|
20 mars 2004 / TN
Intervistoi Elez
Biberaj /
"Zėri
i Amerikės", mė
19 mars 2004
Trazirat e kėtyre
ditėve nė Kosovė ishin tė pritshme pėr njė pjesė tė analistėve dhe tė
papritura pėr njė pjesė tjetėr. Por si i shohin vetė analistėt nga
Kosova kėto zhvillime? Botuesi i gazetės Koha Ditore, Veron Surroi dha
njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės lidhur me gjendjen e krijuar.
Zėri i Amerikės:
Zoti
Surroi duket se gjendja sot nė Kosovė ka qėnė disi mė e qetė. A mund
tė thuhet se kriza po kapėrcehet, apo kjo ėshtė njė qetėsi e rreme dhe
ende ekziston rreziku qė gjendja tė dalė jashtė kontrollit?
Veton Surroi:
Unė mendoj se ėshtė inkurajuese kjo qė po ndodh sot, por do tė thoja
qė intensiteti qė pamė kėto dy ditėt e kaluara, ishte i atillė, qė
duhet qė tė gjithė faktorėt relevantė, qoftė tė sigurisė, qoftė tė
politikės, tė kenė kujdesin maksimal dhe tė japin pėrkushtimin e tyre
maksimal.
Zėri i Amerikės:
Zoti Surroi, disa vėzhgues, simdomos vėzhgues
nga jashtė, thonė se trazirat e kėtyre ditėve ishin tė organizuara, se
ato pėrfaqėsojnė njė pėrpjekje pėr tė spastruar pjesėn e Kosovės nė
jug tė Mitrovicės nga banorėt serbė dhe pėr spastrimin e shqiptarėve
nga zona veriore e saj qė do tė ēonte drejt njė zgjidhjeje
pėrfundimtare tė ndarjes sė Kosovės. Si i shikoni ju kėto zhvillime
dhe si i komentoni kėto opinione?
Veton Surroi:
Mendoj se reagimi i parė ka qenė spontan. Gjegjėsisht qytetarėt kanė
reaguar spontanisht me atė qė kanė parė, si njė incident shumė i rėndė
me vrasjen e tre fėmijėve nė Ēabėr. Mirėpo pastaj ėshtė derdhur mllefi
nė njė formė revolte dhe kemi arritur po ashtu nė fazėn e tretė dhe
kjo ėshtė drejtimi i revoltės, drejtimi i mllefit tė qytetarėve nga
qarqe tė caktuara pėr qėllime tė vetat politike.
Kėto kryesisht janė
drejtuar nė fazėn e vet tė fundit drejt minoritetit serb nė Kosovėn
qendrore dhe drejt objekteve tė tyre religjioze, si kishave. Kemi
patur djegie tė shtėpive dhe tė kishave. Efekti i kėtij vandalizmi tė
thellė njerėzor, antikulturor, anticivilizues, do tė thoja, ėshtė
efekti i spastrimit etnik dhe kemi tani nė Kosovė njė situatė
jashtėzakonisht tė vėshtirė, e cila ēon drejt copėtimit tė Kosovės,
drejt ndarjes sė Kosovės, gjegjėsisht ēon drejtpėrsėdrejti nė drejtim
tė opsionit qė kanė prezantuar liderėt konservatorė serbė prej kohėsh.
Zėri i Amerikės:
Zoti Surroi, po flitet shumė pėr paaftėsinė
e udhėheqėsve shqiptarė pėr ta kontrolluar gjendjen. Si e cilėsoni ju
rolin qė kanė luajtur udhėheqėsit shqiptarė deri tani dhe pse mendoni
se ata nuk kishin ndikimin e duhur mbi popullsinė pėr tė ulur
tensionet?
Veton Surroi:
Arsyet janė tė ndėrthurta. Ajo qė ėshtė e qartė ėshtė se ditėt e para
tė revoltės, as autoritetet politike tė Kosovės e as UNMIK-u nuk
kishin kapacitet tė mjaftueshėm, nuk kishin autoritet pėr tė ndaluar
kėto zhvillime dhe kjo flet bukur qartė pėr zvetėnimin e
institucioneve tė Kosovės, si edhe ato tė UNMIK-ut. Ne kemi kėtu nė
fakt, njė koalicion tė ēuditshėm mes UNMIK-ut dhe institucioneve
kosovare.
Ato nuk e lėnė
njėra-tjetrėn tė bėjnė punė siē duhet dhe e vėnė njėra-tjetrėn nė njė
pozitė tė tillė qė asnjėra nė fakt, tė mos ketė ndikimin e vet
pėrfundimtar. Doja tė theksoja kėtu nė kėtė analizė pozicionin e
kryeministrit Rexhepi, i cili ndonėse nuk ka nė realitet shumė
kompetenca, megjithatė tregoi sė bashku me disa prej ministrave tė
qeverisė sė tij, zotin Ēeku, zotin Brajshori, zotin Krasniqi dhe tė
tjerė, vullnetin e tyre tė mirė pėr tė dalė, pėr tė biseduar
drejtpėrsėdrejti me demonstruesit pėr ti ndalur kėto demonstrata.
Zoti Rexhepi ka mbajtur njė ritėm tė angazhimit, i cili mė shumė se me
kompetenca kishte tė bėnte me njė vullnet tė tij personal, njė
sinqeritet tė tij prej qytetari tė Mitrovicės pėr tė ndalur kėto
veprime.
Zėri i Amerikės:
Zoti Surroi, sa tė dėmshme kanė qenė kėto
trazira pėr Kosovėn, duke marrė parasysh dėnimin pothuajse nė
pėrgjithėsi nga komuniteti ndėrkombėtar i ngjarjeve tė fundit?
Veton Surroi:
Pasojat e kėtyre ngjarjeve do tė jenė aq tė dėmshme sa do tė kemi aq
shumė kohė ti analizojmė. Kemi tė bėjmė jo vetėm me prishjen e
rendit, e bashkėpunimit me bashkėsinė ndėrkombėtare, kemi tė bėjmė me
njė kthesė mbrapa nė drejtim tė marrėdhėnieve ndėretnike dhe
pėrpjekjes pėr integrimin e minoritetit serb. Kemi tė bėjmė me
zhbėrjen e njė procesi tė ngritjes sė institucioneve tė Kosovės. Pra
pasojat janė nga ēdo anė qė ti shohėsh janė negative.
Natyrisht kemi tė bėjmė me
njė imazh krejtėsisht tė ri, tė cilin kurrė nuk e kemi pasur nė Kosovė
e ky ėshtė dėmtimi i objekteve religjioze. Shqiptarėt e Kosovsės janė
tė njohur si popull i cili i ka ruajtur monumentet religjioze dhe
kulturore edhe nė kohė edhe mė tė vėshtira siē janė kėto tė tanishmet.
Kėshtu qė pėr herė tė parė paraqitemi edhe si shkatėrrues tė objekteve
kulturore dhe religjioze. Kėto janė gabime tė pafalshme tė atyre
grupeve qė i kryen. Por unė mendoj se edhe nga situatat shumė tė
vėshtira duhet tė dilet, duhet tė dilet me njė kocept tė ri, duhet tė
dilet me njė konsensus tė ri tė kosovarėve, me njė politikė e cila nė
mėnyrė drastike do tė jetė shumė mė e avancuar sesa ēėshtė tani.
|