|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (29, 30, 31)

 
 

 

19 mars 2004 / TN

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (29)

Dr. Zydi Dervishi

VII.3. Agjencitė kryesore tė informimit pėr infeksionin HIV-AIDS

Sikurse nė vendet e tjera edhe nė Republikėn e Shqipėrisė aktualisht funksionon njė rrjet i tėrė “arteriesh” komunikimi qė pėrēojnė edhe informacione e dije pėr infeksionin HIV / AIDS. Natyrshėm shtrohen pyetjet: Cilėt nga arterie tė tilla luajnė rol mė tė rėndėsishėm? A e harmonizojnė veprimtarinė e tyre informuese kėto arterie komunikimi? A ka defekte nė funksionimin e kėtyre arterieve? etj.

Tė dhėna kryesore tė  anketimit pėr tre burime kryesore nga kanė marrė mė shumė informacion pėr infeksionin HIV / AIDS tė rejat dhe tė rinjtė jepen nė tabelėn qė vijon. (Pėr lehtėsi analizash pėrllogaritjet janė realizuar me 300 pėr qind, duke qenė se njėri nga tre burimet pėrfaqėson 100 pėr qind).

Siē shihet ėshtė fare e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (rreth 4.72 pėr  qind), tė cilėt bisedat me miqtė ose kolegėt i cilėsojnė si njė nga burimet kryesore tė informacionit pėr sėmundjen AIDS. Ndėr tė tjera, ky fakt dėshmon se shoqėria shqiptare po largohet nga njė prirje e traditės sipas sė cilės shqiptarėt problemet mė tė rėnda i diskutonin ndėrmjet miqve. Edhe nė shoqėrinė shqiptare tė dhjetėvjeēarit tė fundit procesi i atomizimit, i rritjes sė shkallės sė individualizmit tė mėnyrės sė jetesės po realizohet me ritme tė shpejta.

VII.3.1. Radio dhe posterat sfidojnė televizionin

Pėrvoja tregon se nė shumė aspekte tė komunikimit me auditorin televizioni e konkuron radion. Por nė informacionet e programet pėr sėmundjen AIDS raportet ndėrmjet kėtyre mediave shpėrfaqjen, si tė thuash, tė pėrmbysura. Ėshtė rreth 2 herė mė e lartė se ajo e tė anketuarve qė parapėlqejnė televizionet si burim kryesor informacioni pesha specifike e tė rinjve dhe tė rejave qė pėrmes valėve tė radios thithin mė shumė informacion pėr infektimin HIV / AIDS. Madje edhe posterat e fletėpalosjet e konkurojnė ekranin e televizorit. Natyrshėm shtrohen pyetjet: Cilėt janė faktorėt kryesorė qė pėrcaktojnė njė paradoks tė tillė? Janė fletėpalosjet dhe posterat cilėsorė apo programet e televizioneve janė tė sipėrfaqshme? etj.

Nga vėzhgimet, bisedat me tė reja e tė rinj dhe sidomos me punonjės tė sektorit tė shėndetėsisė, pėrvijohet pėrfundimi se fletėpalosjet e posterat, duke qėndruar mė gjatė tė afishuara nė vende publike, si nė mjedise tė shkollave, tė institucioneve shėndetėsore etj. shihen mė dendur, e gati pa dashur prej mė shumė njerėzve qė presin dikė ose pėr tė kryer njė shėrbim tė caktuar. Si tė thuash, duke u mbirė nė sy, posterat e fletėpalosjet u ngulisin mė mirė nė mendje njerėzve sė paku disa njohuri elementare pėr infeksionin HIV / AIDS. Ndėrsa qendrat televizive shqiptare emėtojnė programe tė posaēme pėr kėtė sėmundje me fushata, sidomos me rastin e 1 dhjetorit, ditės ndėrkombėtare  tė luftės kundėr saj.

Pėrgjithėsisht programe tė tilla janė biseda nė studio, nė tė cilat ftohen mjekė, sociologė, psikologė, pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare dhe tė reja  e tė rinj. Kėto biseda, si rregull, ilustrohen me ndonjė grafik ose tabelė shifrash pėr tregues sasiorė tė pėrhapjes sė  infeksionit HIV /AIDS nė Shqipėri e nė vende tė tjera dhe me disa intervista tė realizuara me njerėz tė grup-moshave e profesioneve tė ndryshme. Por, gjithsesi  kėta programe janė bėrė monotone, pak tėrheqėse pėr shumicėn e teleshikuesve. Mendojmė se pėr t’u bėrė mė informuese e instruktive programe tė tilla lipset tė shfrytėzohet mė mirė gama e mjeteve shprehėse tė teknikave televizive, tė pėrgatiten ose tė pėrkthehen filma shkencorė qė trajtojnė rrezikshmėrinė e kėsaj sėmundjeje jo vetėm nė anėn biologjike, por edhe nė atė psikologjike, sociale etj.

Ekranet e televizioneve konkurohen nga radiot, veēanėrisht nga ato tė autoveturave. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e anketimit. Ėshtė rreth 4.1  herė mė e lartė se e djemve qė  sigurojnė mė shumė informacione nga televizionet  pesha specifike e tė rinjve (26.22 pėr qind) , tė cilėt parapėlqejnė valėt e radiove pėr tė zgjeruar njohuritė e tyre rreth sėmundjes sė shekullit. Pėrgjithėsisht kėta janė djem tė rinj qė kalojnė njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės nė aventurė, ose siē  thuhet shpesh, e kanė autoveturėn si njė shtėpi tė dytė.

VII.3.2. Vajzat: bisedat edhe si forcim i solidaritetit kundėr virusit “arkivol”

Ėshtė mjaft e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (vetėm 5.9 pėr qind) qė janė shprehur se kanė plotėsuar njohuritė pėr sėmundjen AIDS pėrmes bisedave me miqtė dhe kolegėt e punės. Ėshtė rreth 2 herė mė e lartė se e meshkujve pesha specifike e femrave qė i ēmojnė shumė bisedat si burim informacioni . Pėrgjithėsisht nė vendin tonė vajzat dhe gratė janė mė tė prirura se meshkujt tė bisedojnė me njėra – tjetrėn pėr rreziqe vdekjeprurėse. Gjatė njė bisedė tė lirė nė shtator 2002 njė mėsuese gjeografie e sapodiplomuar, ndėr tė tjera, veēoi: “Duke biseduar me njėra – tjetrėn pėr SIDA-n ne femrave na duket sikur forcojmė solidaritetin kundėr kėsaj murtaje”. Ndėrsa meshkujt pėrgjithėsisht pėr vdekjen dhe sėmundjet vdekjeprurėse mė shumė parapėlqejnė tė heshtin se tė diskutojnė. 

Tė dhėnat e anketimit tregojnė se janė mė tė shumta nga djemtė vajzat qė i bisedojnė me anėtarėt e familjes informacionet pėr infeksionin HIV / AIDS. Ndodh kėshtu, jo vetėm ngaqė tė rejat janė pėrgjithėsisht mė tė lidhura me familjen, por edhe  sepse ato kalojnė njė pjesė mė tė madhe tė kohės nė mjediset e banesės familjare. Jo rrallė nė biseda tė tilla ndėrmjet miqsh, kolegėsh tė punės ose anėtarėve tė familjes qarkullojnė e shumėfishohen edhe informacione tė gabuara pėr kėtė sėmundje. Dhe pėr tė shmangur situata tė tilla mendojmė se ėshtė e nevojshme qė organizatat joqeveritare mė tė angazhuara nė luftėn kundėr infeksionit HIV / AIDS dhe veēanėrisht institucionet e shėndetit publik tė ndihmojnė  pėr tė pėrgatitur libra me njohuri mė tė plota tė  divulguara, tė cilat tė pėrvetėsohen pa vėshtirėsi edhe nga tė rejat e tė rinjtė me formim arsimor mesatar.

VII.3.3. Bisedat me mjekun tė tjetėrsuara: shqetėsimet vetjake nė vetė tė tretė

Ėshtė e konsiderueshme pesha specifike e tė anketuarve qė ēmojnė si burim  tė rėndėsishėm   informacioni  pėr infeksionin  HIV / AIDS  mjekėt (50.86 pėr qind) dhe punonjėsit e sektorit tė shėndetit publik (51.18 pėr qind). Personeli shėndetėsor  njohuritė pėr kėtė sėmundje  pėrgjithėsisht i pėrhap jo nėpėrmjet komunikimit tė drejtpėrdrejt gojor, por nėpėrmjet bisedave nė radio, nė televizione ose nė konferenca e seminare tė ndryshme.

Ende shumica e tė rinjve dhe tė rejave ngurojnė tė kėshillohen me mjekėt specialistė kur dyshojnė se janė infektuar me virusin e kėsaj sėmundjeje. Madje edhe kur i drejtohen mjekut shqetėsimin e tyre e pėrshkruajnė, si tė thuash, nė vetėn e tretė, si rastin  e njė kushėrire ose shoqe tė afėrt, sė cilės i vjen turp tė konsultohet pėr ēėshtje tė tilla. Nė maj 2002  kam zhvilluar njė bisedė tė gjatė me  njė mjek pediatėr tė specializuar nė Francė e Zvicėr dhe njėherazi pedagog nė Fakultetin e Mjekėsisė. Nga biseda e tij, ndėr tė tjera, po veēojmė: “Njė ditė rreth orės 11, pasi kisha pėrfunduar vizitat e tė sėmurėve nė dhomėn time tė mjekut nė spital troket   njė vajzė rreth 23 – 24 vjeē. Dukej mjaft e tronditur. Me njė zė tė dridhur mė tha: “Kam shumė besim  te ju si mjek e si njeri. Prandaj desha tė bisedoj diēka intime  kur tė keni ju kohėn  e pėrshtatshme se mbase biseda zgjat”.

Pasi e sigurova se do ta dėgjoja  me vėmendje nga fillimi nė fund  dhe se kjo bisedė do tė ngelej vetėm ndėrmjet nesh, ajo filloi tė fliste. Ishte krejt e shpėrqėndruar. Lėvizja e supeve dhe e duarve nuk i akordoheshin fare me fjalėt qė thoshte. Pasi foli pėr disa shqetėsime tė shoqes sė saj mė tė afėrt, si e trembur e me bebėzat e syve qė i zmadhoheshin mė tha: “Doktor, a nuk do tė mė pyesni pėr emrin, ose tė paktėn pėr emrin e shoqes  time”. Kėmbėngula se detyra ime si mjek ėshtė tė shėroj sėmundjet, t’u pakėsoj njerėzve shqetėsimet, pavarėsisht nga emrat qė kanė. Sikur u ndje disi mė e lehtėsuar dhe u pėrpoq ta kapte pėrsėri fillimin e bisedės aty ku e kishte lėnė: “Shoqja ime ka qenė  nė Stamboll pėr kurim, ka bėrė disa analiza tė gjakut. Njė natė, ndoshta nė kulmin e dėshpėrimit  ajo ka kaluar pak ēaste me njė burrė tė panjohur. Gati tre vjet mė vonė asaj  i kanė filluar shqetėsimet dhe  mallkon e mallkon papushim agiet a analizave, por ndoshta mė shumė  pėrjetimet me burrin e panjohur”. Pasi e pėrfundoi pėrshkrimin mori frymė thellė, sikur shkuli diēka qė e rėndonte nė thellėsi tė shpirtit. Fytyra iu la nė djersė dhe buzėt i dukeshin tė thara. 

U pėrpoqa jo vetėm t’i shpjegoj me hollėsi gjithēka qė i duhet tė dijė njė i infektuar me virusin e sėmundjes AIDS, por edhe ta qetėsoja. Dėgjonte shumė e pėrqėndruar. Ndryshimet e befta, tė  skajshme tė gjendjes emocionale i lexoheshin qartė nė sytė qė herė pas here i shformoheshin nga lotėt. Sapo pėrfundova, ajo u ngrit dhe me njė zė krejt tė ndryshuar mė tha: “Doktor, ju kėrkoj ndjesė pėr shqetėsimin. Ndoshta nga emocionet nė ato qė  thashė ka edhe pasaktėsi. Ju u sollėt me mua ashtu siē e kisha pėrfytyruar. Nuk desha tė konsultohem me mjekėt qė merren posaēėrisht me kėtė ēėshtje. Ai pavion sikur ta ngjit sėmundjen, ose sė paku hijen e dyshimit”.

I thashė se shoqja e saj ose ajo mund tė mė merrnin nė telefon nė numrin e shtėpisė ēdo pasdite, pa asnjė  kufizim. Ajo buzėqeshi hidhur aq sa fytyra e brishtė iu kontraktua,  iu shformua nė pamjen mė tė trishtueshme. Gjatė njėzet viteve tė punės si mjek kam parė shumė fytyra nė ēastin mė tė dhimbshėm tė ndėrrimit tė jetėve. Por trishtimi nė fytyrėn e  asaj vajze se ē’kishte diēka tė veēantė, shumė mė tragjike. Ajo as nuk mė mori nė telefon, as nuk mė takoi mė nė spital. Si mjek kisha dėshirė ta takoja pėr ta ndihmuar me diēka, sė paku me fjalėn e ngrohtė. Por edhe kisha njėfarė druajtje ta takoja: nuk isha i sigurtė nėse do ta pėrballoja trishtimin nė fytyrėn e saj”.

Nė pėrgjithėsi tė infektuarit me HIV / AIDS nė vendin tonė ose ata qė dyshojnė se janė tė infektuar komunikojnė me mjekėt sipas kėtij modeli tė tjetėrsuar, nė emėr tė njė tė treti.  Madje meshkujt janė mė tė prirur tė mbyllen ne vetvete, tė ndikuar ndoshta edhe nga njė mendėsi tradicionale sipas sė cilės “burri duhet ta mbajė vetė peshėn e gjėmės qė e ka zėnė, nuk ka pėrse i shqetėson tė tjerėt, qofshin kėta edhe njerėzit mė tė afėrt”. Nėn trysninė e kėsaj mendėsie ndodh shpesh qė nė vendin tonė burrat me sėmundje kanceroze tė pėrpiqen tė ruajnė “sekretin” e fatkeqėsisė deri nė ēastet e fundit ose ta marrin atė me vete nė varr. Pėrgjithėsisht njė model i tillė sjelljeje konsiderohet si shprehje e burrėrisė, si pėrpjekje humane pėr tė mos shqetėsuar tė afėrmit, miqtė e shokėt.

Ndryshe nga kanceret sėmundja AIDS ėshtė infektive. Trajtimi i saj si “sekret” personal paraqet rrezikshmėri tė lartė. Personi i infektuar me kėtė virus dhe i paekzaminuar, si tė thuash, shndėrrohet nė varr tė hapur qė gllabėron bashkėshortin ose bashkėshorten, partnerėt ose partneret, me tė cilėt kryen marrėdhėnie seksuale pa masa mbrojtėse, madje edhe tė personave tė tjerė  qė pėrdorin agiet e infektuara tė pasterilizuara sa e si duhet etj. Nė rrethana tė tilla mendojmė se ėshtė e domosdoshme tė merren masa energjike, tė shumėllojshme pėr tė vetėdijėsuar tė gjithė njerėzit qė edhe pėr dyshimin mė tė vogėl tė kėshillohen me mjekėt, tė bėjnė analizat pėrkatėse pėr tė zbuluar sa mė shpejt infektimin me virusin HIV / AIDS. Kėsisoj personeli shėndetėsor ka mė shumė mundėsi jo vetėm tė luftojė mė me efektivitet pėr tė kufizuar pėrhapjen e kėtij virusi vdekjeprurės, t’i zgjasė jetėn pacientėve, por edhe tė parandalojė pėrhapjen e kėsaj sėmundje nga ēdo i infektuar qė pėrbėn njė vatėr infeksioni.

 

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (30)

Dr. Zydi Dervishi

VII.3.4. Mė intim komunikimi me gazetat

Disa studime - anketime kanė provuar se,  sidomos gjatė 7-8 viteve tė fundit, tė rejat dhe tė rinjtė janė ftohur e gati janė “divorcuar” me gazetat e revistat. Sipas njė anketimi tė realizuar nė mars 2001 tė rinjtė e Tiranės shpenzojnė mesatarisht 3.83 orė pėrballė ekranit tė televizionit gjatė njė ditė - nate. Ndėrsa pėr leximin e gazetave tė rinjtė shqiptarė “konsumojnė” mesatarisht vetėm 2.84 orė nė javė (vetėm 0.4 orė nė ditė) ose 9.6 herė mė pak se koha qė qėndrojnė nė shoqėrinė e “ekranit tė vogėl” (Dervishi, Z., 2001:107). Nė ēėshtjen e informimit pėr infeksion HIV / AIDS gazetat i konkurojnė tė gjithė mediat dhe burimet e tjera. Pse ndosh kėshtu?

Pėrgjithėsisht pėr shqiptarėt sėmundja AIDS ėshtė sa e tmerrshme, aq edhe turpėruese. Prandaj ata priren tė konsultohen me burime informacioni, tė cilat, si tė thuash, e ruajnė nė mėnyrė tė plotė konfidencialitetin, nuk e dekonspirojnė shqetėsimin e tyre. Gjithashtu nė artikujt e profilizuar tė gazetave ose revistave tė rejat e tė rinjtė mund tė kėshillohen nė vetmi  tė plotė dhe aq herė sa e quajnė tė arsyeshme. Nė rrethana tė tilla mendojmė se ėshtė e nevojshme tė botohen mė shumė artikuj pėr infeksionin HIV / AIDS, tė cilėt tė trajtojnė me nivel shkencor, por dhe me gjuhė divulguese tė pėrshtatshme pėr masat e gjera tė tė rinjve problematikėn mjekėsore dhe psikosociale tė kėsaj sėmundje vdekjepėrurėse. Edhe organizatat joqeveritare mė tė angazhuara nė luftėn kundėr pėrhapjes sė virusit AIDS, mundet e lipset tė japin ndihmesė tė shumanshme pėr pėrgatitjen e botimin e artikujve tė tillė.

VII.3.5. Edukimi nė shkolla – mbizotėruese fjala e mėsuesit

Ėshtė e vogėl pesha specifike e tė anketuarve (vetėm 21.03 pėr qind), tė cilėt konsiderojnė shkollėn si burim tė rėndėsishėm informacioni pėr sėmundjen e shekullit. Nė tabelėn e poshtėshėnuar pasqyrohen tė dhėna tė detajuara rreth informacionit qė jepet nė shkolla nga pėrbėrėse tė rėndėsishme tė procesit mėsimor pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, nė tė cilat pėrfshihet edhe ajo e AIDS-it.

Nga shqyrtimi i kujdesshėm i shifrave tė kėsaj tabele del se ėshtė afro dy herė mė e  lartė  pesha specifike e tė rejave dhe tė rinjve qė vlerėsojnė si mė tė arrirė nivelin e shpjegimit tė mėsuesve nė krahasim me ata qė vlerėsojnė tri pėrbėrėset e tjera tė procesit mėsimor. Veē tė tjerash, kjo do tė thotė se pėr problematikėn e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme  shpjegimi i mėsuesve qėndron  mė lart se niveli i teksteve mėsimore, mė lart se niveli i informacionit dhe shkalla e pajisjes sė shkollave me mjetet e nevojshme didaktike e laboratorike. Aktualisht gjithė veprimtaria mėsimore – socializuese nėpėr shkolla  pėr tė pėrhapur njohuritė rreth infeksionit HIV / AIDS dhe pėrgjithėsisht sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme bazohet kryesisht nė fjalėn e gjallė tė mėsuesit, nė punėn e tij pasionante, tė pėrkushtuar, ēka nėnkupton edhe njėfarė subjektivizmi.

Mendojmė se ėshtė e domosdoshme qė edukimi shėndetėsor i nxėnėsve, veēanėrisht nė shkollėn e mesme, tė pėrmirėsohet rrėnjėsisht. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė zgjerohen ndjeshėm njohuritė mjekėsore pėr organizmin e njeriut dhe disa nga patologjitė mė problematike, mė tė pėrhapura. Dhe kėsisoj informacionet pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, sidomos pėr infeksionin AIDS, do tė integrohen natyrshėm nė strukturat konceptuale mjekėsore. Pėrgatitja e teksteve cilėsore, tė cilat tė studiohen nė tė gjithė shkollat e mesme tė vendit tonė si dhe pėrgatitja e pajisjeve didaktike pėrkatėse do tė pėrbėnin hapat e parė pėr tė zhvendosur formimin e nxėnėsve me njohuritė biologjike  nga bota e kafshėve te bota e njeriut. 

 

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (31)

Dr. Zydi Dervishi

VII.4. AIDS dhe ndryshimi i modeleve tė sjelljes: Aktorė fattragjikė dhe aktorė altruistė

Studime tė ndryshme kanė provuar se shqiptarėt pėrgjithėsisht janė tė vrazhdė nė “luftėn” e konkurrencės me njėri-tjetrin, por nėse njėri nga partnerėt vihet nė vėshtirėsi tė mėdha ose pėson fatkeqėsi, partneri tjetėr pėrgjithėsisht i ristrukturon rrėnjėsisht marrėdhėniet me tė, e ndihmon edhe kundėrshtarin me shpirt humanist qė kalon deri nė caqet e altruizmit. Me njė modelim tė tillė psikokulturor shqiptarėt janė pėrgjithėsisht tė prirur tė ndihmojnė tė tjerėt, tė afėrm, miq ose shokė, tė njohur e deri tė panjohur, kur ekspozohen  pėrballė vėshtirėsive ose rreziqeve. Njė kėrcėnim vdekjeprurės ėshtė edhe sėmundja AIDS. Natyrshėm shtrohen pyetjet: A kanė njohur tė anketuarit persona  tė infektuar me HIV / AIDS? Nėse po, ēfarė kanė pėrjetuar nė prani tė tyre ose mė pas? A i kanė ndryshuar ata modelet e sjelljes  ndaj ndonjė te afėrmi, miku ose shoku qė vuan pasojat e infektimit me HIV / AIDS? Cilėt do tė ishin modelet mė tė pėrshtatshėm tė komunikimit me tė infektuarit me virusin e kėsaj sėmundje vdekjeprurėse? etj.

Nė tabelėn e poshtėshėnuar jepen tė dhėnat kryesore tė anketimit pėr tė rinjtė dhe tė rejat qė kanė qėnė, si tė thuash, larg ose pranė frontit tė tė infektuarve me HIV / AIDS.

Siē shihet ėshtė e konsiderueshme (18.35 pėr qind) pesha specifike e tė anketuarve qė nuk i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje. Kjo “memecėri” pėrcaktohet nga dy arsye kryesore.

E para. Mjaft tė reja dhe sidomos tė rinj, nuk janė tė sigurtė nėse kanė takuar ose jo tė infektuar me HIV / AIDS, pasi tė sėmurė tė tillė e kuptojnė me vonesė se janė infektuar dhe pasi analizat e vėrtetojnė kėtė pėrgjithėsisht nuk e pranojnė ose nuk duan tė pranojnė fatkeqėsinė qė u ka rėnė mbi kokė. Nė raste tė tilla shumica e tė sėmurėve janė tė prirur tė mos i besojnė pėrfundimet e analizave, t’i konsiderojnė ato tė gabuara pėr “paaftėsi ose pakujdesi tė mjekėve”, pėr “funksionim jo normal tė aparaturave pėrkatėse”etj. Madje edhe njerėzit me sėmundje kanceroze dyshohen si tė infektuar me HIV / AIDS. Pėrgjithėsisht ndėr shqiptarėt sėmundjet kanceroze karakterizohen si “sėmundje tė kėqija”. Ndėrsa AIDS konsiderohet si “mė e keqja e sėmundjeve tė kėqija”, sepse sipas njė mendėsie tė pėrhapur gjerėsisht nė shoqėrinė shqiptare, njė infeksion i tillė “tė varros sė gjalli, tė ndan sė gjalli nga njerėzit, miqtė dhe shokėt”.

E dyta. Disa tė anketuar nuk i janė pėrgjigjur kėsaj pyetje pasi e konsiderojnė si tradhėti ndaj njė shoqeje ose shoku tė afėrm pohimin edhe pėrmes gjuhės anonime tė anketės tė fatkeqėsisė qė ka goditur njė tė rrethit tė tyre shoqėror ose miqėsor. Madje edhe kur pėrhapen nėn zė  lajme tė tilla njerėzit mė tė afėrm tė tė sėmurit pėrpiqen t’i pėrgėnjeshtrojnė ato nė forma tė ndryshme. Hija e rėndė e AIDS-it i traumatizon njerėzit pėrreth tė sėmurit, gati-gati i fajėson ata. Lidhur me kėtė ēėshtje njė student i kursit tė tretė tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit  nė njė bisedė tė lirė (tetor 2002), ndėr tė tjera, veēoi: “Pėr sėmundjen e SIDė-s mund tė flasėsh nė dy mėnyra. Ose ta trajtosh si njė shaka hipotetike. Ose ta konsiderosh si diēka mė tė rėndė  se vdekja, si diēka qė tė varros trupin, por hijen e turpit ta lė mbi dhe”.  

Nė grafikun e poshtėshėnuar  pasqyrohen tė dhėnat kryesore tė anketimit  pėr masėn e ndryshimit ose tė modifikimit tė modeleve  tė  sjelljes  sė tė  rejave  dhe tė rinjve ndaj tė infektuarve me “murtajėn e shekullit”.

Vetėm njė ndėr katėr tė anketuar pohojnė se nuk do tė ndryshojnė modelet e sjelljes ndaj njė tė afėrmi, shoku ose miku tė prekur nga HIV / AIDS. Eshtė rreth 4.81 pėr qind mė e lartė se e djemve pesha specifike e tė rejave qė,  siē thuhet, “manifestojnė humanizėm stoik  nė komunikimet me tė infektuarit me sėmundjen  qė lėshon pėrreth hijen e rėndė  tė vdekjes”.  Pėrvoja tregon se vajzat jo vetėm janė mė tė prirura t’u gjėnden pranė njerėzve fatkeqė nė ditėt e tyre  mė tė zeza , por edhe mė tė kujdesshme pėr tė mos u viktimizuar nga tė infektuarit me virusin vdekjeprurės.

ėshtė e konsiderueshme pesha specifike e  tė rejave dhe e tė rinjve,  tė cilėt nuk i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje. Kjo mund tė konsiderohet heshtje kortezie. Mendoj se shumica e tė heshturve tė tillė janė tė prirur tė ndryshojnė  modelet e sjelljes sė tyre pėrballė tė infektuarve me HIV / AIDS.

Njėfarė modifikimi i modeleve tė sjelljes e tė komunikimit tė njerėzve  nė marrėdhėniet me tė sėmurėt me “murtajėn e shekullit” mund tė  konsiderohet reagim njerėzor i vetėvetishėm. Problem shqetėsues bėhen ndryshimet  rrėnjėsore tė modeleve tė tilla. Eshtė rreth 1.6 herė me e lartė se e vajzave (12.75 pėr qind) pesha specifike  e djemve (20.13 pėr qind) tė cilėt janė shprehur se  do t’i ndryshonin shumė qėndrimet e tyre ndaj njė tė afėrmi, miku ose shoku sapo tė informohen se ai ėshtė i infektuar me HIV / AIDS. Ndryshime tė tilla bėhen mė problematike edhe ngaqė shpesh shpėrfaqen nė mėnyrė tė vrazhdė, ēka ia rėndon mė shumė fatkeqėsinė tė sėmurėve mė fatkeqė tė kohės. Mjaft prej tyre braktisen nė mėnyrė tė menjėhershme, jo rrallė ndėrpritet edhe komunikimi me telefon. Fobia gati ka formėsuar  iluzionin se “kjo sėmundje mund tė pėrhapet  edhe pėrmes valėve tė telefonit celular”.

Nė korrik 2003 kam zhvilluar njė bisedė tė rastėsishme me njė murator rreth tė njėzetepestave. Ai  ishte mjaft i traumatizuar  nga sėmundja AIDS. Ndėr tė tjera, veēoi: “Kam punuar gati 6 vjet nė Itali.  Njė shoku im i punės mori infeksionin e SIDA-s. Unė kam   punuar dorė mė dorė me tė, ngrinim tulla e llaē bashkė. Ai u shtrua nė spital nė Itali. Nga spitali mė kėrkonte shpesh me telefon celular. Gjatė bisedės mė dukej se mė kruhej veshi. Mė shkonin tė dridhura nė trup dhe pėrpiqesha tė kujtoja ēdo filxhan kafe ose shishe birre qė kishim pirė bashkė. E kuptoja se unė isha i vetmi zė i afėrt qė mund ta ngushėlloja nė dhé tė huaj. Sa mė shumė i soseshin ditėt, aq mė shpesh mė merrte nė telefon. Mė dukej se ēdo telefonatė e tij  m’i shkurtonte edhe mua ditėt. Njė natė me shi, kur po kthehesha nga puna, mė mori nė telefon. Bisedėn e zgjati mė shumė se ēdo herė tjetėr, megjithėse e sqarova dy-tri herė se ecja nė shi pa ēadėr. Kur ai e mbylli telefonin, aparati i celularit tim mė ra nė njė pellg me ujė. E lashė aty dhe u largova. Pas 2 ditėsh u ktheva nė Shqipėri. Para se tė nisesha i telefonova nga njė kabinė, i thashė se e kisha humbur celularin dhe se po kthehesha  nė shtėpi  pasi kisha babain sėmurė. Nga ana tjetėr  e telefonit u dėgjua njė psherėtimė e thellė. Nuk mė bėhet tė kthehem nė Itali se nuk dua ta dėgjoj pėrsėri atė psherėtimė”.

Pėrvoja tregon se pėrgjithėsisht kur konstatohet se dikush ėshtė infektuar me HIV / AIDS, njerėzit qė kanė pasur marrėdhėnie mė tė afėrta me ta  shokohen psikologjikisht, fillojnė tė dyshojnė te vetėvetja, fatkeqin e shohin edhe si shkaktar tė fatkeqėsisė qė mund t’i rrėzojė ata mė vonė. Duke qėnė kaq tė traumatizuar, pėrgjithėsisht tė afėrmit, miqtė e shokėt qė kanė patur marrėdhėnie mė intensive, gati instinktivisht, pėrpiqen t’u shmangen tė sėmurėve me AIDS. Njė largim i tillė i shkakton fatkeqėve njė boshllėk tė madh, qė ua shton edhe mė shumė vuajtjet shpirtėrore. Nė shoqėrinė tradicionale shqiptare izolimi  nga shoqėria, ose siē quhej nė gjuhėn popullore, lėēija konsiderohej njė nga ndėshkimet mė tė rėnda. Sipas Kanunit tė Lek Dukagjinit lėēia zbatohej pėr figura tė rėnda krimi si tradhėtia ndaj katundit ose krahinės, pėr shmangie nga vendimet  e kuvendeve, pėr shmangie nga gjykimi, pėr faje tė ndryshme etj (1993:178-179).

Madje kushdo qė nė njė formė  ose nė njė tjetėr  komunikonte me tė  leēiturit i nėnshtrohej dhe vetė njė ndėrshkimi tė rėndė. Nė paragrafin 1192 tė kanunit tė Lek Dukagjinit thuhet : “Me tė lėēitun nuk mundet kush i katundit me marrė e me dhanė; e, po muer e dha kush, jet (mbetet dhe vetė -Z.D.) i lėēitun edhe aj e bjen n’ato ndėrshkime si i lėēituni” (1993:180). Izolimi nė shoqėrinė tradicionale shqiptare ishte traumatizues pasi kishte hijen e rėndė tė turpėrimit. Por tė izoluarit nga bashkėsia fshatare gjithsesi jetonin me shpresėn e reabilitimit. Ndėrsa izolimi i tė infektuarve me HIV / AIDS ėshtė mė i zymtė. Ndėrkohė qė nuk janė zbuluar ilaēet pėrkatėse, qė e shėrojnė plotėsisht kėtė sėmundje, njė izolim i tillė ka si pėrfundim tė pashmangėshėm, izolimin mė tė thellė, tė pėrjetshėm nė banesėn e fundme –varrin. Edhe pėr kėtė arsye, mendojmė se ėshtė e domosdoshme dhe e mundėshme qė pacientėt e sėmurė me AIDS tė trajtohen mė me njerėzillėk, jo vetėm nga punonjėsit e shėndetėsisė, por edhe nga tė afėrmit, miqtė e shokėt.

Ndėrkohė, pėrgjithėsisht kėtij grupimi tė sėmurėsh u gjenden pranė njerėz me shpirt altruist, tė cilėt nuk kanė patur mė parė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me ta. Nė jo pak raste njė altruizėm i tillė nxitet nga motive fetare tė organizatave tradicionale dhe sidomos tė pėrhapura nė vendin tonė nė trajtėn e kulteve gjatė 7-8 viteve tė fundit. Megjithėse janė mjaft tė pėrkushtuar, veprimtaria e kėtij grupimi altruistėsh pėrjetohet nė mėnyra tė ndryshme nga tė sėmurėt. Shumica e fatkeqėve gjejnė ngushėllim te dhuratat dhe sidomos te fjalėt e ngrohta, pėrgjithėsisht me pėrmbajtje fetare tė njerėzve me shpirt altruist. Por ka edhe tė infektuar me ndjeshmėri mė tė lartė, tė cilėt, tė zhgėnjyer nga braktisja prej shokėve dhe miqėve mė tė afėrt, dyshojnė ose, mė saktė, nuk ndjejnė ngrohtėsi nga ndihma, respekti ose fjalėt inkurajuese tė altruistėve, te cilėt ata mė parė i kanė njohur pak ose aspak.

Nė maj 2002 kam realizuar njė intervistė tė gjatė me njė tė ri rreth tė 30-ave, pauses i vėllezėrve ungjillorė. I motivuar nga besimi fetar ai ishte pėrpjekur t’i  gjendej pranė njė tė sėmuri me AIDS qė banonte nė lagjen e vet, i cili nuk kishte pranuar tė shtrohej nė spital. Nga njė pėrpjekje e tillė ai kishte mbetur mjaft i zhgėnjyer. Ndėr tė tjera ai veēoi: “Fatkeqi ishte 34 vjeē, shkollėn e lartė e kishte lėnė nė mes. Nė emigracion nuk i kishte prirė e mbara. Kishte kaluar herė pas here nga Greqia nė Itali, nga Gjermania nė Angli. Nuk e dinte si e kishte marrė infeksionin ose nuk dėshironte tė fliste pėr kėtė problem.  Kur shkova nė apartamentin e tij ditėn e parė mė priti me njėfarė habie. Pas pak ditėsh habia u kthye nė bezdi. Njė pasdite, kur po largohesha nga apartamenti i tij, mė tha: “Ju mund tė jeni njeriu mė i mirė nė kėtė botė dhe pėr kaq sa j’u njoh besoj se jeni.

Por atė boshllėk qė mė ka krijuar braktisja prej shokėve dhe miqve mė tė afėrt, pėr tė cilėt kam sakrifikuar shumė nuk mund tė ma mbushė asgjė nė kėtė botė. Unė jo ditėt, por orėt i kam tė numėruara. Mė mirė tė kisha vdekur nė ndonjė aksident 10 vjet mė parė se tė dergjem i vetmuar nė kėtė dhomė. Kur tė mbyll sytė vetėm do tė mė vėnė nė njė arkivol mė tė vogėl. Ndoshta do tė jem mė mirė atje. Vetmia mė ka katandisur si tė  vdekur tė pa kallur nė dhé. Trupi dhe shpirti po mė mpihen, po e humbin ndjeshmėrinė. Kur vini ju sikur dal nga kjo kllapi. Kur largoheni dhimbja mė dyfishohet”. Ai bėri njė shenjė me dorėn e majtė. Kuptova se nuk duhej tė shkoja mė. Ndoshta ishte aq i deziluzionuar nga vetmia saqė prania e dikujt nuk e qetėsonte, por e irrtionte mė shumė. Disa ditė kam jetuar me shqetėsimin e tij, megjithėse nuk e takoja”.

Ndėrkohė qė sėmundja AIDS ėshtė e pashėrueshme dhe mundėsitė e shkencės mjekėsore pėr tė ngadalėsuar ecurinė e saj janė fare tė pakta, veēanėrisht nė vendin tone, rėndėsi tė veēantė ka trajtimi psikologjik i tė infektuarve. Marrėdhėniet e komunikimet e tė afėrmve, miqėve e shokėve me ta, dashur pa dashur ristrukturohen e lipset tė ristrukturohet rrėnjėsisht.

Mendojmė se punonjėsit e shėndetėsisė, specialistė tė organizatave jo qeveritare tė angazhuara me pėrparėsi nė luftėn  kundėr infeksionit HIV / AIDS dhe veprimtarė tė kualifikuar tė organizatave fetare tradicionale dhe tė formuara gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, lipset tė orientojnė  ristrukturimin e kėtyre marrėdhėnieve nė kahun e rritjes sė shkallės sė humanizmit tė tyre real. Nga njėra anė, organizma dhe veprimtarė tė tillė mund tė bėjnė punė gjithnjė mė tė kualifikuar  pėr tė vetėdijėsuar tė afėrmit, miqtė e shokėt e tė infektuarve se virusi vdekjeprurės pėrhapet vetėm nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale dhe kontakteve tė lėngjeve tė infektuara me plagėt e njerėzve tė shėndetshėm.

Duke u shmangur komunikimeve tė tilla rrethi i njerėzve qė u qėndrojnė pranė tė sėmurėve me AIDS mund tė realizojnė me ta lojėra tė ndryshme nė   mjedise dhome si shah, domino etj, mund tė bisedojnė me ta lirshėm dhe nė detaje pėr tema me pėrmbajtje letraro – artistike, filozofike e fetare, tė cilat i pėrgatisin psikologjikisht fatkeqėt tė pėrballojnė sfidėn, “tė vjelin” nga ditėt e mbetura tė jetės tė gjithė pėrjetimet e mundshme, sidomos nė rrafshin intelektual e fetar. Kėsisoj shpėrfaqet humanizmi i tė shėndetshmėve ndaj tė sėmurėve me AIDS. Nga ana tjetėr, edhe tė sėmurė tė tillė lipset tė shpėrfaqin humanizmin e tyre nė pėrpjekjet, siē thuhet, “pėr ta mbajtur virusin e sė keqes brenda vetes”, pėr tė ruajtur tė afėrmit, miqtė dhe shokėt nga ky infeksion vdekjeprurės. Si tė thuash, nė kėtė skenė marrėdhėniesh psikologjikisht mjaft tė tendosura, dilematike, luajnė aktorė altruistė dhe aktorė me fat tragjik tė pashmangshėm. Altruistėt ua lehtėsojnė dhimbjet tė dėnuarve nga fati, ndėrkohė qė edhe fatragjikėt bėhen altruistė duke i mbrojtur aktorėt altruistė nga virusi – bartės i vdekjes.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.