|
20 mars 2004 / TN
-
Shoku Demaēi, askush nuk po e fajson popullin ! Populli nuk ėshtė
Demaēi me sejmentė e tij !
Shkruan : Sefedin KRASNIQI
Shoku i FQK-sė, Adem
Demaēi, formula e vurjes nė njė thes tė institucioneve tė Kosovės tė
dalura nga vota e popullit, tė UNMIK-t dhe KFOR-it me regjimin e
Beligradit pėr « erupcionin e pakontrolluar » tė popullit tė Kosovės
dhe shkatėrrimet qė janė shkaktuar pėr dy ditė nė Kosovė, janė shumė
tė vogla nė krahasim me vrasjen e dhjetėra shqiptarėve dhe qindėra tė
plagosurve tė tjerė. Fajtorėt dihen. Ata janė organizatorėt e kėtij
« erupcioni tė pakontrolluar » dhe ėshtė krejt normale tė dihet sesa
afėr tyre je, ti shoku Demaēi me sejmenėt tu. Kot e ke marrė mundin tė
na bindėsh se gjithēka ishte organizim spontan i popullit, i cili u
shndėrrua nė « erupcion tė pakontrolluar ». E quaj « erupcion », me
gjuhėn tėnde, por do tė duhej tė quhet me gjuhėn e vėrtetė termet
demonstrata shkatėrruese, tė kontrolluara nga « 50 mijė agjentėt serbė
nė Kosovė », siē e ke pėr merak tė thuash.
Shoku Demaēi i FQK-sė,
qytetarėt e Kosovės e kanė dhėnė provėn moti : si nė pėrkrahjen qė tė
kanė dhėnė ty, kur je burgosur nga policia serbe, si nė vitin 68 kur
kanė marrė pjesė nė demonstratat e fuqishme, si nė vitin 1981 kur ato
i pėrseritėn duke u sakrifikuar dhe derdhur gjakun e tyre pėr tė
drejta kombėtare, si nė vitet 90-ta, etj. Por, shoku Demaēi,
atėherė, nė Kosovė, kemi pasur njė strukturė tė organizuar represive
tė forcave serbe qė rrahnin e vrisnin pamshirshėm shqiptarėt e
pafajshėm. Tash forcat serbe me ndihmen e KFOR-it janė jasht
Kosovės.
E sa i pėrket mashtrimit
tė popullit, askush nuk e ka mashrtuar sa ti shoku Demaēi me vizitat
tua nė Serbi te « vėllezėrit serbė ». Askush nuk i ka mashtruar
shqiptarėt sikur ti, kur nė ty shihnin veprimtarin e paepur tė
ēeshtjes kombėtare, e ti shkoje, menjeherė pas luftės, nė Beligrad
pėr tė marrė dorė, nga « demokratet serbė » tė bėhesh kryetar i
Kosovės. Askush nuk i ka mashtruar shqiptarėt e Kosovės, sikur ti me
takimet tua me zyrtarėt serbė, me deklaratat tua kur kėrkoje nė
mediat e shkruara dhe elektronike tė Serbisė qė « Rugova mos tė bėhet
kryetar i Kosovės, sepse ai tashmė nuk lėshon pé, pasi nuk ka ēka tė
humb ».
Shoku Demaēi i FQK-sė, me
paragrafin e dytė, tė shkrimit tėnd, duhet tė pajtohem pjesėrisht, por
kurrė me atė pjesė ku shkruan dhe kritikon nėnshkrimin e Marrėveshjes
sė Rambujesė, sepse ajo marrėveshje mundėsoi ndaljen e luftės, hapi
rrugėn pėr intervenim tė NATO-s nė Kosovė dhe shpėtoi mijėra shqiptarė
tė Kosovės nga bajonetat serbe. Marrėveshja e Rambujesė i ndihmoi edhe
UĒK-sė tė konsilidohet, sepse ajo ishte asfiksuar nga operacionet e
forcave serbe dhe shumica e ushtarėve me gjithė komandantėt e tyre u
duken nė plazhat e Durrėsit. Ēdo kritikė e jotja pėr kėtė marrėveshje
vetėm e ēvlerėson figurėn tėnde tė dikurshme tė veprimtarit tė
ēeshtjes kombėtare dhe vėrteton se ti je bėrė zėdhėnės i UĒK-sė me
zor.
Hartimi i Kornizės
Kushtetuese dhe aprovimi i saj u bė nga ekspertėt ndėrkombėtarė dhe
vendorė dhe ajo ishte e vlerėshme vetėm pėr njė kohė, derisa tė
konsilidohen institucionet e Kosovės. Ngathtėsia e institucioneve tė
Kosovės pėr ta realizuar dhe tejkaluar me qėllim transfomimi tė saj nė
Kushtetutė tė Kosovės lė pėr tė deshiruar. Vetėm kėtu ke tė drejtė.
Por, kėtė gjė e kanė thėnė qindėra dhe mijėra shqiptarė tė Kosovės
para teje. Kėtė e kanė thėnė edhe institucionet e Kosovės. Pse i
pėrvetson gjėrat ?
Shoku Demaēi i FQK-sė, kur
e ke ditur se regjimi i Beogradit nuk ka ndryshuar, ēka ėshtė fort e
vėrtetė, pse nuk formove njė parti mė heret pėr tė dalur nė ballė tė
kombit, por tash e pesė vjet mrizoni herė nė zyrat e RTK-sė duke pasur
njė pagė mujore astronomike, herė nė zyrat e OJQ-ve nga ku mundohesh
ta kamuflosh vepriminė e vėrtetė tė aktivitetit tėnd ilegal !? Ti me
ndėrtimin e njė shtėpie nė lagjen e serbėve nė Prizren, me pėrkdheljen
qė u bėje romėve tė Kosovės, kot u mundove tua hedhėsh
ndėrkombėtarėve se po lufton pėr tė drejtat pakicave.
Ndėrkombėtarėt tė njohin
mirė, sepse u ka treguar zonja Albriht, ish-sekretare e shtetit tė
SHB-ve, kur ia ke mbyllur telefonin nga mendjemadhėsia duke menduar qė
ke krijuar njė ushtri e cila vėrtetė do ta ēlironte Kosovėn.
Ndėrkombėtarėt tė njohin mirė, sidomos amerikanėt, tė cilėt, me mish e
me shpirt, gjatė luftės, u munduan kot tė tė bėjnė kryeministėr tė
Kosovės, por, ti vure kusht qė « pa ikjen e Dr. Rugoves nga skena
politike nuk do ta pranoje kėtė post ». Ti kėrkoje, si gjithnjė tė
pamundurėn, ti ke kėrkuar si gjithnjė fajtorė aty ku ska.
Shoku Demaēi i FQK-sė,
edhe nė paragrafin e katėrt tė shkrimit tėnd nė shumė vende them qė ke
tė drejtė, por jo edhe aty ku UNMIK-ut i drejtohesh me lajka, sepse
duket ashiqare pse e bėnė kėtė. Shoku Demaēi, ti duke qenė shumė afėr
strukturave tė organizatorėve tė demonstratave tė dhunshme, tė 17 dhe
18 marsit 2004, ku e gjetėn vdekjen me dhjetėra shqiptarė e mėse 600 u
plagosen, ti je shumė i vetėdishėm qė kėtė gjė e di policia e UNMIK-u
dhe KFOR-i. Madje, njė mendje mė thotė, se ti je vetė nė krye tė
Shtabit tė demonstratave shkatėrruese me sejmentė tu.
Por, pas kėsja tragjedie
kombėtare, qė i pėrngjanė mbytjes sė shqiptarėve nė Karaburun, nė vend
qė tė lavdėrohesh pėr « suksesin » e « erupcionit tė pakontrolluar tė
mllefit
», ke vendosur qė me mjshtri ta kamuflosh krimin, duke
bėrtitur « mos ma prekni popullin », sepse gjaku nuk ėshtė ujė.
Plagosja e njė tė riu nė Ēagllavicė dhe mbytja e tre fėmijėve
shqiptarė nė veri tė Mitrovicės, kanė qenė vetėm pretekst i vazhdimit
tė demonstratave tė « Shoqatave tė dalura nga lufta » tė nisura me 16
mars 2004, qė kishin pėr qėllim jo « mbrojtjen e ēlirimtarėve », por
degradimin dhe ēvlerėsimin e demonstratave paqėsore tė lajmėruara nga
LDK kundėr aktit kriminal tė gjuajtjes sė shtėpisė me gurė tė
Presidentit tė Kosovės. Ti nuk e ke denuar kėtė akt kriminal shoku
Demaēi!? Veē ndonjėrit, nuk e kanė dėnuar as sejmentė tu.
Shoku Demaēi i FQK-sė, nė
paragrafin e pestė te shkrimit tėnd me titull ANALIZA TĖ FTOHTA MBI
TEMA TĖ NXEHTA , ti akuzon ushtarėt e KFOR-it gjithė duke i
quajturit me retorikė « miq », dhe thua se « popullata i ka pritur me
besim tė madh », por ti nuk harron pėr ti gjykuar krejt panevojė.
KFOR-i e ka stigmatizuar pozitivisht historinė e shqiptarėve me hyrjen
triumfale nė Kosovė duke shpetuar qenjen shqiptare nė ato troje,
bėrthamen e saj. KFOR-i na e ktheu dinjitetin njerėzor. Them
dinjitetin njerėzor, sepse era shqiptarė nuk na vinte.
Shpresoj qė
erupcionistėt tu nuk e kanė djegur atė autoblindėn e KFOR-it, tė
cilės nė hyrje tė Prishtinės, tė mbijetuarit ia puthnin xhamat dhe
gomat duke ia larė me lot gėzimi. Kjo skenė u bė sigėl kryesor, pėr
sė paku tre vite dhe shfaqej mu nė mes tė lajmeve tė ores 19:30 tė
RTK-sė tėnde, nga e cila ike pėr tu marrė me gjėra mė kreative! Ja
se ēlezet na solli kreativiteti yt: 31 shqiptarė tė vrarė e mėse
600 tjerė tė plagosur, 16 kisha tė djegura dhe humbje tjera tė
konsiderueshme mareriale.
Plasja mė vjen nga
konsatimet tua kuturu, ku denon aktin i shkatėrrimit tė
ndėrtesave fetare nga rrebelimi i drejtė qytetarėve . E drejta ose
ėshtė e drejtė dhe nuk bėnė gafe si kėto, ose ėshtė rrebelim
« eruptiv » qė del nga kontrolli dhe bjen nė duar tė atyre « 50 mijė
agjentėve serbė nė Kosovė », qė ti shoku Demaēi shpesh i ke pėrmendur
me pasion.
Pas erupcionit tė pakontrolluar, ti kėrkon humbėsit dhe fitimtarėt.
Humbėsit dihen, ata janė shqiptarėt, me dhjetėra tė vrarė e me qindėra
tė plagosur. Fituesi mė i madh ėshtė Beligradi dhe 50 mijė agjentėt
e Serbisė qė operojnė lirshėm nėpėr Kosovė. UNMIK-u ėshtė nė mes, pak
i merzitur, pak i koritur, shumė i deshtuar.
Ndaljen e shpejt tė kėtij
« erupcioni », me tė drejtė e ke paraparė, sepse atė e ke nėn komandė
ti dhe organizatorėt qė e kanė gjuajtur me gurė shtėpinė e Presidentit
tė Kosovės.
Nė pėrfundim mė duhet ta
pranoj, qė gabimisht paskam menduar, se pas tėrė kėsaj tragjedie
kombėtare do tė shkosh nė pushim mjekėsor, sikur qė bėre kur tė humbi
zėri, njė ditė para vrasjes nė Tiranė tė kolonel Ahmet Krasniqit, pėr
tė cilin kurrė nuk ke dhėnė asnjė spjegim. Kėtė gjest ia ke borxh
familjes sė tė ndjerit, institucioneve tė Kosovės, por edhe UĒK-sė dhe
tėrė popullit Kosovės. Nėse nuk e bėnė pėr sė gjalli, do ta marrėsh me
veti, ngarkesė nė qafė edhe nė varr.
|
|
|
ADEM
DEMAĒI:
ANALIZA TĖ FTOHTA MBI TEMA TĖ NXEHTA
ZOTĖRINJ
MOS FAJSONI QYTETARĖT!
Zotėrinj
tė institucioneve formale tė Kosovės, zotėrinj tė UNMIK-t, zotėrinj tė
rgjimit tė Beogradit, pėr erupcionin e pakontrolluar tė mllefit e tė
dėshpėrimit qytetar tė Kosovės, ju jeni fajtorė e askush tjetėr. Mos u
mundoni ti mjegulloni e ti fshihni gjynahet tuaja. Mos u mundoni ti
gjeni kriminelėt e fajtorėt, pėr vdekjen e dhjetėra qytetarėve tė
pafajshėm, jashtė radhėve tuaja. Mos u mundoni ti lani duart nga
gjaku i qindra tė plagosurve kosovarė me fraza bajate e demagogjike.
Mos u mundoni zotėrinj qė, me qytetarėt e Kosovės edhe mė tutje tė
silleni si me dofarė kalamajsh, sepse ditėn e djeshme ata dhanė provėn
e gjallė, tė lame me gjak, se, tashmė, janė tė pjekur dhe se nuk do
ti mashtroni mė kurrė me dallavere e fjalė boshe.
Ju,
zotėrinjtė e institucioneve formale tė Kosovės, jeni fajtorėt kryesorė
pėr krejt vuajtjet, mjerimin e zhgėnjimin e qytetarėve tė Kosovės.
Jeni fajtorė se, disa prej jush, nga interesa personale e
mendjelehtėsia, keni nėnshkruar Marrėveshjen e Rambuje-Parisit me ēka
keni hequr dorė nga kryengritja ēlirimtare; keni shkelur vullnetin pėr
pavarėsi tė qytetarėve tė shprehur me anėn e Referendumit tė shtatorit
1991; me dredhi e me mjete tė palejueshme keni fshehur, para
qytetarėve zemėrbardhė tė Kosovės, tė vėrtetėn se Rezoluta 1244 e KS
tė OKB-sė sanksionon sovranitetin e atėherė Jugosllavisė e tash tė
Unionit Mali i Zi-Serbi mbi Kosovėn; jeni fajtorė zotėrinj se keni
marrė pjesė nė hartimin e Kornizės Kalimtare Kushtetuese tė Kosovės e
cila tė gjitha pushtetet thelbėsore ia rezervon tė Dėrguarit special
tė OKB-sė, kurse kosovarėve ju lehet vetėm pushteti i kontrolluar
lokal; jeni fajtorė zotėrinj sepse, ndonėse e keni ditur fare mirė se
pushteti juaj i vėrtetė ka pėr tė qenė krejt formal dhe fort i
kufizuar, ju, megjiatė, keni pranuar qė, para qytetarėve naivė, tė
luani rolin sikur jeni pushteti vetė. Nuk do tė kishte hapėsirė pėr
ti rreshtuar tė gjitha veprimet tuaja qė ilustrojnė kėtė tė vėrtetė
pėr ju dhe pėr sjelljet tuaja. Por, qytetarėt i mbajnė nė mend tė
gjitha kėto prandaj edhe pezmi e revolta e tyre erdhi e u rrit deri nė
erupcionin vulkanik qytetar.
Ju,
zotėrinjtė e regjimit tė Beogradit, jeni fajtorė qė, pėr interesat
tuaja momentale politike, po manipuloni nė mėnyrė tė vrazhdė me
qytetarėt serbė tė Kosovės duke rrezikuar interesat e tyre afatgjatė
nė Kosovė dhe duke rrezikuar edhe njė herė, fort seriozisht, paqen nė
kėto hapėsiara; jeni fajtorė, zotėrinj kuazidemokratė tė Beogradit qė,
duke vazhduar me pėrpikmėri politikėn hegjemoniste tė Millosheviqit,
po i fryni zjarrit tė urrejtjes, tė mosbesimit dhe tė konflikteve
midis shqiptarėve dhe tė pakicave tjera tė Kosovės, nė njėrėn anė, e
tė pakicės serbe nė anėn tjetėr; jeni fajtorė, zotėrinjtė e Beogradit,
sepse keni aktivizuar pėrsėri tė gjithė mekanizmat e agjenturave
terroriste serbe nė Kosovė dhe, me vrasjet e shpėrthimet tuaja tė
shpeshta, po mbillni tmerr e pasiguri gjithandej Kosovės; jeni
fajtorė, zotėrinj tė Beogradit, sepse urrejtja e tėrbuar tek pakica
serbe kundėr shqiptarėve dhe tė tjerėve nė Kosovė, tė cilėn e nxitėt
dhe po e nxitni me tė gjitha mjetet e shumta qė keni nė dispozicion,
mė nė fund, arriti qė tė bėnte qė tė shpėrthente erupcioni i
pakontrolluar i qytetarėve kundėr rrezikut tė riokupimit ose tė
copėtimit tė Kosovės. Do tė duhej hapėsirė fort e madhe pėr tė
ilustruar, pėr tė numėruar e pėrshkruar tė gjitha veprimet tuaja, nė
kėtė frymė e nė kėtė drejtim, zotėrinj kuazidemokratė tė Beogradit.
Ju,
zotėrinj tė UNMIK-ut, miqėt tanė nga tė katėr anėt e botės, nė krejt
kėtė punė, mė sė paku jeni fajtorė, sepse ju keni ardhur dhe kėtė e
keni thėnė hapur, pėr tė implementuar Rezolutėn 1244 tė KS si organ
ekzekutiv i OKB-sė. Mirėpo, as ju, zotėrinj tė nderuar, nuk jeni pa
gjynahe. Nė rolin tuaj, kinse ndėrmjetėsues nė Kosovė, si shumė
ashiqare po merrni anėn e serbėve dhe madje edhe po identifikoheni me
regjimin e Beogradit, i cili as ska qenė, as sėshtė demokrat. Ju,
zotėrinjė, jo vetėm qė po i toleroni, por edhe po i pėrkrahni
privilegjet e beneficionet e shumta nė favor tė pakicės serbe dhe tė
shtetit serb. Ju, zotėrinj tė UNMIK-ut, terė kohėn, qė nga 1999-ta,
toleruat ndarjen e Mitrovicės, toleruat pushtetin paralel, duke
deklaruar gjithė kohėn se nuk duhet tė tolerohen kėto gjėra.
Ju keni
folur dhe po flisni sikur tė ishit nė njėfarė opozite e jo si forcė qė
keni pushtetin e plotė nė Kosovė. Si mund tė shpjegohet, bie fjala, qė
toleranca ndaj pakicės srbe tė shkojė deri nė atė shkallė, sa qė tri
ditė tė zgjasė bllokada e rrugės mė tė rėndėsishme nė Kosovė? Plagosja
e atij djalit tė ri ishte njė krim i pafalshėm, por megjithatė, nuk
mund tė tolerohet bllokada e krejt njė shoqėrie aq lehtė. Ku ishin
kėtu forcat e UNMIK-ut, ku ishin forcat e KFOR-it qė tė normalizonin
gjendjen dhe tė vazhdonin hetimet e nevjshme nė rastin pėrkatės? Ose
si ėshtė e mundur qė toleranca e UNMIK-ut tė jetė aq e madhe saqė
ēetnikėt e vendosur nė veri tė Kosovės tė marrin guximin qė edhe qent
ti ndėrsejnė kundėr fėmijve shqiptarė. Si ėshtė e mundur qė tė
insistohet nė kthimin e serbėve tė ikur nga Kosova, kurse tė mos
insistohet, tė paktėn nė tė njėjtėn mėnyrė edhe pėr kthimin e
shqiptarėve tė dėbuar nga shtėpitė e trojet e tyre nga Mitrovica e
veriut? Tė mos pėrmenden edhe shumė e shumė raste tė kėsaj natyre qė
ndodhėn e po ndodhin gati pėrditė nė pjesėn veriore tė Kosovės e tė
Mitrovicės.
Me
sjlljet dhe me praktikėn tuaj, ju, zotėrinjtė e shumtė tė UNMIK-ut, po
i kompromitoni nė masė tė tepruar sa sbėn parimet elementare tė
demokracisė dhe tė humanizmit. Dhe kėtė, nė tė gjitha fushat ku ju
keni pasur ēasje e, ju keni pasur e keni ēasje nė tė gjitha fushat mė
tė rėndėsishme tė jetės nė Kosovė. E keqja mė e madhe ėshtė se
popullata e Kosovės e cila i ka pritur forcat e UNMIK-t e tė NATO-s me
shpresa tė mėdha dhe me besim tė madh, kurse tash, pas pesė vjetėsh po
zhgėnjehet me mosefikasitetin total tė kėtyre miqėve tanė.
Pa
tjetėr duhet tė theksojmė me forcė se veprimet kriminale tė disa
individėve qė lėshohen kundėr ndėrtesave fetare dhe kundėr shtėpive
shėndetėsore e administrative, ose kundėr vendbanimeve tė popullatės
serbe i qesin hije tė keqe dhe tė turpshme kėtij rrebelimi tė drejtė
qytetar.
Nė fund,
tė themi se ky erupcion i pakontrolluar do tė ndalet shumė shpejt, por
kjo duhet tė jetė njė rast i mirė qė faktorėt ndėrkombėtarė dhe ata tė
regjimit tė Beogradit, ta rishikojnė edhe njė herė pozicionimin e tyre
lidhur me Kosovėn duke pasur parasysh tė drejtėn pėr vetvendosje tė
qytetarėve tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė gjithė sa janė nė Kosovė dhe
rreth Kosovės tė fitojnė dhe askush tė mos humbė.
|
|