| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Kadare,
intervistė pėr Dojēe Velen |
|
| |
KOSOVA
DO TĖ
JETĖ
PJESĖ
E EUROPĖS |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
18 mars 2004 / TN
Dojēe Vele (DW)
-
Javen
e kaluar (09 - 13/03/04) nė kryeqytetin e Nordrajn-Vestfalisė,
Dyseldorf, u zhvilluan "Ditėt e kulturės shqiptare". Kjo ngjarje u
hap me njė orė letrare tė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Nė njė
intervistė dhėnė programit shqip tė Dojēe Veles Kadare flet pėr tė
pėrbashkėtat qė kanė kultura shqiptare dhe ajo evropiane,
"patriotizmin e shėndoshė" dhe atė folklorik si edhe jep disa
vlerėsime rreth zhvillimeve aktuale ne sferėn shoqerore, politike
dhe kulturore.
-
-
DW:
Zoti Kadare, cila ėshtė vetia karakteristike e kulturės shqiptare?
-
-
KADARE:
Kultura shqiptare ėshtė si tė gjitha kulturat e popujve evropianė.
Ka gjėra qė e dallojnė, ka gjėra qė e bashkojnė me to. Pėr shembull,
njė gjė qė e bashkon: ka njė periudhė nė letėrsinė shqiptare qė ajo
ka ekzistuar nė dy gjuhė, nė shqip dhe nė latinisht. Ata shkrimtarė
qė dinin latinisht botonin nė dy gjuhė.
-
-
Ėshtė
karakteristikė e pjesės mė tė madhe tė vendeve evropiane, sidomos nė
shekujt e 15-tė, 16-tė, 17-tė. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr letėrsi tė
mirėfilltė, ėshtė kryesisht pėr letėrsi iluministe, filozofike,
eseistike. Ajo qė e dallon, ėshtė identiteti i kulturės ballkanike
dhe shqiptare njėkohėsisht. Gjithė kultura ballkanike ka njė
ndryshim nga kultura evropiane, nė kėtė sens, ka koloritin e saj, ka
ngjyrat e saj, ka njė dramacitet tė veēantė. Kultura shqiptare ėshtė
pjesė e kėtij mozaiku.
-
-
DW:
Cila ėshtė vetia shquese e kulturės ballkanike?
-
-
KADARE:
Popujt e Ballkanit kanė njė epizėm mė tė theksuar nė kulturėn e
tyre, kanė tė pėrzier shpesh kulturėn me probleme tė kombit, tė
hitorisė, tė patriotizmit, tė ēlirimit. Kjo, pėr arėsye, siē duket,
tė rrethanave historike. Ėshtė njė anakronizėm i detyruar, me sa
duket, nga kushtet historike. I gjithė gadishulli i madh, i
nėnshtruar nėn njė perandori obskurantiste, tepėr tė errėt, tepėr
barbare, vetvetiu gjeti tek kultura njė nga faktorėt pėr ēlirim, i
vuri kėtė mision, qė ėshtė njė mision shumė i rėndė pėr njė kulturė,
njė mision qė mund ta dėmtojė atė, megjithatė ka qenė, me sa duket,
i domosdoshėm pėr kėta popuj.
-
-
DW: A
eshtė ky sfondi, qė shpjegon edhe perkrahjen, qe i beni ju
patriotizmit te shendoshe?
-
-
Patriotizmi, e kam thėnė shumė herė, ėshtė njė ndjenjė nga mė
njerėzoret, nga mė tė shėndetshmet, ėshtė njė ndjenjė qė ka
ekzistuar dhe do tė ekzistojė gjithmonė nė botė. Nuk ka qenie
njerėzore normale, qė tė mos dojė familjen e vet, njerėzit e vet,
vendin ku banon, popullin qė e lindi.
-
-
Vetėm
ka njerėz, sigurisht, me njė prapėshti shpirtėrore, me defekte tė
rėnda, tė cilėt mllefin pėr kėto defekte e shkarkojnė mbi njerzit nė
pėrgjithėsi, ose mbi popullin e vet. Pėr shembull, ka disa raste nė
letėrsinė shqipe, qė tė dėshtuarit fillojnė e mallkojnė nė fillim
kolegėt e tyre, pastaj mallkojnė vendin e tyre, pastaj mallkojnė
gjuhėn shqipe, qė nuk i bėri shkrimtarė tė mėdhenj dhe pėr ēudi
mallkojnė edhe kombin dhe disa prej tyre, ka pasur raste tė ralla,
qė kanė ndėrruar kombėsi.
-
-
DW:
Sipas mendimit tuaj, ndėrrimi i kombėsisė ėshtė njė akt qė duhet
dėnuar moralisht?
-
-
KADARE:
Ndėrrimi i kombėsisė nuk ėshtė krim natyrisht, por nuk ėshtė as
ndonjė gjė pėr t'u lakmuar. Kombėsia ėshtė njė gjė objektive e
njeriut. Ėshtė si tė ndėrrosh nėnėn dhe babanė me dhunė. Tė thuash,
s'kam kėta, por kam dy tė tjerė. Ēdo njeri ka tė drejtė tė zgjedhė
shtetin ku banon, shtetėsinė e vet, vendin e vet, edhe kombėsinė
mund ta ndryshojė, natyrsisht. Unė fola pėr ndėrrime tė shkaktuara
nga mllefi dhe nga ndjenja negative.
-
-
DW:
Ēfarė qendron nė bazė tė atdhedashurisė, pra patriotizmit: Familja?
Vendlindja? Populli? Kombi? Pėr shembull, nėse dikush ka lindur nė
Shqipėri, a i dedikohet atdhedashuria e tij edhe Kosovės?
-
-
KADARE:
E para, atdhedashuria, pavarėsisht nga keqkuptimi i disave qė
kujtojnė se janė shumė tė menēur, kurse nė tė vėrtetė janė fare tė
pamenēur, ėshtė njė gjė absolutisht e njohur dhe e fuqishme nė
Evropė - po marrim Evropėn dhe Shtetet e Bashkuara, qė janė pjesa mė
perėndimore dhe mė moderne e botės. Disa nga tė rinjtö tanė
intelektualė, ose gjysmö tė rinj, pėr tė shitur mend pėrpara
shqiptarėve, kujtojnė se hiqen modernė duke mohuar vendin e tyre,
duke pasur njė zemėrim tė vazhdueshėm ndaj gjjithēkaje qė ėshtė
shqiptare.
-
-
Kjo
ėshtė njė ndjenjė, do ta quaja, pervervse. Nuk ekziston nė asnjė
vend, siē kujtojnė ata. Tė shkosh tė jetosh nė Francė, ka njė
patriotizėm francez shekullor, i cili ka qenė shpesh i tepruar, siē
kanė qenė shumė patriotizma - edhe nė Ballkan ka pasur patriotizėm
tė tepruar disa herė me lajle e lujle. Edhe nė Shqipėri ka pasur dhe
mund tė ketė, d.m.th. ka njė patriotizėm qė quhet, folklorik,
primitiv, me ato britmat dhe mburrjet e kota, kurse ka edhe njė
patriotizėm diskret, tė natyrshėm, qe nenkupton lojalitetin ndaj
popullit qe i perket.
-
-
DW: Sa
i madh ėshtė ky vend, ky popull?
-
-
KADARE:
Aq sa ėshtė ai popull, nė ato kufij natyralė qė ka, nė atė kulturėn
e vet qė ka, nė atė gjuhė qė jeton. Dhe kėshtu qė tė tėrė popujt e
Evropės kanė jetuar dhe jetojnė me kėtė. Popujt e tjerė madje e kanė
patur shumė tė tepruar dhe ėshtė e ēuditshme, kur unė dėgjoj se si u
bėhen vėrejtje shqiptarėve, se keni shumė patriotizėm, shumė
statuja. Nė fakt Shqipėria ėshtė vendi qė ka mė pak statuja nga tė
gjithė nė Evropė. Kush ka shėtitutur, kush ka sy dhe nuk ėshtė
injorant, duhet tė ketė parė, qė sheshet e Evropės, rrugėt e saj,
qytetet e saj janė mbushur me mijėra shenja hitorike tė pafundme:
Gjithfarė mbretėrish me vlerė e pa vlerė, gjeneralėsh, heronj e
frikacakė, burra shteti tė menēur dhe gjysmakė kanė mbushur anė e
mbanė Evropėn.
-
-
DW: Si
e vlerėsoni zhvillimin e gjuhės shqipe nė kohėrat e sotme, mbas
hapjes sė kufijve dhe ndėrthurrjeve me Kosovėn dhe Maqedoninė.
-
-
KADARE:
Gjuha shqipe ka njė zhvillim tepėr normal. Eshtė njė nga gjuhet mė
tė njėsuara nė Evropė. Nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet, qė ka disa
gjuhė shqipe. Gjuha shqipe merret vesh pėr mrekulli, asnjeri nuk
mund tė ankohet kur dėgjon televizionin e Kosovės, ose vete nė
Kosovė, ose vete nė Maqedoni, kur flet me shqiptarėt. Ėshtė tjetėr
punė qė ka njė injorancė tė madhe nė pėdorimin e gjuhės nga
politikanėt dhe nga mediat. Dy faktorėt kryesorė qė lozin njė rol
pėr kristalizimin e gjuhės, kėto dy grupe shoqėrore, i kanė bėrė
dhunė gjuhės shqipe dhe vazhdojnė t'i bėjnė. Arėsyeja kryesore ėshtė
sepse kujtojnė, se duke deformuar gjuhėn kalojnė nė njė stad mė tė
lartė zhvillimi, shfaqen ndryshe nga tė tjerėt dhe shfaqen si mė tė
kulturuar.
-
-
DW: Si
mund tė punohet pėr pėrmirėsimin e kėsaj situate?
-
-
KADARE:
Kjo ėshtė vepėr e pėrbashkėt e gjithė opinionit shoqėror, e gjithė
popullit shqiptar. Ai do ta zgjidhė kėtė gjė, ai do ta pėrzgjedhė
kėtė gjuhė, do tė bėjė trysni, qė gjuha qė i serviret atij tė jetė
sa mė korrekte, sa mė e pastėr, sa mė e saktė.
-
-
DW: A
vini re ndonjė prirje tė caktuar tė zhvillimit tė letėrsisė
shqiptare nė kohėrat e sotme?
-
-
KADARE:
Kam vėnė re thjesht njė zhvillim. Zhvillimi nė vetvete ėshtė gjė e
mirė. Nuk ėshtė e thėnė qė tė duket kudo prirje. Prirja e vetme
pozitive ėshtė, qė ajo ecėn pėrpara, zhvillohet dhe lexuesi ka
filluar tė ketė njė kontakt me letėrsinė shumė mė aktiv se pėrpara.
Ėshtė rigjallėruar kontakti, ėshtė rigjallėruar leximi, shitja e
librit, ėshtė gjallėruar interesimi i publikut mbi librin.
-
-
DW: Si
i shikoni shanset e Shqipėrisė nė rrugėn drejt Bashkimit Evropian?
-
-
KADARE:
Shqipėria e ka kėtė aspiratė. E kanė tė gjithė nė Shqipėri. Eshtė i
vetmi konsens ku bashkohen tė gjitha partitė - disa me sinqeritet,
disa pa sinqeritet - ku bashkohen tė gjitha grupet shoqėrore nė
Shqipėri, nuk ėshtė njė ėndėrr e kotė ėshtė njė synim i logjikshėm,
ėshtė rruga e vetme, qė do ta mbrojė Shqipėrinė nga tė gjitha
rreziqet e mundshme tė ardhshme. Nuk ėshtė pra thjesht, se Shqipėra
do tė pasurohet, apo do tė modernizohet, edhe kėto do tė ndodhin
sigurisht me kėtė gjė, por ajo do tė sigurojė pėrgjithmonė
ekzistencėn e saj tė gjatė, ekzistencė, e cila ka qenė dhe vazhdon
tė jetė e kėrcėnuar.
-
-
DW: Si
e pėrfytyroni zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, a mendoni se ėshtė mė
mirė qė ajo tė fitojė statusin para anetarėsimit nė BE?
-
-
KADARE:
Kosova do tė jetė pjesė e Evropės. Tė tjerat janė dytėsore nė
krahasim me themeloren, qė ajo nuk do tė jetė mė e lidhur me
Serbinė. S'ka pėrse tė jetė, se s'ka qenė kurrė - ėshtė njė
keqkuptim edhe ndėrkombėtar disa herė - Kosova s'ka qenė asnjehere e
lidhur me Serbinė, ka qenė njė lidhje e dhunshme dhe prandaj ajo do
tė jetė e pavaruar dhe se si do tė njėmendėsohet kjo pavarėsi,
kryesisht me Evropėn apo me njė hapėsirė shqiptare nė Ballkan, kjo
ėshtė njė tjetėr gjė, qė do e vendosi vetė populli i Kosovės bashkė
me tė gjithė vullnetin ndėrkombėtar nė harmoni.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|