|
17 mars 2004 / TN
"Zėri
i Amerikės" / Laura Konda / mė
16 mars 2004
Ambasadori amerikan pėr
ēėshtjen e krimeve tė luftės, Pierre-Richard Prosper, i bėri thirrje
Serbisė dhe republikave tė tjera ish-jugosllave qė tė bashkėpunojnė me
Gjykatėn e Hagės. Ambasadori Prosper i bėri kėto komente nė njė
konferencė mbi sfidat e Gjykatės sė Hagės, tė organizuar dje nga Zėri
i Amerikės. Nė diskutim ishin tė ftuar edhe Nina Bang-Jensen,
Drejtoreshė e Koalicionit pėr Drejtėsinė Ndėrkombėtare dhe Mark
Vlasic, ish-ndihmėsprokuror nė Gjykatėn e Hagės.
Mesazhi i Ambasadorit
Prosper pėr republikat ish-jugosllave ishte mjaft i qartė:nė qoftė se
Serbia, Kroacia dhe vendet e tjera qė u pėrfshinė nė luftrat
ballkanike deshirojnė tė bėhen anėtare tė NATO-s dhe tė Bashkimit
Evropian, ato duhet tė bashkėpunojnė me Gjykatėn e Hagės. Duket iu
referuar dy personave kryesorė tė akuzuar pėr krime luftė nė Bosnje,
Radovan Karaxhiē dhe Ratko Mladic, Ambasadori tha se Serbia ėshtė
pėrgjegjėse qė ata tė kapen dhe ti dorėzohen Hagės. Ai tha se nuk
bėhet fjalė pėr ndonjė trysni nga ana e Shteteve tė Bashkuara, por
shtoi se do tė ketė pasoja serioze nė qoftė se Beogradi refuzon tė
bashkėpunojė me Hagėn. Ai tha se bashkėpunimi me Hagėn ėshtė kusht pėr
anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO-n.
Ambasadori Pierre-Richard
Prosper tha se Shtetet e Bashkuara ndjekin politikėn e bashkėpunimit
me qeveritė e vendeve ku janė kryer lufte, duke i nxitur ato qė ti
dorėzojnė personat qė kanė kryer krime ndaj popullsisė civile. Gjatė
tre vjetėve tė fundit, tha zoti Prosper, ėshtė bėrė pėrparim nė kėtė
fushė: tė paktėn 43 kriminelė lufte janė dorėzuar nga qeveritė e
vendeve ballkanike. Por duke patur parasysh qė Gjykatės sė Hagės i
ėshtė caktuar afati i vitit 2008 pėr pėrfundimin e gjyqeve ndaj
kriminelėve tė luftės, pėr arritjen e kėtij objektivi, ėshtė i
nevojshėm bashkėpunimi midis shteteve dhe Gjyaktės. Ky objektiv, tha
zoti Prosper, arrihet nėpėrmjet faktorėve tė trefishtė:
Sė pari, -
tha zoti Prosper,- Gjykata e Hagės duhet tė merret me
akuza specifike dhe tė pėrqėndrojė detyrėn e saj. Sė dyti, shtetet e
rajonit duhet tė bashkėpunojnė me gjykatėn, duke bėrė detyrėn e tyre,
pėr nxjerrjen para drejtėsisė tė autorėve tė krimeve. Dhe sė fundi,
komuniteti ndėrkombėtar duhet ta mbėshtesė Gjyaktėn e Hagės, qė ajo
ti ēojė deri nė fund proceset e nisura.
Zoti Prosper tha se nė se
kėta faktorė nuk ekzistojnė, atėhere Gjykata e Hagės nuk ka se si ta
pėrfundojė misionin e saj deri nė vitin 2008.
Nė diskutim u ngrit
ēėshtja se ku duhen gjykuar kriminelėt e luftės. Zonja Nina Ben-Jensen
tha se procesi i gjykimit tė tyre ėshtė njė proces sa ndėrkombėtar,
edhe i brendshėm. Fillimisht, tha zonja Ben-Jensen, nuk ekzistonin
kushtet pėr ti gjykuar kriminelėt brenda vendit, por tani kushtet
janė krijuar pėr njė gjė tė tillė.
Kėtu ajo pėrmendi
shembullin e Kroacisė, qė po i gjykon njė pjesė tė personave qė kanė
kryer krime lufte brenda vendit; kohėt e fundit procese tė tilla po
fillon edhe Serbia dhe gjithashtu Bosnja po bėn pėrpjekje pėr fillimin
e kėtij procesi. Por zonja Ben-Jensen tha se vendet e ndryshme duhet
tė marrin masat e nevojshme pėr mbrotjen e dėshmitarėve qė pranojnė tė
dėshmojnė nėpėr gjyqet pėr krime lufte.
Zonja Ben-Jensen tha se
mjaft kritika ka patur nė adresė tė Gjykatės sė Hagės pėr procesin
gjyqėsor ndaj Sllobodan Millosheviēit,i cili ka tashmė tre vjet qė ka
fillluar.
Zvarrisja e
gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviēit ndodhi pėr shkak tė sjelljes dhe
teatorve qė ai luan, si dhe rezistencės qė po bėn qeveria e Serbisė
pėr tė mos dorėzuar dokumentete nevojshme pėr gjykimin e tij..., tha
zonja Ben-Johnson
Zonja Ben-Jenson ishte e
mendimit se zvarritja e gjyqit ndaj Sllobbdan Millosheviēit, ka tė
bėjė me njė mungesė tė vullnetit politik tė qeverisė sė Serbisė pėr tė
bashkėpunuar me Gjykatėn e Hagės.
Ndėrsa zoti Mark Vlasic
tha se bashkėpunimi i udhėheqėsve tė vendeve ballkanike do tė
ndihmonte sė tepėrmi nė procesin e vendosjes sė drejtėsisė. Kėtu ai
pėrmendi gatishmėrinė e duhur tė forcave tė rendit tė kėtyre vendeve
nė paraqitjen e urdhėr-arrestit, apo, kontrollet e shtėpive tė tė
akuzuarve.
Tė tre dikutantėt ishin tė
mendimit se pėrgjegjėsia pėr dorėzimin e kriminelėve tė luftės mbetet
tek Beogradi. Nė diskutim u theksua edhe domosdoshmėria e procesit tė
pajtimit, nė vende ku ka patur konflikte, por ky pajtim, thanė ata
mund tė arrihet vetėm pasi tė jenė gjykuar mė parė personat qė kanė
kryer krime ndaj civilėve.
|