|
20 mars 2004 / TN
"Zėri
i Amerikės"
mė 19 mars 2004
Nė Kosovė po mbėrrijnė
pėrforcime pėr paqeruajtėsit e NATO-s , ndėrkohė qė aleanca ėshtė
zotuar tė vėrė nė kontroll dhunėn qė shpėrtheu mes shqiptarėve dhe
serbėve nė kėtė vend tė administruar nga Kombet e Bashkuara.
Mė shumė se 2 mijė ushtarė
amerikanė, britanikė, francezė, gjermanė, italianė dhe finlandezė, u
dėrguan pėr tė ndihmuar 17 mijė trupat e alenacės qė ndodhen nė
Kosovė.
Ushtarėt britanikė po
vendosen nė pikat strategjike pėr tė ndihmuar nė vendosjen e rendit,
pas shpėrthimiet tė dhunės etnike qė la tė paktėn 31 njerėz tė vrarė
dhe 500 tė tjerė tė plagosur, duke pėrfshirė edhe 61 paqeruajtės.
Komandanti i NATO-s pėr
Evropėn Juglindore, admirali Gregori Johnson, i pėrshkroi pėrleshjet e
pėrgjakshme jo shumė tė ndryshme nga spastrimi etnik dhe tha se ato
duhet tė marrin fund sa mė parė.
Nė Kosovė, trupat e NATO-s
evakuuan njė familje serbe nga shtėpia e tyre, e cila u plaēkit dhe iu
vu zjarri nga turmat shqiptare. Nacionalistėt serbė u hakmorrėn duke
djegur xhami. Serbėt e shpėrngulur janė strehuar nė bazat ushtarake tė
NATO-s pėrreth Kosovės.
Ndėrkaq, nė qytetin e
ndarė tė Mitrovicės, ku filloi dhuna tė mėrkurėn, forcat e NATO-s
hapėn zjarr dhe vranė sot njė snajper, qė kishte hapur zjarr nga njė
ndėrtesė. Agjencia e lajmeve Tanjug, citoi burime serbe, qė kishin
thėnė se snajperi ishte shqiptar.
Ndėrkaq, Kryeministri i
Sėrbisė, Vojsllav Koshtunica, udhėhoqi njė marshim tė rreth 10 mijė
vetėve nė Beograd si protestė kundėr dhunės.
|