| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova, Kryeministri Rexhepi dhe Kryeparlamentari Daci
kanė miratuar mbrėmė njė deklaratė tė pėrbashkėt
-
Presidenti Rugova ka anuluar vizitėn e paraparė nė SHBA pėr shkak tė
zhvillimeve tė fundit nė Kosovė
-
Nesėr bėhet varrimi i dy fėmijėve tė Ēabrės tė mbytur nė lumin Ibėr
-
Nga
ushtarėt e KFOR-it ėshtė arrestuar kryetari i KMLDNJ-sė pėr
Mitrovicė Halit Barani
-
LDK
nė Mitrovicė ėshtė kundėr ēdo forme tė dhunės
-
Nė
Viti vazhdon ndalim qarkullim i qytetarėve
-
Sot
janė hapur dy akset rrugore nga Prishtina pėr nė Gjilan dhe nė Shkup
-
Shkrimtari Kadare kritikoi ashpėr shqiptarėt e Kosovės pėr aktet e
dhunės
-
Nė
Kosovė mbėrrijnė forca shtesė tė NATO-s
-
Mbrėmė u dogj njė shtėpi nė fshatin Brainė
-
Snajperistėt serbė nė veri tė Mitrovicės kanė plagosur njė shqiptar
dhe njė boshnjak
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks dėnon ashpėr sulmet ndaj
KFOR-it dhe institucioneve ndėrkombėtare nė Kosovė
-
LDK
nė Nju Jork: Konfrontimi me forcat e KFOR-it dhe tė policisė ėshtė
rrezik pėr tė ardhmen e Kosovės
-
Gjenerali Mishel ka thėnė se situata nė Mitrovicė ėshtė buzė
shpėrthimit
-
Ushtarėt francez qėlluan pėr vdekje njė demonstrues shqiptar nė
Mitrovicė
-
Fisher dhe Anan u kanė bėrė thirrje shqiptarėve dhe serbėve tė
Kosovės tė ndalin menjėherė dhunėn
-
"Hjuman Raits Uoē" u ka bėrė thirrje paqeruajtėsve tė mbrojnė
pakicat nė Kosovė
-
Riēard Hollbruk thotė se trazirat e fundit nė Kosovė pėrfaqėsojnė
dėshtim pėr politikėn ndėrkombėtare ndaj Kosovės
-
UNMIK-u thotė se numri i tė vrarėve nė protesta nuk ėshtė 31, por 28
veta
-
Rupert Nojdek konsideron se Kosova duhet tė bėhet shtet i pavarur
-
Shefi i NATO-s ka refuzuar kėrkesėn e bashkėsisė Serbi- Mali i Zi
pėr dėrgimin e ushtarėve serbė nė Kosovė
-
V.
Petriē: Pas dhunės sė fundit nė Kosovė duhet tė qartėsohet statusi i
Kosovės
-
Koshtunica u ka thėnė protestuesve serbė se Serbia nuk do ta japė
Kosovėn
-
Nė
Zrenjanin protestuesit dėmtojnė shtėpitė dhe dyqanet e shqiptarėve
-
Pakistani ka arrestuar mbi 100 tė dyshimtė nė sulmet pesėditėshe
kundėr militantėve tė Al Kaidės
-
Persona tė armatosur kanė vrarė njė polic irakian nė Kirkuk
-
Presidenti Bush u bėri thirrje aleatėve qė tė bashkohen pėr tė
luftuar terrorizmin
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova, Kryeministri Rexhepi dhe Kryeparlamentari Daci
kanė miratuar mbrėmė njė deklaratė tė pėrbashkėt
-
-
Prishtinė, 20
mars 2004 - Tre
udhėheqėsit e institucioneve mė tė larta tė Kosovės: Presidenti
Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi dhe Kryeparlamentari
Nexhat Daci kanė miratuar mbrėmė njė deklaratė tė pėrbashkėt, me tė
cilėn kanė vlerėsuar se situata e sigurisė nė Kosovė po
pėrmirėsohet.
-
-
Ata njėkohėsisht kanė
kėrkuar qė tė shtohen pėrpjekjet pėr tė kthyer gjendjen nė suazat e
normalitetit nė Kosovė. Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė cilėn e
lexoi Presidenti Rugova thuhet se sulmet ndaj pjesėtarėve tė pranisė
ndėrkombėtare janė nė kundėrshtim me interesat e Kosovės, sikurse
edhe akte tė tjera tė dhunės dhe tė rrėnimeve, qė kanė ndodhur ditėt
e fundit nė Kosovė.
-
"E pėrsėrisim se sulmet ndaj pranisė ndėrkombėtare civile dhe
ushtarake janė krejtėsisht tė papranueshme dhe nė kundėrshtim tė
drejtpėrdrejtė me interesat jetike tė Kosovės. Me kėtė rast edhe
njėherė theksojmė se shkatėrrimet e objekteve fetare dhe kulturore,
pasurisė publike dhe tė shtėpive janė tė papranueshme pėr popullin e
Kosovės dhe tė dėnueshme", thuhet nė deklaratė.
-
Ndėrkaq, kryeparlamentari Nexhat Daci tha se nuk do tė ketė gjendje
tė jashtėzakonshme, qė tė shpallet nga dikush pėr shumė arsye. "Nuk
mundet njė vend qė nuk i kontrollon vetė kufijtė, qė nuk e ka
ushtrinė e vet tė shpallė gjendjen e jashtėzakonshme, por kėtė e
kishim nė shqyrtim", ka thėnė Daci. Ai shtoi se admirali Xhonson e
bėri tė qartė para gazetarėve qė ngritet shkalla e masave tė
ndėrmarra dhe ishim nė pajtueshmėri tė plotė.
-
-
-
Presidenti Rugova ka anuluar vizitėn e paraparė nė SHBA pėr shkak tė
zhvillimeve tė fundit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 20
mars 2004 - Pėr
shkak tė zhvillimeve tė jashtėzakonshme tė kėtyre ditėve nė Kosovė,
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, ka anuluar njė vizitė tė
paraparė pėr javėn e ardhshme nė SHBA.
-
Presidenti Rugova ka pasur njė ftesė nga guvernatori i Pensilvanisė
pėr tė vizituar kėtė shtet, ndėrsa qėndrimi i tij nė SHBA pėrfshinte
edhe takime tė nivelit shumė tė lartė nė Uashington D.C. dhe takime
tė rėndėsishme nė Nju Jork, njofton Zyra e Presidentit tė Kosovės.
-
-
-
Nesėr bėhet varrimi i dy fėmijėve tė Ēabrės tė mbytur nė lumin Ibėr
-
-
Ēabėr, 20 mars
2004 - Nesėr, mė 21
mars, nė orėn 13.00, nė fshatin Ēabėr tė Zubin Potokut do tė
zhvillohet ceremonia e varrimit tė dy fėmijėve qė u mbytėn mė 17
mars nė lumin Ibėr. Pra nesėr do tė bėhet varrimi i Avni Veselit
(11) dhe i Egzon Deliut (12).
-
-
Ndėrkaq, fėmija tjetėr
Florent Veseli (8), tė cilin po atė ditė poashtu e kanė rrėmbyer
valėt e lumit Ibėr, ende konsiderohet i zhdukur. Sipas njoftimeve
nga fshati Ēabėr, edhe sot kanė vazhduar kėrkimet pėr gjetjen e tij
pėrgjatė lumit Ibėr.
-
-
-
Nga ushtarėt e KFOR-it ėshtė arrestuar kryetari i KMLDNJ-sė pėr
Mitrovicė Halit Barani
-
-
Mitrovicė, 20
mars 2004 - Sot
rreth ores 10. 30 nė afėrsi tė Qendrės sė Kulturės nė Mitrovicė, nga
ushtarėt e KFOR-it francez ėshtė arrestuar kryetari i KMLDNJ-sė pėr
Mitroicė Halit Barani, bėhet e ditur nga dėshmitarėt nė zonėn e
sigurisė.
-
-
Burime ndėrkombėtare
anonime bėjnė tė ditur se KFOR, UNMIK dhe CIVPOL dyshojnė se z.Hali
Barani ka qenė i involvuar nė trazirat qė ndodhon ditėt e kaluara nė
Mitrovicė. Ky dyshim ėshtė i bazuar nė atė se z. Barani tėrė kohėn
ka qenė nė vendin e ngjarjes, duke harruar se ky ai si zakonisht
mbante shenime elektronike pėr KMLDNJ-nė.
-
Ky ėshtė edhe njė tentim i fajsimit tė personave tė pafajshėm pėr
qėllim tė konfiskimit tė filmimeve tė tij tė bėra kėto ditė, nga ana
e ndėrkombėtarėve me qėllim tė mbulimit tė punės sė dobėt tė bėrė
nga vetė ata, thuhet nė njė njoftim tė OJQ "ART&MEDIA" nė Mitrovicė.
-
-
-
LDK nė Mitrovicė ėshtė kundėr ēdo forme tė dhunės
-
-
Mitrovicė, 20
mars 2004 - Dega e
LDK-sė nė Mitrovicė vlerėson se gjendja nė Mitrovicė ishte shumė e
rėndė me tendenca tė pėrshakllėzimit tė dhunės dhe si e tillė ėshtė
e papranushme.
-
LDK nė Mitrovicė u shpreh ngushėllime familjeve tė tė vrarėve, dhe
tė lendurve u uron shėrim tė shpejtė.
-
LDK-ja dega nė Mitrovicė ėshtė kundėr ēdo forme tė dhunės, kundėr
shkatėrrimit tė institucioneve tė dala nga zgjedhjet dhe ėshtė
kundėr shkatėrrimit tė pasurisė tė qytetarve.
-
LDK nė Mitrovicė pėrkrah punėn e institucioneve ndėrkombėtare:
KFOR-it, UNMIK-ut dhe OSBEBsė.
-
LDK nė Mitrovicė kėrkon qė SHPK-ja tė funksionojė nė kuadėr tė
kapaciteteve dhe autorizimeve tė saja. Po ashtu kėrkon qė roli dhe
angazhimi i TMK-sė tė rritet e tė jetė nė funksion tė popullit dhe
qetsisė, lirisė dhe demokracisė.
-
-
-
Nė
Viti vazhdon ndalim qarkullim i qytetarėve
-
-
Viti, 20 mars
2004 - Edhe sot tė
gjitha hyrje-daljet e qytetit tė Vitisė janė tė bllokuara. Tė gjitha
hyrjet nė qytet i kontrollon KFOR-i nė bashkėpunim me pjesėtarėt e
TMK-sė, ndėrkaq nė qytet vėrehet njė numėr i shtuar i pjesėtarėve tė
SHPK-sė tė cilėt po patrullojnė.
-
-
Situata nė pėrgjithėsi
gjatė ditės sė djeshme dhe sot, ėshtė e qetė dhe nuk ėshtė raportuar
pėr ndonjė incident. Megjithatė, ky bllokim i qytetit tė Vitisė, do
tė vazhdojė deri tė hėnėn, nė ndėrkohė qė ora policore nė kėtė
komunė ėshtė aplikuar nga ora 21 e deri nė orėn 6 tė mėngjesit.
-
Ndėrkohė tė gjiha shėrbimet funksionojnė, ndėrkaq gjendja nė
fshatrat e komunės sė Vitisė ėshtė e qetė.
-
-
-
Sot janė hapur dy akset rrugore nga Prishtina pėr nė Gjilan dhe nė
Shkup
-
-
Prishtinė, 20
mars 2004 - Qė nga
orėt e sotme tė mėngjesit dy akset rrugore nga Prishtinė pėr njė
Gjilan dhe nė Shkup janė hapur pėr trafik. Qarkullimi i njerėzve dhe
i automjeteve po bėhet me njė kontroll tė rreptė tė forcave tė
KFOR-it, tė cilat kontrollojnė njerėzit dhe makinat.
-
-
Mirėpo, pėr shkak tė
kontrollit tė hollėsishėm nga ana e KFOR-it qarkullimi ėshtė shumė i
ngadalshėm, madje nga dy anėt pritet rreth njė orė. Lejohen tė
lėvizin nga dhjetė vetura nė dy drejtimet.
-
Tė pėrkujtojmė se pėr disa ditė me radhė kėto dy akse rrugore kanė
qenė tė bllokuara nga serbėt lokalė dhe ishin arenė e pėrplasjeve tė
fuqishme mes serbėve dhe shqiptarėve me disa viktima dhe shumė tė
plagosur.
-
-
-
Shkrimtari Kadare kritikoi ashpėr shqiptarėt e Kosovės pėr aktet e
dhunės
-
-
Tiranė, 20 mars
2004 - Shkrimtari
Ismail Kadare nuk i ka kursyer termat dhe kritikėn e ashpėr ndaj
shqiptarėve tė Kosovės pėr aktet e dhunės qė shpėrthyen atje tre
ditė mė parė. Pėr tė ajo qė ka ndodhur ėshtė diēka shumė e rėndė dhe
ai pranon se nuk ka arsye pėrse t'i kursejė fjalėt.
-
Nė njė intervistė telefonike tė dhėnė pėr televizionin Klan, zoti
Kadare shprehet se pas ēlirimit tė Kosovės gjėra tė tilla nuk duhet
tė ndodhnin pasi i kanė sjellė njė dėm tė madh ēėshtjes shqiptare nė
Ballkan:
-
"Mendoj se ėshtė goditur mė rėndė fitorja mė e madhe qė ka arritur
populli shqiptar, afrimi me perėndimin, krijimi i aleancave me botėn
perėndimore, pėr fat tė keq kjo ėshtė shkelur me kėmbė kėto dy tre
ditė, domethėnė Shqipėria dhe Kosova bashkė me shqiptarėt ka rrezik
tė kthehen prapė nė izolim si mė parė dhe kjo ka qenė ėndrra e
Serbisė dhe ėndrra e Enver Hoxhės. Pra me kėtė qė u bė nė mėnyrė tė
verbėr u godit liria e Kosovės, e ardhmja e saj, u goditėn aleatėt
tanė nė mėnyrė tė pabesė", tha ai.
-
Shkrimtari i njohur thotė se i kupton problemet qė kanė shqiptarėt
dhe pakėnaqėsitė e tyre dhe se ata kanė tė drejtė nė shumė gjėra, nė
radhė tė parė trajtim tė barabartė mė tė gjithė tė tjerėt, apo tė
pushojnė provokimet e shėmtuara nga Beogradi, por tė gjithė kėto
saktėson zoti Kadare nuk mund tė justifikojnė atė qė ata tė binin nė
kėtė kurth dhe tė luanin praktikisht lojėn e serbėve.
-
Zoti Kadare thotė se e vetmja gjė qė duhet tė bėjnė tani shqiptarėt
ėshtė qė ata tė riparojnė dėmin e madh duke kuptuar se kanė bėrė
gabim kur sulmuan shtėpitė serbe, kur dogjėn kishat serbe duke
menduar se kėshtu po i sillnin ndonjė tė mirė kauzės shqiptare:
-
"Duhet ta kuptojnė kėtė gjė. Duhet ta kuptojnė kur sulmuan pallatet
e tyre, kur sulmuan bashkėsinė ndėrkombėtare, kur sulmuan aleancėn
atlantike, kur dogjėn flamurin e aleancės. Tė gjitha kėto ata duhet
ti kptojnė thellė se kanė bėrė njė gjė tė palejueshme, dhe tė
pandreqshme gati I vetmi riparim qė mund tė bėjnė ėshtė tė vėnė
mėsim se kokat e nxehta nuk duhet kurrė tė vėnė zemėrimin e vet
pėrpara interesave tė kombit, pėrpara interesave tė lirisė".
-
Shqiptarėt ka vazhduar zoti Kadare nė intervistėn e tij pėr
televizionin Klan, duhet tė distancohen nga tė gjitha ato pjesė tė
errta tė Kosovės qė janė pėrzier nė kėtė histori. Sipas tij nė kėtoi
ngjartje janė pėrfshirė njerėz naivė por edhe njerėz tė fajshėm,
shėrbimet e fshehta tė huaja apo dhe aventurierė shqiptarė e ndoshta
dhe nostalgjikė tė komunizmit.
-
-
Shqiptarėt vazhdoi zoti
Kadare duhet tė ndahen nga kjo e keqe nė mėnyrė qė mė pas tė
rivendosin njė fytyrė tjetėr, qė tė tregojnė se janė njė popull i
qytetėruar gjė qė kėto ditė siē u shpreh ai nuk e treguan aspak,
njofton Z.A.
-
-
-
Nė
Kosovė mbėrrijnė forca shtesė tė NATO-s
-
-
Prishtinė, 20
mars 2004 - Nė
Kosovė po mbėrrijnė pėrforcime pėr paqeruajtėsit e NATO-s dhe
aleanca ėshtė zotuar tė vėrė nė kontroll dhunėn qė shpėrtheu mes
shqiptarėve dhe serbėve.
-
Mė shumė se 2 mijė ushtarė amerikanė, britanikė, francezė, gjermanė,
italianė dhe finlandezė, u dėrguan pėr tė ndihmuar 17 mijė trupat e
alenacės qė ndodhen nė Kosovė.
-
Ushtarėt britanikė po vendosen nė pikat strategjike pėr tė ndihmuar
nė vendosjen e rendit, pas shpėrthimiet tė dhunės etnike qė la tė
paktėn 31 njerėz tė vrarė dhe 500 tė tjerė tė plagosur, duke
pėrfshirė edhe 61 paqeruajtės.
-
Komandanti i NATO-s pėr Evropėn Juglindore, admirali Gregori
Xhonson, i pėrshkroi pėrleshjet e pėrgjakshme jo shumė tė ndryshme
nga spastrimi etnik dhe tha se ato duhet tė marrin fund sa mė parė.
-
-
-
Mbrėmė u dogj njė shtėpi nė fshatin Brainė
-
-
Podujevė, 20
mars 2004 - Mbrėmė
rreth orės 19.00 nė fshatin Brainė tė Podujevės ka ndodhur njė
incident, nė tė cilin persona tė panjohur ia kanė dhėnė flakėn
shtėpisė sė Mehmet Salihut. Banorėt nga frika kanė braktisur
fshatin, ndonėse atje kishin shkuar menjeherė pjesėtarėt e SHPK-sė
dhe zjarrfikėsit.
-
Fshatarėt pėr kėtė
sulm kanė akuzuar bandat serbe, ngase fshati ndodhet afėr kufirit me
Serbinė.
-
-
-
Snajperistėt serbė nė veri tė Mitrovicės kanė plagosur njė shqiptar
dhe njė boshnjak
-
-
Mitrovicė, 20
mars 2004 - Disa
shpėrthime kanė ndodhur dje pasdite nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Njoftohet se dy persona janė plagosur me tė shtėna snajperiste nė
"Lagjen e Boshnjakėve" nė veri tė Mtirovicės, e cila ėshtė e banuar
kryesisht me shqiptarė dhe boshnjak, kanė bėrė tė ditur disa zyrtarė
lokalė nga vendi i ngjarjes.
-
-
Bėhet e ditur se nga
snajperistėt janė plagosur Nermin Maliqi, 40 vjeēar i pėrkatėsisė
boshnjake dhe Bedri Sahiti i pėrkatėsisė shqiptare.
-
Zyrtarėt e KFOR-it kanė konfirmuar se forcat e tyre kanė vrarė
parmbrėmė njė snajperist nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
-
Trupat franceze tė KFOR-it kanė bėrė bastisje nė kėrkim tė armėve nė
pjesėn veriore tė Mitrovicės.
-
Po ashtu bėhet e ditur
se ushtarėt e KFOR-it i janė pėrgjigjur dje pasdite zjarrit tė
demonstruesve shqiptarė, tė cilėt kanė zėnė pritė mbi njė pallat nė
Mitrovicė.
-
Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė qė ende po vazhdon tė mbretėrojė nė
pjesėn veriore tė kėtij qyteti, personeli i UNMIK-ut ėshtė mbyllur
brenda bazės ushtarake tė KFOR-it afėr Vushtrrisė.
-
-
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks dėnon ashpėr sulmet ndaj
KFOR-it dhe institucioneve ndėrkombėtare nė Kosovė
-
-
Bruksel, 20
mars 2004 - Kryesia
e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks dėnon ashpėr politikėn luftėnxitėse
tė Beogradit nė Kosvovė, duke e akuzuar me fakte tė njohura
ekstremizmin e Koshtunicės dhe Qeverinė e Serbisė, qė nė bashkėpunim
tė ngushtė me grupet kriminele serbe nė Mitrovicė, Graēanicė e
gjetiu i mbytėn nė lumin Ibėr tre fėmijėt shqiptarė dhe i vranė me
dhjeta qytetarė shqiptarė e tė tjerė.
-
Duke u bazuar nė deklaratat e shpeshta luftėnxitėse tė Koshtunicės,
Ēoviqit dhe liderėve tė manipuluar serbė tė Kosovės, ky destabilizim
i Kosovės ėshtė bėrė me paraljmėrime direkte nė masmediat e
Beogradit. Fatkeqėsisht, disa institucione ndėrkobėtare, janė duke i
mbyllur sytė dhe nuk e kanė dėnuar me kohė kėtė politikė tė
rrezikshme destabilizuese jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr tėrė Evropėn
Juglindore.
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, kėrkon nga UNMIK-u qė tė
arrestohen grupet kriminele serbe nė Mitrovicė e gjetiu, qė tė
cbllokohen rrugėt e Kosovės, pėr qarkullim tė lirė dhe jetė normale
tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, shpreh mbėshtetjen e madhe
tė mėrgimtarėve tanė pėr Presidentin, Parlamentin dhe Qeverinė e
Kosovės dhe kėrkojnė prej tyre qė nė bashkėpunim me
UNMIK-un, KFOR-in dhe SHPK-nė, tė vendosin qetėsinė
dhe rendin nė Kosovė.
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, dėnon ashpėr sulmet ndaj
KFOR-it dhe Institucioneve Ndėrkombėtare nė Kosovė dhe i fton tė
gjithė qytetarėt tanė qė mbrojnė kishat, xhamiat, manastiret, sepse
ato janė Shtėpi tė Zotit, janė shtėpitė tona qė i kemi mbrojtur me
shekuj, - thuhet nė njė deklaratė tė kėsaj dege tė LDK-sė.
-
-
-
LDK nė Nju Jork: Konfrontimi me forcat e KFOR-it dhe tė policisė
ėshtė rrezik pėr tė ardhmen e Kosovės
-
-
Nju Jork, 20
mars 2004 - Ēmimi,
tė cilin po e paguan Kosova nga zhvillimet e fundit nė Kosovė, tė
cilat u kurorėzuan me mbi 30 tė vdekur e mbi 600 tė plagosur, si dhe
me dėme tė mėdha materiale e pronėsore, ėshtė njė ēmim tragjik pėr
Kosovėn dhe pėr pėrpjekjet e saj nė ndėrtimin e demokracisė e tė
pavarėsisė.
-
-
Apelojmė te qytetarėt e
Kosovės, - thuhet nė njė deklaratė tė Degės sė LDK-sė nė Nju Jork me
rrethe, duke shtuar se po rrezikohet e tashmja dhe e ardhmja e
Kosovės dhe duke apeluar pėr gjakftohtėsi dhe tė pėrfillen kėrkesat
e institucioneve tė Kosovės.
-
"E kuptojmė thellėsisht shqetėsimin dhe revoltėn e qytetatėve tė
Kosovės pas ngjarjes tragjike tė fėmijėve nė lumin Ibėr nė Mitrovicė
dhe solidarizohemi me dhembjen e tyre.
-
-
Poashtu e kuptojmė
pakėnaqėsinė e tyre tė thellė me bllokimin e rrugėve nga bandat e
ekstemistėve serb dhe inskenimet e tyre tė ndyta, por, nė tė njėjtėn
kohė, kėrkojmė qė pakėnaqėsitė e dhe protestat e qytetarėve me
zhvillimet e kohėve tė fundit nė Kosovė tė shqiptohen me rrugė
paqėsore dhe pėrmes institucioneve legjitime tė Kosovės", thuhet mė
tutje nė kėtė deklaratė dhe theksohet se "manifestimet e dhunshme,
mbi tė gjitha konfrontimi me forcat e KFOR-it dhe tė policisė sė
UNMIK-ut e tė SHPK-sė si dhe aktet e djegieve e tė shkatėrrimit tė
shtėpive e tė pronave sjellin para rrezikut tė ardhmen e Kosovės".
-
"Kėto ditė, kur Kosova ėshtė duke kaluar nėpėr ethet e rėnda tė njė
gjendjeje tė jashtėzakonshme, mbi tė gjitha duhet tė mbretėrojė
arsyeja dhe veprimet e matura, vetėpėrmbajtja nga aktet dhe
manifestimet e dhunės. Sepse veprimet e dhunshme krijojnė imazhin
pėr Kosovėn si pėr njė vend tė dhunės, imazh ky pėr tė cilin mbi tė
gjitha janė tė interesuar armiqtė e popullit shqiptarė", thuhet nė
deklaratė.
-
Nė fund tė kėsaj deklarate, Dega e Lidhjes Demokratike tė Kosovės
pėr Nju Jork me rrethe, edhe njėherė i bėb apel qytetarėve tanė qė
tė udhėhiqen nga udhėzimet e lėshuara nga institucionet legjitime tė
Kosovės, nė krye mer Presidentin Ibrahim Rugova dhe qė nė
bashkėpunim me organet e rendit e tė sigurisė, me ato vendore dhe
ndėrkombėtare, t'i kontribuojnė normalizimit tė situatės e tė
gjendjes sė sigurisė nė Kosovė dhe qė kėrkesat e tyre t'i shqiptojnė
me anė tė rrugėve institucionale.
-
-
-
Gjenerali Mishel ka thėnė se situata nė Mitrovicė ėshtė buzė
shpėrthimit
-
-
Mitrovicė, 20
mars 2004 - Nė
drejtim tė Mitrovicės mbrėmė kanė shkuar njė numėr i konsiderueshėm
tankesh. Komandanti i Brigadės Shumkombėshe Verilindje, gjenerali
Ksavier Mishel ka thėnė se situata nė Mitrovicė ėshtė buzė
shpėrthimit.
-
-
"Situata ka qenė shumė
shumė e vėshtirė dhe tash jemi nė njė pikė ku ēdo gjė mund tė jetė
shpėrthyese, sa herė qė dikush i drejtohet lumit Ibėr", tha
gjenerali Mishel. Ai pėrgėnjeshtėroi njoftimet pėr njė ushtar tė
vrarė tė KFOR-it. "Asnjė ushtar i KFOR-it nuk ka vdekur", tha
Mishel.
-
-
-
Ushtarėt francez qėlluan pėr vdekje njė demonstrues shqiptar nė
Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 20
mars 2004 -
Ushtarėt italian tė forcave speciale kanė nisur dje kontrcollin e dy
urave mes lumit Ibėr nė Mitrovicė. Ura e kontrolluar nga ushtarėt
italian tė forcave tė KFOR-it ėshtė larg nga zona ku dje ushtarėt
francez qėlluan pėr vdekje njė demonstrues shqiptar, i cili sipas
agjencive tė lajmeve, kishte hapur zjarr nė ushtarėt nga njė pallat.
-
-
-
Fisher dhe Anan u kanė bėrė thirrje shqiptarėve dhe serbėve tė
Kosovės tė ndalin menjėherė dhunėn
-
-
Berlin
-Nju-Jork, 20 mars 2004
- Ministri i Jashtėm gjerman Joshka Fisher, duke
shfaqur qėndrimin e tij rreth zhvillimeve tė fundit tragjike nė
Kosovė u ka bėrė thirrje shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės, qė tė
ndalin menjėherė dhunėn.
-
-
"Trupat e KFOR-it dhe
policia do tė kenė mbėshtetjen tonė tė plotė nė ndėrmarrjen e ēdo
hapi tė nevojshėm pėr ndaljen e dhunės", ka thėnė ministri gjerman,
Joshka Fisher nė takimin qė pati me sekretarin e pėrgjithshėm tė
OKB-sė, Kofi Anan.
-
-
Kėsaj thirrjeje tė
ministrit tė jashtėm gjerman iu bashkangjit shprehimisht me
deklaratėn e tij edhe Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė.
-
Edhe sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan, i dėnoi pėrleshjet
midis grupeve tė popullėsisė nė Kosovė. "Sulmimi i qėllimshėm i
objekteve tė kultit si kishat, varrezat dhe manastiret ėshtė
turpėrues dhe i pafalshėm", ka thėnė Anan.
-
-
-
"Hjuman Raits Uoē" u ka bėrė thirrje paqeruajtėsve tė mbrojnė
pakicat nė Kosovė
-
-
Uashington, 20
mars 2004 -
Organizata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut "Hjuman Raits Uoē"
u ka bėrė thirrje paqeruajtėsve tė NATO-s dhe policisė sė Kombeve tė
Bashkuara qė tė pėrqėndrohen nė mbrojtjen e pakicave nė Kosovė.
-
-
-
Riēard Hollbruk thotė se trazirat e fundit nė Kosovė pėrfaqėsojnė
dėshtim pėr politikėn ndėrkombėtare ndaj Kosovės
-
-
Uashington, 20
mars 2004 - Ish i
dėrguari i Shteteve tė Bashkuara nė Ballkan, Riēard Hollbruk, thotė
se trazirat e fundit nė Kosovė pėrfaqėsojnė dėshtim pėr politikėn
ndėrkombėtare ndaj Kosovės. "Ngjarjet nė Kosovė ishin tė
pashmangshme.
-
-
Kur isha atje nė tetor i
paralajmėrova njerėzit, pėrfshirė edhe personelin amerikan dhe atė
tė OKB-sė se nėse nuk merrnin masa tė shpejta pėr tė filluar
zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit pėrfundimtar situata do tė
keqėsohej.
-
-
Mė vjen keq tė them se
administrata e presidentit Bush nuk ra dakord me kėtė vlerėsim dhe
pėr mendimin tim ndoqi njė drejtim krejt tė ndryshėm. Departamenti i
Shtetit ishte i mendimit se koha do t'i bėnte gjėrat mė tė lehta.
-
-
Unė nuk jam dakord me
kėtė pikėpamje. Ajo qė po ndodh sot nė Kosovė ėshtė rezultati i
dėshtimit tė politikės sė komunitetit ndėrkombėtar pėrfshirė Shtetet
e Bashkuara dhe OKB-nė pėr tė filluar zgjidhjen e statusit
pėrfundimtar". Ish-ambasadori Hollbruk i bėri kėto komente mbrėm
derisa po merrte pjesė nė nė veprimtari tė organizuar nga Shoqata
Aziatike.
-
-
Po ashtu ai tha se
planet e Shteteve tė Bashkuara pėr tė tėrhequr 12 mijė trupat
amerikan nga Bosnja janė tė parakohėshme.
-
-
-
UNMIK-u thotė se numri i tė vrarėve nė protesta nuk ėshtė 31, por 28
veta
-
-
Prishtinė, 20
mars 2004 -
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Derek Ēapell dje pėr tė parėn herė
ka bėrė njė prezentim tė pasojave tė protestave tė fundit nė Kosovė
shprehur nė shifra. Ai ka nėnvizuar se numri i tė vrarėve nė kėto
protesta nuk ėshtė 31 siē ėshtė publikuar mė parė, por 28 veta.
-
-
Ai ka pohuar se janė
shkatėrruar 16 kisha serbe, duke pėrfshirė kėtu edhe manastire. Janė
shkatėrruar 110 shtėpi serbe. Zėdhėnėsi Ēapell tha se deri mė tash
janė evidencuar 600 tė plagosur, prej tė cilėve 22 janė tė plagosur
rėndė. Tė lėnduar janė edhe 100 policė, njėri prej tė cilėve ėshtė
qėlluar me armė zjarri nė kėmbė tri netė mė parė, mirėpo gjendja e
tij ėshtė stabile.
-
-
-
Rupert Nojdek konsideron se Kosova duhet tė bėhet shtet i pavarur
-
-
Bon, 20 mars
2004 - Kryetari i
Shoqatės humanitare "Capanamur" Rupert Nojdek konsideron se Kosova
duhet tė bėhet shtet i pavarur dhe nėpėrmjet marrėveshjes sė
asociim-stabilizimit tė lidhet me Bashkimin Evropian.
-
-
Ai tha se konfliktet e
fundit kanė dėshmuar se gjendja e tanishme nuk mund tė mbahet. Duhet
thėnė shumė qartė se policėt serbė mė nuk mund tė kthehen kurrė nė
Kosovė, ka thėnė kryetari i kėsaj shoqate humanitare Robert Nojdek.
-
-
-
Shefi i NATO-s ka refuzuar kėrkesėn e bashkėsisė Serbi- Mali i Zi
pėr dėrgimin e ushtarėve serbė nė Kosovė
-
-
Bruksel, 20
mars 2004 -
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hoop Shefer e ka refuzuar
kėrkesėn e bashkėsisė Serbi e Mali i Zi pėr dėrgimin e ushtarėve
serbė nė Kosovė. Gjatė ditės se djeshme shefi i NATO-s Shefer lidhur
me ecurinė e ngjarjeve nė Kosovė ka deklaruar:
-
"Kemi parė shumė dhunė nė Kosovė dhe kjo ėshtė arsyeja pėr kėrkesėn
time, kėrkesė qė i drejtohet drejtuesve tė gjitha bashkėsive etnike,
qė i drejtohet udhėheqėsve tė shqiptarėve qė tė bindin popullin e
tyre tė qėndrojė i qetė pasi nuk dėshiron tė shohė se si digjen
shtėpitė e kishat ashtu siē nuk dua tė shoh si digjen xhamitė nė
Beograd", theksoi Shefer. Mė tej ai ka shtuar:
-
"KFOR-i po bėn ēfarė ėshtė e mundur pėr tė krijuar siguri dhe
stabilitet nė Kosovė dhe mendoj se pėrgjegjėsia kryesore, ndonėse tė
gjitha grupet etnike kanė pėrgjegjėsi, bie mbi shumicėn shqiptare nė
Kosovė".
-
-
-
V.
Petriē: Pas dhunės sė fundit nė Kosovė duhet tė qartėsohet statusi i
Kosovės
-
-
Vjenė, 20 mars
2004 - Pas dhunės
sė fundit nė Kosovė duhet tė ndėrmerren hapa vendimtarė dhe tė
qartėsohet statusi i Kosovės. Kjo ėshtė detyrė e Kombeve tė
Bashkuara dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, ka thėnė ish-pėrfaqėsuesi i
lartė i OKB-sė nė Bosnje Volfgang Petriē.
-
-
Sipas tij, gjendja nė
Kosovė ėshtė bėrė mė e ndjeshme pas formimit tė qeverisė sė re nė
Beograd, e cila mund tė funksionojė vetėm me mbėshtetjen e partisė
sė Millosheviqit.
-
-
-
Koshtunica u ka thėnė protestuesve serbė se Serbia nuk do ta japė
Kosovėn
-
-
Beograd, 20
mars 2004 - Nė
Beograd u mbajt dje njė protestė tė cilėn e organizoi qeveria e
Serbisė. Nė kėtė protestė ku morėn pjesė rreth 10 mijė beogradas,
foli edhe kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, i cili nė fjalimin
e tij tha se "Serbia nuk do ta japė Kosovėn sepse serbėt pa Kosovėn
nuk janė askush dhe asgjė. Ne nuk do tė ekzistonim sikur tė mos e
kishim ruajtur Kosovėn", u ka thėnė protestuesve Koshtunica.
-
-
-
Nė
Zrenjanin protestuesit dėmtojnė shtėpitė dhe dyqanet e shqiptarėve
-
-
Zrenjanin, 20
mars 2004 - Nė
Zrenjanin njoftohet pėr protesta tė nxėnėsve dhe studentėve serbė si
dhe pėr dėmtimin e shtėpive dhe tė dyqaneve tė shqiptarėve, qė
jetojnė nė kėtė qytet. Edhe nė Mal tė Zi u mbajtėn protesta kundėr
trazirave tė fundit nė Kosovė.
-
-
-
Pakistani ka arrestuar mbi 100 tė dyshimtė nė sulmet pesėditėshe
kundėr militantėve tė Al Kaidės
-
-
Vana, Pakistan,
20 mars 2004 -
Pakistani ka arrestuar mbi 100 tė dyshimtė nė sulmet pesėditėshe
kundėr militantėve, tė cilėt besohet tė jenė kurthuar nė malet
pėrgjatė kufirit sė bashku me numrin 2 tė Al Kaidės, Ajman al
Zavahri, ka deklaruar sot (e shtunė) njė komandant ushtarak, njofton
AP.
-
-
Ndėr tė arrestuar ka tė
jashtėm dhe pjesėtarė tė fisit lokal pashtun, tė cilėt i kishin
strehuar militantėt, ka shtuar ai. Rreth 400 deri nė 500 militantė
besohet tė jenė fortifikuar dhe ende vazhdojnė tė luftojnė me
mortaja, me AK-47, raketa dhe granata dore.
-
-
-
Persona tė armatosur kanė vrarė njė polic irakian nė Kirkuk
-
-
Kirkuk, Irak,
20 mars 2004 -
Persona tė armatosur kanė vrarė sot (e shtunė) njė polic irakian nė
perendim tė qytetit verior Kirkuk, vetėm disa orė pasi trupat
amerikane kanė arrestuar njė oficer policie tė dyshimtė pėr
organizimin e sulmeve kundėramerikane, ka thėnė policia irakiane,
njofton AFP.
-
-
Muhamed Omer Abdullah,
42-vjeēar, ėshtė vrarė kur tre persona kanė hapur zjarr me
pushkomitraloz nė njė pikė kontrolli nė rrugė jashtė Kirkukut, ka
thėnė policia.
-
-
-
Presidenti Bush u bėri thirrje aleatėve qė tė bashkohen pėr tė
luftuar terrorizmin
-
-
Uashington, 20
mars 2004 -
Presidenti Bush u bėri thirrje aleatėve qė tė lėnė mėnjanė
mosmarrėveshjet lidhur me luftėn nė Irak dhe tė bashkohen pėr tė
luftuar terrorizmin. Zoti Bush tha se "ėshtė detyrė e ēdo qeveria tė
luftojė dhe tė shkatėrrojė kėtė kėrcėnim pėr popujt tanė".
-
Ai tha se ēdo shenjė dobėsie ose sprapsjeje i jep vlerė dhunės
terroriste dhe nxit akte tė mėtejshme dhune nė tė gjitha vendet.
Presidenti Bush e mbajti kėtė fjalim me rastin e njė vjtorit tė
pushtimit tė Irakut nga koalicioni i udhėhequr nga Shtetet e
Bashkuara.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|