|
19 mars 2004 / TN
"Mė problematikėt janė doktorėt dhe magjistrat e pas vitit 1991, kur
nuk ka pasur kontroll tė jashtėm, kurse gjėrat kanė degjeneruar
totalisht pas luftės", tha Enver Hasani, duke shtuar se fitimi i
ndershėm i titujve pas vitit 1999 ėshtė pėrjashtim i rrallė
Gjergj Filipaj /
Botuar nė:
KOHA ditore
dhe
Tjetėrqysh
(faqe e studentėve tė UP)
Prishtinė, mars
2004 -
Plagjiatura dhe vjedhja e mendimeve origjinale shkencore e kanė
mbėrthyer Universitetin e Prishtinės, nė tė cilin institucion prej
vitit 1990 e deri nė fund tė vitit 2003 janė prodhuar jo mė pak se 201
doktorė shkence dhe 414 magjistra, pa ndonjė kontroll mbi mėnyrėn e
dhėnies sė titujve shkencorė.
Mesatarisht pėr njė vit UP ka nxjerrė 15 doktorė dhe 31 magjistra. Nė
vitin 1990 nė krejt UP-nė kanė doktoruar vetėm 2 kandidatė kurse 13
vjet mė pas nė UP kanė doktoruar 40 kandidatė.
Fakulteti
Juridik bashkė me atė Ekonomik janė ndėr fakultetet mė tė prekura nga
fenomeni i akuzave pėr plagjiate dhe mospėrdorim tė drejtė tė citateve
nė shkrimin e doktoraturave, sidomos nė periudhėn e pasluftės, kur
edhe ėshtė dhėnė numri mė i lartė i doktoraturave.
"Doktorėt e pas vitit 1999 janė mė problematikėt", thotė ligjeruesi
Enver Hasani
Profesori
i sė drejtės ndėrkombėtare Hasani, pranon se fenomeni i plagjiaturave
ėshtė tej mase i pėrhapur nė Universitetin e Prishtinės.
"Ka pasur
dhe ka mjaft plagjiate, por tani besoj se ka marrė pėrmasa dramatike,
pas luftės", tha ai, duke shtuar se pas luftės, ndryshe nga para saj,
pėr tė kamufluar plagjiatin kandidatėt kanė pėrfshirė nėpėr komisione
edhe disa tė huaj.
Ai tha se
gjatė bisedave me kolegė ka konstatuar njė gjendje tė mjerė nė
Fakultetin Juridik dhe atė Ekonomik. "Mė problematikėt janė doktorėt
dhe magjistrat e pas vitit 1991, kur nuk ka pasur kontroll tė jashtėm,
kurse gjėrat kanė degjeneruar totalisht pas luftės", tha ai, duke
shtuar se fitimi i ndershėm i titujve pas vitit 1999 ėshtė pėrjashtim
i rrallė.
"Tė huajt
qė janė nė komisione as qė e imagjinojnė se titujt akademikė nė UP
mirren nė mėnyrė tė pandershme dhe nuk e dinė se janė futur nė
makinacionet administrative tė vendorėve, tė cilat kanė shėrbyer si
paravan pėr mbulesė tė plagjiaturave dhe mėnyrave tė tjera tė fitimeve
tė pandershme tė titujve shkencorė", tha Hasani, profesor i sė drejtės
ndėrkombėtare.
Edhe pas njė viti Fakulteti Juridik nuk krijon komision pėr shqyrtimin
e akuzave pėr plagjiat
Nė kėtė
fakultet qė njė vit vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes magjistrimi
i mr.Naser R. Ademit, dekanit aktual tė Fakultetit Juridik nė
Universitetin e Tetovės. Rasti i tė cilit ėshtė duke u diskutuar nga
Kėshilli Mėsimor-Shkencor i Fakultetit Juridik nė Prishtinė qė nga
maji i vitit 2003. Ankesat nė magjistraturėn e Ademit kanė mberritur
deri tek Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT).
"Kemi
informacione se njė pjesė e punimit tė magjistraturės sė Naser Ademit
ėshtė botuar pas disa kohe si punim autorial i njėrit nga tre anėtarėt
e komisionit tė mbrojtjes sė punimit tė magjistraturės tė kandidatit
Ademi", thuhet nė letrėn e dėrguar nga MASHT Universitetit tė
Prishtinės ku kėrkohen qė tė sqarohen akuzat e bėra.
Nė vitin
2000 Ademi ka magjistruar me temėn "Vepra penale e mjekimit tė
pandėrgjegjshėm tė tė sėmuarit", ndėrsa dy vjet mė vonė prof.dr.Fadil
Batalli e ka botuar monografinė e tij "Probleme deontologjike te
shkeljet mjekėsore". Kėto dy botime kanė afro 18 faqe identike, pėr tė
cilat Batalli thotė se pjesėt e njėjta janė vepėr e tij, kurse Naser
Ademi mbrohet duke thėnė se punimi ėshtė punė origjinale e shkruar nga
ai. Batalli ka qenė anėtar i komisionit para tė cilit ka magjistruar
Ademi.
Kapitujt
"Marrėdhėniet mjek-mjek punonjės tjerė shėndetėsorė", "Koncepti
etiko-juridik i ekspertit", "Koncepti etiko-juridik i gabimit dhe
fatėkeqėsisė mjekėsore", "Aspekti etiko-juridik i fshetėsisė
mjekėsore", janė disa nga pjesėt qė janė identike fjalė pėr fjalė nė
tė dy botimet.
Nė
magjistraturėn e tij Naser Ademi nė faqen 110 ku ndodhet literatura e
pėrdorur e ka shėnuar librin "Mjekėsia ligjore" tė autorit Batalli,
ndėrkohė qė nė asnjė vend nuk ka shėnuar se cilėn pjesė e ka cituar,
gjė qė ėshtė qartėsuar nė pėrdorimin e librave tjerė, ku veēmas emrit
tė autorit janė shėnuar edhe faqet tė cilat janė cituar.
"Ai nuk mė ka cituar mua edhepse ka pėrdorur veprėn time", thotė
profesor Batalli
"Unė ia
kam dhėnė shėnimet e mia nė dorėshkrim tė monografisė qė e kam botuar
dhe kam menduar se mė ka cituar dhe ėshtė kryer puna, atėherė i pata
bėrė disa pyetje lidhur me veprėn e tij por nuk ia kam parė
magjistraturėn", tha profesor Batalli duke shtuar se "ai nuk mė ka
cituar mua edhepse ka pėrdorur veprėn time". Batalli tregon se ai ka
vetėm pjesė tė monografisė por jo edhe rastet e studimit.
Poashtu
ai pohoi se ka reaguar duke bėrė njė ankesė me shkrim, tė cilėn e ka
parė "Koha Ditore", ku janė tė shėnuara vėrejtjet lidhur me shėnimet
se ku janė marrė tė dhėnat. "Kur ma ka sjellė dorėshkrimin, ia kam
dhėnė vėrejtjet", thotė Fadil Batalli, duke shtuar se monografinė e ka
shkruar duke e zgjerurar njė kapitull tė librit "Mjekėsia ligjore" tė
botuar nė vitin 1987.
Ndėrsa
mr.Naser Ademi, dekan i Fakultetit Juridik nė Tetovė, tregon se "unė
po tė tregoj se Fadil Batalli nuk ka temė, ai ka botuar njė tekst pas
1 a 2 viti pasiqė qė unė e kam mbrojtur temėn time tė magjistraturės"
dhe shtoi se "unė para tij e kam bėrė, sigurisht qė ai e ka marrė prej
meje se unė jam autori i parė". Ademi tha se profesor Batalli kur ka
qenė anėtar i komisionit nuk ka reaguar fare, kurse tani e bėn kėtė.
"E kam cituar nga libri dhe jo nga monografia", tha Ademi.
Ndėrsa
njė ligjerues i Fakultetit Juridik thotė se askush nuk guxon ta
akuzojė Naser Ademin pėr plagjiat ngase "ai i ka ata tė UĒK qė i
rrijnė afėr, ėshtė shumė rrezik kjo punė, asnjėri nga profesorėt nuk
ka pranuar qė tė reagoj atėherė, as dekani, askush nuk ka guxuar tė
flasė pėr rastin e tij nė kėshill", thotė ai duke sqaruar rrthanat nė
tė cilat ka magjistruar Ademi.
Ky
profesor nuk pranon tė flasė me emėr ngase frikėsohet nga pasojat qė
mund ti ketė nga ana e Naser Ademit. Ai pohon se nė vijė zyrtare ėshtė
munduar tė zbulojė diēka. "Pėr shkak tė frikės ėshtė bėrė kjo, kėtu
ėshtė problemi se ia ka punuar Fadil Batalli veprėn atij dhe unė e kam
pa njeriun duke e shtypur dhe kur e kam pyetur, ai person mė ka thėnė
se ėshtė duke shtypur punimin seminarik tė profesor Fadil Batallit qė
ka pėr ta lexuar nė njė simpozium", sqaroi ky ligjerues, duke shtuar
se "se ky material ėshtė dorėzuar si punim magjistrature nė Fakultetin
Juridik". Sipas kėtij profesori "vetė Fadili ka thėnė se ky ma ka
marrė mua, ai i ka premtuar Fadilit se do ta kompensojė".
Ai tha se
nė magjistraturėn e Ademit ka hasur nė pjesė identike me monografinė e
prof.dr.Fadil Batallit. "Naser Ademi po pėriqet qė tė doktorojė nė
Tiranė me njė vepėr tė pėrkthyer tė Vlado Kambovskit", tha ai. Ndėrsa
prof.dr.Beqir Sadikaj, dekan i Fakultetit Juridik nė Prishtinė, thotė
se e ka marrė njė shkresė nė tė cilėn insistohet qė tė zbardhet
ēeshtja se a ka qenė e rregullt magjistratura e Naser Ademit. "Kėtu
nuk ka ēeshtje procedurale, por nga ana tjetėr ėshtė ajo se a ka
kopjuar kandidati nė shkrimin e magjistraturės", tregon Sadikaj, duke
shtuar se procedura ende ka mbetur e hapur. Dekani Sadikaj that se se
duhet tė krijohet komisioni, gjė qė sipas tij ende nuk ka ndodhur,
edhe pse kjo ēeshtje ėshtė duke u zvarritur qė nga viti 2003.
Akuzat pėr plagjiaturė shkėmbehen edhe nė Fakultetin Ekonomik
Akuza dhe
kundėr akuza pėr vjedhje tė mendimeve dhe gjetjeve intelektuale nė
veprat e doktoravė tė Universitetit tė Prishtinė janė duke u bėrė edhe
nė Fakultetin Ekonomik. Prof.dr.Mejdi Bekteshi pohon se ligjeruesi
prof.dr.Musa Limani ėshtė njė ndėr disa qė veprat i kanė plotė me
plagjiate. "Librat flasin vetė", thotė Bekteshi duke treguar librin
"Makroekonomia aplikative", tė botuar nė vitin 2003 nga Limani, ku
sipas tij, nė faqet 51-52 ka pjesė nga faqet 94-95-96 nga libri
"Ekonomska politika", tė njė grupi tė autorėve kroatė. "Ka plotė pjesė
tjera tė pacituara nė librin 'Makroekonomia aplikative'", pohon
Bekteshi. Sipas tij Limani kėtė libėr e ka nė bibliografi por askund
nuk ka fusnota se cilat pjesė janė mendime tė tija dhe cilat janė
citate.
Bekteshi
thotė se Limani e ka ftuar nė njė debat publik nė KTV pėr tė sqaruar
kėtė ēesthje, por ky i fundit ka refuzuar. Ndėrsa prof.dr.Musa Limani
ligjerues nė Fakultetin Ekonomik i kthen fjalėt e kolegut
prof.dr.Mejdi Bekteshi duke thėnė se vetė Bekteshi ėshtė plagjiator.
"Unė si mentor pasi e kam lexuar punimin i kam bėrė vėrejtjet qė kanė
pasur tė bėjnė me atė se nuk ka ditur tė citoj pastaj ka edhe plotė
plagjiat tė literaturės profesionale, thuajse i ka ba tė gjitha vetė",
tha Limani duke theksuar se mė pas Bekteshi ka vajtur nė Rektorat ku
pastaj ėshtė shkelur procedura standarde e doktorimit. "Ai ka
doktoruar pa mentor, dhe kėtė e ka bėrė pėrmes rektoratit, ēka ėshtė
shkelje e mbrojtjes sė doktoraturės", tha Musa Limani.
Nė Rektorat pohojnė se plagjiatura ėshtė shkelje e rėndė
Destan
Halimi, sekretar i Universitetit tė Prishtinės pranon se nė Rektorat
ka mbėrritur njė letėr ankese pėr magjistraturėn e NAser Ademit, e
cila ėshtė dėrguar nga Ministria e Arsimit. "Letra, siē shkruan nė tė,
ka ardhur nga Fakulteti Juridik, ku nė rradhė tė parė janė bėrė
akuzat", tha Halimi. Ai thotė se nėse konstatohet plagjiatura, atėherė
kjo ėshtė shkelje e rėndė. "Nėse njė profesor e ka tė kopjuar faqe pėr
faqe krejt ose njė pjesė, atėherė kjo duhet hulumtuar", tha Destan
Halimi.
Kėrkesa,
sipas tij, duhet tė bėhet nė fakultetin pėrkatės, pastaj duheh hetuar
provat mbi pjesėn e diskutueshme. "Fakulteti ėshtė i obliguar tė nisė
ēeshtjen", kėmbėngul ai. Fenomeni i kopjimit, moscitimit tė duhur dhe
i plagjiaturės sanksionohet nė nenin 61 tė Statutit tė Pėrkoshėm tė
Universitetit tė Prishtinės. "Titujt akademik do tė jepen sipas
dispozitave tė kėtij statuti kurse akademikėt mund tė privohen nga ata
tituj nėse bordi me rekomandimin e senatit dhe pasi ta ketė dėgjuar
individin konsideron se ka arsye tė forta pėr njė veprim tė tillė",
thuhet nė kėtė nen.
Statuti i
Pėrkohshėm i UP-sė si shkelje tė rėndė nėnkupton mashtrimin ose hilenė
nė vlerėsimin e provimit ose gradės duke pėrfshirė plagjiatin,
shkeljen e sė drejtės sė autorit ose diēka tjetėr joetike gjatė
pėrgatitjes sė disertacionit ose ndonjė punimi tjetėr. Gjatė vitit
2003 nė lėminė e historisė pranė Universitetit tė Prishtinės kanė
magjistruar edhe dy ministra tė Qeverisė sė Kosovės. Et'hem Ēeku (AAK)
ministėr i Ambientit dhe planifikimit Hapėsinor ka magjistruar me
temėn "Mendimi politik i lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981, kurse
Jakup Krasniqi (PDK) ka magjistruar me temėn "Lėvizja politike dhe
qėndresa e armatosur nė Kosovė (1991-1999).
-
-
Faqe e studentėve tė Universitetit tė
Prishtinės
-
http://www.tjeterqysh.com/skandaloze.html
|