė shqiptarėt janė njė popull i vogėl. Eshtė njė gabim:
Shqipėria, Kosova, njė e treta e Maqedonisė janė tė banuara nga
shqiptarė. Duhet tė gjendet njė ekuilibėr. Nuk mund tė privilegjohet
njė popull nė dėm tė tjetrit. Ky ėshtė ēelėsi i gjithēkaje.
|