|
19 mars 2004 / TN
Prof. dr. Arsim Bajrami librin e tij tė fundit E drejta e Kosovės nė
tranzicion E drejta kushtetuese libri II, e ka pėrgatitur shpejt
e shpejt, ka cituar sa pėr sy e faqe, dhe ka shėnuar nė bibliografi se
ka pėrdorur shumė literaturė, me siguri pėr tu dukur tip intelektuali
qė lexon dhe punon shumė. Arsim Bajrami nuk din tė citojė. Apo, mbase
din tė citojė, por nuk citon. Pra, edhe mė keq. Ai mashtron, bėn
plagjiaturė...
Shkruan:
Shkėlzen GASHI
/
Marrė nga
Tjetėrqysh (
Faqe e studentėve tė UP-sė)
Dr. Arsim
Bajrami, profesor nė Fakultetin juridik tė UP-sė, librin e tij tė
fundit E drejta e Kosovės nė tranzicion E drejta kushtetuese
libri II - libėr jashtėzakonisht voluminoz- e ka shkruar shkel e
shko. Ky libėr nuk paraqet kurrfarė risie. Libri ka shtatė kapituj,
dhe ka pėrafėrsisht 500 faqe, ku mbi 200 faqe janė me dokumente
ndėrkombėtare pėr Kosovėn (Marrėveshja e Kumanovės, Marrėveshja e
Rambouillet, Rezoluta 1244, Korniza Kushtetuese, Marrėveshja
Haekkerup-Ēoviq, rregullore tė UNMIK-ut...), ndėrsa, pjesa tjetėr mė
shumė ėshtė pėrmbledhje e librave dhe punimeve tė mėhershme tė tij,
sesa qė ka diēka tė re nė tė.
Libri
ėshtė pėrplot gabime gjuhėsore (mesatarisht ēdo faqe ka dhjetė gabime
gjuhėsore, dhe nga kjo del se, ky libėr universitar ka pėrafėrsisht
2500 gabime gjuhėsore, duke pėrjashtuar gabimet e Shtojcės e cila
pėrmban dokumentet e lartpėrmendura). Ky libėr ka aq shumė gabime
gjuhėsore (edhe titulli i librit ėshtė me gabim gjuhėsor: E drejta e
Kosovės nė tranzicion nė vend tė E drejta e Kosovės nė transicion),
sa vihet nė dyshim, fatkeqėsisht, edhe sinqeriteti i lekturės
profesionale tė lektorit tė kėtij libri, Jonuz Fetahut, mbase, edhe
pa fajin e tij. Kjo bėn qė si me magji lekturale tė mbijnė ė-jat
nė fund tė fjalėve (p.sh. bėnė, ishė, aqė, ishinė... tė gjitha kėto tė
pėrdorura vetėm nė gjysmėn e faqes 230). Ky keqpėrdorim i ė-jave tė
bėn tė ēuditesh se si emri i autorit nė ballinėn e librit tė tij ėshtė
shkruar Arsim, e jo Arsimė. Pra, thėnė ndryshe, profesor Bajrami e ka
masakruar gjuhėn. Pėr mė tepėr, profesor Bajrami, krejt nė fund tė
parathėnies sė librit thotė: Falėnderime tė veēanta ndaj edhe
zotėriut Jonuz Fetahut pėr lekturėn profesionale tė librit..
Libri E
drejta e Kosovės nė tranzicion E drejta kushtetuese libri II, po
ashtu pėrmban edhe gabime teknike, logjike... Bile-bile, shihet qartė
se profesor Bajrami nuk din as tė citojė. Apo, mbase din tė citojė
por, nuk citon, dhe idetė e huaja i pėrvetėson si tė tijat. Nė
bibliografi shėnon se ka shfrytėzuar shumė literaturė, ndėrsa shihet
fare mirė se nuk ėshtė shfrytėzuar literaturė aq sa ėshtė pėrmendur nė
bibliografi. Apo, mbase ėshtė shfrytėzuar literatura qė pėrmendet nė
bibliografi, por nuk ėshtė cituar. Pra, edhe mė keq. Qė do tė thotė se
profesor Bajrami nuk ėshtė i ēiltėr. Ai nuk tregon qartė se ēka
mendojnė tė tjerėt pėr njė problem tė caktuar, e ēka mendon ai vetė.
Ka raste
kur ai pėr njė problem tė caktuar, qė e ka trajtuar edhe nė librin
paraprak, idetė, tė cilat i ka elaboruar nė atė libėr si tė vetat,
tani i parafrazon si ide tė James Fishkin-it. Ja njė shembull:
pėrderisa nė faqen 193-94 tė librit, ideja pėr nėntė atributet e
demokracisė, ėshtė ide e ekspertit nė fjalė, ajo, te libri i mėhershėm
Teoria dhe praktika parlamentare, nė faqen 31, ēuditėrisht
shndėrrohet nė ide tė autorit tė kėtij libri. Nė kėtė libėr, pėr fat
tė keq, ka shumė fjali tė pakuptimta e jologjike: Fillet e
tranzicionit demokratik nė fillim tė vitit 1990, nė kohėn e
shpėrbėrjes sė Federatės Jugosllave, kur shqiptarėt e Kosovės, krahas
deklarimit tė pavarėsisė, braktisėn sistemin monist jugosllav dhe bėnė
hapat e parė drejtė pluralizmit politik dhe organizimit
demokratik.(faqe 190).
Pėr dy
kapitujt e parė, profesor Bajrami shėnon nė bibliografi se ka pėrdorur
39 burime. Ndėrsa i citon vetėm 13 prej tyre (ky fenomen e pėrcjell
profesor Bajramin nė tė gjithė kapitujt tjerė). Po nė kėta kapituj, ai
citon disa burime qė nuk i shėnon fare nė bibliografi. Pra, vėrehet
qartė se profesor Bajrami e ka pėrgatitur librin shpejt e shpejt, ka
cituar sa pėr sy e faqe, dhe ka shėnuar nė bibliografi se ka pėrdorur
shumė literaturė, me siguri pėr tu dukur tip intelektuali qė lexon
dhe punon shumė. Nė kapitullin e dytė, prof.dr. Arsim Bajrami kur flet
pėr pozitėn e Kosovės nė bazė tė Kushtetutės sė vitit 1974, tėrė ajo
qė thotė nė faqe 49-67 ėshtė pothuajse ad litteram ajo qė thotė nė
faqe 9-42 tė librit Aktet burimore kushtetuese dhe politike tė
shtetėsisė sė Kosovės. Dhe krejt kjo nuk citohet, pėveē pesė
paragrafėve tė cituar. E paragrafet tjera?!
Ndėrsa, nė
kapitujt tre, katėr dhe pesė, profesori flet pėr fazat e administrimit
ndėrkombėtar nė Kosovė. Mirėpo, nė kėta kapituj mė shumė ka
deskripcion sesa qė ka origjinalitet dhe qasje kritike. Pėrjashtim bėn
evidentimi i tė metave tė Rezolutės 1244 dhe Kornizės Kushtetuese.
Kurse
kapitulli i gjashtė fillon me elaborimin e transicionit demokratik nė
Kosovė dhe nė disa vende tjera tė Evropės Juglindore. Vazhdon pastaj
me nėnkapitullin demokracia parlamentare, nė tė cilin nuk thotė
asgjė mė shumė, pėrveē asaj qė ka thėnė nė librin paraprak tė tij
Teoria dhe praktika parlamentare. Dhe pėr kėtė nėnkapitull nė
bibliografi autori shėnon se ka shfrytėzuar 153 burime. Si ėshtė e
mundshme qė tė shfrytėzohen 153 burime pėr kėtė nėnkapitull, kur
shumica e asaj qė thuhet, nė kėtė nėnkapitull, ėshtė marrė prej librit
tė tij, Teoria dhe praktika parlamentare, ku pėr kėtė libėr ka
shfrytėzuar gjithsejt 58 burime?! Kjo ėshtė nonsens.
Nė
kapitullin e shtatė dhe tė fundit tė kėtij libri, Faza e tretė e
administrimit ndėrkombėtar zgjidhja pėrfundimtare e statusit
juridiko-politik tė Kosovės, autori thotė: Kosova plotėson tė gjitha
kushtet ndėrkombėtare pėr tė funksionuar si shtet i mvetėsishėm, sa i
pėrket territorit, popullsisė dhe tė poseduarit e qeverisė
efektive.(faqe 248). Por, sipas Konventės sė Montevideos tė vitit
1933 pėr tė Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, shteti pėr tė qenė subjekt
nė tė drejtėn ndėrkombėtare duhet t'i plotėsojė kėto kushte:
popullsinė e pėrhershme; territorin e caktuar; qeverinė pėrkatėsisht
pushtetin sovran; dhe aftėsinė pėr tė hyrė nė marrėdhėnie me shtetet e
tjera. Kosova i plotėson dy kushtet e para tė Konventės sė
Montevideos. Pra, Kosova e ka popullsinė e pėrhershme dhe territorin e
caktuar.
Mirėpo,
Kosova nuk e plotėson kushtin e tretė pėr tė qenė shtet, tė poseduarit
e qeverisė efektive, sepse, siē e thotė edhe Juraj Andrassy shteti
ėshtė organizata mė e lartė e rendit juridik qė vepron nė njė hapėsirė
tė caktuar, e njėkohėsisht nuk i nėnshtrohet asnjė organizate tjetėr,
qė do tė thotė se Kosova nuk i plotėson tė gjitha kushtet
ndėrkombėtare pėr tė funksionuar si shtet i mvetėsishėm, ngase
institucionet e saj nuk janė organizata mė e lartė e rendit juridik nė
Kosovė e qė nuk i nėnshtrohen asnjė organizate tjetėr.
Madje-madje, Kosova nuk e plotėson as kushtin e katėrt, aftėsinė pėr
tė hyrė nė marrėdhėnie me shtetet e tjera. E ky kusht sipas disa
autorėve tė sė drejtės ndėrkombėtare ėshtė krucial, sepse aftėsia pėr
tė hyrė nė marrėdhėnie me shtetet e tjera e dallon shtetin nga
bashkėsitė e tjera siē janė anėtarėt e federatės ose vendet nėn
protektorat. Zaten, kėtė gabim, profesor Bajrami e ka bėrė edhe nė
librin e tij Aktet burimore kushtetuese dhe politike tė shtetėsisė sė
Kosovės tė botuar nė vitin 1996. (Arsim Bajrami Aktet burimore
kushtetuese dhe politike tė shtetėsisė sė Kosovės, Shoqata e pavarur
e Juristėve tė Kosovės, Prishtinė, faqe 45-48).
Nė fund
fare, po e them edhe kėtė: po qe se botues i kėtij libri do tė ishte
autori apo ndonjė biznismen, sbesoj dot se do tė kisha reaguar. Pra,
ajo qė mė sėkėlldis ėshtė se botues i kėtij libri ėshtė Universiteti i
Prishtinės. Kėshtu qė, nuk mundem pa reaguar. Nė tė kundėrtėn, do tė
isha njė pėrbindėsh moral i pakundshoq.
http://www.tjeterqysh.com/skandaloze.html
|
|