|
Prishtinė 19 mars 2004
/ TN / BIK
Kryesia
e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, e vetėdijshme pėr situatėn e nderė dhe
tė tendosur qė po mbretėron kėto ditė anekėnd Kosovės, me pasojat mbi
31 tė vrarė e disa qindra tė tjerė tė plagosur, apelon te popullata e
gjerė qė tė pėrmbahet nga ēdo akt i dhunės qė do ta destabilizonte
edhe mė situatėn nė rajon.
Nisur
nga kėto fakte dhe me qėllim tė ruajtjes sė qetėsisė e tė paqes, me
qėllim tė mosderdhjes sė gjakut edhe mė tej, sepse edhe ashtu ky
popull ka derdhur mjaft gjak, ftojmė qytetarėt tanė pėr gjakftohtėsi
dhe tė angazhohen tej mundėsive tė tyre pėr tė kontribuar nė
stabilizimin e gjendjes.
Kryesia
e Bashkėsisė Islame tė Kosovės kėrkon nga organet kompetente tė
rendit, nė veēanti nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, qė tė jenė nė
nivel tė detyrės, tė kryejnė misionin e tyretu ofrojnė qytetarėve
siguri dhe qetėsi nė tėrė vendin dhe tė apelojmė tek ata qė tė gjithė
qytetarėt ti trajtojnė nė mėnyrė tė njėjtė dhe tė barabartė.
Kėrkojmė, gjithashtu, nga Policia e UNMIK-ut, KFOR-i dhe SHPK-ja qė sa
mė parė tė ndėrmarrin masat e duhura pėr lirimin dhe zhbllokimin e
menjėhershėm tė tė gjitha rrugėve tė Kosovės
Kryesia
e Bashkėsisė Islame tė Kosovės kėrkon nga institucionet tona mė tė
larta: nga Presidenti, nga Qeveria dhe nga Kuvendi qė nė kėto momente
tė vėshtira e tė rėnda tė jenė maksimalisht vigjilente.
Kryesia
e Bashkėsisė Islame tė Kosovės apelon tek tė gjithė qytetarėt qė tė
mos konfrontohen mė KFOR-in dhe policinė e UNMIK-ut, nė mėnyrė qė nga
aleatėt tanė tė mos krijojmė armiq, sepse konfrontimi me Bashkėsinė
Ndėrkombatėre, do tė thoshte destabilizim i vazhdueshėm i gjendjes,
dhe largim nga synimet e objektivat tanė.
Kryesia
e Bashkėsisė Islame tė Kosovės po ashtu dėnon djegien e xhamive nėpėr
disa qytete tė Serbisė, ashu siē dėnon ashpėr edhe djegien e kishave,
tė objekteve tė tjera fetare dhe pronave private nė Kosovė.
Kryesia
e Bashkėsisė Islame tė Kosovės u shpreh ngushėllimet mė tė thella
familjeve tė viktimave tė pafajshme pėr humbjen e mė tė dashurve tė
tyre, duke e lutur Allahun e Plotfuqishėm qė ata ti ketė mėshiruar me
Mėshirėn e Tij, kurse tė plagosurve dhe tė lėnduarve u dėshirojmė
shėrim sa mė tė shpejtė.
|