|
-
Gjilan, 19 mars 2004 / TN /
Ilmi MUSLIU
-
Komiteti pėr Siguri dhe Emergjencė i komunės sė
Gjilanit, nė takimin e paraditės, ku mori pjesė edhe KFOR-i,
SHPK-ja, TMK-ja, pėrgjegjėsit e UNMIK-ut pėr rajon dhe komunė si dhe
pėrfaqėsues tė organizatave tjera ndėrkombėtare nė Kosovė, vlerėsoi
se nata e mbrėmshme ka qenė relativisht e qetė.
-
-
Drejtoria
pėr siguri civile dhe emergjencė ėshtė njoftuar se mbrėmė nė Cėrnicė
ka ndodhur njė shpėrthim ku janė lėnduar 4 serbė dhe siē tha Hazir
Mustafa, pas marrjes sė ndihmės sė parė nė spitalin e Gjilanit, ata
janė lėshuar nė shtėpitė e tyre.
-
-
Nga
infromacionet e mėvonshme ėshtė marrė vesh se nė mesin e tė
lėnduarve nuk ka qenė asnjė fėmijė, siē ėshtė ishte raportuar nė
disa media, por qė tė gjithė kanė qenė mbi 22 vjeē e mė tepėr.
-
-
Duke i
komentuar zhvillimet e fundit nė Kosovė, tė cilat kanė tėrhequr
vėmendjen edhe tė mediave ndėrkombėtare, koloneli Jonson nga kampi
Montith nė Gjilan tha se kjo qė ka ndodhur nė dy ditėt e fundit,
nuk ėshtė e mirė pėr Kosovėn.
-
-
Koloneli i
SHPK-sė, Reshat Maliqi ka raportuar se mbrėmė gjatė natės ka ndodhur
njė sulm me granatė dore ndaj patrullės sė policisė nė fshatin
Boston tė Artanės, por nuk ka patur tė lėnduar. Sipas tij,
pjesėtarėt e SHPK-sė po dėshmohen tė vendosur pėr tė rikthyer rendin
dhe qetėsinė, pavarėsisht se atyre u mungojnė tė gjitha pajimet
mbrojtėse pėr intervenim nė rrethana tė kėtilla.
-
-
Vetėm dje
nė drejtim tė policėve tė SHPK-sė janė hudhur njė kamion gurė e
drunj nga protestuesit, me ē` rast janė lėnduar 15 pjesėtarė, por tė
gjithė ata kanė thėnė se janė tė aftė tė vazhdojnė punėn, pos njė
police, e cila ndodhet e shtrirė nė spital, tha Maliqi.
-
-
Policia e
Gjilanit, tashmė ka filluar tė ndėrmarrė masa ndaj njė numri tė
protestuesve dhe dje ka arrestuar 17 persona dhe ndaj tyre ka bėrė
fletėparaqitje pėr prishje tė rendit dhe tė qetėsisė. Pėr
mosrrespektim tė ores policore, ndėrkaq natėn e mbrėmshme janė
mbajtur nė stacionin e policisė 24 qytetarė, ka thenė komandanti i
stacionit tė policisė nė Gjilan, Izet Azizi.
-
-
Nėse
pėrsėriten protestat edhe sot, reagimet e policisė do tė jenė mė tė
shpejta dhe mė tė ashpra se deri tani ka thenė ai.
-
-
Komiteti
tha se duhet gjetur mėnyrėn pėr t`i larguar nga rruga njerėzit qė po
protestojnė dhe nė mesin e tė cilėve gjenden edhe persona tė
panjohur.
-
-
Ismail
Kurteshi ishte i mendimit se, meqė organizimin e protestave nuk e ka
marrė pėrsipėr askush deri tani, ndoshta do tė duhej qė kėtė rol ta
marrė kryetari i komunės dhe liderėt e tri subjekteve mė tė mėdha
politike nė Gjilan, tė cilėt duhet t`i drejtohen masės, e cila do tė
lejohej tė grumbullohej para teatrit nė njė protestė tė qetė dhe pas
njė ore tė kėrkojnė shpėrndarjen dhe ndėrprerjen e mėtutjeshme tė
protestave.
-
-
Kryetari
Haziri tha se nuk mund tė marrė mbi vete protesta tė kėtilla dhe nuk
dėshiron tė identifikohet me ata persona, tė cilėt gjatė dy ditėve
tė kaluara kanė ushtruar dhunė dhe kanė hudhur gurė kundėr
strukturave ndėrkombėtare dhe policėve tė SHPK-sė.
-
-
Edhe
koloneli i TMK-sė, Shaban Musliu ka shprehur shqetėsimin e tij pėr
gjithė atė ēka ka ndodhur nė dy ditėt e fundit. Nuk mund tė kuptoj
se kjo dhunė po derdhet mbi uniformat, qė kėtu janė pėr tė krijuar
rendin, ose mbi qytetarėt dhe pasurinė e tyre. Ne jemi tė gatshėm qė
bashkarisht me institucionet tona dhe ndėrkombėtare tė ndihmojmė nė
qetėsimin e situatės, tha Musliu.
-
-
Komandanti
i gardės sė TMK, Afrim Mehmeti tha se pjesėtarėt e Zonsė sė 6-tė
janė angazhuar nė ruajtjen e kishės ortodokse, sipas marrėveshjes me
KFOR-in dhe SHPK-nė.
-
-
Nė bazė tė
vendimit tė kėtij Komiteti, sot nuk po mbahet mėsimi nė shkollat e
mesme, ndėrsa nesėr nuk do tė mbahet as dita e tregut, ka thenė
kryeshefi ekzekutiv, Enver Muja.
-
-
Ndėrsa
Fadil Gashi ka kėrkuar qė grupi pėr arsim tė bashkėpunojė mė shumė
me shkollat, sepse ėshtė fat i keq qė nė ballė tė protestave kanė
qenė edhe njė numėr i filloristėve. Edhe Gashi tha se nė mesin e
pjesėmarrėsve tė protestave ka njerėz tė panjohur dhe tė dyshimtė.
-
-
Nė 72 orėt
e fundit, Kosova pėrbėhet prej dy botėrave dhe ne jemi pėrqėndruar
vetėm nė njėrėn prej saj, ka thenė kėshilltari rajonal i UNMIK-ut,
Marsel Qintelan. Sipas informacioneve qė kam marrė sot, njė numėr i
serbėve nga Kosova kanė filluar pėrmes pikave 3 dhe 5 tė kufirit tė
futen nė Serbi dhe unė dyshoj se ata do tė kthehen pėrsėri.
-
-
Kemi
shpenzuar shumė energji nė tri-katėr vitet e fundit qė Gjilani tė
jetė qytet multietnik dhe tė gjitha kėto tė arritura janė
shkatėrruar pėr 24 orė, ka thenė Qintelan.
-
-
Komiteti
pėr Siguri dhe Emergjencė ka kėrkuar qė tė ketė njė mbikėqyrje mė tė
madhe tė strukturave tė sigurisė nė fshatrat serbe, nė vendbanimet e
pėrziera si dhe nė lagjet ku jetojnė romėt nė qytet, ka theksuar
Lutfi Haziri.
-
-
KFOR-i i
jep pėrgjegjėsi TMK-sė pėr mbrojtjen e kishės ortodokse dhe tė
shtėpive serbe nė kėtė pjesė, qė mund tė jenė cak i sulmit, tha
kolonlei Jonson, i cili e vlerėson kėtė si njė mundėsi pėr TMK-nė
pėr tė dėshmuar tolerancėn ndėretnike.
-
-
Komiteti
do tė takohet edhe nė mbrėmje pėr tė vlerėsuar gjendjen.
-
-
Pėrndryshe, sot ėshtė vėrejtur njė numėr mė i madh i KFOR-it dhe
policisė nė qytet dhe deri nė orėt e pasditės nuk ka patur protesta,
me gjithė lėvizjet e shtuara tė njerėzve qė kanė mundur tė vėrehen
gjatė ditės.
|
|