|
-
22 mars 2004 / TN
-
-
Dr. Besnik
R. BARDHI, Gjakovė
-
-
Ngjarjet e
fundit ne Kosove shkaktuan plage ne shpirterat e gjithe
shqiptarve, jo vetem ne Kosove. Ato dite dhe nate ishin te mbushura
plote ankth per ate se ēka do te ndodhe me fatin e Kosoves.
-
-
E gjithe
kjo dukej si nje enderr e keqe, athua agjenturat e huaja
antishqiptare, ashtu si u identifikuan kohe me pare, arriten me kaq
lehtesi te prishin imazhin e Kosoves per nje kohe kaq te shkurte.
-
-
Shqiptaret
e Kosoves edhe ne te kaluaren, edhe sot edhe gjere ne amshim nuk
mund te jene armiq te Forcave te Koalicionit dhe Bashkesise
Nderkombetare. Shqiptaret e Kosoves jane kunder tendencave dhe
qarqeve sekrete te ndryshme antishqiptare qe veprojne ne Kosove.
-
-
Ju kisha
lute qe ne kete faze akute, pas ngjarjeve tragjike ne Kosove, te
angazhoheni dhe kontribuoni edhe me teper me punen Tuaj ne
qetesimin e situates se krijuar.
-
-
Mendoj se
eshte e nevojshme qe ne emisionet e juaja si ne radio, televizion
dhe media tjera, te zhvillohet nje debat i drejtperdrejte me
qytetare, nga disa qendra te Kosoves, ku do te degjohet dhe
opininoni i tyre.
-
-
Ata njerez
te zgjedhur nga qendra te ndryshme te Kosoves te jene mundesisht
apartiak, te strukturave moshore dhe profesioneve te ndryshme, te
respektuar dhe te njohur nga rrethi ku jetojne dhe veprojne.
-
-
Ne kontakt
emisionet e tilla shpresoj te degjohet zeri i se vertetes dhe i
arsyes nga te gjitha shtresat e popullates kosovare.
-
-
Emisonet e
tilla me qytetaret e Kosoves, kishin per te zgjuar interesim te
jashtezakonshem dhe si te tilla do te kontribuonin shume ne krijmin
e opinioneve pozitive ne rrjedhat dhe perspektiven
e shoqerise kosovare.
-
-
Dr. Besnik
R. Bardhi
-
Gjakove,
22.03.2004
|
|