| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Gjilan: Askush qė sot e do njė Kosovė mė tė mirė se
dje, nuk mund ta mbėshtet dhunėn |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Gjilan, 18 mars 2004 -
Pas
protestės sė djeshme nė Gjilan, e cila pėrfundoi me njė tė vdekur,
31 tė plagosur dhe disa objekte tė djegura dhe tė dėmtuara, Komiteti
pėr Siguri dhe Emergjencė i kėsaj komune ka mbajtur tė enjtėn
paradite mbledhje tė jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar sitautėn dhe
pėr tė koordinuar aktivitetet me subjektet tjera pėr parandalimin e
shkallėzimit tė mėtejmė tė dhunės.
-
Lutfi Haziri, kryetar i komunės tha se protestat e djeshme nė
Gjilan, tė cilat filluan nga nxėnės tė shkollave tė mesme, si reagim
ndaj rastit tragjik tė fėmijėve nė Qabėr tė Mitrovicės, ndėrsa mė
vonė atyre iu bashkua edhe njė numėr i qytetarėve, sollėn vdekjen e
njė personi nė Gjilan, Sllobodan Qeriq si dhe plagosjen e 31 tė
tjerėve, nė qytet dhe nė udhėkryqin e fshatit Shillovė.
-
Dy tė lėnduar tė rėndė janė dėrguar pėr trajtim nė spitalin e
Prishtinės, ndėrsa katėr tė tjerė janė operuar nė spitalin regjional
tė Gjilanit dhe janė jashtė rrezikut pėr jetė. Lėndimet tjera janė
shkaktuar kryesisht nga hudhja e gurėve, pėrveē 13 protestuesve qė
janė goditur me veturė nė udhėkryqin e Shillovės, nga njė banor i
kėtij fshati. Gjatė protestave janė lėnduar lehtė edhe dy policė si
dhe janė djegur 11 shtėpi nė qytet.
-
Lutfi Haziri, i cili njėherit ėshtė edhe kryetar i Komitetit pėr
Siguri dhe Emergjencė ka shprehur keqardhje pėr rastin tragjik qė
ndodhi nė Gjilan si dhe pėr tė lėnduarit tjerė gjatė pėrshkallėzimit
tė djeshėm tė protestės, pas sė cilės, siē tha ai, ėshtė dėmtuar
progresi i arritur nė Gjilan gjatė pesė viteve tė kaluara.
-
Komiteti dėnoi dhunėn e protestuesve, ndėrsa falėnderoi policinė pėr
pėrmbajtje nė pėrdorimin e dhunės ndaj masės, e cila pėrbėhej
kryesisht nga nxėnės tė shkollave tė mesme dhe tė rinj tjerė.
Nėnkoloneli i SHPK-sė, Reshat Maliqi tha se policėt e SHPK-sė kanė
qenė tė angazhuar kryesisht nė rrugėn e Prishtinės dhe pėrreth
kishės ortodokse, pėr tė penguar depėrtimin e masės sė qytetarėve nė
kėtė pjesė tė qytetit, ku banojnė njė numėr i familjeve serbe.
-
Protesteusit pastaj janė drejtuar nga selia e UNMIK-ut dhe e ka
sulmuar atė me gurė, ndėrsa janė djegur edhe 3 automjete tė
UNMIK-ut, janė dėmtuar 4 tė tjera si dhe 10 automjete me targa GL.
Njė qytetar ka vdekur dhe sipas njoftimeve tona ai quhet Slobodan
Periq, ndėrkaq njė grua e lėnduar mė rėndė ėshtė dėrguar nė spitalin
e Prishtinės.
-
Sipas kolonelit Reshat Maliqi, gjatė protestave janė lėnduar 31
qytetarė, njė numėr i tyre nė udhėkryqinn e Shillovės si dhe lėndime
tė lehta kanė marrė edhe dhe 4 policė (tre nga ta tė SHPK-sė). Ka
qenė fat i madh qė nuk janė pėrdorur armė gjatė protestės,
pėrndryshe pasojat do tė mund tė ishin mė tė mėdha, ka thenė Maliqi.
-
Ai ka thenė se nga dita e sotme, orari i punės sė policisė ėshtė
zgjatur nė 12 orė dhe shpreson se, nė bashkėpunim me policinė e
UNMIK-ut dhe KFOR-in do tė arrijnė tė mbajnė rendin dhe nuk do tė
lejojnė tė pėrsėritet dita e djeshme.
-
Koloneli Jonson nga kampi Montith nė Gjilan, pasi iu bėri njė
pėrshkrim zhvillimeve tė ditės sė mėrkurė nė Gjilan, tė cilat
eskaluan nė manifestim tė dhunės, tha se ka pėrshtypjen qė ngjarja e
djeshme ka qenė e planifikuar dhe kjo e brengos mė sė shumti.
-
Qė nga dita e sotme KFOR-i ka rritur praninė e tij nė qytet dhe kjo
mund tė vėrehet si pėr nga numri dhe automjetet ushtarake, ashtu
edhe pėr nga ngjyra e uniformės sė pjesėtarėve tė KFOR-it dhe
pajimet qė mbajnė ata.
-
Koloneli Jonson tha se KFOR-i do tė bashkėpunoj me policinė dhe
paralajmėroi edhe mundėsinė pėr reagim tė pėrbashkėt si dhe
arrestime, nėse ndodhė tė pėrsėriten protestat. Ushtarėt e mi kanė
marrė urdhėr pėr reagim, nėse ata kėrcėnohen, ose edhe nė rast tė
kėrcėnimit tė pėrfaqėsueve tjerė ndėrkombėtar qė ndodhen kėtu, ka
thenė Jonson.
-
Ai lavdėroi angazhimin e SHPK-sė, e cila, siē tha koloneli Jonson,
ka bėrė punė tė shkėlqyshme nė mbrojtjen e kishės ortodokse, duke e
mbajtur masėn larg kėtij objekti, deri sa atje kanė arritur forcat e
KFOR-it. Nuk ėshtė momenti tė ngritet gishti nė drejtim tė askujt.
Demonstratat duhet tė ndalohen dhe ēdo kush duhet tė jetė i
angazhuar nė qetėsimin e situatės, ka kėrkuar koloneli Jonson.
-
Pėrfaqėsuesi i UNHCR-it tha se pėr kėtė organizatė dje ka qenė njė
ditė jo e mirė, pasiqė iu ėshtė dashur t`i evakuojnė disa familje
serbe nga qyteti, por ka shprehur brengosjen pėr disa persona tjerė
tė kėtij komuniteti, tė cilėt ende kanė mbetur nė qytet.
-
Nėnkrytari i komunės, Bozhidar Periq i ka gjykuar, siē ka thėnė ai,
aktet kriminale, vandalizimin dhe ekstremizmin shqiptar ndaj
serbėve, qė sipas tij ishte i planifikuar dhe i organizuar.
-
Zėvendėskryetari Xhemajl Hyseni, pasi ka shprehur keqardhje pėr
ngjarjen e djeshme, ka tėrhequr vėmendjen e anėtarėve tė Komitetit
duke theksuar se janė tė papranueshme kualifikimet e nxituara.
Problemet nuk mund tė zgjidhen duke i identifikuar fajtorėt nė
pėrmasa kolektive. Asnjėri qė e do njė Kosovė tė qetė dhe mė tė mirė
se dje, nuk mund tė mbėshtet dhunėn. Ata qė do ta bėnin kėtė, janė
kundėr Kosovės dhe kundėr popullatės shumicė nė Kosovė, tha ai.
-
Kėshilltari rajonal i UNMIK-ut, Marsel Qintelen dhe ai komunal nė
Gjian, Charles Messier kanė fajsėuar SHPK-nė se nuk ėshtė angazhuar
pėr tė mbrojtur objektin e tyre si dhe 25 punėtorėt e tij, tė cilėt
ndodheshin nė ndėrtesėn, e cila po sulmohej me gurė nga
protestuesit.
-
Ismail Kurteshi u angazhua pėr tė mos dhėnė vlerėsime tė ngutshme,
tani kur nuk dihet nėse protestat mund tė vazhdojnė, sepse mund tė
ngriten tensionet, por kėrkoi qė bashkarisht tė planifikohen masat
pėr qetėsimin e situatės. Nėse vlerėsohet e nevojshme, duhet tė
ndėrpritet pėr 1-2 ditė edhe mėsimi nė qytet, ka thenė Kurteshi,
ndėrsa ka propozuar qė nė vendbanimet e pėrziera tė rriten masat e
sigurisė.
Keqardhje pėr viktimat dhe tė lėnduarit ka shprehur edhe koloneli i
TMK-sė, Shaban Musliu, i cili tha se Trupat Mbrojtėse tė Kosovės
janė tė gatshme tė punojnė bashkarisht me institucionet vendore e
ndėrkombėtare nė normalizimin e gjendjes, nėse kjo kėrkohet prej
tyre. Ne jemi tė gatshėm tė pėrmbushim obligimin tonė ndaj tė
gjithė qytetarėve tė Kosovės, nėse vlerėsohet e nevojshme pėr
momentin ndihma jonė tha Musliu.
-
Komiteti formoi dy grupe punuese pėr arsim dhe shėndetėsi, tė cilat
do tė angazhohen nė kėto sfera pėr tė parandaluar tentimet e
mundshme pėr protesta, pėrkatėsisht pėr tė vlerėsuar nevojat
emergjnete nėse ndodhė tė pėrsėriten protestat e dhunshme.
-
Komiteti i kėrkoi nėnkryetarit tė dytė tė komunės, Bozhidar Periq qė
tė angazhohet nė vendbanimet serbe pėr tė mos lejuar aktivitete
revanshiste, siē ka ndodhur dje nė Shillovė.
-
Komiteti u ka sugjeruar segmenteve pėrgjegjėse pėr siguri qė tė
pėrmbahen edhe mė tutje nga pėrdorimi i dhunės ndaj nxėnėsve
protestues, sepse kjo do tė mund tė nxiste pėrshkallėzime mė tė
rreziskhme, siē ndodhi nė disa qendra tjera tė Kosovės.
-
Komiteti pėr Siguri dhe Emergjencė ėshtė takuar edhe nė orėt e
pasditės pėr tė pėrcjellur dhe shqyrtuar gjendjen e krijuar pas
protestave tė djeshme.
|
-
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|