|
Gjilan, 18 mars
2004 - Kryetari i
komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatė njė konference tė pėrbashkėt
me liderėt e tri subjekteve mė tė mėdha politike qė pėrfaqėsohen nė
Kuvend, qė mbajtėn tė enjten pasdite, ka kėrkuar nga tė gjithė
qytetarėt e kėtushėm qė tė angazhohen nė uljen e tensioneve dhe
kthimin e qetėsisė, pas protestave tė djeshme, tė cilat morėn njė
viktimė, lanė 31 tė lėnduar, disa shtėpi dhe automjete tė djegura si
dhe pasoja tė tjera, tani kur Gjilani ishte bėrė njė shembull i mirė
progresi edhe pėr pjesėt tjera tė Kosovės.
Duke pėrkujtuar qytetarėt
se pėrdorimi i dhunės nė protesta mund tė provokojė pėrshkallėzime tė
rrezikshme nė Kosovė dhe nė Gjilan, Haziri u bėri apel atyre qė tė
tėrhiqen nga kjo rrugė dhe t`iu krijojnė mundėsi institucioneve dhe
shoqėrisė civile qė tė punojnė nė qetėsimin e situatės.
Dhunėn e manifestuar nė protestat e djeshme e ka dėnuar edhe kryetari
i Degės sė LDK, Xhemajl Hyseni, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe
zėvendėskryetar i komunės. Hyseni u ka bėrė apel qytetarėve si dhe
anėtarėsisė sė LDK-sė qė tė pėrmbahen nga ēdo akt i dhunshėm, tė jenė
gjakftohtė dhe tė dėshmojnė maturi nė veprimet e tyre nė situata tė
kėtilla dhe tė mos vihen nė pikėpyetje tė gjitha tė arriturat e pesė
viteve tė kaluara. Dhuna asnjėherė nuk ka dhėnė fryte, ka thėnė
Xhemajl Hyseni.
Lideri i PDK-sė pėr
Gjilan, Ismail Kurteshi tha se ne nuk mund ta kontestojmė tė drejtėn e
qytetarėve pėr tė shprehur revoltėn e tyre nė mėnyrė paqėsore, por
shprehu keqardhje pėr dhunėn qė ka ndodhur dje. Edhe Kurteshi vlerėsoi
se ėshtė e rrugės qė qytetarėt t`iu krijojnė mundėsi institucioneve
dhe liderėve tė tyre politikė qė tė veprojnė dhe kurrsesi tė mos
pėrdoret dhuna, as nga protestuesit e as nga segmentet pėrgjegjėse tė
sigurisė.
Atė qė ndodhi dje nė
Gjilan, pas njė periudhe tė qetė dhe progresit tė arritur, Fadil
Gashi, kryetar i AAK nė kėtė komunė e ka cilėsuar njė fatkeqėsi pėr
Gjilanin. Ngjarjet ēfarė ishin dje dhe mbrėmė nė Gjilan si dhe nėpėr
disa qendra tjera, janė hap prapa pėr Kosovėn dhe Gjilani, i cili nga
dje e ka humbur epitetin e mirė qė e kishte.
Kryetari i komunės dhe
liderėt e tri subjekteve politike nė Gjilan, duke apeluar te qytetarėt
pėr ndėrprerje tė protestave, theksuan se vazhdimi i akteve tė
dhunshme mund tė jetė i rrezikshėm pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj.
|
|