|
-
17 mars 2004 / TN
-
-
Dr. S.
GASHI - Vjenė
(AUSTRI)
-
-
Duke u
solidarizuar plotėsisht me protestėn e mbajtur sot nė Prishtinė
kundėr atentatit mbi presidentin e Kosovės, Dega nė Austri e Lidhjes
Demokratike tė Kosovės e ka autorizuar z. Dr. Skėnder Gashi ta
shpreh dėnimin nė formė mė tė zgjeruar pėrkitazi me atenatit e
turpshėm, fatbardhėsisht tė pasuksesshėm, mbi presidentin e Kosovės.
-
-
Pėrmbajtja e kėtij komenti ėshtė formulim i autorizuar nė formė tė
shkruar i qėndrimit tė Kryesisė sė Nėndegės sė LDK nė Vjenė dhe i
kryetarit tė Degės sė LDK-ės nė Austri pėrkitazi me atentatin e
pasuksesshėm mbi presidentin Rugova.
-
-
Kryesia e Nėndegės nė Vjenė tė LDK-ės mendon se atentati mbi
presidentin Rugova ėshtė atentat mbi punėn e bėrė deri tani nga ky
personalitet dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovės, nė krye tė sė
cilės qėndron qė nga themelimi i saj, pėr ndėrkombtarizimin e
Ēėshtjes sė Kosovės; shpalljen institucionale tė mėvetėsisė sė
Kosovės dhe nxjerrjen e akteve madhore tė shtetėsisė qė rezultoi me
ngritjen dhe funksionimin e shtetit tė kosovarėve, tė pėrcjellur me
mosdėgjueshmėrinė kolektive civile tė qytetarėve tė Kosovės karshi
shtetit jugosllav e serb. Ky atentat ėshtė edhe njė vepėr e shėmtuar
mė shumė nė vargun e tė kėtillave, qė patėn pėr pasojė vrasjet me
motive politike tė bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė tė presidentit dhe
tė strategėve e tė luftėtarėve tė UĒK-ės, vrasje kėto qė u
ekzekutuan nga dorasė ende tė pazbuluar.
-
-
Derisa
vrasjet e Enver Malokut, plagosja e Sabri Hamitit, vrasja e Xhemajl
Mustafės, Ukė Bytyēit, Tahir Zemajt e tė tjerėve ishin tė
paparaljmėruara, atentati mbi presidentin ėshtė e njė natyre tjetėr.
Kjo u ushtrua pas bėrjes publike nė shtypin kosovar nga ana e
policisė ndėrkombėtare tė kėrcėnimit se ėshtė pėrgatitur likuidimi
edhe i tre drejtuesve tė lartė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės,
midis tė cilėve porse nuk na paska qenė paraparė tė vritej
presidenti Rugova.
-
-
Ēfarė
ironie! Ēdo mendje e shėndoshė do ta pyeste zbuluesin e pėrgatitjes
sė vrasjeve, e ndoshta edhe tė ekzekutorėve konkretė tė paraparė tė
vrasjeve tė planifikuara, se ēfarė masash ndėrmori ajo polici jo
vetėm drejt demaskimit tė urdhėrdhėnėsit dhe ekzekutorėve potencialė
tė vrasjeve tė paralajmėruara, por edhe ēfarė ndėrmori ky
institucion pėr mbrojtjen e instancės mė tė lartė morale e politike
tė vendit, presidentit tė Kosovės.
-
-
Pikėrisht mosndėrmarrja asgjė pėr mbrojtjen, pėrkatėsisht pėr
sigurinė e institucionit tė Presidentit, pėrfshirė kėtu edhe
sigurinė e institucioneve me ingerenca shtetėsie tė Kosovės, e lė tė
hapur tė drejtėn pėr tė besuar se jo vetėm UNMIK-u nuk i ēmon,
prandaj edhe nuk i ruan institucionalisht (nėnvizim i
autorit) as institucionin e presidencės e as institucionet e Kosovės
nė fazėn e tyre tė tanishme tė pėrfaqėsimit nė hije tė vullnetit
politik tė popullit tė Kosovės tė cilat, megjithatė, falė
autoritetit qė e gėzojnė nė popull, jo porse pėr vėllimin e
kompetencave qė kėtyre me kiste ua ka besuar UNMIK-u, e drejtojnė
jetėn publike nė Kosovė.
-
-
Mbajtja nga ana e UNMIK-ut dhe e opozitės kosovare e qėndrimit
pėrēmues, pėr tė mos thėnė edhe pėrbuzės, ndaj institucioneve tė
Kosovės mund tė ketė pasoja shkatėrrimtare pėr shoqėrinė kosovare.
Kjo aqė mė parė kur mund tė besohet me arėsye se UNMIK-u do ta ketė
tė qartė rolin e autoritetit moral tė Ibrahim Rugovės pėr shoqėrinė
kosovare. Ėshtė katėrcipėrisht e ditur se falė urtisė sė presidentit
Rugova nė Kosovė nuk ndodhi ndonjė revolucion i vonuar demokratik
apo mė konkretisht hakmarrje ndaj dorasėve tė pandehur pėr vrasjet e
liderėve tė LDK-ės, hakmarrje qė do ta polarizonte shoqėrinė
kosovare dhe, ky polarizim do tė mund tė shpėrthente nė formė tė njė
lufte civile, tė cilėn mbase dikush ia dėshiron Kosovės dhe e
stimulon kėtė edhe sot e gjithė ditėn duke ngrėnė dorė tani edhe mbi
institucionin e presidentit tė Kosovės.
-
-
Le tė
pėrkujtojmė se pikėrisht pėr tė mos u bėrė bashkėfajtor i ndonjė
konfrontimi qė do tė mund tė shndėrrohej nė ndonjė revolucion tė
vonuar demokratik tė tipit tė Shqipėrisė sė 97-shit pėrbrenda vetė
kosovarėve dhe pėr tė mos e humbur pėrkrahjen ndėrkombėtare, Lidhja
Demokratike e Kosovės dhe presidenti Rugova i sakrifikuan nė
Rambouillet edhe strukturat
shtetėrore tė Kosovės pėrkatėsisht qeverinė e Kosovės me tė gjitha
ministritė e saj qė kishin funksionuar dhe mund tė vazhdonin sė
funksionuari.
-
-
Nėndega nė Vjenė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės kėrkon sė kėndejmi
nga UNMIK-u dhe nga struktura kompetene e Kosovės sigurimin
institucional, dmth. sigurimin e godinės sė presidencės 24 orė nė
ditė nga policia me uniformė e policisė ndėrkombėtare, pėrkatėisht
tė SHPK dhe qė kjo praktikė tė zgjerohet edhe mbi institucionet e
tjera tė larta tė Kosovės dhe drejtuesit e tyre tė zgjedhur me votėn
e popullit.
-
-
Megjithatė, pėrkundėr sa u tha mė lart dhe sa do tė thuhet nė
vazhdim, pėrderisa nuk zbulohet dorasi i kėtij atentati dhe ky tė
mos vehet pėrpara drejtėsisė, ēdo lloj analize e burimit tė kėtij
atentati tė dėshtuar ėshtė e kushtėzuar tė jetė ecje nėpėr errėsirė
nė tė cilėn pėr doras mund tė pandehet si ndonjė dorė e zgjatur e
ndonjėrit nga shėrbimet serkrete tė shteteve fqinje ashtu edhe
ndoshta dora e ndonjė patrioti militant qė ha bukė nė Kosovė.
-
-
Natyrisht qė pėr urdhėrdhėnės ndonjė argati kosovar pėr kėtė atentat
mund merret shėrbimi sekret i Serbisė, qenia aktive e tė cilit u
pohua megjithmend apo edhe vetėm si lojė me qėllim frikėsimi e
destabilizimi, nga vetė k reu i kitij shėrbimi. Kjo aqė mė shumė pse
nga personalitete amerikane e europerėndimore janė shpeshtuar
parashikime pėr pavarėsimin e Kosovės si formėn mė tė mundshme tė
zgjidhjes sė Ēėshtjes sė Kosovės ashtu edhe pse pikėrisht presidenti
i Kosovės Dr. I. Rugova tani e 15 vite mė parė kurrė nuk ka kėrkuar
pėr Kosovėn ndonjė zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė sė saj.
-
-
Nė
kėtė kėrkim nėpėr errėsirė do tė duhej megjithatė qė, para se tė
dalim nkojshi, sė pari tė fshijmė para derės sonė. Dhe kjo fshirje
para derės sonė do tė dėshmonte, pėr fat tė keq tonin, se ka jo pak
veprime tė njerėze tanė dje e sot qė, tė vendosura nė kontekstin e
ndodhive tė deritanishme tė hidhura, nuk e japin ndonjė mozaik me
pamje pafajėsie.
-
-
Duke u
kthyer nė tė kaluarėn e djeshme duhet vėrejtur me kėtė rast se tė
gjitha likuidimeve tė deritanishme tė aktivistėve eminentė tė
LDK-ės, edhe pse jo duke e marrė mbi vete publikisht nga ndonjė
doras apo asociacion konkret, tė krimit tė bėrė, gjithmonė u kanė
prirė sė pari etiketimet tradhėtar tė shpehura nė emėr partish e
asociacionesh kosovare tė dalura nga lufta pėr viktimat e
ekzekutuara.
-
-
Ėshtė
jo pak e ēuditshme, pėr tė mos thėnė edhe simptomatike, se si
asnjėra nga dy partitė opozitare tė dalura nga lufta nuk e patėn
kurrė deri mė tani lere mė guximin civil, por as kulturėn politike
tė distancohen puiblikisht nga ndonjė anėtar i padėgjueshėm i asaj
partie siē ėshtė psh. rasti me simpatizantin e PDK, qė nė emėr tė
patriotizmit e ekzekutuan Ukė Bytyēin. Kjo parti dhe simotra e saj,
poashtu e dalur nga lufta u mjaftuan me deklarata se i dėnojnė
vrasjet nė stilin tė vras natėn e gjėmėn ta bėj ditėn, jo porse
dujke u distancuar nga ekzekutuesi i vrasjes - anėtari apo
simpatizanti i kėsaj partie.
-
-
Dhe,
asociacione tė dalura nga lufta kanė provuar jo vetėm njė herė qė
me etiketėn e tradhėtarit ta njollosin edhe figurėn strumbullare
morale tė Kosovės presidentin Rugova. Janė pikėrisht asociacionet
dhe partitė e dalura nga lufta dhe ndonjė organ i tyre i shtypit
ato qė me e pa dorėza e kanė kėrkuar dhe e kėrkojnė edhe sot vrasjen
e atyre qė nuk mendojnė e nuk veprojnė si ato. Sipas kėsaj logjike,
nė sytė e patriotėve e ēlirimtarėve, qė ka pak arėsye tė mos
mund tė shihen pėr dorė e zgjatur edhe tė filialės nė Tiranė tė
ekzekutorit tė politikės antikosovare tė Beligradit e tė Athinės
Fatos Nanos dhe tė llakejėve tė tij, do tė duhej qė para
ekzekutimit tė frikėsohej edhe personaliteti dhe institucioni i
presidentit tė zgjedhur me votėn e popullit edhe para vėrtetimit tė
kėtij autoriteti pas ēlirimit tė Kosovės nga forcat e NATO-s.
-
-
Kujtoj
se ėshtė jo pak e arėsyeshme tė shtrohet edhe pyetja pėrse ky
atentat paralajmėrues ndodhi pak ditė pas vizitės sė mysafirit,
pėr shumicėn e kosovarėve tė padėshirueshėm, nga Tirana tė cilit nė
Shqipėri po i lėkundet dheu ndėr kėmbė. A mos kufomės sė gjallė
politike tė Fatos Nanos do ti duhej njė ngjarje e kėsaj pėrmase pėr
ta tėrhequr vėmendjen e popullit shqiptar brenda kufinjve politikė
tė shtetit tė 1912-ės dhe sidomos atė tė bashkėsisė ndėrkombėtare
nga aktualiteti jo vetėm i hidhur, por edhe i turpshėm nė Shqipėrinė
e drejtuar nga ky?.
-
-
Kjo
aqė mė parė kur dihet pėr fushė se pikėrisht asociacionet dhe
partitė politike tė majta kosovare tė dalura nga lufta, njerėz tė
tė cilave pinė ujė edhe nė bėrrakėn e Fatos Nanos, po pėrpiqen ta
bėjnė Kosovėn Shqipėri, asosh ēfare e ka bėrė kėtė mentori i tyre
Nano, njė vend me demokraci tė partisė, pėrkatėsisht njė vend nė tė
cilin formanti dhe vėllimi i demokracisė sė mirėfilltė ėshtė i tillė
ēfare dhe sa e lėshon partia nė pushtet.
-
-
Atentati mbi presidentin Rugova ėshtė pjesė e strategjisė pėr
standardizimin e pasigurisė politike e publike nė Kosovė. Sipas
kėsaj logjike, me njė kėsi vathi nvesh do tė duhej tė shenjohen tė
gjithė ata qė pavarėsinė e Kosovės nuk duan ta shpallin pėr ēdo
bajram, por qė punojnė edhe mė tej pėr njohjen e pavarėsisė sė
shpallur (qysh atėherė) nga parlamenti i Kosovės dhe me vullnetin
politik tė kosovarėve tė shprehur pėrmes Referendumit - kur populli
i Kosovės ia besoi kolektivisht realzimin e pavarėsisė presidentit
Rugova qė e zgjodhi me votėn e vet tė lirė - dhe tė gjithė ata qė
kanė guximin civil tė ngriten nė kėmbė pėr institucionin e
presidentit tė vendit dhe, fundja, tė gjithė ata qė mendojė se
Kosova e ēliruar edhe ėshtė e lirė.
-
-
Por,
qytetari i njė shteti ėshtė i lirė vetėm atėherė kur ėshtė edhe i
sigurt. Sa kohė qė nė Kosovė ndodhin vrasje me motive politike, nuk
mund tė flitet as pėr liri kolektive as pėr atė individuale. Ky edhe
ėshtė qėllimi i atyre qė e mbjellin pasigurinė e cila mbase nuk
nėnkupton asgjė tjetėr pėrpos amullimin e gjendjes status quo nė
Kosovė, pėrkatėsisht ngadalėsimin e aktit tė pandalshėm tė
pavarėsimit tė Kosovės.
-
-
Nė
kėtė rast nuk pinė mė ujė dėnimet prej papagalli tė vrasjeve e tė
atentateve tė lėshuara nga majtistė kosovarė, tė cilat shkojnė aqė
largė sa parapėlqejnė qė atentati mbi autoritetin e presidentit tė
Kosovės ta cilėsojnė madje edhe pėr vepėr tė vetė LDK-ės si njė
inskenim tė saj - sepse kjo vepėr e shėmtuar na paska ndodhur nė njė
moment kur LDK-ja nuk na paska qenė kurrė deri mė tani nė njė
shkallė kaqė tė ulėt tė ngrirjes sė popullaritetit tė saj. Deklarata
tė kėsaj natyre nuk kanė si tė kuptohen ndryshe pėrpos si pjesė e
fushatės sė gjerė e tė standardizuar tė pėrdhosjes sė personalitetit
tė Ibrahim Rugovės dhe tė instituconit tė presidentit tė Kosovės.
-
-
Si
mund tė kuptohet e shpjegohet ndryshe edhe fushata e anatemizimit tė
presidentit Ruova nga intelektualė kosovarė qė janė bėrė pėrhapės
me flakadan tė vahabizmit saudit nė Kosovė dhe e dėnojnė jo vetėm me
shkrime shpifėse porse kanė arritur qė kėtė anatemizim ta bėjnė
pjesėrisht edhe pjesė tė vajzit tė gjumave (tė premteve) nėpėr
xhami qė, edhe kėtu, tė anatemohet mbėshtetja e diplomacisė kosovare
mbi vlerat europerėdimore.
|
|