|
22 mars 2004 / TN
Nga
Artur ROSHI
Pasi
hodhi bombėn tymuese se "njė pronė ka mė shumė se njė pronar",
kryeministri Nano del me gėrshėrė nė dorė dhe pret shiritin e
pėrurimit tė tri agjensive tė biznesit, duke deklaruar se qeveria e
tij ėshtė e angazhuar drejt politikave institucionale dhe ligjore pėr
partneritet me biznesin dhe nxitje tė sipėrmarrjes sė lirė, qė do tė
ndihmonte nė kapėrcimin e problemeve sociale, siē janė punėsimi dhe
ulja e nivelit tė varfėrisė.
Merreni
me mend se ēfarė "partneriteti" mund tė krijohet me biznesin, kur
shoqėrisė shqiptare i ka mbetur nė derė "dopjo - gjashta e
korrupsionit, jo vetėm e gjykatave, siē mundohet tė justifikohen
krerėt e Ekzekutivit, por e tė gjithė strukturave dhe zyrtarėve tė
lartė tė veshur me pushtet, qė kanė bėrė lesh e li problemin e pronės.
Njė Ministėr pa Portofol, tip "scorpions", tha se ministrat do tė
dalin nė terren pėr t'u njohur mė nga afėr me problemet e pronave tė
popullit dhe pėr t'i zgjidhur ato. Vendimet e gjykatave mbajnė erė
korrupsion, ndaj ne do u kėrkojmė qė dora - dorės tė nxjerrin nė pah
gjithė vendimet e padrejta pėr pronat, madje do u qepemi mbrapa edhe
dėshmitarėve tė rremė, ėshtė shprehur ministri entusiazt.
Njerėzit
e qeverisė nė terren do tė shikojnė se ēfarė ėshtė bėrė me kullotat
nė majat e maleve, me kasollet prej kashte tė barinjve tė ish -
kooperativave kodrinore - malore, me koēekėt e misrave, taracat,
depot e herbicideve, e deri tek mullinjtė me erė apo me ujė. (Me
bregdetin nuk do tė merret njeri se i kanė nxjerrė "ēertifikatė
virgjėrie" paēka nė KRRTRSH sapo u ka dhėnė toka pronarėve tė
paligjshėm nė Ksamil, Golem dhe zona tė tjera turistike).
Qeveria
premtoi se gjatė eksplorimit tė terrenit, nė rast se konstatohen raste
kur pronat janė fituar mbi bazėn e dėshmive tė rreme, do tė ndėrhyhet
menjėherė pėr t'ua marrė atyre qė i kanė dhe pėr t'ua dhėnė pronarėve
tė ligjshėm. "Haxhiqamilizėm" mė autentik se ky zor se mund tė gjesh!
Ministri i gjorė i Shtetit nuk e di se vetėm nė njė sistem totalitar
qeveria mund t'ia marrė pronėn njėrit dhe t'ia japė tjetrit kur t'i
teket, pa pyetur pėr pushtetin gjyqėsor.
Po tė
analizosh vetėm kėtė deklarim, ēdokush nga shqiptarėt dhe nga
ndėrkombėtarėt e ka tė qartė se sa bajate dhe demagogjike tingėllojnė
mburrjet e kreut tė qeverisė pėr anėtarėsim me tė drejta tė plota nė
BE deri nė vitin 2015, pėr nxitjen e investimeve tė huaja dhe biznesit
vendas, pėr pėrmirėsimin e realitetit social shqiptar, e tė tjera
broēkulla qė Nano i hedh nė treg edhe kur figuron jashtėzakonisht
esėll. Si ka mundėsi qė njė sistem i centralizuar dhe monopolist, kokė
e kėmbė revolucionar dhe i korruptuar, tė shndėrrohet nė njė demokraci
pluraliste pėr tė mbėshtetur sistemin e tregut tė lirė?!
Deri sot
nuk njihet ndonjė recetė e tillė nė asnjė vend qė ka kaluar
tranzicionin postkomunist. Shqipėria po pėrjeton njė kontradiktė
fatale midis qėllimit politik tė demokracisė dhe qėllimit ekonomik tė
tregut tė lirė. Qeveria Nano ka inspiruar vetėm njė ekonomi politike.
Asaj i mungojnė institucionet e afta pėr tė mbajtur nė kėmbė
ndėrlikimet financiare dhe konkurrenciale tė tregut tė lirė si dhe pėr
tė garantuar njė disiplinė sociale. Ajo nuk i ka kėmbėt tė ngulitura
nė tokė, pasi ka grabitur pronėn e ligjshme. Si e tillė vetėm mund tė
shkaktojė mungesa ekonomike, varfėri, tranzira masive dhe politikisht
destabilizuese.
Akoma
nuk ėshtė ngulitur etika e duhur afariste si dhe kriteret pėr
institucionalizimin e ndryshimeve socioekonomike. Dhe tė mendosh se nė
kėtė situatė janė nė fokusin e bisedimeve 25 nene tė projekt-
marrėveshjes sė Stabilizim - Asociimit midis Shqipėrisė dhe Bashkimit
Evropian, ndėrkohė qė ėshtė diskutuar pėr adopimin nė realitetin
shqiptar tė 11 mijė ligjeve evropiane. Por, pėr sa kohė qė nuk do tė
jetė vendosur njė strukturė ligjore, procese tė qėndrueshme
kushtetuese dhe demokratike, ndjekja e qėllimeve tė demokracisė dhe
tregut tė lirė do tė jetė njė utopi.
|
|