|
-
Prishtinė,
18 mars 2004
- Situata nė vend ėshtė tejet shqetėsuese dhe brengosėse. Janė kėto
ditėt mė tė vėshtira qė Kosova dhe populli i saj po i kalon qė nga
pėrfundimi i luftės dhe vendosja e strukturave civile dhe ushtarake
ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
-
Ky
pėrshkallėzim i situatės, rrezikimi i rendit dhe i qetėsisė publike,
numri i tė vdekurve dhe i atyre tė plagosurve, ėshtė mė shumė se
tronditės. Nuk do mend se me aktet e fundit qė po ndodhin Kosovės po
i jipet njė dimension ēfarė dėshirojnė dhe presin shumė qendra
antishqiptare, antidemokratike dhe anticivilizuese.
-
-
Njė
gjendje e tillė, Kosovėn dhe popullin e saj po e dėrgon nė njė
vronsirė tė thellė, ēfarė askush nga ne nuk e dėshiron. Prandaj,
Kosovės dhe qytetarėve tė saj, nė kėto momente tė rėnda, mė sė
shumti i nevojitet gjakftohtėsia, mirėkuptimi, veprimet e matura dhe
njė tolerance maksimale.
-
-
Apelojmė,
te tė gjithė qytetarėt e Kosovės, te tė rinjtė e Kosovės, qė tė
kontribuojnė maksimalisht nė normalizimin e situatės nė vend dhe tė
kenė besim tė plotė nė institucionet tona.
-
-
Nė kėto
ēaste, Kosovės dhe qytetarėve i duhet kthimi i rendit dhe i
sigurisė, i qetėsisė dhe krijimi i lirisė sė lėvizjes, se vetėm
kėshtu mund tė hapim shtigje pėr tė zgjidhur problemet aktuale, nė
tė kundėrtėn, aktet e dhunės nuk ēojnė askund, por vetėm e kthejnė
Kosovėn dhe proceset demokratike mbrapa, thuhet nė njė deklaratė tė
Lulzim Zenelit, zėdhėnės i LDK-sė.
|
|