|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Kronikė nga Gjilani

 
 

 
Ftohen qytetarėt qė t`i ndėrpresin protestat
 
Gjilan, 17 mars 2004 - LAJMERasti i djeshėm tragjik nė Qabėr tė Mitrovicės, ku humbėn jetėn tre fėmijė nė lumin Ibėr, ka nxitur sot reagime te qytetarėve edhe nė komunėn e Gjilanit, ku nė orėt e pasditės filluan edhe protesta.

Udhėheqja e komunės sė Gjilanit, pėrmes njė deklarate qė i dha zyrės pėr informim, u ka bėrė thirrje qytetarėve qė tė tėrhiqen nga protestat dhe tė mos i kontribuojnė pėrkeqėsimit tė mėtejmė tė situatės, sepse pėrshakllėzimi i gjendjes nuk e ndihmon Kosovėn nė rrugėn e saj tė pavarėsisė.

Ne kemi shumė besim se do tė vijė dita kur ata qė i detyruan fėmijtė tė mbyten nė lumin Ibėr, do tė pėrgjigjen para drejtėsinė.

Komuna ėshtė e bindur se institucionet e Kosovės, sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė, do t'i ndėrmarrin tė gjitha masat e duhura qė Mitrovica tė bėhet sa mė shpejt njė qytet i integruar, i qetė dhe i sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt, thuhet nė reagimin e KK tė Gjilanit ndaj situates mė tė re nė Mitrovicė dhe protestave tė qytetarėve edhe nė Gjilan.
 
 
Reagim i Asamblesė sė fėmijėve nė Gjilan ndaj tragjisė nė Mitrovicė
 
Gjilan, 17 mars 2004 - Rastin tragjik qė ndodhi dje nė Mitrovicė, ku nė pėrpjekje pėr t`i ikur rrezikut nga grupi i serbėve qė po i kėrcėnonte ata, humbėn jetėn tre vogėlushė, e ka gjykuar sot ashpėr Asambleja e fėmijėve nė Gjilan, e cila ėshtė themeluar para njė viti dhe qėllim tė saj ka mbrojtjen dhe avancimin e tė drejtave tė fėmijėve.

Nuk mund tė ketė lajm mė tė keq dhe mė tė dhembshėm nė botė se sa ky qė u dha mbrėmė nga Mitrovica, ku tre fėmijė u hodhėn nė lumin Ibėr pėr t`i ikur vdekjes, por nuk ia dolėn dot nė pėrballje me rrymat e ujit.

Fėmijtė e Asamblesė nė Gjilan e kanė pėrjetuar rėndė humbjen e tre moshatarėve tė tyre, tė cilėt sot do tė duhej t`i gėzoheshin njė dite tė re, nė njė vend ku nuk duhet tė ketė kėrcėnime dhe frikė, nė prani tė gjithė kėtyre forcave ndėrkombėtare e vendore.

Kjo ėshtė njė ditė e zymtė jo vetėm pėr familjet, Qabrėn dhe Mitrovicėn, por pėr tė gjithė ne fėmijėt e Kosovės, thuhet nė reagimin e Asamblesė sė Fėmijėve nė Gjilan.
 
 
Reagim i Kryesisė sė Degės sė LDK nė Gjilan
 
Gjilan, 17 mars 2004 - LAJMEMe rastin e ngjarjeve tragjike nė Mitrovicė, ku dje humbėn jetėn tragjikisht 3 fėmijė dhe ngarjeve tė sotme, ku deri tani janė identifikuar edhe 4 vdekje tragjike, me ē`rast ėshtė manifestuar revoltė e qytetarėve anekėnd Kosovės, edhe nė Gjilan, Dega e LDK i ka dėnuar ashpėr pėrmes njė reagimi aktet kriminale dhe vrasjet mizore.

Kryesia e Degės sė LDK kėrkon nga anėtarėsia e saj nė Gjilan dhe nga qytetarėt e kėsaj komune qė tė pėrmbahen nga aktet e dhunės dhe tė kenė maturi e gjakftohėsi me qėllim tė tejkalimit tė situatės sė rėndė dhe me qėllim tė ruajtjes sė stabilitetit dhe sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt e komunės sė Gjilanit, pėr tė ruajtur dhe avancuar tė gjitha kėto vlera qė i arritėm nė kėto pesė vite nė liri.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.