|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

PSE PIKĖRISHT TANI

 
 

 
22 mars 2004 / TN
 
Hebib REXHEPI, Viti
 
Po e filloj kėtė shkrim me kėtė titull tė huazuar nga njė analizė e bėrė nga analisti politik i BBC Gabriel Partosh, nė tė cilėn ai pėrpiqet tė gjejė dhe analizoj shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve tė fundit tragjike nė Kosovė.
 
Autori, kėtė titull ia ka vėnė analizės sė tij, pasi qė gjatė pėrpjekjeve pėr tė gjetur shkaqet qė i shtyn shqiptarėt nė protesta tė tilla, ka ardh para dilemės. Pse pikėrisht tani (shqiptarėt e bėjnė kėtė – v.j).!
 
Unė mendoj se pikėrisht pėrmes kėsaj pyetje dhe pėrpjekjeve pėr tu pėrgjigjur nė kėtė pyetje ka gjasa tė shpjegohen mė sė miri shkaqet e kėtyre ngjarjeve dhe pasojat qė kanė prodhuar ato.
 
Kjo dilemė sa bėhet mė e qartė po aq mė komplekse nėse i shiqojmė nė tė njėjtėn kohė bartėsit e kėtyre ndodhive (shqiptarėt), dhe nė anėn tjetėr ata tė cilėt humbėn nga to (prap shqiptarėt) dhe ata tė cilėt pėrfituan nga to (serbėt - Serbia).
 
Pse pikėrisht tani, kur Kosova veē pat shėnuar progres tė theksuar nė tė gjitha lėmitė e jetės si psh: nė lėminė e qetėsisė dhe tė rendit publik ku kėtu vlenė tė pėrmendet nė mėnyrė tė veēantė Shėrbimi Policor i Kosovės tė cilit kohėve tė fundit i qenė besuar detyra tė rėndėsishme nė lėminė e sigurisė si ruajtja e urės sė ibrit nė Mitrovicė, ruajtja e Kishave dhe Manastireve serbe, respektimin e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut e nė veēanti tė minoriteteve, fillimin e privatizimit, nxjerrjen e legjislacionit, reformimin e procesit arsimor. (cila palė ėshtė e interesuar tė pengoi kėto arritje?).
 
Pse pikėrisht tani, shqiptarėt e bėjnė kėtė kur ka qenė njė disponim shumė pozitiv pėr pavarėsinė e Kosovės, dhe ky disponim shihej qartė nė deklarimet e qarqeve tė ndryshme ndėrkombėtare e nė veēanti tė atyre amerikane edhe atė si te ato opozitare (R. Holbruk) edhe te ato zyrtare (Grosman). (kush ėshtė i interesuar ta prish kėtė disponim?).
 
Pse pikėrisht tani, shqiptarėt e bėjnė kėtė kur nė Kosovė qe shėnuar progres i mirė nė integrimin e serbėve nėpėr institucione lokale e qendrore tė Kosovės, bile edhe nėpėr grupe punuese pėr tė dialoguar me Serbinė, proces ky shumė i nevojshėm pėr pavarėsinė e Kosovės. (Kush ėshtė i interesuar ta pengoi kėtė proces?)
 
Pse pikėrisht tani, shqiptarėt e bėjnė kėtė kur Kosova ishte nė rrugė tė mirė pėr plotėsimin e standardeve tė pėrpiluara nga bashkėsia ndėrkombėtare (SHBA), nė mėnyrė qė jo mė larg se nė vitin e ardhshėm tė shiqohet shkalla e realizimit tė tyre dhe tė hapet qėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Si guxojnė shqiptarėt ta vrasin kėtė projekt nė tė cilin kanė investuar kaq shumė mund dhe gjak. (a ka nevoj ta shtroj edhe njėherė pyetjen se kujtė i pengon ky proces?.)
 
Pse pikėrisht tani, kur kosovarėt ishin nė pėrmbyllje tė plotėsimit tė dosjes sė pavarėsisė sė Kosovės e cila dosje ishte e pasur me fakte dhe prova tė mjaftueshme me anė tė sė cilave intitucionet tona mund tė kėmbngulnin nė pavarėsimin e saj si e vetmja zgjidhje e mundshme, dhe kėtu unė shpreh dyshimin se ky proces ėshtė lėnduar shumė rėndė pėr tė mos thėnė e kemi vrarė tė tėrin. Dhe kur  kėsaj i shtojmė edhe faktin se veē gjatė kėtij muaji ka qenė nė finalizim projekti pėr operacionalizimin e procesit tė standardeve pėr Kosovėn atėherė pra, pse pikėrisht tani.
 
Pra thjesht si na ndodhi kjo fatkeqėsi, pra pse pikėrisht tani?.
 
E dimė se Serbia ėshtė mė e interesuara tė i bėjė tė gjitha kėto, ama ne ishim protagonistėt dhe bartėsit e kėtyre ndodhirave, pra thjesht ne i bėmė njė argatė tė mirė Serbisė dhe politikės sė saj.
 
Kėtu mė duken shumė tė tmershme pėrpjekjet e disa institucioneve, partive, shoqatave dhe individėve tė cilėt shkaktarėt dhe pasojat e kėtyre ngjarjeve mundohen ti relativizojnė, duke pėrmendur njė regjistėr tė madhė shkaktarėsh tė natyrave tė ndryshme si psh: moskopletimin e qeverisė sė Kosovės, mospunėn dhe angazhimin e institucioneve vendėse, problemet ekonomike dhe sociale, etj.. Si mund tė arsyetohet kjo qė ka ndodh me gjendjen e vėshtirė ekonomike dhe sociale tė shqiptarėve kur ne e dim se shqiptarėt kanė qenė dhe janė nė gjendje tė sakrifikon gjithēka pėr pavarėsinė e Kosovės bile edhe jetėn.
 
Pra thjesht kjo ėshtė zhurmė e panevojshme dhe pėrpjekje pėr tė fshehur shkaktarėt e vėrtetė dhe nė tė njėjtėn kohė kėta bėjnė pėrpjekje qė tė minimizojnė edhe efektet e kėtyre protestave sepse janė tė vetėijshėm se me tė do tė humbnin edhe nga rejtingu i vetė politik. Bile kėtė e thonė edhe haptazi nėpėr emisione tė ndryshme gjatė tė cilave thonė se pėr momentin nuk ėshtė e nevojshme gjetja e shkaktarėve por qetėsimi i situatės. Situata e rėndė e krijuar nuk mund tė tejkalohet nėse nuk luiftohen bartėsitė e sė keqės e cila po i kėrcnohet Kosovės.
 
Dhe kėsaj zhurme tė orkestruar nga kėto subjekte dhe individ i bashkangjiten me krrokamat e tyre disa individė tė cilėt gjatė tėrė historisė mė tė re tė Kosovės shquhen pėr apetite tė mėdha politike, por nė mungesė tė simpatisė dhe autoritetit tė tyre qė kurrė nuk kanė mundur ta krijojnė nė popull, duke shfrytėzuar situatėn (anarkinė) bėjnė pėrpjekje qė tė hyjnė nė mėnyrė jodemokratike nėpėr  kėto institucione.
 
Kėtu kisha veēuar nė mėnyrė tė veēantė Veton Surroin dhe Adem Demaqin tė cilėt kinse nė pėrpjekje pėr tė gjetur shtegdaljen nga kjo situatė thrrasin pėr rimarrėveshje tė reja ndėrmjet subjekteve politike dhe rishqyrtim tė platformės politike si i vetmi shteg qė edhe ata tė instalohen nėpėr institucione tė ndryshme.
 
Kėta njerėz duke shfrytėzuar gjendjen e rėndė e sociale dhe vetėdijėn e ulėt tė njė pjese tė shqiptarėve, thauaja qė nga fillimi i lėvizjes demokratike kanė vjellė helm dhe vrerė ndaj institucioneve dhe bartėsve tė tyre. Kjo shihet fare qartė nėse i hedhim njė trohė syrin nė biografinė e tyre psh:
 
Veton Surroin e njohim si themelues tė UJDIT njė organizim panjugosllave i viteve tė 90 i cili angazhohje pėr ruajtjen e tėrėsisė teritoriale tė Jugosllavisė, pastaj ai mė vonė na shfaqet si themeues i Partisė Parlamentare tė Kosovės e cila diku rreth viteve tė 90 (nuk mė kujtohet viti i saktė) bėri thirrje sė bashku me bashkėmendimtarin e tij Shkėlzen Maliqin kryetari atėhershėm i Partis Socialdemokrate tė Kosovės pėr dalje nė zgjedhjet serbe me qėllim tė rrėzimit tė Millosheviqit thuaja se ne ishim ata tė cilėt e kishim prurė nė pushtet dhe thuajase ai ishte problemi i ynė, pastaj mė vonė ai na shfaqet si botuesi i gazetės javore KOHA e mė vonė edhe i tė pėrditshmės Koha Ditore e cila ka luajtur dhe po luan njė rol mjaftė destruktiv (shkatėrrues) nė politikėn kosovare, pėrmes kompanisė sė vetė ai shiste libra tė botuar nė serbi tė cilat trajtonin probleme tė Serbisė dhe Kosovės.
 
Ai sė bashku me agjensinė serbe Beta patėn formuar rrjetin nė internet Kosova Online, pra thjesht thuaja se i tėrė angazhimi i tij ėshtė pėrpjekje qė tė mbjell nė vetėdijen e shqiptarėve se mund tė jetohet sė bashku me serbinė, pra shihet qartė se ky ėshtė pėrjpjekur ta vras qysh nė embrion projektin e pavarėsisė sė Kosovės.
 
Nė tė njėjtėn linjė ka punuar dhe punon edhe Adem Demaqi i cili gjatė tėrė kohės sė tij njihet pėr rolin destruktiv nė skenėn politike kosovare. Destruktiviteti i tij ishte i shprehur gjatė kohės sė Konferencės sė Rambujesė i cili ishte kundėr dhe thėrriste delegacionin e Kosovės qė tė mos e pranonin marrėveshjen e Rambujesė e cila  rezultoi me bombardimet e NATO-s dhe  me lirinė e Kosovės, pastaj ky shquhet pėr pėrpjekje pėr sfidim tė institucioneve tė Kosovės si gjatė luftės po ashtu edhe pas luftės. Tė kujtojmė kėtu se cilėt ishin ata tė cilėt udhėtonin dhe ende udhėtojnė shpesh nė Beograd dhe me kėndė ata takoheshin  dhe kush ishin dhe kush janė ata: Veton Surroi, Adem Demaqi, Beton Haxhiu, Shkelzen Maliqi
 
Kėta individė tė instaluar nėpėr shoqata dhe organizata tė cilat i vetėquajnė joqeveritare dhe si shoqėri civile (thuaja se organizimet e tjera janė militare) tė financuara nga lobe tė ndryshme thėrrasin tryeza tė ndryshme politike nė tė cilat si sheh mė shumė se 20-30 njerėz ndėrsa thonė se janė pėrfaqėsues tė mė se 400-500 OJQ-ve  dhe nė tė cilat bėjnė analiza e debate shterpe dhe tė gjitha kėto i bėjnė nė funksion tė zbehjes sė punės tė institucioneve tona.
 
Tė marrim shembullin mė tė freskėt ku shoqėria jonė jomilitare e cila nuk ėshtė e angazhuar politikisht etj... bėnė rreth sistemit zgjedhor me lista tė hapura dhe me shtatė njėsi zgjedhore thuaja se ky ishte problemi krucial i demokracisė kosovare, kėtu kisha shtruar pyetjen a thua a ėshtė ky i vetmi model qė ka mundur ta shtrojnė tė gjitha ato 400-500 organizata civile, pse asnjėra prej tyre nuk u angazhua rreth sistemit mazhoritar apo pėr sistemin proporcional me lista tė hapura por ēdo komunė tė ishte zonė nė vete.
 
Pra, shkurt e shqip unė mendoj se pėr tė gjitha kėto qė na ndodhen jemi ne fajtor, ose mė qartė fajtorėt janė dhe duhet kėrkuar brenda nesh dhe sa mė shpejt qė e pranojmė kėtė faktė aq mė shpejt mund edhe ti sanojmė dėmet qė na janė shkaktuar nga kėto ngjarje.
 
Po e pėrfundoj kėtė shkrim me njė shembull pak sa banal po shumė domethėnės, ku gjatė bisedės me njė plak nga Debeldeu mė tha se muti krijohet nė trupin tonė dhe ne pa kurrfarė dhimbje e flakim jashtė, tė njėjtėn gjė duhet bėrė edhe me disa individ dhe organizime tjera, qė ata sa mė parė t’i flakim nga skena politike dhe shoqėrore, sepse ka gjasa qė shoqėria jonė tė zihet kaps nga elementet e tillė destruktiv.

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.