|
-
Detroit (SHBA),
22
mars 2004
/ TN
-
Kryesia e Lidhjes sė Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan nė shtetin
Michigan tė SHBA-sė, nė mbledhjen qė mbajti 19 Mars 2004, nė
Detroit, nėn drejtimin Dr. Marjan Demės kryetar tė LISHA-sė pasi
diskutoi pėr ngjarjet e ditėve tė fundit nė Kosovė, vendosi
unanimisht ti drejtohet qytetarėve tė Kosovės dhe opinionit
ndėrkombetarė me njė deklaratė nė tė cilėn thuhet:
-
Sa me shpejt tė jetė e mundur qė qytetarėt e Kosovės, perfshirė
edhe minoritetin serb, tė ndalojnė protestat e dhunėshme dhe t'i
rikthehen jetės normale.
-
T'u jepet fund bllokimit tė rrugėve dhe tė vendoset menjėherė rendi
dhe qetėsia, duke vėnė para pėrgjegjėsisė shkaktarėt.
-
Tė rivendoset rendi dhe qetėsia nė tė gjitha pjesėt e Kosovės, pa
nevojėn e vendosjes sė kufizimit tė lėvizjeve.
Te gjitha subjektet politike dhe jopolitike te shtrijnė ndikimin e
tyre qe gjendja tė qetėsohet sa mė parė, ndėrsa institucionet
demokratike tė Kosovės ti drejtohen forumeve nderkombetare per pėr
tė pėrshpejtuar procesin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės
.
-
Pakėnaqesitė dhe problemet e grumbullara tė zgjidhen nėpėrmjet tė
institucioneve demokratike tė Kosovės.
Apelojmė posaqėrisht te tė rinjet qė tė krijojnė klimėn e
pėrshtatshme dhe tė angazhohen maksimalisht nė normalizimin e
gjendjes nė Kosovė.
-
Organet ligjore tė nxjerrin mėsimet e duhura dhe tė jenė mė azhur nė
zbatimin e ligjit.
-
Nga komuniteti ndėrkombėtarė kėrkojmė qė, sa mė shpejtė tė zgjidhet
statusi i Kosovės, sipas pėrcaktimit tė vullnetit politik tė
popullit tė Kosovės.
-
Tė bėhen pėrpjekje pėr tė evidentuar ata qė ushtrojnė dhunė me
vetėdije, qė janė duke dėmtuar rėndė tė ardhmen dhe interesat e
Kosovės.
-
Mediumet e informimit masiv tė bėjnė pėrpjekje pėr pasqyrimin sa mė
real tė gjendjes duke pėrfshirė mendimin e opinionit publik pėr
tejkalimin sa mė tė shpejtė situatės ekzistuese dhe kthimin e jetės
nė rrjedha normale.
-
Duke e perfunduar kėtė deklaratė-thirrje, Intelektualet
Shqiptaro-Amerikan u shprehin ngushėllime familjarėve qė humbėn mė
tė dashurit e tyre, ndėrsa tė gjithė tė lėnduarėve u dėshirojmė
shėrim sa mė tė shpejt.
|
|