|
18 mars 2003 /
Armand Mero /
"Zėri
i Amerikės"
Presidenti Alfred Moisiu,
parlamenti, qeveria e kryeministrit Nano, ministria e jashtme dhe
drejtuesit e forcave kryesore politike nė vend, vazhdojnė tė reagojnė
ndaj zhvillimeve shqetėsuese nė Kosovė dhe tensionit qė ka shoqėruar
dy ditėt e fundit. Nė mbledhjen e qeverisė kryeministri Fatos Nano tha
sot se veprimet e djeshme nė Kosovė bien ndesh me ecurinė pozitive dhe
progresin e arritur nė drejtim tė bashkėjetesės nė paqe e demokraci.
Ato janė veprime qė
pengojnė e vonojnė procesin e pakthyeshėm tė pėrmbushjes sė
standarteve pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar dhe janė shans mė
shumė pėr tė rizgjuar nacionalizmat ekstreme tė cilat vecanėrisht
shqiptarėt tha ai i kanė paguar shtrenjtė.
Kryeministri Nano u shpreh
dhe njė herė kundėr qėndrimeve zyrtare tė Beogradit pėr ndarje tė
Kosovės: ne ridėnojmė me forcė ēdo shfaqje apo nxitje qendrimesh qė
rinxjerrin dhe riaktivizojnė skenarėt anakronikė tė ndarjes midis
komuniteteve apo njerėzve pėrmes parcelizimeve tė Kosovės apo mė gjėrė
nė kantone, krahas dėnimit tė artikulimit tė pretencave tė
paragjykuara qė kėrkojnė tė ekstremizojnė me ēdo kusht shqiptarėt si
elementė tėrroristė a separatistė
Sipas kryeministrit Nano,
situata e krijuar nė Kosovė ėshtė rezultat edhe i mbajtjes ngritur tė
strukturave paralele, administrative e paraushtarake: Ne kėrkojmė qė
tė kuptohet nga tė gjithė se ajo qė ndodhi gjatė orėve tė fundit nė
Kosovė, nuk ėshtė rezultat i bashkėjetesės, por pikėrisht i
mosangazhimit, i mosveprimit apo sabotimit tė bashkėjetesė, ėshtė
rezultat i mbajtjes ngritur tė strukturave paralele administrative a
paraushtarake qė vazhdojnė tė ushqejnė izolimin etnik apo tė nxisin
valė tė reja spastrimesh nė funksion tė ndarjes sė Kosovės.
Nga ana e tij edhe
presidenti Alfred Moisiu nėpėrmjet kontakteve telefonike qė ka patur
mbrėmė me kryeadministratorin Harri Holkeri dhe presidentin Ibrahim
Rugova ka dėnuar veprimet e ekstremistėve duke nėnvizuar shqetėsimin
se zgjatja e gjendjes sė papėrcaktuar u jep fushė kėtyre veprmeve.
Presidenti ka deklaruar se uron qė edhe Beogradi tė kuptojė atė qė po
ndodh dhe tė kontribuojė pozitivisht pėr dhėnien fund tė kėsaj
situate.
Edhe parlamenti shqiptar
doli sot me njė deklaratė tė vecantė nė tė cilėn bėhej thirrje qė tė
kapėrcehej sa mė parė situata e krijuar nė emėr tė paqes, stabilitetit
dhe bashkėpunimit dhe tė ardhmes euroatlantike tė Kosovės. Parlamenti
ka shprehur besimin se provokatorėt, organizatorėt dhe shkaktarėt e
gjakderdhjes do tė vihen shumė shpejt para ligjit pėr tė rikthyer sa
mė parė nė normalitet jetėn nė Kosovė.
Edhe partitė politike
shqiptare kane shprehur shqetėsim pėr zhvillimet e atjeshme. Partia
demokratike i ka bėrė thirrje shqiptarėve dhe gjithė qytetarėve tė
Kosovės tė vetpėrmbahen dhe tė mos kontribuojnė nė pėrshkallėzimin e
mėtejshėm tė dhunės. //rd//
|