|
17 mars 2004 / TN
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (23)
Dr.
Zydi Dervishi
III.6. Edukatė seksuale e niveleve baritore
Udhėpėrshkrues e studiues tė huaj dhe intelektualė shqiptarė kanė
konstatuar se nė shoqėrinė shqiptare tradicionale perversitetet nė
marrėdhėniet seksuale ishin dukuri mjaft tė rralla, tė pėrhapura
kryesisht nė qytetet mė tė mėdhenj e mė tė vjetėr. Por edhe njohuritė
e njerėzve tė rritur pėr botėn e trazuar e gjithė mistere tė seksit
ishin shumė tė pakta, tė sipėrfaqshme, tė krahasueshme me ato tė
shoqėrisė baritore. Diskutimet pėr problemet e seksit edhe ndėrmjet tė
afėrmve ose shoqeve e shokėve tė ngushtė ishin pėrgjithėsisht fare tė
rralla, kalimtare dhe qė i skuqnin deri te veshėt, jo vetėm femrat,
por edhe meshkujt mė tė shkathėt e mė trima. Madje sa mė trima tė
ishin, aq mė pak ishin tė interesuar pėr seksin dhe diskutimet pėr
tė, ose, sė paku, shpėrfaqeshin tė tillė.
Pėr
kėtė problematikė Faik Konica nė vitet 30 tė shekullit XX, ndėr tė
tjera, ka shkruar: Pak, gjė mund tė thuhet pėr jetėn seksuale tė
shqiptarėve nė njė libėr tė caktuar pėr lexuesin e gjerė. Disa vese
nuk janė tė panjohura nė qytetet, ndonėse ardhja e tyre mund tė
gjurmohet lehtė nga ndikimet e huaja, por zor se mund tė gjendet njė
popull tjetėr nė botė mė i urtė sesa nė fshatrat e Shqipėrisė.
Pafajėsinė e fshatarėve mund ta tregojė njė zakon interesant qė ka
mbizotėruar deri nė kohėt e fundit dhe qė ende nuk ėshtė zhdukur. Kur
do tė bėhej njė martesė, qė zakonisht lidhej ndėrmjet tė rinjve pa i
mbushur njėzet vjeē, dhėndri ishte nga nėntėmbėdhjetė deri nė njėzet
vjeē, ose aty rrotull, ndėrsa nusja nga pesėmbėdhjetė deri
shtatėmbėdhjetė vjeē, njė anėtar mashkull mė i moshuar i familjes
duhej ti shpjegonte burrit tė ardhshėm anėn fizike tė martesės;
ndėrsa njė femėr e farefisit me njė copė gėlqere, qymyr ose diēka
tjetėr qė shėrben pėr tė shkruar, do ti shpjegonte nuses sė
ardhshme
Kjo thjeshtėsi baritore e njė kohe tė vjetėr na tregon
shkallėn e pėrhapjes sė urtėsisė e tė shėndetit moral, qė i ka bėrė
shqiptarėt gjatė shekujve tė jenė model i fuqisė dhe i shėndetit
(2001 : 251).
Pėrgjithėsisht nė shoqėrinė tradicionale shqiptare nuk vlerėsohej
kėnaqėsia e marrėdhėnieve seksuale, ose sė paku, flitej fare pak pėr
tė. Mė sė shumti marrėdhėniet seksuale trajtoheshin kryesisht si
domosdoshmėri pėr lindjen e fėmijėve, tė pasardhėsve trashėgimtarė.
Pėr kėtė ēėshtje Faik Konica, ndėr tė tjera, ka shkruar: Nė tėrėsi
shqiptarėt nuk janė njerėz sensualė. Shumica e tyre bėjnė njė jetė
pothuaj si tė asketėve dhe ndonėse janė tė urtė me gratė e tyre,
burrat shqiptarė priren ti mbajnė ato mė tepėr si nėna sesa si gra
tė dashura (2001 : 251). Madje, veēanėrisht nė malėsi, nė bisedat me
tė tjerėt burri zakonisht nuk e pėrmendėte emrin e gruas sė vet, por e
quante atė nėna e fėmijėve ose nėna e fėmijėve tė mi.
III.7. Dukuria e virgjinave nė kontekstin e funksioneve
socialkulturore
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare kishte edhe dy grupime tė rriturish,
tė cilėt kishin qėndrime skajmėrisht tė kundėrta ndaj marrėdhėnieve
seksuale. Sė paku deri nė fillim tė viteve 60 tė shekullit XX nė
hapėsirat shqiptare ka ekzistuar dukuria e virgjėreshave, e vajzave qė
nuk martoheshin, pra mbeteshin tė virgjėra, tė papėrlyera, tė pastra.
Nė gjuhėn e popullit vajza tė tilla quheshin tybeli ose tybelie,
domethėnė femra tė betuara (kanė bėrė tybe) tė mos martohen, pra tė
vetėprivuara nga disa kėnaqėsi jetėsore, veēanėrisht nga emocionet e
marrėdhėnieve seksuale (Halimi, K., 2000 : 45). Etnologu Kadri Halimi
ka studiuar 27 raste virgjinash, tė cilat kanė jetuar nė vitet 1947
1960 nė disa vise tė Kosovės. Sipas tij nė gjithė Kosovėn dhe trojet
shqiptare numri i tyre duhet tė ketė qenė shumė mė i madh.
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare dukuria e virgjinave pėrcaktohej nga
bashkėndikimi i tri rrethanave socialkulturore kryesore:
E
para. Nėse familja nuk kishte trashėgimtar mashkull, njėra prej
vajzave linte stausin e femrės dhe merrte atė tė djalit. Ky
ndryshim, shoqėrisht real efektiv statusesh i qetėsonte disi
shpirtėrisht prindėrit sepse, nga njėra anė, i mbronte prej
shpėrfilljeve tė opinionit dhe, nga ana tjetėr, edhe pasi tė vdisnin,
shtėpia e tyre do tė mbahej hapur tė paktėn edhe pėr njė gjeneratė
pasardhėse.
E
dyta. Nė shoqėrinė tradicionale shqipatre fejesat realizoheshin me
shkuesi. Fejesa ngjante me njė kontratė , e cila pėrcaktohej kryesisht
nga interesa ekonomike, shoqėrore e kulturore tė familjeve e deri tė
fiseve tė djalit dhe tė vajzės. Nė realizimin e kontratave tė tilla
pėrgjithėsisht nuk merreshin nė konsideratė parapėlqimet e tė rinjve
dhe sidomos tė rejave qė do tė fejoheshin. Vajza nuk kishte tė drejtė
tė refuzonte tė fejuarin qė i ofronte familja ose fisi nėpėrmjet
shkuesit. Nėse vajza refuzonte tė fejuarin e parė dhe martohej me njė
tjetėr me pėrkrahjen ose edhe me dijeninė e tė afėrmve, familja e tė
fejuarit tė refuzuar kishte tė drejtė tė vriste njė mashkull nė moshė
madhore tė familjes sė vajzės.
Nė
paragrafin 437 tė Kanunit tė Skėnderbeut thuhet pa ekuivoke: Po iku
vajza e fejueme e muerr njė tjetėr me dije e vullnet tė prindve tė
vet, shtėpia e dhandrit ska punė me tė , po me prindėrit e saj, tė
cilėt i kanė borxh nji kaptinė. Gjak pėr huj(Illia, F., 1993: 44) .
Familja e djalit tė refuzuar e humbte tė drejtėn pėr tė marrė gjak
ndėr meshkujt e familjes sė ish tė fejuarės refuzuese, nėse kjo
deklaronte publikisht se nuk do tė martohej kurrė nė jetė, pra do tė
pranonte statusin e virgjinės. Udhėpėrshkuesja amerikane Rouz Uajder
Lein, e cila ka vizituar Shqipėrinė Veriore nė fillim tė viteve 20 tė
shekullit XX, ka shkruar se vajza mund ti ikte martesės duke u
betuar para parisė sė dy bajraqeve pėr vajzėri tė pėrjetshme dhe ajo
atėherė pret flokėt dhe zė vendin e mashkullit nė fis (1997 : 205).
E
treta. Nėse vdiste babai ose tė dy prindėrit dhe linin pas fėmijė tė
vegjėl, vajza ose djem, vajza mė e madhe nė moshė nuk martohej. Ajo i
pėrkushtohej mirėrritjes sė motrave dhe tė vėllezėrve, duke u
vetėprivuar nga shumė kėnaqėsi tė jetės. Pėr kėtė etnologu Kadri
Halimi, ndėr tė tjera, ka shkruar: ...shkaku i tretė ėshtė mė
humanitar, njėrėzor , kėrkon sakrifikim tė jetės sė vajzės, abstenim
nga funksioni natyror biologjik, frenim tė epsheve emocionale
seksuale, vuajtje me pėrvuajtėri e me plot telashe tė pakėndshme
(2000 : 46-47).
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare krahas meshkujve dhe veēanėrisht
femrave tė privuara ose tė vetėprivuara nga emocionet e marrėdhėnieve
seksuale kishte edhe nga ata, ndonėse me pakicė, tė cilėt ishin shumė
tė dhėnė pas epsheve seksuale. Kėtė fakt e ka konstatuar edhe Faik
Konica. Ndėr tė tjera, ai ka shkruar: ... Shqipėria ėshtė njė vend
ekstremesh, prandaj kur njerėzit janė sensualė, janė tė tėrbuar fare.
Historianėt e hershėm turq na flasin pėr njė vezir tė madh* tė
famshėm, i cili njė kohė pati dyzet foshnja nė djepe dhe kur vdiq la
njėqind e njėzet djem pas. Ky vezir i madh ka qenė Ajaz Pasha, tė
cilin e kishin rrėmbyer nga familja nė Vlorė kur ishte fėmijė pėr ta
futur nė radhėt e jeniēerėve (kėtė dukuri njė historian e ka quajtur
taksa e gjakut), e rritėn si mysliman dhe pėr arsye tė talentit u
ngjit nė postin mė tė lartė. Ndėrkaq, nė kontrast me tė, tre
vėllezėrit e tij mbetėn nė Vlorė me nėnėn, qė tė tre u bėnė murgjėr
dhe kaluan njė jetė tė ashpėr si tė krishterė, duke mbajtur kreshmė e
duke u lutur ( 2001 : 252 ).
Nė
shoqėrinė mesjetare shqiptare deri nė fillim tė shekullit XX njerėzit
shumė sensualė ishin nga familjet e pasura tė feudalėve ose nėpunės
tė veshur me pushtet tė konsiderueshm. Opinioni mbisundues nė shoqėri
marrėdhėniet seksuale paramartesore ose jashtėmartesore tė njerėzve tė
tillė i trajtonte si vese, si hardisje qė vijnė nga kamja dhe qė
tolerohen nga halli, sepse tė pasurit kanė dhe gurin dhe arrėn nė dorė
dhe mund tė vendosnin e tė imponohen pėr gjithshka. Ndėrkohė opinioni
shoqėror ishte shumė mė intolerant ndaj marrėdhėnieve seksuale
paramartesore dhe jashtėmartesore tė tė varfėrve. Madje nė mjedise
disi tė gjera tė shoqėrisė shqiptare konsiderohej diēka e turpshme tė
flisnin pėr dukuri tė tilla. Shumica e shqiptarėve e quanin diēka
vulgare tė flisnin, jo vetėm pėr problemet e seksit, por edhe pėr ato
tė ushqimit. Udhėpėrshkuesja amerikane Rouz Uajlder Lein, e cila ka
njohur nga afėr viset e veriut tė Shqipėrisė nė vitet e fundit tė
funksionimit tė shoqėrisė tradicionale, veē tė tjerash, ka shkruar:
Ndėr shqiptarėt... ėshtė zakon qė kur vijnė tė huajt tė bėhet
muhabet. E vetmja mėnyrė pėr ta, pėr tė dėgjuar lajme dhe dėfrimi i
tyre i vetėm ėshtė tė flasin me mysafirė...Nė Shqipėri nuk ėshtė e
hijshme tė flitet pėr ushqim (1997 : 81,73).
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare pėrgjithėsisht nuk diskutohej pėr
problemet e marrėdhėnieve seksuale. Kėto quheshin biseda jo tė denja
pėr burrat dhe pėrgjithėsisht pėr ēdo njeri tė respektuar. Edhe kėngėt
folklorike tė popullit tonė qė i kėndojnė dashurisė nuk pėrmbajnė
fjalė vulgare. Pothuajse asnjėra prej tyre nuk pėrshkruan
drejtpėrdrejt marrėdhėniet intime. Fjala seks nuk pėrdoret gati nė
asnjė rast. Nė krijimet folklorike shqiptare pėr dashurinė gjendet njė
pasuri e pallogaritshme fjalėsh tė rralla dhe imazhesh figurative tė
zgjedhura, tė cilat pasqyrojnė nė rrafshe tė tėrthorta e fluide
marrėdhėniet intime, mjaft tė tjetėrsuara ndėrmjet partnerėve. Dhe
partnerėt ishin ose tė fejuar qė ėndėrronin martesėn ose tė martuar,
por kurrsesi persona, tė cilėt flirtonin ose qė dėshironin tė
flirtonin.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (24)
Dr.
Zydi Dervishi
III.8. Realiteti i shoqėrive tė urbanizuara perėndimore deformohet nga
thjerrėzat etnocentrike
Pas
luftės sė Dytė Botėrore nė Republikėn e Shqipėrisė u instalua
diktatura totalitare e orientimit socialist, e cila synonte tė
kontrollonte dhe praktikisht kontrollonte jo vetėm veprimet e modelet
e sjelljes sė njerėzve, por edhe shijet e mendimet e tyre. Pėr tė
zgjatur sa mė shumė nė kohė pushtetin e saj njė diktaturė e tillė nuk
mund tė mos adoptonte politika e praktika me natyrė etnocentrike, tė
cilat e rritėn me ritėm tė pėrshpejtuar masėn e vetizolimit,
fillimisht nga vendet demokratike tė zhvilluara tė Perėndimit dhe pas
vitit 1960 edhe nga vendet ish - socialiste tė Lindjes. Pas
ndėrprerjes sė marrėdhėnieve ekonomike (korrik 1978) dhe mė pas
kulturore etj. me Republikėn Popullore tė Kinės vendi ynė, si tė
thuash, u fut nė rrjedhat e njė vetizolimi mė tė thellė.
Nė
rrethana tė tilla populli shqiptar, nė zemėr tė Europės, privohej nga
pėrfitime tė shumanshme qė ofronte pėrparimi i pėrshpejtuar i
shkencės, teknikės e teknologjisė si dhe ndryshimet nė mendėsitė dhe
kulturėn e jetesės sė njerėzve. Ritmet e zhvillimit tė Shqipėrisė,
pothuajse nė tė gjitha fushat e veprimtarisė ishin mė tė ngadalshme
se ritmet e pėrparimeve jo vetėm nė vendet e Evropės Perėndimore, por
edhe nė ato ish socialiste tė Lindjes. Po thelloheshin
shpėrpjesėtimet nė nivelin e jetesės ndėrmjet shqiptarėve dhe
popullsisė sė vendeve tė tjera tė Evropės. Pėr tė pėrligjur kėtė
prapambetje ekonomike, teknike, teknologjike, shkencore etj., dhe
sidomos nė nivelin e mirėqenies sė popullsisė ( ēka ishte mė e
prekshme drejtpėrdrejt prej saj ) strukturat partiako shtetėrore tė
regjimit totalitar socialist projektuan e zbatuan politika e praktika
me natyrė skajshmėrisht etnocentrike.
Gjithashtu psikoza e praktika tė tilla etnocentrike pėrligjnin dhe
nxisnin mjaft dukuri e procese sociale, ekonomike , politike e
kulturore, tė cilat shkonin nė kahje tė kundėrt me ata analogė tė
vendeve mė tė urbanizuara tė Evropės e mė gjerė. Madje strukturat
partiake e shtetėrore pėrkatėse propagandonin me intensitet tė lartė
se Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė ndėrton socializmin nė
luftė tė gjithanshme kundėr rrethimit armiqėsor imperialisto
revizionist. Nė Kongresin e VIII tė PPSH ( nėntor 1981 ) lidhur me
kėtė problematikė, ndėr tė tjera u theksua: Partia, shteti, populli
ynė luftojnė ballė pėr ballė dhe vetėm pėr vetėm kundėr njė force
kolosale armike, kundėr botės kapitaliste e revizioniste qė na
rrethon. Njerėzit tanė kurrė nuk duhet ti nėnvleftėsojnė e ti
harrojnė rreziqet qė i kėrcėnohen shoqėrisė sonė socialiste nga
presioni i madh e i gjithanshėm politik, ekonomik, ideologjik e
ushtarak i kėsaj bote ( PPSH, 1986:172 ). Dhe i parė me syzet e
errėta tė etnocentrizmit ky realitet armiqėsor nuk mund tė ishte veēse
i zi, nė tė nuk kishte pothuajse asgjė qė mund tė vlente pėr
Shqipėrinė qė ndėrtonte shoqėrinė e re socialiste duke ecur nė rrugė
tė reja, nė shtigje tė pashkelur.
I
pėrthyer nė psikozat skajshmėrisht etnocentrike realiteti i vendeve mė
tė urbanizuara tė Perėndimit, paraqitej prej strukturave pėrkatėse tė
shtetit totalitar socialist krejt i deformuar, deri i pėrmbysur para
syve tė shqiptarėve. Ndėrkohė qė nė vendet mė tė urbanizuara tė
Perėndimit ekonomia, shoqėria nė pėrgjithėsi pėrparonte e humanizohej
me ritme tė pėrshpejtuara, nė dokumentet zyrtare partiake e shtetėrore
tė Republikės sė Shqipėrisė flitej shpesh e mė shpesh pėr periudha
tė rėnda krizash qė kanė pėrfshirė botėn kapitaliste, ku ka tronditje
tė shumta politike, stanjacion e rėnie prodhimi, ulje tė nivelit tė
jetesės dhe dekadencė tė vlerave morale..., se veēanėrisht
superfuqitė janė nė kalbėzim, janė tė krimbura, tė degjeneruara, se
kapitalizmi nuk mund tė dalė nga kaosi etj. (PPSH, 1986: 118,212).
Strukturat propagandistike tė regjimit socialist pėrpiqeshin ti
bindnin shqiptarėt se nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit
kultura ishte mė e degjeneruar se ēdo aspekt tjetėr i jetės. Ndodhte
kėshtu ngaqė treguesit e kulturės pėrgjithėsisht janė mė pak tė
matshėm dhe spekulimet me to janė mė tė mundshme, bėhen mė tė
besueshme sidomos pėr njerėzit socialisht e kulturalisht mė tė
izoluar.
Veēanėrisht pas vitit 1960 nė forume tė ndryshme drejtuese e
kontrolluese tė Partisė sė Punės herė pas here theksohej:
...fenomenet e kalbėzimit e tė degjenerimit tė kulturės borgjeze
bėhen gjithnjė e mė tė theksuara. Izmat e saj qė mbijnė si
kėrpudhat, janė shenja mė e qartė e kėtij kalbėzimi (PPSH, 1978 :
360). Dhe si aspekti mė i dukshėm i degjenerimit tė kulturės sė
jetesės sė vendeve borgjeze konsiderohej liberalizimi i marrėdhėnieve
seksuale paramartesore ndėrmjet tė rinjve , ēka pėrvijohej si njė
prirje e zhvillimit tė kulturės sė jetesės, sidomos pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Kėtė e provojnė mjaft fakte e tė dhėna.
Duke
u bazuar nė studimet pėr kėtė problematikė tė kryera nė vitet 40 dhe
50 tė shekullit XX, studiuesi George Murdock, ndėr tė tjera, ka
shkruar: Shumica dėrrmuese e shoqėrive nė botė pranojnė marrėdhėniet
seksuale paramartesore: 70 pėr qind e shoqėrive i lejojnė ato pėr tė
dy sekset dhe pothuajse gjithė tė tjerat i pranojnė sė paku vetėm pėr
meshkujt. Shoqėri tė tilla jo vetėm mbyllin sytė para marrėdhėnieve
seksuale paramartesore, por edhe i inkurajojnė ato. Njė baba nė kėtė
shoqėri i thotė djalit tė vet adoloshent: Nuk duhet tė shkurajoheni
nga kundėrshtimi i vajzave qė ju presin me kėmbėt e para ose ikin me
vrap. Ndiqe atė pas. Ndiqe atė pasi kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė
kaluar kohėn. Shoqėria jonė ėshtė dukshėm jo thjesht tolerante,
madje seksiste.Vetėm rreth 5 pėrqind e shoqėrive ndalojnė plotėsisht
marrėdhėniet seksuale paramartesore (Shih: Thio, A., 1989 : 191).
Si
kudo nė botė edhe nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit
funksionojnė njė varg normash kulturore qė nxisin dhe sidomos frenojnė
marrėdhėniet seksuale paramartesore. Pėr shembull shoqėria amerikane
e pas Luftės sė Dytė Botėrore konsiderohet si shoqėri relativisht
kufizuese pėr marrėdhėniet seksuale paramartesore. Sociologu amerikan
bashkėkohės Alex Thio, ndėr tė tjera, ka shkruar: Ne kemi njė normė
kundėr seksit paramartesor , siē dėshmohet edhe prej faktit se shumica
e tė rriturve mbi 35 vjeē , e konsiderojnė shkarje morale kryerjen e
marrėdhėnieve seksuale para martesės. Ėshtė pak e ēuditshme qė shumė
prindėr nuk pranojnė tė diskutojnė pėr probleme tė seksit me fėmijėt e
tyre adoleshentė dhe gjithashtu kundėrshtojnė tė mėsuarit e edukatės
seksuale nė shkollė.
Si
rrjedhojė, shtatzėnia e adoleshentėve ėshtė e zakonshme, dhe sipas
studiuesve Harmatr dhe Novak rekomandimet fillestare pėr tė orientuar
seksualitetin janė shpesh tė acaruara, tė sėkėlldisura, tė
pasjellshme, provokojnė, ankth dhe nė disa raste, traumatizime. Kėto
probleme nuk janė shqetėsime nė Suedi, ku nuk ekzistojnė mė norma
kundėr marrėdhėnieve seksuale paramartesore (1989: 191 192). Edhe
nė ditėt tona nė shumicėn e shoqėrive tė botės ende nuk janė
shfuqizuar mjaft norma kulturore qė ndalojnė marrėdhėniet seksuale
paramartesore e jashtėmartesore, por ėshtė zgjeruar shumė masa e
tolerancės ndaj dhunuesve tė moreve tė tilla.
III.9. Paradokse tė regjimit komunist
Kultura shqiptare tradicionale ka patur njė fond shumė tė pasur
normash kulturore, kryesisht more mjaft tė detajuara, tė cilat
ndalonin marrėdhėniet seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore.
Ndoshta nė kulturėn tradicionale tė asnjė populli tjetėr nuk
parashikohen dėnime aq tė ashpra pėr ata qė dhunonin more tė tilla si
leēia (veēimi) nga komuniteti, dėbimi i pėrhershėm deri edhe vrasje.
Nuk lejohej qė nderi i njollosur tė shlyhej me gjobė. Madje nėse njė
femėr ose mashkull vritej pėr ēėshtje nderi tė afėrmit duhej tė ulnin
kokėn dhe grykėn e armės, pasi nuk kishin tė drejtė tė merrnin gjak.
Gjithashtu ndėshkimeve tė tilla tė rėnda i nėnshtrohej edhe simahori,
domethėnė personi qė nė njė formė ose tjetėr kishte ndihmuar partnerėt
tė kryenin marrėdhėnie seksuale jashtė kurorės sė martesės. Pėr tė
krijuar njė pėrfytyrim mė konkret pėr norma kulturore tė tilla mjafton
ti referohemi kėtij fragmenti tė shkėputur nga E drejta zakonore
shqiptare 1, botim i Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė
Shqipėrisė:
Vajin pėr grue tė dhunueme sia gjegj kuj; parimi Gjaku pėr faj
sjet nė dhunim tė grave e bjerr fuqinė e vet. Kanuja si del zot
kuj, as ska si i del zot nė kėtė rast: gjithkuj ia le shtegun tė lirė
tė mėkambė nderin e vet e ta lajė fytyrėn e vrugnueme. Arsyeja asht
pse ndera slahet me grosh dhe Ndera e marrun gjobė ska.
* * *
Ata
qi kanė shtat e dhunė bashkė, po u vranė tė dy nė punė tė keqe shkojnė
gjakhupės.
I
marruemi dhe e marruemja vetėm atėbotė shkojnė gjakhupės, kur tė
vriten nė punė e nė mėndyrė tė keqe e me nji pushkė, pse e dyta pushkė
e len dorėrasin nė gjak.
Vajza
a grueja e dhunueme e grueja e vejė, po duelėn me marre (me barrė) do
tė rrethohen me kallzue se kush i marroi e mbrapa do tė vritet ai qi e
marroi, ashtu dhe e marruemja, e shkojn gjakhupės.
Po
duelėn me marre grue a vajzė, a cucė e po pshtuen pa u vra, ikėn nė
dhe tė largėt, ata i leēitė flamuri pėr jetė.
...
Herėt
gratė e veja e varzat qi delshin me marre, i lidhshin pėr bishta
kualsh e i dajshin dy kortarėsh, i shkyejshin e i digjshin pėr sė
gjalli nė grumbull tė plehit e dhunuesin e grijshin katundisht, ose i
vejshin ndėrmjet dy turrave drush tė ndezuna e, a i bajshin me kallxue
simahorin, a i lejshin tė shkrihen pėr mnderė ndėrmjet dy zjarrmesh.
Me kenė se mbrrijshin me ia xjerrė fjalėn se cili e koriti, atėbotė i
vejshin rrethin edhe simahorit dhe i grijshin bashkė.
* * *
Po u
hetue ai qi i koriti, edhe ia vunė rrethin si kėtij, si edhe tė
marruemve, fisi, katundi e flamuri i grin tė dy tuj ia ba gjakun
gjobė.
Duel
grueja ase ēika me barrė, i qitet nė derė fajtorit e i ngarkohet nji
gjak. Kopilin e ka tė vetin. Grueja i qitet nė derė, nė dashtė ta
marrin, nė dashtė i jep rrugat. Nji gjak pėr tė e ka.
* * *
Puna
e femnės mė ket dhenė tonė, ndėr male e ndėr fusha, asht e rrebtė:
femna asht e paprekme e ska burrė mishit qi guxon me e shnjerzue, se
bahet rrėnim, bahen vrasė tė pėrgjejme e gjamė e mndershme (1989:
307-309, 493). Pėrvoja historike dėshmon se kėto norma kulturore,
mjaft tė kristalizuara nė vetėdijen individuale dhe kolektive tė
bashkėsive vetėqeverisėse tė fshatarėve tė lirė nė shoqėrinė
tradicionale shqiptare, janė zbatuar nė njė numėr shumė tė kufizuar
rastesh, sepse shumė tė rralla kanė qėnė aktet e marrėdhėnieve
seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore. Edhe ashpėrsia e moreve tė
tilla si dhe zbatimi me korrektėsi i sanksioneve qė buronin nga
dhunimi i tyre kanė ndikuar qė shoqėria tradicionale shqiptare deri nė
fillim tė viteve 30 tė shekullit XX tė ishte ndoshta shoqėria mė me
pak akte marrėdhėniesh seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore pėr
frymė tė popullsisė sė rritur nė krahasim me tė gjithė shoqėritė
europiane tė kohės.
Pas
Luftės sė Dytė Botėrore strukturat partiako-shtetėrore tė regjimit
totalitar, me pretendimet se po ndėrtonin njė rend tė ri, i shpallėn
luftė kanuneve, duke i karakterizuar si mishėrim tė konservatorizmit
prapanik, si zakone barbare, si tradita skllavėruese qė duhen
flakur tej me guxim e pa hezitim etj. Propaganda zyrtare dhe
strukturat pėrkatėse tė regjimit totalitar deklaronin shfuqizimin e
kanuneve. Megjithėkėtė struktura tė tilla zbatonin nė thelb, mjaft
norma kanunore, veēanėrisht pėr ndėshkimin e personave qė kryenin
marrėdhėnie seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore, tė cilat
paraqiteshin, si tė thuash, nė formė mė tė modernizuar. Ndėr to mė
shpesh aplikoheshin ulja nė pėrgjegjėsi ose mohimi i padeklaruar i sė
drejtės pėr tu ngjitur nė shkallėt e hierarkisė profesionale e
sociale, transferimi nga institucionet qendrore nė ata lokale,
transferimi me punė e banim nga kryeqyteti ose qytetet e mėdhenj nė
qytetet e vegjėl periferikė dhe sidomos nė zonat rurale malore,
kritikė poshtėruese ose, siē quhej, demaskim para kolektivit tė
punės ose tė banorėve tė lagjes, dėbimi nga vendbanimi, internimi e
deri heqje e lirisė.
Deri
nė vitin 1990 propaganda zyrtare e regjimit socialist totalitar nė
Republikėn e Shqipėrisė marrėdhėniet seksuale paramartesore e
jashtėmartesore i paraqiste si shfaqje tė ideologjisė e tė
degjenerimit borgjezo-revizionist, si shprehje e kalbėzimit tė
shoqėrive perėndimore tė konsumit, si diēka krejt tė papranueshme pėr
njeriun e ri me botėkuptim marksist-leninist (PPSh, 1986:212).
Madje
nė shoqėrinė shqiptare tė kėtyre viteve ishte rreptėsisht e ndaluar qė
strukturat me fuqi mė tė madhe socializuese si shkolla, mas media,
organizatat e masave etj., tė trajtonin zyrtarisht e publikisht
problemet e edukatės seksuale, e cila nė ēdo vend tė urbanizuar tė
gjysmės sė dytė tė shekullti XX konsiderohet pjesė e rėndėsishme e
socializmit tė tė rinjve, sidomos nė moshėn e adoleshencės.
Autoritetet kryesore tė regjimit qė propagandonin me bujė se po
krijonin njeriun e ri me edukatėn komuniste neglizhonin e shpėrfillnin
njė aspekt kryesor tė saj, domethėnė, edukatėn seksuale. Vetė
pėrdorimi i termit edukatė seksuale krijonte alergji e irritim te
ideologėt, propagandistėt e militantėt fanatike, dogamtike tė regjimit
totalitar. Nga padija ose me qėllim, pėrgjithėsisht ata e ngatėrronin
edukatėn seksuale me ēthurrjen seksuale.
Nė
gjysmėn e dytė tė viteve 80 tė shekullit XX Profesor Hamit Beqja
argumentoi nė shtyp domosdoshmėrinė e pėrhapjes edhe nė Shqipėri tė
edukatės seksuale. Shkrimet e tij u kundėrshtuan, si tė thuash, me
komplotin e heshtjes, tė pėrēmimit dhe tė kritikave tė hapura nė
median e shkruar dhe sidomos nė strukturat partiake. Nė njė artikull
tė botuar nė revistėn e pėrdymuajshme shkencore divulgative Shkenca
dhe jeta ky autor, ndėr tė tjera, theksonte: Rezervat e reagimet
ndaj trajtimit publik tė problemit tė edukatės seksuale kanė qenė tė
ngjyresave tė ndryshme. Mė i tejskajshmi ka qenė pak a shumė ky:
Ēėshtė kjo eduktatė seksuale? Mos ka tė bėjė me lirinė seksuale
qė ekziston dhe propagandohet nė botėn borgjeze e revizioniste? Pėr mė
tepėr: Mos kemi tė bėjmė kėtu me njė thirrje pėr degjenerimin
seksual, pėr shthurjen seksuale tė rinisė? Megjithėse nė bashkėtekst
ėshtė fjalė edukatė, siē duket, ajo nuk ka ndikuar thuajse fare nė
shmangien e moskuptimit, madje edhe tė keqkuptimit tė problemit
(1989: 41-42).
Kėsisoj, duke anashkaluar ose, mė saktė, duke shpėrfillur
problematikėn e marrėdhėnieve seksuale strukturat partiako-qeveritare
tė regjimit socialist totalitar pretendonin se mbyllnin shtigjet e
degjenerimit moral tė shoqėrisė, veēanėrisht tė brezit tė ri. Pėrvoja
ka treguar se mendėsi e praktika tė tilla mė sė shumti kanė realizuar
efekte tė kundėrta, tė cilėt do tė shqyrtohen hap pas hapi nė faqet
vijuese tė kėtij libri.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (25)
Dr.
Zydi Dervishi
VI
Profile shqiptare tė pėrjetimit dhe interpretimit tė sėmundjeve
seksualisht tė transmetueshme
Sikurse nė shumė vende tė tjera tė botės edhe nė Republikėn e
Shqipėrisė gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit ėshtė rritur disi numri dhe
pesha specifike e njerėzve tė infektuar nga sėmundje seksualisht tė
transmetueshme (SST), sidomos nė qytetet mė tė mėdhenj dhe krahinat mė
tė ekspozuara ndaj lėvizjeve migruese dhe emigruese tė popullsisė.
Natyrshėm shtrohen pyetjet: A mund tė pėrgatiten statistika tė sakta
pėr tė infektuarit me sėmundje seksualisht tė transmetueshme? Tė
ēnatyre janė vėshtirėsitė kryesore qė pengojnė pėrgatitjen e
statistikave tė tilla? Sa ėshtė pesha specifike e tė anketuarve tė
rrezikuar ose tė prekur nga sėmundjet seksualisht tė transmetueshme?
Sa prej tyre kanė kėrkuar ndihmėn e kualifikuar tė mjekėve tė
specializuar? Ēmasa kanė marrė tė sėmurėt pėr tė ruajtur tė tjerėt,
bashkėshortin/bashkėshorten, ose tė dashurin/tė dashurėn nga
infeksioni? Si kanė reaguar partneria ose partneri ndaj tjetrit tė
infektuar? etj. Tė dhėnat kryesore tė anketimit pėr kėtė problematikė
jepen nė tabelėn qė vijon.
Siē
shihet ėshtė e konsiderueshme pesha specifike e tė rinjve dhe tė
rejave (3.76 pėr qind) tė cilėt kanė pėrjetuar shqetėsime nė organet
gjenitale nga sėmundje seksualisht e transmetueshme. Mendojmė se njė
tregues i tillė duhet tė jetė mė i lartė. Kėtė e provojnė edhe dy tė
dhėna tė vetė anketimit.
E
para.
Ėshtė e lartė pesha specifike e tė anketuarve ( 27.79 pėr qind ) qė
nuk i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje, pasi pėrgjithėsisht ndjehen
tė turpėruar tė pranojnė shqetėsimet e tyre gjenitale.
E
dyta.
Ėshtė gati tri herė mė e lartė se e tė infektuarve pesha specifike e
tė anketuarve ( 9.66 pėr qind ), tė cilėt kanė pohuar se nuk janė
vizituar nga mjeku pėr sėmundje seksualisht e transmetueshme. Ndėr tė
tjera, kjo nėnkupton qė disa prej tyre dyshojnė se janė tė sėmurė, por
kanė patur turp tė vizitohen te mjeku, ose janė tė sėmurė tė vizituar
te mjeku dhe pohojnė tė kundėrtėn pėr tė ruajtur sekretin e gjendjes
sė vet shėndetėsore.
VI.1. Njohuritė e mjaftueshme: vetekzaminim fillestar dhe mbrojtje nga
stresi
Diēka
mė pak se gjysma e atyre qė kanė pėrjetuar shqetėsime nė organet
gjenitale janė vizituar dhe kanė marrė mjekimet pėrkatėse. Tė tjerėt
kanė patur thjesht dyshime. Nė kushte tė tilla bėhet gjithnjė mė e
nevojshme qė tė zgjerohen njohuritė e gjithė tė rinjve dhe tė rejave
pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, aq sa ata, si tė thuash,
tė jenė nė gjėndje tė kryejnė njė farė vetekzaminimi fillestar. Me
kėtė nivel njohurish tė rejat e tė rinjtė do tė sigurojnė dy pėrparėsi
kryesore:
1.Tė
infektuarit do tė paraqiten nė kohė pranė institucioneve mjekėsore.
Duke u kuruar shpejt, ata si tė thuash, do tė pushojnė sė funksionuari
si burim infektimi me sėmundje seksualisht tė transmetueshme.
Pėrgjithėsisht shqiptarėt ngurojnė tė vizitohen pėr shqetėsime nė
organet gjenitale. Dhe nė mjaft raste paraqiten me aq vonesė sa
sėmundjet janė shndėrruar nė tė pashėrueshme. Ėshtė i konsiderueshėm
dhe ka prirje tė rritet numri i shqiptarėve qė vdesin nga tumoret nė
organet urogjenitale. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga strukturat
statistikore zyrtare nė vitin 1998 nga tumoret malinj nė organet
urogjenitale vdiqėn 99 femra ose 73.68 pėr qind mė shumė se nė vitin
1994. Gjatė kėtyre viteve u rrit 53.93 pėr qind edhe numri i femrave
qė vdiqėn prej tumoreve malinj tė kockave dhe tė gjirit, nga 89 nė
vitin 1994 nė 137 nė vitin 1998. Gjithashtu ėshtė konsiderueshėm mė i
lartė se i femrave numri i meshkujve qė vdesin nga tumoret malinj nė
organet urogjenitale. Kėshtu nė vitin 1998 nga sėmundje tė tilla
vdiqėn 168 meshkuj, d.m.th. 35.48 pėr qind mė shumė se nė vitin 1994
( INSAT, 2001: 35; pėrllogaritje tė autorit ). Nėse do tė ishin kuruar
nė kohė njė pjesė e tė sėmurėve tė tillė do ti kishin shpėtuar
kthetrave tė vdekjes.
Kėto
dhe fakte tė tjera provojnė se nė Republikėn e Shipėrisė, nė krahasim
me femrat, meshkujt ngurojnė mė shumė tė vizitohen tek mjeku pėr
shqetėsime nė organet urogjenitale. Njė ngurim i tillė, mė shumė se
nga turpi, pėrcaktohet nga neglizhenca e meshkujve pėr shėndetin
vetjak. Ndodh jo rrallė qė pėr shqetėsimet nė organet gjenitale tė
burrit tė konsultohet me mjekun, dhe sidomos me mjeken, bashkėshortja
e tij. Duke mos qėnė tė drejtpėrdrejta, konsulta tė tilla jo gjithnjė
kanė rezultuar tė dobishme. Madje nė raste tė veēanta dhe e kanė
keqorientuar punėn kuruese tė mjekėve.
2.
Njohuritė e mjaftueshme pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme
do tė ndihmojnė edhe pėr ti mbrojtur tė rinjtė e tė rejat nga streset
qė u provokon ēdo shqetėsim nė organet gjenitale. Nė jo pak raste
shqetėsime tė tilla, si tė thuash, i zhvendosin tė rinjtė mė pranė
bestytnive, i nxisin tė kėshillohen me klerikė ose me mjekė
popullorė, tė cilėt pėrgjithėsisht janė mė tė prirur tu japin
kėshilla e barna pa ekzaminuar drejtpėrdrejt ndryshimet nė organet
gjenitale si rrjedhojė e sėmundjeve. Nėn trysninė e turpit ose tė
misterit qė shoqėron shqetėsimet nė organet gjenitale, jo pak tė reja
e tė rinj priren tė bėhen mė besimtarė. Gjatė njė bisede tė lirė nė
qershor 2002 njė i ri elektriēist, i cili pak muaj mė parė kishte
mbaruar ushtrinė, ndėr tė tjera, tha: Nė gushtin e vitit tė kaluar mė
doli njė gjėndėr pranė organeve. Nuk mė jepte dhimbje. Kjo mė
friksonte mė shumė.
Kisha
turp tė konsultohesha me mjekun e repartit. Mė dukej se, po ta merrnin
vesh shqetėsimin tim, tė gjithė shokėt do talleshin me mua. Ditėt
kalonin dhe frika se mos kisha sėmundje tė keqe mė gėrryente
pėrbrenda. Sa bėhesha gati tė shkoja tek doktori mendja mė ndėrrohej.
Nga fati i keq, thosha me vete, nuk tė shpėton mjeku, por Perėndia.
Unė qė nuk kisha shkuar kurrė nė xhami nė orėt e liridaljes i
afrohesha xhamive dhe kishave tė Beratit dhe pa zė e me shpirt i
lutesha Zotit tė mė ndihmonte pėr hallin qė mė kishte zėnė. U luta
disa muaj derisa mbarova ushtrinė. Sapo u ktheva nė Tiranė vendosa tė
vizitohem te mjeku. Shkova nė spital. Mjekut iu paraqita me njė emėr
tjetėr, sepse dėshiroja qė pėrveē mjekut, askush tjetėr tė mos dinte
gjė pėr fatkeqėsinė qė mė kishte goditur si rrufe nė mot tė kthjellėt.
Unė ndiqja me bisht tė syrit ndryshimet nė mimikėn e doktorit. Foli pa
emocion : Ėshtė gjė pa rėndėsi, gjėndėr dhjamore. Mund ta hiqni, por
dhe po ta mbani nuk prish punė. Mjeku bėri shenjė qė unė tė dilja. U
ndjeva mjaft i lehtėsuar.
Por
pa mbėrritur nė shtėpi filluan tė mė gėrryenin pėrsėri dyshimet.
Ndoshta mjeku nuk mė vizitoi si duhet dhe nuk e zbuloi thelbin e
sėmundjes. Pėrpiqesha tė sillja nė mend disa njerėz qė kanė ikur nga
kjo botė sepse mjekėt nuk ua zbuluan nė kohė sėmundjet e kėqia. Ose
ndoshta sėmundja ime ka mbėrritur nė atė gjėndje qė e bėn tė
padobishme ēdo ndėrhyrje mjekėsore. Nė raste tė tilla mjekėve nuk u
mbetet gjė tjetėr veēse tė tė qetėsojnė me fjalėn e mirė. Kjo hamendje
e dytė mė trondiste mė shumė. Papunėsia ma shtonte edhe mė tepėr
dėshpėrimin. Shpesh kėtė gjėndėr e mendoja si varrin tim. Netė tė tėra
shihja ėndrra tė frikshme. Njė mėngjes, sapo u zgjova nga njė ėndėrr e
llahtarshme vendosa tė vizitohem nė njė klinikė private nė rrugėn e
Kavajės.
Pasi
pagova lekėt te banaku, njė mesogrua me bluzė tė bardhė mė priu nė
disa korridore tė ngushta si labirinte. Mjeku, njė burrė i thinjur
rreth tė gjashtėdhjetave mė priti me ngrohtėsi. E pa gjėndrrėn me
kujdes. Sytė e tij tė kaltėr sikur u zmadhuan. U ul nė kolltuk dhe mė
shpjegoi me njė gjuhė tė thjeshtė, por bindėse se gjėndra tė tilla nuk
janė tė rrezikshme. Nė sytė e tij tė thellė kishte shumė ēiltėrsi, ēka
i bėnte tė besueshme tė gjithė fjalėt e tij. E falenderova dhe dola i
gėzuar nga klinika. Pėrjetova stres tė rėndė disa muaj vetėm ngaqė
kisha turp tė vizitohesha nė organet gjenitale. Mjaft fakte provojnė
se shumica e meshkujve qė kanė shqetėsime pėr organet gjenitale
pėrjetojnė strese tė rėnda pėr muaj e vite tė tėra.
VI.2. Ndryshime tė modeleve tė sjelljes nėn hijen e rėndė tė
sėmundjeve tė organeve gjenitale
Njė
turp i tillė jo vetėm vonon kurimin e sėmundjeve nė organet gjenitale,
por edhe i frenon tė sėmurėt, siē thuhet, ti hapin zemrėn partneres
ose partnerit, me qėllim qė infeksioni tė mos kalojė nga njėri tek
tjetri. Nė grafikun e poshtėshėnuar jepen tė dhėnat kryesore tė
anketimit pėr ndryshimin e modeleve tė sjelljes sė tė rinjve e tė
rejave tė infektuar qė synojnė mospėrhapjen e sėmundjeve seksualisht
tė transmetueshme te personat e tjerė.
Nga
shqyrtimi analitik i kėtyre tė dhėnave pėrftohet pėrfundimi se femrat
ndjehen mė tė pėrgjegjshme pėr rrezikshmėrinė e sėmundjeve seksualisht
tė transmetueshme. Nė krahasim me atė tė djemve, ėshtė rreth 2.1 herė
mė e lartė pesha specifike e vajzave ( 34.78 pėr qind ), tė cilat pas
infektimit i kanė treguar partnerit. Ndėr tė tjera, kjo provon se
vajzat janė mė tė kujdesshme, mė tė prirura tė komunikojnė me ēiltėrsi
me partnerin me dėshirėn e mirė pėr ta ruajtur atė nga infeksioni. Si
pėr shumė tė tjera,edhe pėr kėtė ēėshtje djemtė shpėrfaqen mė tė
mbyllur nė vetvete, mė tė ndikuar nga mendėsitė tradicionale se burri
i mban disa sekrete pėr vete dhe nuk ia thotė askujt, se sekreti nuk
ėshtė sekret po e mori vesh njė grua, se burri zhburrnohet po tė
flitet pėr yēkla ( d.m.th. sėmundje Z.D. ) nė organet gjenitale tė
tij etj. Pėrvoja tregon se mendėsi tė tilla bėhen mė problematike nė
ditėt tona kur priren tė pėrhapen sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme, sidomos virusi vdekjeprurės HIV-AIDS. Vetėkuptohet se
pėrpjekjet pėr tejkalimin e kėtyre mendėsive do tė ishin njė aspekt i
rėndėsishėm pėr pėrhapjen e edukatės seksuale nė radhėt e brezit tė
ri.
Ėshtė
gati dy herė mė e lartė se e meshkujve pesha specifike e femrave
(30.44 pėr qind ), tė cilat nuk kanė kryer marrėdhėnie seksuale pasi
kanė konstatuar infeksione nė organet e tyre gjenitale. Veē tė
tjerash, kjo provon, nga njėra anė, se femrat janė mė tė kujdeshme pėr
tė ruajtur partnerin nga rrjedhojat e sėmundje seksualisht e
transmetueshme dhe nga ana tjetėr, se ato pėrgjithėsisht kanė mė pak
besim se meshkujt te pėrdorimi i prezervativit. Mjaft fakte provojnė
se nė shoqėrinė shqiptare vajzat dhe gratė e kanė mė tė zhvilluar
frymėn e dyshimit pėr mallrat e konsumit tė pėrditshėm dhe sidomos pėr
ilaēet dhe pajisjet shėndetėsore. Njė dyshim i tillė nė nivel optimal
funksionon si njė masė profilaktike pėr tė mbrojtur jo vetėm femrat,
por edhe meshkujt, gjithė anėtarėt e shoqėrisė nga rrjedhojat negative
tė ushqimeve dhe tė ilaēeve pa cilėsinė e nevojshme ose qė janė tė
skaduara. Nė shoqėrinė shqiptare kanė qenė dhe janė mjaft tė pėrhapura
mendėsitė se shėndeti i burrit ėshtė nė duart e gruas, se fytyra e
shėndetshme e burrit e merr shkėlqimin nga pėrkujdesja e gruas etj.
Vajzat dhe gratė shqiptare nė shumė aspekte janė, si tė thuash,
menaxhuese tė rritjes sė personalitetit tė burrave, tė fėmijėve tė
tyre, janė manaxhuese tė gjithė mėnyrės sė jetės sė shoqėrisė.
Pothuajse nė tė gjithė krahinat e vendit tonė ėshtė i popullarizuar nė
motėrzime tė ndryshme proverbi: Jeta dhe rybja e burrit asht gruaja
( IKP, 1983:774 ). Ndėr shqiptarėt, mė shumė ndoshta se ndėr popujt e
vendeve mė tė urbanizuara tė Perėndimit, bashkėshortėt, madje edhe tė
dashuruarit, sikur e shkrijnė personalitetin me njėri-tjetrin. Dhe nė
njė interferim tė tillė tė personaliteteve femrat mbeten disi nė hije,
megjithėse ato nė shumicėn e rasteve japin ndihmesėn kryesore nė
ecurinė e kėtij procesi psikokulturor kompleks.
VI.3. Tė rinjte: nė krahėt e emigrimit bredhacak dhe tė flirteve tė
rastit
Veēanėrisht nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit prezervativėt
pėrdoren masivisht nė marrėdhėniet seksuale, sidomos pas Luftės sė
Dytė Botėrore. Ndėrsa nė Republikėn e Shqipėrisė pajisje tė tilla kanė
filluar tė pėrdoren mė gjerėsisht gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit,
kryesisht nė qytete dhe nė zonat urbane. Nė tabelėn e poshtėshėnuar
jepet shkalla e pėrdorimit tė prezervativėve nga tė rejat dhe tė
rinjtė e anketuar.
Siē
shihet, ėshtė rreth 3.5 herė mė e lartė se e femrave (13.08 pėr qind)
pesha specifike e meshkujve (45.12 pėr qind), tė cilėt kanė pėrdorur
prezervativin nė marrėdhėniet seksuale. Veē tė tjerash, njė diferencė
e tillė pėrcaktohet edhe nga fakti se meshkujt e rinj, veēanėrisht nė
kushtet e emigracionit, janė mė tė prirur se femrat tė kryejnė
marrėdhėnie seksuale me partnere tė rastit. Kėtė e provojnė dhe tė
dhėnat e anketimit. Nė krahasim me atė tė vajzave (6.12 pėr qind)
ėshtė rreth 4.4 herė mė e lartė pesha specifike e meshkujve (26.83
pėr qind) qė kanė pėrdorur prezervativin nė flirtet me partnere tė
rastit. Nė fund tė gushtit 2002 kam zhvilluar njė bisedė tė gjatė me
njė tė ri rreth tė njėzetepesave, i cili kishte punuar gati 7 vjet si
emigrant nė disa vende tė Europės.
Ndėr
tė tjera, ai tregoi: Bashkė me dy shokė tė mi tė gjimnazit mund tė
quhemi emigrantė fatkeqė. Nuk e shtymė dot njė vit nė njė vend. Lamė
maturėn e gjimnazit pėrgjysmė dhe ēalltisėm nė Greqi. Atje nuk na eci.
Mezi siguruam ca tė holla pėr tė shkuar nė Hollandė. Edhe atje nuk e
gjetėm veten. Pėr pak kohė qėndruam tek njė miku i babait tim nė
Belgjikė, i cili kishte krijuar njė firmė tė vogėl tregtare. Megjithė
pėrpjekjet qė bėri, ai nuk na gjeti punė. U detyruam tė shkonim nė
Francė ku nuk e mbushėm muajin. Nė Spanjė qėndruam pak mė gjatė, por
edhe atje nuk bėmė preokopi. Qėndruam ndoshta ngaqė spanjollėt ishin
mė tė ngrohtė me emigrantėt.
Gjatė
kėtij emigrimi bredhacak shpesh jemi ndjerė tė braktisur, tė fyer, tė
dėshpėruar. Nė momente tė tilla mėrzie, kur nuk shihnim shtegdalje nga
dėshpėrimi shkonim nė bordelo ose kryenim marrėdhėnie seksuale me
vajzat e semaforeve. Nga dėshpėrimi ose pakujdesia ne nuk mbanim
prezervativė me vete. Ato i mbanin me vete femrat qė punonin si
punėtore tė seksit. Po tė mos ishin tė kujdeshme vajza tė tilla nė
zanatin e tyre neve do tė na kishte rrėzuar sėmundja e SIDA-s kushedi
se sa herė. Pėrvoja jetėsore dhe shumė fakte provojnė se opinioni i
shoqėrisė shqiptare tė ditėve tona ėshtė pėrgjithėsisht mė tolerant
ndaj marrėdhėnieve seksuale paramartesore e jashtėmartesore qė kryejnė
tė rinjtė shqiptarė nė vendet e tjera se sa nė Shqipėri. Ėshtė jo pak
e pėrhapur mendėsia se djalit ose burrit qė kapėrcen kufirin ose
detin i falen disa kusure qė nuk i falen nė qytetin dhe sidomos nė
fshatin e tij tė lindjes, ku jetojnė tė afėrmit, miqtė e shokėt.
VI.4. Motive dhe argumente pro pėrdorimit tė pajisjeve kontraceptive
Pėrvoja tregon se pėrdorimi ose jo i prezervativit shoqėrohet nga njė
atmosferė psikologjike, e cila zien nga lufta e motiveve pro dhe
kundėr. Nė tabelėn e poshtėshėnuar parashtrohen tė dhėnat kryesore tė
anketimit pėr motivet qė i nxisin tė rejat dhe tė rinjtė tė pėrdorin
njė mjet tė tillė mbrojtės nga disa rrjedhoja tė padėshiruara tė
marrėdhėnieve seksuale.
Shqyrtimi analitik i shifrave tė kėsaj tabele tregon se ėshtė rreth 3
herė mė e lartė se e femrave ( 16.39 pėr qind ) pesha specifike e
meshkujve ( 48.17 pėr qind ), tė cilėt shprehen se ndjehen mė tė
motivuar pėr pėrdorimin e prezervativit. Madje pėr motivin kryesor njė
shpėrpjestim i tillė ėshtė mė i thellė. Kėsisoj ėshtė 25.91 pėr qind
ose rreth 4 herė mė e lartė se e femrave, pesha specifike e meshkujve
qė pohojnė se i pėrdorin prezervativėt si masė mbrojtėse nga sėmundjet
seksualisht tė transmetueshme. Mjaft fakte provojnė se meshkujt
ndjehen mė tė kėrcėnuar se femrat nga sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme sė paku pėr dy arsye kryesore:
E
para.
Pėrgjithėsisht meshkujt janė mė pak tė kujdesshėm gjatė marrėdhėnieve
seksuale. Duke zotėruar njohuri mė tė pakta, mė tė sipėrfaqshme pėr
sėmundjet seksualisht tė trasmetueshme meshkujt e kanė mė tė vėshtirė
tė konstatojnė te partnerja simptomat e sėmundjeve tė tilla. Madje
edhe nėse dyshojnė se partnerja ėshtė e infektuar, nė shumicėn e
rasteve meshkujt nuk i shmangin marrėdhėniet seksuale, pasi e
konsiderojnė si mungesė burrėrie njė sjellje tė tillė. Nė fund tė
gushtit 2002 njė mjek i sapodiplomuar gjatė njė bisede, ndėr tė tjera,
tha: Nė vėndin tonė femrat e kontrollojnė mė mirė veten se meshkujt
gjatė marrėdhėnieve seksuale. Kur vėnė re ndonjė gjė tė dyshimtė te
partneri, femra me gjithfarė marifetesh tė stėrholluara u shmanget
mardhėnieve seksuale. Kėsisoj femra ėshtė mė e mbrojtur nga sėmundjet
seksualisht tė transmetueshme edhe nė saje tė autokontrollit. Ndėrsa
te meshkujt njė autokontroll i tillė funksionon shumė zbehtė. Edhe pėr
kėtė arsye bėhet e domosdoshme qė meshkujt tė pėrdorin prezervativin
nė marrėdhėniet seksuale, veēanėrisht me partnere tė rastit, pak tė
njohura ose tė panjohura.
E
dyta.
Djemtė e rinj, veēanėrisht nė kushtet e vėshtira tė emigrimit, kanė
pasur mė shumė pėrvoja marrėdhėniesh seksuale me partnere tė rastit,
deri edhe me prostituta. Pėrgjithėsisht ky grupim tė rinjsh e
konsideron tė domosdoshėm pėrdorimin e prezervativit, ka krijuar, si
tė thuash njėfarė pėrvoje nė pėrdorimin e njė paisje tė tillė
mbrojtėse nga sėmundjt seksualisht tė transmetueshme.
Nė
shoqėrinė shqiptare tradicionale femrat kanė qėnė shumė tė ndjeshme
ndaj shtatzėnive paramartesore. Njė shtatzėni e tillė pothuajse nė ēdo
rast ia shkatėrronte jetėn nė mėnyrė tė pandreqshme vajzes fatkeqe.
Madje nga opinioni mbizotėrues i shoqėrisė tradicionale shqiptare
shatzėnia paramartesore konsiderohej si ēnderim pėr gjithė fisin e
vajzės, i cili kishte tė drejtė tė vriste babain e paligjshėm, pra
personin qė e kishte ēnderuar atė. Nė shoqėrinė tradicionale shqiptare
raste tė tilla kanė qėnė shumė tė rralla.
Megjithatė, ata i paraprinte dhe i passhoqėronte njė situatė
mendėsishė mjaft rėnduese. Sidomos gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit
mendėsi tė tilla janė zbehur nė njė shkallė tė konsiderueshme, ndonėse
ende nuk janė tejkaluar. Ajo pjesė e kėtyre mendėsive, qė, si tė
thuash, funksionionon edhe nė ditėt e sotme, rėndon mė shumė vajzat e
reja se sa partnerėt e tyre. Pėrgjithėsisht meshkujt shkaktarė tė
shtatzėnive tė padėshiruara, emigrojnė pėr ti shpėtuar detyrimeve dhe
forcės mbytėse tė opinionit. Nė situata tė tilla vajzat fatkeqe
ndjehen dyfish tė rėnduara. Ndaj, pėr tė parandaluar shtatzėninė
paramartesore, tė padėshiruar, pėr tiu shmangur kalvarit tė vuajtjeve
qė provokon njė shtatzėni e tillė, vajzat janė mė tė priruara ti
imponohen partnerit pėr pėrdorimin e prezervativit. Kėtė e provojnė
edhe tė dhėnat e anketimit.
Ėshtė
rreth 6 herė mė e madhe se e femrave pesha specifike e meshkujve tė
anketuar, tė cilėt kanė pohuar se kanė pėrdorur prezervativin ngaqė
kėtė ua ka kėrkuar partneria. Nė rrethana tė tilla, ndėr grupime tė
vogla djemsh tė rinj mė pak tė arsimuar, mė pak tė pėrgjegjshėm janė
pėrhapur mendėsitė anakronike se prezervativėt duhet ti sigurojnė
vajzat nėse nuk duan tė mbeten shtatzėnė, se pėr femrat
prezervativėt janė mbrojtje e dyfishtė, nga sėmundjet seksualisht tė
transmetueshme dhe nga shtatzėnitė e padėshiruara, se ėshtė detyrė e
vajzave tė mendojnė pėr prezervativėt siē mendojnė pėr rregullimin e
shtratit tė dashurisė etj.
Mirėpo, ndoshta, janė mė tė shumtė djemtė e rinj, qė si tė thuash, i
ndėshkojnė me paragjykime pėrēmuese femrat qė kujdesen pėr sigurimin e
prezervativėve, i konsiderojnė ato tė pėrdala, vajza qė nuk kanė
njė tė dashur tė zemrės, por partnerė tė rastit nė flirte etj. Nėn
trysninė e mendėsive tė tilla mjaft vajza nuk flasin me tė dashurit e
tyre pėr prezervativėt, si tė thuash, detyrohen tė dalin jashtė
natyrės sė tyre , tė shpėrfaqjen mė tė shkujdesura nė marrėdhėniet
seksuale vetėm pėr tiu shmangur etiketimeve me nofka poshtėruese.
Mendojmė se ėshtė e domosdoshme tė luftohen e tė tejkalohen sa mė
shpejt kėto mendėsi, tė cilat bėhen gjithnjė mė problematike, ndėrkohė
qė sėmundjet seksualisht tė transmetueshme e vaēanėrisht infeksioni
HIV-AIDS, kėrcėnojnė ēdo ditė e mė shumė pėr jetėn e tė rinjve dhe tė
rejave. Nė rrethana tė tilla ėshtė e nevojshme, jo tė dobėsohet
preokupimi i femrave, por tė pėrforcohet kujdesi i meshkujve pėr
pėrdorimin e prezervativėve.
Ėshtė
rreth 2.1 herė mė e lartė se e femrave (3.31 pėr qind)) pesha
specifike e meshkujve (7.01 pėr qind) qė mendojnė se prezervativėt nuk
kanė efekte anėsore. Edhe kjo e dhėnė e anketimit provon se janė mė tė
shumta vajzat dhe gratė qė ndjehen mė tė rrezikuara se meshkujt nga
pėrdorimi i kontraceptivėve. Nė radhėt e mjaft femrave, sidomos nė
qytetet e mėdhenj tė Shqipėrisė ėshtė pėrhapur gjerėsisht mendėsia se
pėrdorimi i kontraceptivėve tė ndryshėm, i prezervativėve, dhe
sidomos i ilaēeve, i rrit mundėsitė pėr sėmundje tumorale nė organet
gjenitale femėrore. Njė mendėsi e tillė, nga njėra anė, si tė thuash,
nxit mjaft femra tė mos pėrdorin kontraceptivė tė shumėllojshėm dhe,
nga ana tjetėr, rrit shkallėn e kujdesit, tė vetėkontrollit tė tyre nė
marrėdhėniet seksuale me bashkėshortin ose partnerin.
VI.5. Kontraceptivėt: artificialitete nė marrėdhėniet intime apo
thjesht seksuale?
Klima psikologjike qė paraprin dhe passhoqėron pėrdorimin e
prezervativit plotėsohet dhe konkretizohet mė tej edhe nga tė dhėnat e
anketimit qė pasqyrohen nė tabelėn e poshtėshėnuar rreth shkallės sė
pėrputhshmėrisė dhe mospėrputhshmėrisė sė opinionit tė
pėrgjigjdhėnėsve me 4 nga pohimet mė pėrfaqėsuese qė kanė tė bėjnė me
kėtė problematikė.
Nga
shqyrtimi analitik i tė dhėnave tė kėsaj tabele rezulton se ėshtė
dukshėm mė e lartė se e meshkujve pesha specifike e femrave qė janė tė
lėkundura ndėrmjet pėrgjigjjeve pohuese dhe mohuese. Ndėr tė tjera,
kjo tregon se vajzat e gratė janė pėrgjithėsisht mė dyshuese ndaj
pėrdorimit dhe mospėrdorimit tė prezervativit. Ndėr mjaft vajza e gra
janė pėrhapur gjerėsisht opinionet se plastikat janė tė dėmshme po tė
prekin nė lėkurė, bėhen mė tė rrezikshme po tė prekin nė organet
gjenitale qė janė mjaft delikate, se prezervativėt qė shiten nė
Shqipėri bėhen mė tė rrezikshėm ngaqė janė tė skaduar, sikurse shumė
ilaēe ose pajisje tė tjera mjekėsore, se duke qenė tė skaduar
prezervativėt mund tė mos kryejnė funksionet kryesore, por mund tė
kenė mė shumė efekte anėsore etj. Mjaft fakte provojnė se edhe
mendėsi tė tilla ndikojnė qė femrat tė jenė shumė mė tė rezervuara se
meshkujt nė marrėdhėniet seksuale paramartesore, veēanėrisht me
partnerėt e rastit.
VI.5.1. Dashuri e grryer nga mola e dyshimit, altruizėm mė shumė se
egoizėm
Sikurse nė mjaft shoqėri tė tjera bashkėkohore dhe ndėr mjaft tė rinj
e tė reja tė vendit tonė diskutohet ēėshtja e ndikimit tė
prezervativit nė diagramėn e kėnaqėsisė sė marrėdhėnieve seksuale.
Nga intervistat dhe sidomos nga bisedat e lira me mjaft djem tė rinj
rezulton qė shumica e tyre mendojnė se pėrdorimi i prezervativit e
zbeh shumė kėnaqėsinė e marrėdhėnieve seksuale, se prezervativi i
shndėrron marrėdhėniet seksuale nga diēka intime, tė natyrshme nė
marrėdhėnie artificiale tė denatyruara, se plastika e prezervativit
ka vrarė romantizmin e marrėdhėnieve intime, se plastika e
prezervativit i pengon dy zemra tė dashuruara tė bashkohen plotėsisht
me njėra tjetrėn, se prezervativi i shndėrron marrėdhėniet
seksuale nga marrėdhėniet mė intime nė procese industriale tė
robotizuara etj. Ndėr mjaft tė rinj shqiptarė ėshtė bėrė gati
proverbiale thėnia, e cila nė kontekste tė caktuara psikosubkulturore
rilevohet me ngjyresa kuptimore serioze, humoristike e deri ironike:
tė kryesh marrėdhėnie seksuale me prezervativ ėshtė njėlloj si ti
marrėsh erė luleve me kundėrgaz. Nė kėtė pohim shprehen nė mėnyrė
sintetike mendėsitė e shumicės sė meshkujve shqiptarė, tė cilėt e
konsiderojnė prezervativin si amortizues tė kėnaqėsive tė
marrėdhėnieve seksuale.
Ndėrkohė shumica e femrave (53.97 pėr qind e tė anketuarave), duke
qėnė dyfish tė kėrcėnuara nga mospėrdorimi i prezervativit shpėrfaqen
tė lėkundura pėr ndikimin e kėsaj pajisje nė intensitetin dhe cilėsinė
e kėnaqėsisė seksuale. Vetėm 18.87 pėr qind e femrave mendojnė se
pėrdorimi i prezervativit nuk ndikon nė kėnaqėsinė e kontakteve
seksuale. Ndoshta njė pjesė e kėsaj kategorie vajzash janė mė tė
frikėsuarat nga rrjedhojat e shtatzėnisė sė parakohėshme e tė
padėshiruar ose tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme. Ndėrsa
rreth 27.16 pėr qind e femrave tė anketuara janė shprehur se
pėrdorimi i prezervativėve i pakėson kėnaqėsitė e marrėdhėnieve
seksuale. Pėrgjithėsisht ky grupim femrash janė mė tė ndjeshme, kanė
pėrfytyrime mė romantike pėr dashurinė.
Pėrhapja e konsiderueshme e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme,
veēanėrisht e infektimit HIV / AIDS edhe nė vendin tonė, si tė thuash,
ka dendėsuar mjegullėn e dyshimit tė ndėrsjellė ndėrmjet tė
dashuruarve, tė fejuarve, madje edhe ndėr tė martuarit. Gjatė njė
bisede tė lirė nė maj 2002 njė studente e kursit tė katėrt tė Degės sė
Stomatologjisė, ndėr tė tjera,theksoi: Brezi ynė jeton mė mirė se tė
mėparshmit, kemi shtėpi mė komode, veshje mė tė modės etj. Por nė
dashuri jemi mė fatkeqe, dashurinė e kemi mė tė shqetėsuar. Jam fejuar
qė prej njė viti me njė inxhinier elektronik, i cili i ka mbaruar
studimet para dy vitesh nė Romė.
Ėshtė
njė djalė mjaft i ekuilibruar dhe korrekt. Deri tani shkojmė shumė
mirė. Nuk ėshtė stabilizuar me punė pasi dėshiron tė vazhdojė
kualifikimin pasuniversitar nė Itali dhe tė rregullohet me punė atje.
Herė pas here punon nė njė servis televizorėsh tė njė mikut tė tij.
Duke qėnė pak i rrėmbyer ai jo rrallė i gėrvisht gishtėrinjtė. Kur
vonohet sadopak shėrimi i kėtyre mikroplagėve mua mė ngrihet
temperatura e shqetėsimit, e dyshimit. Mijėra herė mė vjen nė mendje
idea torturuese se imuniteti i tij mund tė jetė dobėsuar nga virusi i
infeksionit HIV- AIDS. Kjo ide mė turbullon shpesh aq shumė sa hutohem
fare pėr pak ēaste edhe nė sytė e tė fejuarit tim. Strese tė tilla,
me intensitete e kohėzgjatje tė ndryshme, pėrjetojnė shumė tė rinj e
tė reja.
Dyshimi i ndėrsjellė, dashur pa dashur, i nxit partnerėt tė pėrdorin
prezervativin gjatė marrėdhėnieve seksuale. A ėshtė fyese pėr
partneren apo partnerin ti kėrkosh pėrdorimin e prezervativit? Kjo
kėrkesė shpreh dyshim tek partneri / partnerja apo edhe te vetvetja?
Njė kėrkesė e tillė ėshtė shpėrfaqje e shpirtit altruist apo dhe
egoizmit? etj.
Rreth
18.54 pėr qind e femrave dhe 27.74 pėr qind e meshkujve tė anketuar
janė shprehur se pėrdorimi i prezervativit ėshtė fyes pėr partnerin
ose partneren e rregullt, pėr bashkėshortin ose bashkėshorten.
Natyrisht, pėr aq sa partnerėt ose bashkėshortėt dyshojnė te tjetri
pėr infektim me sėmundjet seksualisht te transmetueshme nėpėrmjet
marrėdhėnieve seksuale me persona tė tjerė, pėrdorimi i prezervativit
nuk mund tė mos mbartė njė dozė tė konsiderueshme fyerjeje.
Mirėpo disa sėmundje tė tilla, sidomos infeksioni HIV / AIDS pėrhapet
edhe me rrugė tė tjera si nėpėrmjet gjakut e pėrbėrėsve tė tij, ageve
ose pajisjeve kirurgjikale tė pasterilizuara si duhet etj. Kėshtu, nė
masėn qė bie dyshimi pėr tradhėti tė ndėrsjellė tė marrėdhėnieve
intime ndėrmjet partnerėve ose bashkėshortėve, kėrkesa pėr tė pėrdorur
prezervativin mė shumė se egoizėm shpreh altruizėm, pėrkushtim pėr tė
mbrojtur nga sėmundjet seksualisht te transmetueshme, sidomos nga
infeksioni vdekjeprurės HIV / AIDS tė dashurėn ose tė dashurin, qoftė
edhe thjesht personin me tė cilin ndahen kėnaqėsitė seksuale.
|
|