|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Haziri ka vizituar sot romėt, nesėr shpreson tė takohet edhe me serbėt

 
 

 
Gjilan, 22 mars 2004 - LAJMEKryetari i komunės Lutfi Haziri ka vizituar sot gjatė ditės komunitetin rom nė Gjilan, i cili jeton nė dy lagje tė qytetit dhe i ka njoftuar ata me masat qė janė ndėrmarrė pėr qetėsimin e situatės, e cila tashmė vlerėsohet mė stabile, pas ngjarjeve tė 17 e 18 marsit.

Haziri u tha atyre se pėrmes UNHCR-it do tė pėrkujdesen pėr t`i ndihmuar pėr aq sa ėshtė e mundur dhe i ka pėrkujtuar se ARC-ja do tė fillojė sė shpejti njė projekt ndėrtimi dhe rindėrtimi nė lagjen “Abdulla Presheva” ku pritet tė kthehet nga Serbia njė numėr i familjeve rome.

Nga java e kaluar, SHPK-ja dhe KFOR-i kanė shtuar patrullimet nė lagjet rome, pėr t`i bėrė ata tė ndjehen mė tė sigurtė, pas shqetėsimeve qė kishin shprehur nė bisedė me pėrfaqėsues komunalė.

Vizita e kryetarit tė komunės ėshtė mirėpritur nga romėt e Gjilanit.

Nesėr, para seancės sė jashtėzakonshme tė Kuvendit Komunal, kryetari Haziri shpreson se do tė mund tė takohet edhe me pėrfaqėsuesit e serbėve, me tė cilėt ėshtė dėgjuar sot pėrmes telefonit.

Edhe nga ana e tyre ka disponim pėr t`u takuar, por ata dėshirojnė qė sė pari tė kontaktojnė ndėrmjet vete, sepse kėtyre ditėve nuk kanė mundur ta bėjnė njė gjė tė tillė pasiqė thonė se nuk kanė qenė tė sigurtė pėr tė lėvizur.

                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.