|
-
22 mars 2004 / TN
-
Ilir PURELLKU
-
-
Deklaratė e Unionit tė Studentėve Shqiptarė 'Illyria' nė Hamburg
drejtuar popullit tė Kosovės, rinisė kosovare, partive politike,
shoqatave dhe mediave.
-
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės,
-
tė
dashur motra e vėllezėr,
-
situata jashtėzakonisht e rėndė e krijuar nė Kosovė dhe aktet e
dhunės qė po i pėrcjellim ditėve tė fundit janė shumė shqetėsuese
dhe trishtuese.
-
-
Vrasjet e plagosjet, djegjet, shkatėrrimet e objekteve tė kultit,
konfrontimi me forcat ndėrkombėtare, janė ngjarje komplet tė
papėrgjegjshme dhe tė papranueshme.
-
Duam tė ngushėllojmė tė gjithė tė afėrmit e viktimave dhe duam tė
theksojmė se ėshtė dėshira jonė qė kėto tė jenė viktimat e fundit.
-
Humbėsi mė i madh i kėsaj vale dhune ėshtė populli i Kosovės.
Ngjarje si ato tė ditėve tė fundit jo vetėm rrisin pasigurinė dhe
pėrbėjnė hap prapa pėr Kosovėn por edhe e dėmtojnė tepėr imazhin
ndėrkombėtar tė saj dhe shqiptarėve tė Kosovės. Ato janė pengesė
serioze nė rrugėn drejt
pavarėsisė aq tė dėshiruar. Kushdo qė kryen veprime tė tilla direkt
ose indirekt, me dashje a pa dashje i ndihmon synimeve tė mbrapshta
tė politikės antikosovare.
-
Prandaj i bėjmė thirrje popullit tė Kosovės dhe sidomos rinisė
kosovare qė
-
-
- tė
mos dėmtojė fizikisht dhe materialisht anėtarėt e minoritetit serb
nė Kosovė;
-
- tė
mos marrė pjesė nė demonstrata e manifestime me akte tė dhunshme;
-
- tė
mos konfrontohet me forcat e policisė kosovare dhe asaj
ndėrkombėtare;
-
- tė
mos manipulohet nga ekstremistė dritėshkurtėr qė nuk punojnė pėr njė
tė ardhme pozitive nė Kosovė.
I bėjmė thirrje partive politike shqiptare, shoqatave tė ndryshme
dhe mediave shqiptare qė
-
- tė mos i fryjnė zjarrit e tė kontribojnė me sa munden pėr
qetėsimin e situatės;
-
- deri
nė qetėsimin e situatės tė mos bėjnė asnjė deklaratė qė acaron
situatėn as kundra minoritetit serb dhe as kundra ndėrkombėtarėve nė
Kosovė;
-
- tė
reflektojnė mbi atė qė ndodhi me qėllim tė korrigjimit tė pjesės
eventuale tė fajit mbi kėto ngjarje tė papėrgjegjshme.
Ne si studentė shqiptarė nė perėndim kemi mbėshtetur gjithmonė
ēėshtjen e Kosovės dhe do vazhdojmė ta mbėshtesim. Kushti themelor
qė bashkėsia ndėrkombėtare ka ndaj Kosovės ėshtė respektimi i
minoriteteve, veēanėrisht i atij serb. Ēdo dhunė ndaj minoritetit
serb dhe ēdo konfrontim me ndėrkombėtarėt e rėndon shumė tė ardhmen
e Kosovės.
-
Shpresojmė qė situata e tanishme tė qetėsohet sa mė parė dhe
njerėzit t'i kthehen normalitetit. Vazhdimi i kėsaj situate ose,
akoma mė keq, pėrshkallėzimi i saj mund tė jetė fatal.
-
Unioni i Studentėve Shqiptarė nė Hamburg.
-
Nė emėr tė kryesisė sė unionit,
-
Kryetari,
Ilir Purellku
|
-
|