|
20 mars 2004 / TN
Rita
Loloēi
Federated Department Store INC. ėshtė rrjeti mė i madh i
supermarketeve tė veshjeve dhe kėpucėve tė modės nė Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės.
Kompania
kontrollon sot 450 supermarkete nė 34 shtete tė Shteteve tė Bashkuara
tė Amerikės si dhe nė Porto Riko.
Ajo
vepron nėpėrmjet markave shumė tė njohura si: Bloomingdales, The Bon
Marchč, Burdines, Goldsmiths, Lazarus, Macys dhe RichsMacys. Ajo
shet gjithashtu edhe nė internet nėpėrmjet markave Macys.com dhe
Bloomingdales. Prodhimet e kompanisė Donianna nėn markėn Made In
Albania janė tė destinuara pėr rrjetin e supermarketeve nė qytetin e
New York-ut.
Filozofitė kryesore tė saj janė pėrfshirja e bashkėsisė, angazhimi
social dhe veshjet e ndryshme pėr ēdo klient. Ajo ėshtė e angazhuar
pėr tė gjetur prodhues cilėsorė dhe veēanėrisht punon pėr tė nxitur
zhvillimin e kompanive nėn pronėsinė e grave. Fabrikat e zotėruara nga
gratė nė shumė vende tė botės kanė furnizuar gjatė vitit tė kaluar
Federated me produkte tė ndryshme veshjeje dhe kėpucėsh me vlerė tė
pėrgjithshme prej 343 milionė dollarėsh amerikanė. Stafi ekzekutiv i
kompanisė pėrbėhet nė 67 pėr qind nga gra dhe nė masėn 24 pėr qind nga
minoritete tė rracave tė ndryshme.
Federated Department Store INC. realizoi shitje tė pėrgjithshme nė
masėn 15 miliardė dollarė gjatė vitit 2003 dhe rreth 800 milionė
dollarė fitim neto.
Doniana, kompaninė mė tė mirė pėr 2003
Presidentja e kompanisė Donianna, znj. Donika Mici u shpall The Most
Innovative Entrepreneur of the Year, (Sipėrmarrėsja mė e Suksesshme e
Vitit), pėr vitin 2002 nga Komisioni Ekonomik i Organizatės sė Kombeve
tė Bashkuara pėr Europėn, (UNECE). Ēmimet u shpėrndanė nė shtator tė
vitit tė kaluar. UNECE ėshtė njė agjenci e Kombeve tė Bashkuara qė
punon pėr rritjen e bashkėpunimit ekonomik mes vendeve anėtare. Nė
faqen web tė organizatės jepet edhe njė pėrshkrim i shkurtėr i
kompanisė Donianna dhe eksperiencės sė zonjės Mici. Sipėrmarrėsja mė e
Suksesshme e Vitit, ėshtė njė nga gjashtė ēmimet qė jepen nga UNECE
pėr gratė biznesmene dhe pėr rolin e tyre tė rritjen ekonomike dhe
reduktimin e varfėrisė.
Profili zyrtar i Donianna.sh.p.k
E nisur
si njė biznes i vogėl italo-shqiptar nė vitin 1992, Donianna zotėron
sot dy fabrika me gjithsej 1168 punėtorė. Ajo ka njė kapacitet
prodhimi prej 10 mijė palėsh nė ditė nga tė cilat, rreth 4000 palė
janė produkt final ndėrsa pjesa tjetėr pėrbėhet nga mall i pėrpunuar
pjesshėm nė Shqipėri (95 pėr qind) dhe i rieksportuar nė Itali.
Ajo
zotėron kapital me vlerė 2.7 milionė euro nė pajisje dhe 1.6 milionė
euro prona tė palėvizshme. Gjatė vitit 2003, tė dyja fabrikat,
Donianna dhe Roximpex, patėn shitje totale me vlerė 7 milionė euro.
Gjatė
vitit 2003, ne kryem investime tė pėrgjithshme prej 3 milionė eurosh
pėr tė ndėrtuar kapanone tė reja, pėr tė blerė pajisje tė reja
industriale dhe pėr tė plotėsuar kuadrin teknik, me qėllim qė tė
arrinim tė realizonim produktin final, - thotė Donika Mici,
presidente e kompanisė. Ne duhej tė investonim shumė qė tė arrinim tė
realizonim produkte duke respektuar standartet e Bashkimit Europian.
Gjatė
vitit 2003 janė ndėrtuar kapanone me sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 6
mijė metrash katrore si dhe u rinovua teknologjia e pėrdorur. Pas
kėsaj mbėrritėn ekspertėt e kompanisė amerikane Federated Dept. Store
Inc. (www.fds.com), tė cilėt kryen tė gjitha inspektimet para se tė
jepnin miratimin pėr fillimin e importeve. Kėpucėt pėr sezonin dimėror
2004-2005 me destinacion SHBA-nė kanė filluar sakaq tė prodhohen nė
Tiranė.
Klienti
dhe partneri mė i rėndėsishėm i Donianna sh.p.k ėshtė kompania e
mirėnjohur italiane Adelchi.
Qė nga
viti 1998 deri nė vitin 2003, Donianna sh.p.k arriti tė realizonte 95
pėr qind tė produktit nė Shqipėri. Kėto ishin produkte qė
komercializoheshin nė Europėn Perėndimore dhe Amerikė nėn markat
Timberland, Clarks etj, nėpėrmjet Italisė. Vetėm gjatė kėtij viti
ėshtė arritur qė nė Tiranė tė realizohet produkti final, i cili
eksportohet si produkt shqiptar dhe komercializohet nė SHBA nga
Federated Inc nėn markėn Alfani.
Donianna
parashikon tė investojė 2.3 milionė euro tė tjera gjatė kėtij viti pėr
ndėrtimin e njė fabrike tė re si dhe tė rrisė numrin e punėtorėve me
450 vetė. Por projekti i saj mė i rėndėsishėm ėshtė krijimi i njė
kompanie tė re tė quajtur AlbImportExport Shoes. Kjo do tė jetė
kompania qė do tė realizojė shitblerjen e lėndės sė parė dhe tė
produktit final drejtpėrsėdrejti. Nėn bashkėpronėsi mes kompanive
Donianna dhe Adelchi, kompania e re synon ta ngrejė kėtė
sipėrmarrje nga njė kompani nė Grup Tregėtaro-Prodhues.
Keshtu,
pėr herė tė pare qė nga viti 1990, industria e lehtė ka tashmė njė
kompani qė do tė eksportojė produkte tė markės Made in Albania.
|