| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kėshilli i
Sigurimit i OKB-sė dėnoi aktet e dhunės nė Kosovė
-
Presidenti
Rugova u bėri thirrje qytetarėve tė Kosovės tė ndalin protestat
-
Admirali
Xhonson tha se nė veprimet e grupeve protestuese nuk kishte asgjė
trimėrore dhe as patriotike
-
Xhek Strou ka
dėnuar dhunėn nė Kosovė
-
Ministri i
jashtėm irlandez ka kėrkuar nga drejtuesit e Kosovės t'i japin fund
konfliktit ndėretnik
-
Erhard Busek
ka dėnuar shpėrthimin e dhunės nė Kosovė
-
Mitrovicė: Apel qytetarėve qė tė jenė shumė tė matur nė veprimet e
tyre
-
Situatė mė e qetė nė Kosovė
-
Policia njofton se janė arrestuar 17 pjesėmarrės tė protestės nė
Gjilan
-
Italia ėshtė e shqetėsuar me situatėn nė Kosovė; 130 parashutistė
janė nisur si ndihmė KFOR-it
-
Nė Kosovė edhe
gjatė ditės se djeshme pati tė plagosur dhe u dogjėn disa shtėpi e
objekte fetare ortodokse
-
Kampi amerikan
"Bondstill" dėnon dhunėn dhe aktet e dhunshme nė Kosovė
-
NATO-ja
paralajmėron dėrgimin e 1000 trupave shtesė nė Kosovė pėr shkak tė
trazirave tė fundit
-
Franca dėrgon 400 ushtarė shtesė nė Kosovė
-
Novicki: Jo tė gjithė shqiptarėt nė Kosovė dėshirojnė tė ardhme tė
mbarė
-
Rexhepi takohet me udhėheqėsit komunalė nė Mitrovicė
-
Tri
shoqatat e dala nga lufta kėrkuan qė tė ndėrpriten tė gjitha
protestat sot pasdite
-
F. Spahija:
Ekstremistėt serbė gjithmonė janė tė gatshėm tė provokojnė dhe ata
kanė pėrparėsi ndaj situatės nė Mitrovicė
-
Del Ponte
thotė se KFOR-i dhe forcat e tjera duhet tė marrin masa qė situata
tė mos pėrshkallėzohet
-
Del Ponte
thotė se ajo ka prova tė mjaftueshme pėr ta gjetur fajtor
Millosheviqin
-
Demonstruesit
serbė sulmuan Ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd
-
Ēoviq deklaroi
se serbėt do tė jenė tė gatshėm tė mbrohen ndaj sulmeve eventuale
-
Tė hėnėn
diplomatėt e BE-sė diskutojnė pėr Kosovėn
-
Gjermania
dėrgon nė Kosovė edhe 600 ushtarė
-
Ministria e
Mbrojtjes e Britanisė ka dėrguar grupin prej 750 ushtarėsh nė Kosovė
-
Nė shumicėn e
shkollave procesi mėsimor zhvillohet normalisht, pėrveē nė disa
komuna
-
SHBA-tė
punojnė me NATO-n pėr t'i dhėnė fund dhunės nė Kosovė
-
K.Stivens: U
bėjmė thirrje qytetarėve tė Kosovės tė bashkėpunojnė me UNMIK-un,
KFOR-in dhe SHPK-nė
D.Server: Serbia nuk dėshiron t'i zgjidhė problemet, por i krijon
ato vetė
-
Deklaratė e
Kuvendit tė Shqipėrisė lidhur me ngjarjet e ditėve tė fundit nė
Kosovė
-
Qeveria
shqiptare bėn thirrje pėr uljen e tensioneve nė Kosovė
-
Edhe nata e
mbrėmshe ka qenė e tensionuar nė Kosovė
-
Pauell
paparalajmėrim nė Bagdad, vdes njė gazetar nga plagėt e marra
-
Njė marins
amerikan ka vdekur nga plagėt e marra nė Irak
-
Nė njė
aksident trafiku nė Finlandė, kanė humbur jetėn 24 persona,
kryesisht tineixherė
-
Trupat
pakistaneze mund tė kenė rrethuar zėvėndėsin e Osama bin Ladenit
-
Presidentja
tajvaneze ėshtė qėlluar me armė zjarri
-
Mbreti i
Jordanit i ka bėrė njė vizitė tė befasishme kryeministerit izraelit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Kėshilli i
Sigurimit i OKB-sė dėnoi aktet e dhunės nė Kosovė
-
-
Nju Jork,
19 mars 2004 - Kėshilli i Sigurimit i
OKB-sė u mblodh nė njė sesion urgjent pasi dhuna nė Kosovė dhe nė
Sėrbi shkaktoi 31 tė vrarė dhe mė shumė se 500 tė plagosur.
-
Tė 15 vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit dėnuan pėrleshjet dhe
u bėnė thirrje udhėheqėsve kosovarė qė tė sigurojnė zbatimin e
shtetit juridik. Ata i cilėsuan sulmet kundėr personelit tė OKB-sė
nė Kosovė si "sulm kundėr komunitetit ndėrkombėtar".
-
Sekretari i Pėrgjithsėm i OKB-sė Kofi Annan i cilėsoi shkatėrrimet
dhe djegiet e kishave dhe tė xhamive si akte "tė turpshme dhe tė
pafalshme".
-
Ministri i Jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi Goran Svilanoviq t ha
para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė se se dy ditėt e fundit tė
dhunės janė provė e fushatės sė spastrimit etnik nga ekstremistėt
shqiptarė nė Kosovė.
-
Nė njė fjalim emocional para Kėshillit tė Sigurimit, Svilanoviq
fajėsoi NNAT0-n dhe forcat e Kombeve tė Bashkuara qė nuk arritėn tė
ndalin atė qė ai e cilėsoi si dhunėn mė tė ashpėr etnike nė Kosovė
qė pas pėrfundimit tė luftės afro 5 vjet mė parė.
-
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan u bėri
thirje tė dyja palėve tė mos kalojnė nė akte tė dhunshme. Por ai e
vuri theksin mbi shumicėn shqiptare nė Kosovė.
-
"Mė lejoni qė nė veēanti t'u kujtoj udhėheqėsve tė komunitetit
shqiptar nė Kosovė se, si grupi mė i madh etnik, ata kanė
pėrgjegjėsinė tė mbrojnė dhe tė forcojnė tė drejtat e popullsisė nė
Kosovė, dhe veēanėrisht tė pakicave tė saj."
-
-
Zoti Annan i pėrshkroi sulmet kundėr
kishave dhe varrezave nė Kosovė si dhe sulmet hakmarrėse ndaj
xhamive nė zona tė ndryshme nė Serbi dhe Mal tė Zi si akte tė
turpshme.
-
Nė takim foli edhe ministri i jashtėm gjerman Joshka Fisher, i cili
u bėri thirje tė dyja palėve tė tregojnė guxim politik dhe tė ndalin
dhunėn. Nuk do tė ketė falje pėr autorėt e kėtyre akteve. Ka ardhur
koha qė politikanėt shqiptarė dhe serbė nė Kosovė tė dalin para
popullit tė Kosovės dhe tė mbrojnė vlerat demokratike kundėr
anarkisė dhe dhunės, tha ai.
-
Kėshilli i Sigurimit nėpėrmjet njė deklarate e cilėsoi dhunėn nė
Kosovė si tė papranueshme dhe kėrkon qė autorėt e kėtyre akteve tė
nxirren para drejtėsisė. Kėshilli dėnon gjithashtu sulmet ndaj
personelit tė NAT0-s dhe OKB-sė.
-
Deklarata pėrkon me njoftimet nga Mitrovica se personeli i Kombeve
tė Bashkuara ėshtė evakuuar nga ky qytet.
-
-
-
Presidenti
Rugova u bėri thirrje qytetarėve tė Kosovės tė ndalin protestat
-
-
Prishtinė, 19 mars 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova mbrėmė nė
njė takim me gazetarėt iu drejtua qytetarėve tė Kosovės dhe u bėri
thirrje qė menjėherė t'i ndalin veprimet e dhunshme ndaj policisė sė
UNMIK-ut dhe KFOR-it. Kėto protesta, ku ėshtė pėrdorur dhuna, e
prishin imazhin e progresit tė Kosovės dhe janė kundėr procesit
pozitiv tė lirisė e pavarėsisė.
-
Presidenti Rugova mė tej tha se pakėnaqėsitė e ndryshme dhe raportet
me UNMIK-un e bashkėsinė ndėrkombėtare qė ėshtė e pranishme, pasi tė
qetėsohet gjendja, do t'i shqyrtojmė tė gjitha kėto pakėnaqėsi, duke
i zgjidhur brenda institucioneve tė Kosovės sė bashku me UNMIK-un
dhe me KFOR-in. Presidenti i Kosovės ka shprehur indinjatėn e tij
lidhur me sulmet qė janė bėrė ndaj trupave tė KFOR-it dhe policisė
sė UNMIK-ut.
-
-
Ata qė e dinė njė pjesė tė historisė
shqiptare, u ėshtė drejtuar Presidenti Rugova, gazetarėve, se sa i
pėrket historisė sė Shqipėrisė nė vitin 1913 kur Evropa ka dėrguar
nė Shqipėri Princ Vidin, qė ka qenė njėlloj protektorati, "armiqtė e
shqiptarėve i kanė shtyrė njerėzit qė ta pėrzėnė Prind Vidin nga
Shipipėria, prandaj nė kėtė situatė qė ėshtė krijuar nė Kosovė, ne
duhet tė mendojmė seriozisht".
-
"Prandaj, edhe njėherė u drejtohem tė gjithė qytetarėve tė Kosovės
se ne tė gjitha problemet do t'i shtrojmė dhe do t'i zgjidhim,
mirėpo pa institucione ne nuk mund tė zgjidhim asgjė, edhe pėr
faktin se gjatė dhjetė vjetėve tė dominimit tė pushtetit tė huaj,
kemi pasur sukses, pastaj lufta dhe ndėrhyrja e NATO-s dhe 5 vjetėt
nė liri, qė bėmė njė progres tė madh", tha z.Rugova.
-
Prandaj, deklaroi presidenti Rugova, nuk duhet tė "dehemi", tė
kėnaqemi nga progresi, por duhet tė punojmė dhe tė veprojmė brenda
institucioneve dhe rendit demokratik. Ky vit ėshtė i rėndėsishėm
pasi mbahen zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve bėhen institucionet e
tjera, por ne duhet gjithsesi tė punojmė qė tė mbahen kėto zgjedhje
dhe tė vazhdojė jeta demokratike.
-
Njėra nga pyetjet qė u shtrua gjatė konferencės sė presidentit
Rugova, ishte se ēfarė po bėjnė institucionet e Kosovės pėr
zhbllokimin e dy nga rrugėve mė kryesore tė cilat po vazhdojnė tė
mbahen tė bllokuara nga minoriteti serb.
-
Presidenti Rugova u pėrgjigj se institucionet e Kosovės po punojnė
me UNMIK-un dhe kėto rrugė duhet tė zhbllokohen. Unė kam kėrkuar dhe
kėrkoj qė tė zhbllokohen nga forcat e KFOR-it, tė policisė sė
UNMIK-ut dhe asaj tė Kosovės. "Prandaj, nuk do tė tolerojmė kėto
veprime tė dhunshme, dhe duhet tė mėsohemi tė logjikojmė si shtet.
Edhe ata tė cilėt i bllokojnė kėto rrugė do tė kenė pasoja qė do tė
pėrballen me ligjin.
-
Pyetja tjetėr ishte lidhur me zbehjen e imazhit tė pėrfaqėsuesve tė
institucioneve gjatė kėsaj periudhe tė krizės qė po kalon Kosova.
-
-
Presidenti Rugova u pėrgjigj se "nuk
ėshtė zbehur imazhi i liderėve tė institucioneve tė Kosovės, por
kėto lloj zhurmash qė po bėhen, qe njė periudhė tė gjatė, kėto na
kanė sjellė nė kėtė gjendje ku jemi, derisa kanė gjuajtur edhe nė
shtėpinė time dhe tani i gjuajnė shtėpitė e tė gjithėve, prandaj ne
do t'i ndalim kėto grupe ekstreme, tė cilat janė kundėr demokracisė,
kundėr lirisė, pavarėsisė dhe prosperitetit tė Kosovės".
-
-
-
Admirali
Xhonson tha se nė veprimet e grupeve protestuese nuk kishte asgjė
trimėrore dhe as patriotike
-
-
Prishtinė, 19 mars 2004
- Komandanti i krahut jugor tė NATO-s Gregori
Xhonson, sapo kishte qnėdroi dje pasdite nė Kosovė dhe bėri tė ditur
se kishte dhėnė urdhėr qė nė Kosovė tė dislokohen rreth 1000 trupa
nga forcat strategjike rezervė e NATO-s. Ai mori pjesė nė njė takim
me krerėt e bashkėsisė ndėrkombėtare, tė komandantit tė KFOR-it, tė
institucioneve dhe partive politike tė Kosovės, si dhe me shefat
Kuintit diplomatik nė Prishtinė.
-
Nė deklaratėn e pėrbashkėt nga ky takim, tė cilėn e ka lexuar nė
emėr tė pjesėmarrėsve, shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, thuhet se "nuk
ka arsyetim pėr dhunėn dhe ajo duhet ndėrprerė menjėherė.
-
-
Ata qė janė tė angazhuar nė kėtė dhunė
po e tradhtojnė gjithė popullin e Kosovės". Nė deklaratė thuhet se
progresi i arritur gjatė viteve tė fundit ėshtė rrezikuar dhe se
ėshtė rrezikuar edhe prospekti pėr njė tė ardhme mė tė mirė, ndėrkaq
tash ėshtė koha pėr qetėsi, tha z. Holkeri.
-
Ndėrkaq komandanti i Krahut Jugor tė NATO-s, admirali Gregori
Xhonson konfirmoi se nė Kosovė ka filluar ardhja e trupave nga
forcat sttrategjike rezervė tė NATO-s me qėllim tė rivendosjes sė
rendit. Ai shtoi se tri kompani nga forcat strategjike rezervė tė
NAT0-s kanė arritur dhe po arrijnė sot nė Kosovė, ndėrkaq mė shumė
trupa do tė vijnė nė ditėt e ardhshme, tha admirali Xhonson, duke e
vlerėsuar situatėn shumė tė rrezikshme.
-
Admirali Xhonson tha se forcat paqeruajtėse po punojnė kėtu tash e
pesė vjet me radhė dhe shtoi se ėshtė prekur shumė nga fakti se
miqtė mė tė mirė qė shqiptarėt e Kosovės kanė pasur ndonjėherė -
ushtarėt e NATO-s, tė UNMIK-u dhe bashkėsia ndėrkombėtare, po
sulmohen. Kjo tha ai, duhet tė ndėrpritet menjėherė.
-
Admirali Xhonson tha se nė veprimet e grupeve protestuese nuk kishte
asgjė trimėrore dhe as patriotike. Thjesht ishte njė krim dhe
shkurtimi i trupave tė NATO-s tha ai nuk kanė ndikuar nė situatėn e
krijuar nė Kosovė. Kjo ēfarė ka ndodhur ēon njė kthim prapa, tha
admirali Xhonson, duke u bėrė thirrje tė gjithėve qė tė punojnė sė
bashku pėr zgjidhjen e situatės.
-
-
-
Xhek Strou
ka dėnuar dhunėn nė Kosovė
-
-
Londėr, 19 mars 2004
- Ministri i jashtėm britanik, Xhek Strou ka
dėnuar dhunėn nė Kosovė, por ka pėrsėritur faktin se ndėrhyrja nė
ish-Jugosllavi ka qenė e domosdoshme dhe se zgjidhja e problemeve
merr kohė.
-
"Ka ndarje tė thella etnike, ndarje tė cilat vazhdojnė prej shekujsh
nė tė gjithė Ballkanin dhe shumė nga kėto mosmarrėvshje historike i
shohim edhe nė ndarjet ekzistuese ndėrmjet komuniteteve nė Kosovė.
Ndėrtimi i vendeve nuk ėshė njė ēėshtje e lehtė", ka thėnė Strou.
-
-
Ai ka nėnvizuar se ēfarė do tė kishte
ndodhur nėse ne do tė lejonim qė nė oborrin tonė tė ndodhte pastrimi
etnik e gjenocidi brutal dhe kasaphanja pa u ndėshkuar. Nuk ka pasur
alternativė tjetėr veēse tė ndėrhynim nė Kosovė. Ka qenė e drejtė
ndėrhyrja dhe ne do tė qėndrojmė atje,tha Strou, duke mbrojtur
politikėn e ndjekur nga bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
-
-
Ministri i
jashtėm irlandez ka kėrkuar nga drejtuesit e Kosovės t'i japin fund
konfliktit ndėretnik
-
-
Bruksel, 19 mars 2004
- Ministri i jashtėm irlandez, Brajen Koen si
kryesues i radhe sė BE-sė ka kėrkuar nga drejtuesit vendor tė
Kosovės qė tė ndikojnė pėr t'i dhėnė fund konfliktit ndėretnik nė
vend. Sipas tij pėrparėsia kryesore ėshtė rivendosja e qetėsisė. Ai
ka shtuar se pėrgjėsit pėr kėto akte duhet tė nxirren para
drejtėsisė.
-
-
-
Erhard Busek
ka dėnuar shpėrthimin e dhunės nė Kosovė
-
-
Bruksel, 19 mars 2004
- Koordinatori i posaēėm i Paktit tė Stabilitetit
Erhard Busek ka dėnuar shpėrthimin e dhunės nė Kosovė.
-
-
Ai ka thėnė se autorėt e kėtyre akteve
duhet ta dinė se rrethi i tyre i pashpresė po reflekton negativisht
mbi Kosovėn dhe ėshtė njė kthim pas nė zhvillimet politike nė
Kosovė.
-
-
Busek gjithashtu ka dėnuar edhe dhunėn
nė Serbi dhe Mal tė Zi e cila rezultoi me djegien e disa objekteve
tė fesė islame.
-
-
-
Mitrovicė: Apel qytetarėve qė tė jenė shumė tė matur nė veprimet e
tyre
-
-
Mitrovicė, 19
mars 2004 - Bordi i
Drejtorėve tė administratės sė Kuvendit tė Komunės, drejtuar nga
kryeshefi Mustafė Pllana, ka mbajtur sot njė mbledhje tė
jashtėzakonshme, nė tė cilėn ka diskutuar pėr gjendjen e krijuar nė
komunė dhe ka pėrcaktuar masat nga fushėveprimi i vet pėr
stabilizimin sa mė tė shpejtė tė kėsaj gjendje.
-
Bordi i Drejtorėve vlerėsoi se situata nė komunė ėshtė shumė e
rėndė, prandaj u ka bėrė apel qytetarėve qė tė jenė shumė tė matur
nė veprimet e tyre, tė jenė gjakftohtė dhe tė bėjnė gjithēka qė
ėshtė e mundur qė ėshtė e mundur pėr tė dhėnė kontribut nė qetėsimin
e gjendjes dhe normalizimin e jetės nė komunė.
-
Kryeshefi i Ekzekutivit, Mustafė Pllana ka caktuar obligime dhe
pėrgjegjėsi tė veēantė pėr tė gjithė drejtorėt e drejtorive tė
Administratės Komunale, duke kėrkuar nga ata qė tė kenė njė
bashkėpunim sa mė tė ngushtė me instiucionet publike, sikur janė ato
tė shndetėsisė, zjarrėfiksat etj, si dhe t'i mobilizojnė tė gjithė
segmentet e duhura pėr ofrimin e shėrbimeve tė nevojshme pėr
qytetarėt, nė mėnyrė qė jeta tė mos paralizohet.
-
-
-
Situatė mė e qetė nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 19
mars 2004 - Duket
se nė tė gjitha qytetet e Kosovės situata sot paraqitet mė e qetė,
pėrveē ndonjė incidenti tė izoluar, si ai qė ka ndodhur sot nė
lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės ku ėshtė plagosur njė
shqiptar.
-
Ndryshe protesta janė mbajtur vetėm nė Pejė, ku ėshtė protestuar nė
mėnyrė tė qetė dhe pa incidente dhe nė Prizren ku kanė nė sheshin
Shadėrvan kanė protestuar disa qindra tė rinj. Nga liceu ortodoks nė
Prizren sot ėshtė nxjerrė njė kufomė e karbinizuar dhe ėshtė dėrguar
nė morgun e Rahovecit.
-
-
Ndėrkaq, siē mėsohet
jozyrtarisht, dje ėshtė vrarė Gazmend Shala nga fshati Zoqishtė i
Rahovecit.
-
-
-
Policia njofton se janė arrestuar 17 pjesėmarrės tė protestės nė
Gjilan
-
-
Gjilan, 19 mars
2004 - Komiteti pėr
Siguri dhe Emergjencė i komunės sė Gjilanit, nė takimin e sotėm ku
mori pjesė edhe KFOR-i, SHPK-ja, TMK-ja, pėrgjegjėsit e UNMIK-ut pėr
rajon dhe komunė si dhe pėrfaqėsues tė organizatave tjera
ndėrkombėtare nė Kosovė, vlerėsoi se nata e mbrėmshme ka qenė
relativisht e qetė.
-
Drejtoria pėr siguri civile dhe emergjencė ėshtė njoftuar se mbrėmė
nė Cėrnicė ka ndodhur njė shpėrthim ku janė lėnduar 4 serbė dhe, siē
tha Hazir Mustafa, pas marrjes sė ndihmės sė parė nė spitalin e
Gjilanit, ata janė lėshuar nė shtėpitė e tyre.
-
Nga informacionet e mėvonshme ėshtė marrė vesh se nė mesin e tė
lėnduarve nuk ka qenė asnjė fėmijė, siē ėshtė ishte raportuar nė
disa media, por qė tė gjithė kanė qenė mbi 22 vjeē e mė tepėr.
Duke i komentuar zhvillimet e fundit nė Kosovė, tė cilat kanė
tėrhequr vėmendjen edhe tė mediave ndėrkombėtare, koloneli Xhonson
nga kampi "Montith" nė Gjilan tha se kjo qė ka ndodhur nė dy ditėt e
fundit, nuk ėshtė e mirė pėr Kosovėn.
-
Koloneli i SHPK-sė, Reshat Maliqi ka raportuar se mbrėmė gjatė natės
ka ndodhur njė sulm me granatė dore ndaj patrullės sė policisė nė
fshatin Boston tė Artanės, por nuk ka patur tė lėnduar.
Vetėm dje nė drejtim tė policėve tė SHPK-sė janė hudhur njė kamion
gurė e drunj nga protestuesit, me ē`rast janė lėnduar 15 pjesėtarė,
por tė gjithė ata kanė thėnė se janė tė aftė tė vazhdojnė punėn, pos
njė police, e cila ndodhet e shtrirė nė spital, tha Maliqi.
-
Policia e Gjilanit, tashmė ka filluar tė ndėrmarrė masa ndaj njė
numri tė protestuesve dhe dje ka arrestuar 17 persona dhe ndaj tyre
ka bėrė fletėparaqitje pėr prishje tė rendit dhe tė qetėsisė. Pėr
mosrrespektim tė ores policore, ndėrkaq natėn e mbrėmshme janė
mbajtur nė stacionin e policisė 24 qytetarė, ka thenė komandanti i
stacionit tė policisė nė Gjilan, Izet Azizi.
-
Kryetari i komunės Lutfi Haziri tha se nuk mund tė marrė mbi vete
protesta tė kėtilla dhe nuk dėshiron tė identifikohet me ata
persona, tė cilėt gjatė dy ditėve tė kaluara kanė ushtruar dhunė dhe
kanė hudhur gurė kundėr strukturave ndėrkombėtare dhe policėve tė
SHPK-sė.
-
Edhe koloneli i TMK-sė, Shaban Musliu ka shprehur shqetėsimin e tij
pėr gjithė atė ēka ka ndodhur nė dy ditėt e fundit.
-
-
-
Italia ėshtė e shqetėsuar me situatėn nė Kosovė; 130 parashutistė
janė nisur si ndihmė KFOR-it
-
-
Romė, 19 mars
2004 - Ministri
italian i Punėve tė Jashtme Franko Fratini ka deklaruar se Italia
ėshtė e shqetėsuar me situatėn nė Kosovė dhe do tė shtojė pėrpjekjet
pėr gjetjen e zgjidhjeve.
-
Ndėrkaq, ministri italian i Mbrojtjes Antonio Martino ka thėnė se
Italia duhet tė shtojė praninė nė Kosovė, duke transferuar disa
forca tė saj nga Bosnja dhe Italia nė Kosovė.
-
Sot nga qyteti italian Piza janė nisur pėr nė Kosovė 130
parashutistė italianė, si pėrforcim pėr forcat paqeruajtėse nė
Kosovė.
-
Ndryshe Italia ka 2400 ushtarė nė Kosovė.
-
-
-
Nė Kosovė
edhe gjatė ditės se djeshme pati tė plagosur dhe u dogjėn disa
shtėpi e objekte fetare ortodokse
-
-
Prishtinė, 19 mars 2004
- Numri i tė vrarėve nė trazirat e dy ditėve tė
fundit sipas zėdhėnėses sė UNMIK-ut Izabela Karlovic ka arritur nė
31. Dje janė plagosur 127 vetė. Pėrveē nė Mitrovicė edhe nė Gjilan e
Ferizaj ėshtė vendosur ora policore prej orės 21.00 deri nė orėn
gjashtė tė mėngjesit.
-
Protestuesit nė Skėnderaj i kanė vėnė zjarrin njė manastiri ortodoks
nė Skėnderaj ku edhe nė kėtė qytezė u organizuan protesta. Edhe nė
Podujevė ka pasur protesta. Po kėshtu nė Viti i ėshtė vėnė zjarri
katėr shtėpive tė minoritetit serb. Edhe nė Prishtinė vazhduan
problemet.
-
-
Nė periferi tė Prishtinės nė Ēagllavicė
ka pasur tre tė plagosur me plumba plastikė. Nė Prizren, janė
plagosur shtatė anėtarė tė SHPK-sė janė plagosur, ndėrkaq nė Gjilan
dy pjesėtarė tė kėtij shėrbimi. Vetėm gjatė ditės sė djeshme janė
plagosur 14 protestues.
-
Rrugėt qė lidhin Prishtinė e Ēagllavicėn dhe Graēanicėn dhe nė fakt
qė lidhin Prishtinėn me Shkupin janė ende tė bllokuara.
-
Zėdhėnėsi i SHPK-sė Refki Morina konfirmon se ėshtė pėrforcuar
kufiri me Kosovėn nga ana e Serbisė dhe Malit tė Zi,por edhe nga ana
e Maqedonisė pas zhvillimeve tė fundit nė Kosovė.
-
-
-
Kampi
amerikan "Bondstill" dėnon dhunėn dhe aktet e dhunshme nė Kosovė
-
-
Ferizaj, 19 mars 2004
- Nė reagimin e Kampit amerikan "Bondstill"
dėnohet dhuna dhe aktet e dhunshme nė Kosovė dhe thuhet se sė bashku
duhet tė punohet pėr tė rivendosur paqen dhe pėr t'iu kthyer punės
qė Kosova tė shkojė drejtė sė ardhmes.
-
-
Nė kėtė reagim theksohet gjithashtu se
veprimet e ushtarėve tė Brigadės sė Lindjes nė Kosovė janė bazuar
gjithmonė nė shpirtin e paanashmėrisė dhe se do tė veprohet dhe do
tė reagohet ndaj ēdo grupi, i cili do tė veprojė nė atė mėnyrė qė
ėshtė vepruar dje.
-
-
-
NATO-ja
paralajmėron dėrgimin e 1000 trupave shtesė nė Kosovė pėr shkak tė
trazirave tė fundit
-
-
Bruksel, 19 mars 2004
- NATO-ja ka paralajmėruar pėr dėrgimin e 350
trupave shtesė nė Kosovė pėr shkak tė trazirave qė po ndodhin kėtu.
Njė njėsi me 150 amerikanė tashmė ėshtė nė rrugė drejt Kosovės. Po
ashtu nė Kosovė do tė vijnė edhe ushtarėt britanik dhe italianė.
-
-
Njėherėsh edhe Parlamenti i Austrisė ka
miratur rritjen e numrit tė ushtarėve austriak nė misionet
paqeruajtėse nė Kosovė dhe Bosnje. Ministri i Mbrotjes sė Austrisė
ka deklaruar se ky hap dėshmon se pėrparėsi nė misionet e ardhshme
ndėrkobėtare do tė ketė Evropa Juglindore.
-
Britania e Madhe ka thėnė se do tė dėrgojė edhe 750 trupa tė tjera
nė Kosovė.
-
-
-
Franca dėrgon 400 ushtarė shtesė nė Kosovė
-
-
Paris, 19 mars
2004 - Edhe Franca
dėrgon trupa shtesė nė Kosovė dhe tashmė njė kontigjent ushtarėsh
francezė janė nisur nga Tuluzi pėr nė Prishtinė, deklaroi ministrja
franceze e Mbrojtjes Mishel Alio-Mari.
-
-
Mė herėt AFP njoftonte
se Franca do tė dėrgojė nė Kosovė 400 ushtarė shtesė, ku nė kuadėr
tė forcave paqeruajtėse tashmė ndodhet njė kontigjent paqeruajtėsish
francezė prej 2500 njerėzish.
-
-
-
Novicki: Jo tė gjithė shqiptarėt nė Kosovė dėshirojnė tė ardhme tė
mbarė
-
-
Prishtinė, 19
mars 2004 -
Obudspersoni i Kosovės Marek Antoni Novicki ka lėshuar njė deklaratė
dreejtuar shqiptarėve tė Kosovės, nė tė cilėn, siē thotė, "apelon te
pjesa shqiptare e popullit nė Kosovė, jo vetėm si Ombudsperson nė
Kosovė, por edhe si njė njeri qė ka jetuar dhe punuar nė mesin e
kosovarėve katėr vitet e fundit".
-
"Gjatė kėtyre viteve, jam pėrpjekur t'ju ndihmoj duke ngritur
problemet dhe ēėshtjet tuaja me pėrgjegjėsit e UNMIK-ut dhe
strukturave administrative vendore. Jam pėrpjekur tė jem avokat i
popullit dhe nė tė njejtėn kohė mik i tė gjithė kosovarėve", thotė
Novicki.
-
"I kam bėrė tė gjitha kėto sepse kam supozuar qė ju, populli i
Kosovės, keni zgjedhur rrugėn qė shpie drejt njė tė ardhme tė mbarė
pėr ju dhe familjet tuaja, njė tė ardhme nė tė cilėn do tė jetonit
nė njė shoqėri qė ėshtė e mbėshtetur nė mendjegjerėsi, tolerancė dhe
mbrojtjen e tė drejtave tė tjerėve", thotė ai. Por sipas tij,
"pėrkundėr kėsaj, zhvillimet e kohės sė fundit dhanė njė mendim qė
jo tė gjithė pjesėtarėt e bashkėsisė shqiptare nė Kosovė e
dėshirojnė kėtė tė ardhme tė mbarė".
-
"Nė vend tė saj, pamjet e tashme tė dhunės sė tmerrshme dhe krimeve
tė urryera kundėr pjesėtarėve tė bashkėsisė serbe dhe forcave
ndėrkombėtare tė sigurisė krijojnė bindjen brenda dhe jashtė Kosovės
qė ekziston njė qėllim pėr ta pastruar kėtė vend nga prezenca e tė
gjithė serbėve, qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me idenė e
bashkėjetesės multietnike nė Kosovė", thekson Novicki nė deklaratėn
e tij, duke kėrkuar nga kosovarėt ta rishqyrtojnė qėndrimin e tyre,
"me shpresė qė edhe nėse nuk pajtoheni tė dėgjoni tė tjerėt, sė paku
do tė merrni nė konsiderim brengat dhe vėrejtjet serioz tė
Ombudspersonit", thotė Marek Antoni Nowicki.
-
-
-
Rexhepi takohet me udhėheqėsit komunalė nė Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 19
mars 2004 -
Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi po e viziton sot qytetin e
Mitrovicės pėr t'u njohur pėr sė afėrmi me gjendjen atje.
-
-
Mes tė tjerash
kryeministri Rexhepi u takua edhe me pėrfaqėsuesit e komunės sė
Mitrovicės, tė cilėve u ka kėrkuar qė tė bėjnė ēmos qė tė vijė deri
tė qetėsimi i situatės. Ndėrkohė trupat paqėruajtse tė KFOR-it kanė
marrė njė aksion tė gjerė nė kėrkim tė armėve nė Mitrovicė.
-
Rexhepi akuzoi UNMIK-un pėr fillimin e dhunės nė Kosovė dhe
degradimin e situatės, pasi, siē tha, nuk veproi me kohė dhe nė
mėnyrė efikase.
-
-
-
Tri shoqatat e dala nga lufta kėrkuan qė tė ndėrpriten tė gjitha
protestat sot pasdite
-
-
Prishtinė, 19
mars 2004 - Tri
shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė kėrkuan qė tė ndėrpriten tė
gjitha protestat sot mė 19 mars nė orėn 16.00. Nė njė takim me
gazetarė, pėrfaqėsuesit e kėtyre shoqatave kanė akuzuar UNMIK-un si
gjenerator tė krizave tė cilat, sipas tyre, shkaktuan gjakderdhjen
nė Kosovė.
-
-
Si pasojė e pakėnaqėsive
tė akumuluara gjatė pesė vjetėve, nė protesta masa e revoltuar nuk
kishte mundėsi tė kontrollohej, tha Afrim Kuleta nga Shoqata e
Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė.
-
Ndėrkaq, Faik Fazilu, kryetar i Kėshillit organizativ tė protestave
bėri thirrje pėr ndėprerjen e protestave pėrkohėshisht nga data 19
marsi, qė edhe njeherė t'i jipet shans institucioneve tė Kosovės dhe
ndėrkombėtare qė tė merren seriozsht me kėrkesat e tyre.
-
Organizatorėt kėrkuan qė tė ndryshohet politika nėnēmuese dhe e
gabuar e UNMIK-ut ndaj Kosovės, tė ndryshohet politika e
institucioneve tė Kosovės, tė barten tė gjitha kompetencat nga
UNMIK-u tek vendorėt, tė lirohen tė gjithė luftėtarėt e UĒK-sė nga
burgjet e UNMIK-ut, tė bashkohet qyteti i Mitrovicės, tė kthehen
2500 hektarė dhėnė Maqedonisė, tė deenklavizohet Kosova, tė njihet e
drejta pėr vetėvendosje e popullit tė Kosovės etj.
-
-
-
F. Spahija:
Ekstremistėt serbė gjithmonė janė tė gatshėm tė provokojnė dhe ata
kanė pėrparėsi ndaj situatės nė Mitrovicė
-
-
Kelln, 19 mars 2004
- Kryetari i Komunės sė Mitrovicės Faruk Spahija i
cili pėr shkaqe objektive gjendet Gjermani, i lutur qė tė shfaq
qėndrimin e tij lidhur me ngjarjet e fundit nė Mitrovicė, ka thėnė
se Mitrovica ėshtė njė vend vazhdimisht i tensionuar.
-
-
Ai thotė se pėr faktin se ky qytet ėshtė
i ndarė dhe mbahet i bllokuar nga ekstremistėt serbė, me incidentin
qė ndodhi nė afėrsi tė Mitrovicės nė fshatin Ēabėr, u krijua njė
situatė nė tė cilėn njerėzit e panė tė udhės tė protestojnė,
sigurisht shumica prej tyre qėllimirė pėr tė ndikuar nė opinionin
kosovar, qė ngjarje tė tilla tė mos ndodhin mė kėso tragjedish me
fėmijė, por qė situata rrėmbeu ndoshta edhe aty kėtu veprimi i
ndonjė ekstremisti, qė ka nxitur qytetarėt tė dalin nė protesta.
-
-
Ekstremistėt serbė gjithmonė janė tė
gatshėm tė provokojnė dhe ata kanė pėrparėsi ndaj situatės nė
Mitrovicė. Kėshtu situata eskaloi dhe bilanci ėshtė tejet tragjik
pėr Mitrovicėn.
-
-
-
Del Ponte
thotė se KFOR-i dhe forcat e tjera duhet tė marrin masa qė situata
tė mos pėrshkallėzohet
-
-
Gjenevė, 19 mars 2004
- Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės, Karla del
Ponte ka reaguar nga Gjeneva, ku ajo ndodhet duke shprehur
shqetėsimin pėr gjendjen e krijuar nė Kosovė. "Sigurisht qė jam e
shqetėsuar nga ajo qė po ndodhė nė Kosovė sepse ėshtė njė pėrsėritje
e asaj se ēfarė kemi parė edhe nė tė shkuarėn", ka deklaruar Del
Ponte.
-
-
Ajo shpreson se KFOR-i dhe forcat e
tjera tė mund tė marrin masa qė gjendja tė mos pėrshkallėzohet, qė
do tė pėrbėnte njė rrezik vėrtet tė madh. Njėherėsh ka theksuar se
ky ėshtė njė sinjal alarmi se konflikti etnik ende vazhdon.
-
-
-
Del Ponte
thotė se ajo ka prova tė mjaftueshme pėr ta gjetur fajtor
Millosheviqin
-
-
Gjenevė, 19 mars 2004
- Kryeprokurorja e gjykatės sė Kombeve tė
Bashkuara pėr krimet e luftės nė ish Jugosllavi, Karla del Ponte,
tha se ajo ka prova tė mjaftueshme pėr ta gjetur fajtor ish
presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviē, pėr krime lufte.
-
Zonja Del Ponte tha dje nė Zvicėr se ėshtė shumė vėshtirė tė
provohet fajėsia nėn akuzėn pėr gjenocid, tė cilėn ajo e pėrkufizoi
si njė synim pėr tė shkatėrruar njė grup ose pjesė tė njė grupi.
-
Ajo shprehu bindjen se ka prova tė mjaftueshme pėr tė provuar
gjetjen fajtor tė tė pandehurit, megjithėse ekipit tė saj i
mungojnė, siē u shpreh ajo, prova tė pakundėrshtueshme ndaj
Millosheviqit.
Millosheviqi pėrballet me 60 akuza pėr krime lufte pėr rolin e tij
nė konfliktet nė Kroaci, Bosnje-Hercegovinė dhe nė Kosovė gjatė
viteve 90-tė.
-
-
-
Demonstruesit serbė sulmuan Ambasadėn e Shqipėrisė nė Beograd
-
-
Beograd, 19 mars 2004
- Nė Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Nish, Jagodinė
dhe disa qytete tė tjera tė Serbisė edhe dje kanė vazhduar
demonstratat pėr shkak tė gjendjes nė Kosovė. Gjatė protestave nė
Beograd janė sulmuar edhe disa ambasada tė huaja ndėr tė cilat e ajo
e Shqipėrisė, Gjermanisė dhe Kroacisė.
-
-
-
Ēoviq
deklaroi se serbėt do tė jenė tė gatshėm tė mbrohen ndaj sulmeve
eventuale
-
-
Mitrovicė, 19 mars 2004
- Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ka qėndruar dje
edhe kryetari i "Qendrės koordinuese serbe" Nebojsha Ēoviq, i cili
sipas burimeve serbe tė informacionit po merret me organizimin e
"rojeve tė urės" nė fshatrat serbe.
-
-
Njoftohet se Ēoviq ėshtė takuar dje edhe
mė kryeadministratorin e Kosovės Hari Holkeri me tė cilin kanė rėnė
dakord pėr njė komunikim tė shpeshtuar nė ēdo orė. Mirėpo, menjėherė
pas takimit Ēoviq deklaroi se serbėt do tė jenė tė gatshėm tė
mbrohen ndaj sulmeve eventuale siē kanė bėrė edhe mė parė gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
Sipas tij UNMIK-u dhe KFOR-i nuk mund tė
vendosin rendin dhe paqen nė Mitrovicė, duke shtuar se ka dėshtuar
koncepti i njė Kosove multietnike. Ēoviq theksoi se ushtria dhe
policia serbe janė nė gjendje qė sė bashku me forcat ndėrkombėtare
tė sigurojnė serbėt e Kosovės.
-
-
-
Tė hėnėn
diplomatėt e BE-sė diskutojnė pėr Kosovėn
-
-
Bruksel, 19 mars 2004
- Shefat e diplomacive tė Bashkimit Evropian do
tė takohen nė hėnėn nė Bruksel pėr tė miratuar konkluzionet pėr
Ballkanin Perėndimor. Nė kėto konkluzione vend qendror do tė ketė
situata mė e re nė Kosovė pas valės sė dhunės qė ndodhi ditėve tė
fundit, ka bėrė tė ditur Kristina Galak, zėdhėnėse e pėrfaqėsuesit
tė lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri tė BE, Havier Solana.
-
-
-
Gjermania
dėrgon nė Kosovė edhe 600 ushtarė
-
-
Berlin, 19 mars 2004
- Me kėrkesė tė NATO-s Gjermania do tė dėrgojė nė
Kosovė edhe 600 ushtarė pėr tė ndihmuar nė qetėsimin e situatės, ka
bėrė tė ditur sot nė Berlin ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter
Shtruk.
-
Kontigjenti i parė i trupave gjermane prej 350 ushtarėve do tė niset
tė shtunėn pėr nė Kosovė.
-
-
-
Ministria e
Mbrojtjes e Britanisė ka dėrguar grupin prej 750 ushtarėsh nė Kosovė
-
-
Londėr, 19 mars 2004
- Ministria e Mbrojtjes e Britanisė ka dėrguar
grupin e parė prej 750 ushtarėsh tė trupave britanike plotėsuese nė
Kosovė me detryra paqeruajtėse dhe kėta ushtarė kanė arritur nė
vend, njofton BBSCWorld.
-
-
Kėrkesa e NATO-s pėr dėrgimin e trupave
shtesė ėshtė bėrė pas shpėrthimit tė dhunės nė Kosovė, ku u vranė 31
njerėz. Pėrleshjet ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve filluan nė
Mitrovicėn e ndarė. Ministri britanik i Mbrojtjes, Gjef Hjun, ka
thėnė se kėto trupa dėrgohen vetėm "pėr njė periudhė tė shkurtėr".
-
-
-
Nė shumicėn
e shkollave procesi mėsimor zhvillohet normalisht, pėrveē nė disa
komuna
-
-
Prishtinė, 19 mars 2004
- Sipas Ministrisė sė Arsimit nė shumicėn e
shkollave tė Kosovės procesi mėsimor ėshtė duke u zhvilluar
normalisht, pėrveē nė disa komuna ku pėrkohėsisht ėshtė pezulluar
pėr shkak tė gjendjes sė tensionuar. Procesi mėsimor ėshtė pezulluar
nė komunėn e Mitrovicės, tė Ferizajit, tė Gjilanit, tė Vitisė dhe
Dardanės.
-
Ndėrkaq nė shkollat e larta dhe nė Universitetin e Prishtinės mėsimi
po zhvillohet normalisht, ndonėse me njė numėr mė tė vogėl
studentėsh.
-
-
-
SHBA-tė
punojnė me NATO-n pėr t'i dhėnė fund dhunės nė Kosovė
-
-
Uashington, 19 mars 2004
- Sekretari pėr media i Shtėpisė sė Bardhė, Skot
Mekllellen, gjatė shoqėrimit tė presidentit Bush nė njė vizitė
njėditėshe nė Kentaki ka folur nė njė takim tė djeshėm me
pėrfaqėsues tė mediave pėr aksionet e ndėrmarra nga qeveria
amerikane lidhur me dhunėn e shpėrthyer nė Kosovė, njofton Shtėpia e
Bardhė.
-
"Ne po punojmė me NATO-n pėr tė transferuar atje trupa shtesė si
masė paraprake. Njė kompani amerikane prej 350 ushtarėsh tashmė
ėshtė nė rrugė, si pjesė e njė force tė NATO-s prej 350 trupash.
-
-
Ne vazhdojmė t'u bėjmė thirrje tė gjitha
grupeve t'i japin fund dhunės dhe tė pėrmbahen nga dhuna", ka thėnė
Mekllellen. Sipas njoftimeve tė mediave, dhuna nė Kosovė ka
shpėrthyer mė 17 mars kur shqiptarėt u pėrleshen me serbėt pėr shkak
tė pėrmbytjes sė dyshimtė tė dy fėmijėve shqiptarė.
-
-
-
K.Stivens: U bėjmė thirrje qytetarėve tė Kosovės tė bashkėpunojnė me
UNMIK-un, KFOR-in dhe SHPK-nė
-
Uashington, 19 mars 2004
- Komisioni i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr
Marrėdhėniet me Jashtė zhvilloi dje njė seancė dėshmish lidhur me
gjendjen nė Serbi pas zgjedhjeve tė dhjetorit.
-
-
Nė diskutim dėshmuan, zėvendėsndihmėse
Sekretare e Shtetit pėr Evropėn dhe Euroazinė Kethlin Stivens, e
cila tha se Uashingtoni ėshtė i vendosur tė bashkėpunojė me Kombet e
Bashkuara, pėr realizimin e njė tė ardhmeje tė sigurtė dhe
demokratike pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
-
Zonja Stivens tha se ndihmat amerikane pėr Serbinė do tė varen nga
bashkėpunimi i Beogradit me gjykatėn e Hagės.
-
Lidhur me Kosovėn, zonja Stivens tha se Shtetet e Bashkuara po i
pėrqėndrojnė pėrpjekjet nė pėrmbushjen e 8 standarteve tė caktuara
nga OKB-ja, si tepėr tė rėndėsishme pėr zhvillimin demokratik tė
Kosovės.
-
"Nėse kur tė bėhet rishikimi i standarteve nė mes tė vitit 2005, ato
do tė vlerėsohen si pozitive, atėhere bashkėsia ndėrkombėtare duhet
tė jetė e pėrgatitur tė fillojė procesin pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės. Nėse arritjet vlerėsohen si negative,- tha zonja
Stevens,- atėhere do tė caktohet njė afat tjetėr pėr rishikimin e
tyre."
-
"Ne u bėjmė thirrje tė gjithė qytetarėve tė Kosovės tė bashkėpunojnė
plotėsisht me UNMIK-un, KFOR-in dhe Shėrbimin Policor tė Kosovės, nė
mėnyrė qė personat qė kanė kryer krime tė nxirren para drejtėsisė
dhe qė tė gjithė banorėt e Kosovės tė gėzojnė tė drejtėn pėr tė
jetuar nė njė vend tė sigurtė", - tha zonja Stevens.
-
-
-
D.Server:
Serbia nuk dėshiron t'i zgjidhė problemet, por i krijon ato vetė
-
-
Uashington, 19 mars 2004
- Daniel Server, drejtor i Iniciativės Ballkanike
nė Insitutin e Paqes tha se pas zgjedhjeve tė dhjetorit, Serbia ka
hyrė nė njė rrugė tė papėlqyeshme, e cila nuk i shėrben interesave
tė saj. Ėshtė nė interesin e Serbisė, tha zoti Server, qė tė mbajė
pėrgjegjėsi pėr krimet e kryera nė tė kaluarėn.
-
"Njė Serbi, e cila nuk pranon tė bashkėpunojė me Hagėn, nuk mundet
tė hyjė nė NAT0 dhe nė Bashkimin Evropian. Njė Serbi, e cila nuk
pranon autoritetin e OKB-sė nė rajonet e banuara nga serbėt e
Kosovės, siē e kėrkon rezolurta 1244, njė Serbi e cila i kufizon
serbėt e Kosovės tė marrin pjesė nė procesin pėr pėrmbushjen e
standarteve do tė thotė se nuk dėshiron t'i zgjidhė problemet, por i
krijon ato vetė",- tha zoti Server.
-
Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanė ndjekur njė politikė tė butė me
Serbinė, por kjo politikė, tha ai, ka dėshtuar. Uashingtoni, tha
zoti Server, duhet ta gjykojė Serbinė jo nga qėllimet, apo
premtimet, por nga veprimet e saj.
-
Daniel Server kėto komente i bėri dje nė njė seancė dėshmish nė
Ushington.
-
-
-
Deklaratė e
Kuvendit tė Shqipėrisė lidhur me ngjarjet e ditėve tė fundit nė
Kosovė
-
-
Tiranė, 19 mars 2004
- Kuvendi i Shqipėrisė Kuvendi nė senacėn e
djeshme ka miratuar njė deklaratė pėr ngjarjet nė Kosovė, nė tė
cilėn thuhet.
-
Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė ndjek me vėmendje tė plotė dhe
shqetėsim tė thellė ngjarjet e dhunshme tė ditėve tė fundit nė
Kosovė, tė cilat ēuan nė humbjen e jetės sė dhjetra qytetarėve, nė
lėndimin e qindra tė tjerėve dhe djegie e dėme tė tjera materiale tė
cilat janė pasuri e Kosovės.
-
-
Kuvendi vlerėson se kjo situatė duhet tė
kapėrcehet sa mė parė, nė emėr tė paqes, stabilitetit dhe
bashkėpunimit, nė emėr tė interesave tė sotme dhe tė sė ardhmes
evroatlantike tė Kosovės dhe tė rajonit tonė.
-
Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė ka besim se tė gjihtė qytetarėt e
Kosovės do tė tregojnė durimin, gjakftohtėsinė vetpėrmbajtje dhe
respektim tė tė gjitha institucioneve tė saj. Gjithashtu ai ka besim
se Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovės, nė bashkėpunim tė
ngushtė mė UNMIK-un dhe KFORI-in, do tė gjejnė shumė shpejt dhe do
tė vėnė para ligjit provokatorėt, organizatorėt dhe shkaktarėt e
gjakderdhjes e tė shkatėrrimeve, kudo qofshin kėta, brenda ose
jashtė Kosovės, pėr ta kthyer sa mė parė nė normalitet jetėn nė vend
dhe vazhdimin e proceseve evropianizuese dhe integruese nė Kosovė.
-
-
Nė kėtė kuadėr, Kuvendi i Republikės sė
Shqipėrisė vlerėson interesimin dhe kontributin konkret qė po japin
edhe zyrtarė tė lartė tė strukturave qendrore evropiane dhe
evroatlantike.
-
Njeherėsh Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė shpreh besimin se edhe
partitė politike kosovare dhe faktorėt e tjerė shoqėrore, me ndikim
nė jetėn e qytetarėve tė Kosovės, do tė dėshmojnė pjekurinė e tyre
dhe ndjenjėn e lartė tė pėrgjegjėsisė, pėr pėrballimin me menēuri
dhe gjakftohtėsi tė situatės sė rėndė, pėr rikthimin e tė gjithėve
nė punėn e pėrbashkėt pėr demokratizim tė mėtejshėm dhe zhvillim tė
gjithanshėm tė Kosovės shumėetnike.
-
Kuvendi i Republikės sė Shqipėerisė shpreh bindjen se edhe tė gjithė
faktorėt politikė e shoqėrorė, i gjithė opinioni publik i vendit
tonė, do tė mbajnė tė njėjtin qėndrim, nė interes tė njė Kosove
evro-atlantike, nė interes tė paqes dhe tė stabilitetit nė rajon.
-
-
-
Qeveria
shqiptare bėn thirrje pėr uljen e tensioneve nė Kosovė
-
-
Tiranė, 19 mars 2004
- Nė mbledhjen e Qeverisė shqiptare kryeministri
Fatos Nano tha se veprimet nė Kosovė bien ndesh me ecurinė pozitive
dhe progresin e arritur nė drejtim tė bashkėjetesės nė paqe e
demokraci.
-
-
Ato janė veprime qė pengojnė e vonojnė
procesin e pakthyeshėm tė pėrmbushjes sė standarteve pėr pėrcaktimin
e statusit pėrfundimtar dhe janė shans mė shumė pėr tė rizgjuar
nacionalizmat ekstreme tė cilat veēanėrisht shqiptarėt, tha ai, i
kanė paguar shtrenjtė.
-
Kryeministri Nano u shpreh dhe njė herė kundėr qėndrimeve zyrtare tė
Beogradit pėr ndarje tė Kosovės: "Ne ridėnojmė me forcė ēdo shfaqje
apo nxitje qendrimesh qė rinxjerrin dhe riaktivizojnė skenarėt
anakronikė tė ndarjes midis komuniteteve apo njerėzve pėrmes
parcelizimeve tė Kosovės apo mė gjėrė nė kantone, krahas dėnimit tė
artikulimit tė pretencave tė paragjykuara qė kėrkojnė tė
ekstremizojnė me ēdo kusht shqiptarėt si elementė tėrroristė a
separatistė".
-
-
-
Edhe nata e
mbrėmshe ka qenė e tensionuar nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 19 mars 2004
- Edhe nata e mbrėmshme nė Prishtinė dhe nė disa
qendra tė Kosovės, ishte mjaft e tensionuar.
-
Burimet e policisė kanė njoftuar se protestuesit nė Prishtinė, janė
pėrleshur me policinė ndėrsa ėshtė raportuar edhe pėr tė lėnduar.
-
Ata kanė arritur qė t'ia vėnė zjarrin njė kishe orthodokse serbe nė
lagjen "Taslixhe", tė Prishtinės, ndėrsa policia e ndihmuar nga
njėsitė e KFOR-it, ka arritur qė t'i shpėrndajė protestuesit pas
pėrdorimt tė forcės. Ajo ka pėrdorur gazin lotėsjellės pėr
shpėrndarjen e protestuesve.
-
Ėshtė njoftuar se ka patur edhe demolime tė disa dyqaneve pėrreth,
ndėrsa gjatė natės janė dėgjuar tė shtėna armėsh.
-
Herė pas here mbi kryeqendrėn e Kosovės kanė fluturuar helikopterė
tė KFOR-it, kurse patrollimi i tyre mbi qiellin e Prishtinės ka
zgjatur deri pas mesnatės.
-
Informacionet qė vijnė nga terreni kanė bėrė tė ditur se njė situatė
e nderė ka mbretėrurar edhe nė disa qytete tė tjera tė Kosovės.
-
-
Nė disa fshatėra tė Ferizajt, rreth ores
22:00 (me orėn lokale) tė natės sė kaluar, janė djegur edhe tri
kisha orthodokse serbe ndėrsa policia ka shpėrndarė protestuesit
duke ndėrhyrė me gaz lotėsjellės.
Burimet e policisė njoftojnė pėr tė lėnduar.
-
Pėr shkak tė gjendjes sė rėndė nė disa qendra tė Kosovės ėshtė
shpallur ndalim qarkullimi.
Sipas tė dhėnave tė policisė deri me tash numri i tė vrarėve ka
arritur nė rreth 31 persona, ndėrsa numri i tė lėnduarve ka kaluar
shifrėn prej 500 personave.
-
Burimet zyrtare tė policisė sė UNMIK-ut kanė bėrė tė ditur se nė
mesin e tė lėnduarve janė edhe rreth 60 policė dhe 11 ushtarė tė
KFOR-it.
-
-
-
Pauell
paparalajmėrim nė Bagdad, vdes njė gazetar nga plagėt e marra
-
-
Bagdad, 19 mars 2004
- Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka
mbėrritur nė njė vizitė tė paralajmėruar nė kryeqytetin irakian,
Bagdad, njofton BBCWorld. Ai ateroi nė Bagdad nė prag tė pėrvjetorit
tė parė tė fillimit tė luftės pėr rrėzimin e Sadam Hyseinit. Me
afrimin e kėtij pėrvjetori ka pasur njė pėrshkallėzim tė dhunės.
-
Gjithashtu bėhet e ditur se njė gazetar irakian, me emrin Ali
al-Katib, qė punonte pėr televizioonin satelitor tė Dubait dhe pėr
tė cilin qe njoftuar se ishte plagosur, ka vdekur sot (e premte) nė
mengjes nė spital.
-
-
-
Njė marins
amerikan ka vdekur nga plagėt e marra nė Irak
-
-
Bagdad, 19 mars 2004
- Njė marins amerikan ka vdekur nga plagėt e
marra nė njė sulm me mortaja dy ditė mė parė nė Irak, ka thėnė sot
(e premte) zėdhėnėsi ushtarak amerikan, njofton Rojter. Vdekja e tij
ngre nė 392 numrin e ushtarėve tė vrarė nė aksione qė kur ka filluar
intervenimi amerikan nė Irak para njė viti.
-
-
-
Nė njė
aksident trafiku nė Finlandė, kanė humbur jetėn 24 persona,
kryesisht tineixherė
-
-
Helsinki, 19 mars 2004
- Njėzet e katėr persona, kryesisht tinejxherė,
kanė humbur jetėn, kur njė kamion i rėndė ka rrėshqitur nė rrugėn me
akull nė njė vend malor nė pjesėn qendrore tė Finlandės dhe pastaj
ėshtė pėrplasur nė njė autobus, kanė bėrė tė ditur ekipet e
shpėtimit, njofton Rojter. Nė kėtė aksident janė lėnduar edhe 15 tė
rinj.
-
-
Nė autobus ishin 40 udhėtarė. Shoferi i
autobusit ka shpėtuar i gjallė, por i lėnduar rėndė. Pėr kėtė
fatkeqėsi trafiku, mė tė madhen qė ka ndodhr ndonjėherė nė Finlandė,
qeveria finlandeze ka shpallur ditė zie dhe ka urdhėruar uljen e
flamujve nė gjysmėshtizė.
-
-
-
Trupat
pakistaneze mund tė kenė rrethuar zėvėndėsin e Osama bin Ladenit
-
-
Islamabad, 19 mars 2004
- Zyrtarė tė lartė pakistanezė thonė se trupat e
ushtrisė mund tė kenė rrethuar njė anėtar tė lartė tė rrjetit
terrorist Al-Kaida nė njė zonė tė largėt nė kufi me Afganistanin.
-
Zyrtarėt thanė se trupat, tė mbėshtetur nga helikopterė dhe artileri
e rėndė, mund tė kenė rrethuar zėvėndėsin e Osama bin Ladenit, Ayman
al-Zavahiri.
-
Nė njė intervistė tė transmetuar dje nga rrjeti televiziv CNN,
presidenti pakistanez Pervez Musharaf tha se rezistenca e fortė qė
po bėhet nga njerėzit qė po luftojnė me trupat qeveritare tregon se
njė person i shumė-kėrkuar duhet tė jetė midis ektremistėve.
-
-
Ky operacion pėrkon me njė operacion tė
forcave tė udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara nė Afganistan, pėr tė
kapur pėrkrahėsit e ish regjimit taleban dhe luftėtarė tė Al-Kaidės.
-
-
-
Presidentja
tajvaneze ėshtė qėlluar me armė zjarri
-
-
Taipeh, 19 mars 2004
- Presidentja tajvaneze, Ēen Shuibian, ėshtė
qėlluar sot (e premte) me armė zjarri nė stomak gjatė njė fushate
pėr zgjedhjet presidenciale, qė mbahen tė shtunėn, por nuk ėshtė nė
gjendje kritike, njofton Rojter. Ēen nuk barte jelek pėr mbrojtje
nga plumbat dhe ėshtė dėrguar shpejt nė spital nė qytetin jugor
Tainan. Nsdėrkaq, nėnpresidentja Anet Lu, 59 vjeē, ėshtė qėlluar po
kėshtu me armė zjarri nė gjurin e djathtė, por gjendja e saj nuk
ėshtė serioze.
-
-
-
Mbreti i
Jordanit i ka bėrė njė vizitė tė befasishme kryeministerit izraelit
-
-
Jerusalem, 19 mars 2004
- Mbreti Abdullah i Jordanit i ka bėrė njė vizitė
tė befasishme kryeministerit izraelit, Ariel Sharon, nė ranēin e tij
pėr tė diskutuar rrethojat dhe planet pėr mosangazhim me
palestinezėt, ka bėrė tė ditur sot (e premte), ka bėrė tė ditur njė
burim i lartė polirtik, njofton Rojter. Monarku jordanez ka
fluturuar tė enjten nė Izrael me helikopter dhe ka kaluar disa orė
nė bisedime me Sharonin dhe pastaj ėshtė kthyer nė shtėpi.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|