|
18 mars 2004 / Laura Konda
"Zėri
i Amerikės"
Komisioni i Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet me Jashtė zhvilloi dje njė seancė
dėshmish lidhur me gjendjen nė Serbi pas zgjedhjeve tė dhjetorit. Nė
diskutim dėshmuan zonja , Zėvendės-ndihmėse Sekretare e Shtetit pėr
Evropėn dhe Euroazinė Kathleen Stevens e cila tha se Washingtoni ėshtė
i vendosur tė bashkėpunojė me Kombet e Bashkuara, pėr realizimin e njė
tė ardhmeje tė sigurtė dhe demokratike pėr tė gjithė qytetarėt e
Kosovės.
Zėvendės-ndihmėssekretarja
Stevens tha se ndihmat amerikane pėr Serbinė do tė varen nga
bashkėpunimi i Beogradit me gjykatėn e Hagės.
Zonja Stevens tha se si
anėtare e OKB-sė, Serbia ka detyrimin tė bashkėpunojė plotėsisht me
Gjykatėn e Hagės. Bashkėpunim, tha ajo do tė thotė tė bėhen pėrpjekje
tė plota pėr ti gjetur, arrestuar dhe transferuar personat e akuzuar
pėr krime lufte.
Lidhur me Kosovėn, zonja
Stevens tha se Shtetet e Bashkuara po i pėrqėndrojnė pėrpjekjet nė
pėrmbushjen e 8 standarteve tė caktuara nga OKB-ja, si tepėr tė
rėndėsishme pėr zhvillimin demokratik tė Kosovės.
"Nė se kur tė bėhet
rishikimi i standarteve nė mes tė vitit 2005, ato do tė vlerėsohen si
pozitive, atėhere bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė e pėrgatitur
tė fillojė procesin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė se
arritjet vlerėsohen si negative,- tha zonja Stevens,- atėhere do tė
caktohet njė afat tjetėr pėr rishikimin e tyre."
"Ne u bėjmė thirrje tė
gjithė qytetarėve tė Kosovės tė bashkėpunojnė plotėsisht me UNMIK-un,
K-FOR-in dhe Shėrbimin policor tė Kosovės, nė mėnyrė qė personat qė
kanė kryer krime tė nxirren para drejtėsisė dhe qė tė gjithė banorėt e
Kosovės tė gėzojnė tė drejtėn pėr tė jetuar nė njė vend tė sigurtė", -
tha zonja Stevens.
Svetovar Stijanoviē,
president i Qendrės serbo-amerikane nė Serbi, tha se formula e
Perėndimit standartet para statusit eshte shumė abstrakte pėr
publikun, si dhe pėr tė eliminuar rrezikun e madh pėr jetėn e
popullsisė jo-shqiptare. Zoti Stijanoviē tha se Kosova duhet tė
shpallet krahinė autonome, nėn protektoratin e Serbisė, me njė qeveri
tė decentralizuar, e cila tė sigurojė mbrojtjen e tė gjithė banorėve,
insitucioneve dhe objekteve tė saj kulturore e fetare.
Daniel Serwer, drejtor i
Iniciativės Ballkanike nė Insitutin e Paqes tha se pas zgjedhjeve tė
dhjetorit, Serbia ka hyrė nė njė rrugė tė papėlqyeshme, e cila nuk i
shėrben interesave tė saj. Ėshtė nė interesin e Serbisė, tha zoti
Serwer, qė tė mbajė pėrgjegjėsi pėr krimet e kryera nė tė kaluarėn.
"Njė Serbi, e cila nuk
pranon tė bashkėpunojė me Hagėn, nuk mundet tė hyjė nė NATo dhe nė
Bashkimin Evropian. Njė Serbi, e cila nuk pranon autoritetin e OKB-sė
nė rajonet e banuara nga serbėt e Kosovės, siē e kėrkon rezolurta
1244, njė Serbi e cila i kufizon serbėt e Kosovės tė marrin pjesė nė
procesin pėr pėrmbushjen e standarteve do tė thotė se nuk dėshiron ti
zgjidhė problemet, por i krijon ato vetė",- tha zoti Serwer.
Zoti Serwer tha se Shtetet
e Bashkuara kanė ndjekur njė politikė tė butė me Serbinė, por kjo
politikė, tha ai, ka dėshtuar. Uashingtoni tha zoti Serwer, duhet ta
gjykojė Serbinė jo nga qėllimet, apo premtimet, por nga veprimet e
saj.
|