| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Mitrovicė: Komiteti pėr Politikė dhe
Financa i KK,
ka mbajtur
mbledhje tė jashtėzakonshme, nė tė cilėn ka shqyrtuar gjendjen e
rėndė nė komunė |
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
-
Pėr shkak tė pėrdorimit tė armėve tė zjarrit nga ekstremistėt
serbė dhe tė pėrdorimit tė gazit lotsjellės e tė plumbave tė
gomės nga KFOR-i dhe policia, kanė vdekur gjashtė qytetarė,
janė plagosur rėndė 15 dhe lehtė rreth 100 sish, kurse ndihmėn
e mjekut e kanė kėrkuar edhe mbi 200 tė tjerė.
-
-
Mitrovicė, 17 mars 2004 / TN
/ H. SYLA
- Komiteti pėr Politikė dhe Financa i Kuvendit tė Komunės, ka
mbajtur mbledhje tė jashtėzakonshme, nė tė cilėn ka shqyrtuar
gjendjen e krijuar, si pasojė e protestave qė i filluan
nxėnėsit e shkollave tė mesme pėr shkak ngjarjes tragjike, kur
tre fėmijė shqiptarė tė
Ēabrės,
duke ikur nga disa ekstremistė serbė qė po i ndiqnin, gjetėn
vdekjen nė lumin Ibėr.
|
-
-
Komiteti
pėr Politikė dhe Financa vlerėson se protestat e nxėnėsve nė
mėngjes, ishin tė qeta, por kėto kanė degjeneruar rreth orės 10,00,
pėr shkak tė reagimit tė papėrshtatshėm tė pjestarėve tė KFOR-it dhe
tė policisė, ndaj njė grupi tė vogėl nxėnėsish qė ishin tubuar afėr
urės kryesore, duke pėrdor gaz lotėsjellės me koncentrim tė fortė.
-
-
Anėtarėt e
Komitetit pėr Politikė dhe Financa, poashtu kanė konstatuar se pezmi
i qytetarėve ėshtė grumbulluar edhe para ngjarjes tragjike nė
Ēabėr,
pėr shkaė tė mosveprimit tė UNMIK-ut pėr tė ushtruar pushtetin e vet
tė mirėfilltė nė tėrė territorin e komunės dhe tė tolerimit tė
veprimeve tė ekstremistėve serbė nė pjesėt tjera tė vendit, prandaj
edhe ka ardhur deri tek zhvillimet e kėtilla destabilizuese me
pasoja tė rėnda pėr qytetarėt dhe qytetin.
-
-
Komiteti
pėr Politikė dhe Financa bėnė tė ditur se edhe pėrkundėr masave qė
ka ndėrmarrė dhe apelit drejtuar qytetarėve pėrmes RTV Mitrovicės,
transmetimet e sė cilės i ka ndėrpre UNMIK-u, pa dhėnė ndonjė
arėsye, nuk ka arritur qė ti ndėrpres protestat, pėr shkak se
KFOR-i dhe policia nuk ofruan mundėsinė e bashkėpunimit me
institucionet legjitime tė pushtetit lokal dhe arritjen eventuale tė
ndonjė marrėveshjeje pėr ndėrprerjen e trazirave.
-
-
Nė
mbledhjen e KPF u konstatua se nė protestat e dhunshme, pėr shkak tė
pėrdorimit tė armėve tė zjarrit nga ekstremistėt serbė dhe tė
pėrdorimit tė gazit lotsjellės e tė plumbave tė gomės nga KFOR-i dhe
policia, kanė vdekur gjashtė qytetarė, janė plagosur rėndė 15 dhe
lehtė rreth 100 sish, kurse ndihmėn e mjekut e kanė kėrkuar edhe mbi
200 tė tjerė.
-
-
Komiteti
pėr Politikė dhe Financa bėnė tė ditur se pėr tė qetėsuar gjendjen
nė komunė, ka kėrkuar ndihmėn e institucioneve tė vendit, tė
Presidencės, Parlamentit, Qeverisė dhe tė TMK-sė, duke i lutur kėto
qė tė jenė nė kontakt edhe me kryeadministratorin e Kosovės Hari
Hollkeri dhe komandantin e KFOR-it, Kamerhof.
-
-
Nė fund,
anėtarėt e Komitetit pėr Politikė dhe Financa, kanė kėrkuar nga
faktorėt ndėrkombėtarė pėrgjegjės pėr siguri nė komunė, qė tė
shtojnė masat pėr mbrojtjen me vendosmėri tė popullatės joserbe nė
pjesėn veriore tė qytetit, me qėllim qė tė mos ndodhin masakra sikur
ato tė viteve tė mėparme tė paslutės.
-
-
Nė kėtė
mbledhje tė KPF u vendos qė tė enjtėn, mė 18.03.2004, nė orėn 13,00,
tė mbahet mbledhja e jashtėzakonshme e Kuvendit tė Komunės, nė tė
cilėn do tė debatohet pėr gjendjen e krijuar dhe pėr masat qė duhet
ndėrmarrė pėr stabilizimin e saj.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|