|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

PERPETUUM NOBILE

 
 

 

17 mars 2004 / TN

Edison YPI

Shqiptarė jeni tė dy, mėhallės sė tė gjallėve i pėrkisni, poooooor, Ju jeni JU, ai ėshtė ai. Ju jeni Zotni, Bari. Ai, dhen, dhi, tufė, bagėti. Ju j'u dhimset ai, Ju lodheni shumė qė ai tė mos bėhet shumė i zi, por Ju nuk bėni kurrė si thotė apo mendon ai. Ju vuani, nė burg shkoni, madje edhe vdisni, qė ai tė jetojė si njeri nė liri. Ai, sa majtas sa djathtas, duke u shkalavarur, si mi', si zhapi'. Ju, Zotni ! Koha, kalendari Juaj, ndryshon krejt nga i ati. Ju e matni me dekada, me shekuj. Ai, me gjith' zagari', zagaria nuk ėshtė shoqėri, aq sa di', me minuta, me ditė, si verme, nė vetmi.

Ai shpesh ėshtė faqezi, por, edhepse ai kurrė nuk e di, Ju botėn pėrmbysni qė t'ja zbardhni faqen edhe ati. Ai shpesh kujton se ėshtė mbi, dhe shpesh punėt i bėn batėrdi, por Ju nuk mėrziteni, Ju prisni, ju nuk nguteni, sepse dini mė shumė se ai. Edhe njėri edhe tjetri, nga fshati a nga qyteti, s'ka absolutisht asnjė rėndėsi. Qyteti ka plot minj si ai. Fshati shpesh ka mė shumė se qyteti Zotni. Ju e adhuroni Perėndinė edhe kur nuk shkoni nė Kishė a Xhami. Ai vete nė Kishė e Xhami, por mė tepėr nga frika. Ju ju skuqet faqja, keni turp, ati faqja kurrė nuk i skuqet, turpin nuk e ha, e pi, ai turp nuk ka ndaj asgjėje dhe kurrkujt, ai edhe nė kafene, edhe nė Parlament, edhe nė Sheshin Skėnderbe, madje edhe nė Kishė e nė Xhami, me urdhėr tė kryetarit, edhe pa brekė shkon.

Ju s'keni kryetar, kryetari i vetėm pėr Ju ėshtė, jo i ndyri ay, por Ai lart qė s'bėhet dy. Kur Ju keni diēka pėr tė thėnė a shkruar, mendoheni gjat' para se ta shkruani, ta thoni. Ai nuk mendohet, ai ngutet, nuk ka filtra, nuk njeh pragje, prandaj as nuk flet as nuk shkruan, por vetėm vjell, vrer, tmerr, varr, vrromė, skėterrė. Nuk ėshtė mė i madh se njė krimb rrėshqanor gjirizash, por vetja i duket i madh sa njė balenė oqeanike, e kur mendershkruan apo llafos, nuk harron kurrė tė bėjė atė ēka e ka mė qef; tė citojė nga elefantėt e kulturės, shkencės dhe artit botėror.

Ai shpif, Ju kurrė, ai tregon plagėt, Ju i fshihni ato, ai gėnjen, Ju asnjėherė, ai mburret, Ju zorrėt j'u pėrzihen. Ju i mbyllni butė sytė pėr tė mos parė disa tė zeza tė ti a pėr tė ėndėrruar. Edhe ai i mbyll, fort, dhe me nofullat shtrėnguar, por asnjė ėndėrr nuk sheh, asnjė mrekulli, veē ca rrathė a ca karorė tė lėvizshėm, dhe ashtu i mban mbyllur, deri kur i duket se mė nė fund e kuptoi hilenė qė njė i ngjajshėm i paskish bėrė. Pastaj nis e qesh si majmun varur nėdegė, nis e thur tjetėr hile', pėr tjetrin, derisa tjetri edhe ai si ai, e kėshtu me rradhė. Ju nuk jeni as mund tė bėheni kurrė fanatik i kurrgjėje. Ai lehtėsisht fanatik i gjithēkaje bėhet, deri edhe i pis-partisė, sė cilės si morr i ngjitet.

Ndėrkohė Ju, parti-zinė me nė krie krietar mavrinė, nuk e pirdhni fare, bojėn nuk doni t'ja shihni. Ju shqetėsoheni kur kalon njė kohė pa lexuar diēka tė mirė, ai shqetsohet kur i duket se po lexon shumė. Dhe kur i ndodh tė hapi ndonjė libėr, sė pari krruhet e krruan mir'-e-mir' nė lidhje me autorin si person, jo si artist, shkrimtar, kurrė si shkrimtar, veēse familjen e shkrimtarit, thashethemet, gruan, ai-ajo-vjet-parvejt-ky-ay-kėshtu-ashtu.

Kėtė qė oturaku i fisnikėrisė e bėn rregullisht me shkrimtarėt shqiptarė, nuk dihet mirė pse, nuk e bėn kurrė me pėr shėmbull Oscar Wilde-in ose Ēajkovski-n. Veēse pėr shkaqe madhore, Ju nuk largoheni nga Shqipėria. Ai dhe horda e ti, qė gjith' jetėn me veshė ngritur Ju spiunonte vetėm pse shqiptonit fjalėt Itali e Greqi, tani janė bėrė kozmopolitėr tė mėdhnj, nuk lėn' gur e mur e dru e hu pa lėvizur, njė e di, Ameriqi e Japoni. Ai qė ka vdekur qysh kur ka lindur, kur sėmuret, e kap frika nga vdekja.

Pasi vėrtitet si mi' nėpėr doktorra e farmacira, mosbesues pėr gjithēka e kėdo, kurrė nuk bindet se ėshtė shėruar. Nis e vete pastaj tek magjistarėt, kartomantėt, sheh llumin e kafesė. Ju nuk trėmbeni nga sėmundjet., Ju thoni, vdiqa-vdiqa, kaq kishte qėnė e shkruar. Veēse sėmundjet nuk i keni njėlloj; Ai krruan bythėn nga majasilli, hemorroidet, zorra e trashė; Ju edhe sėmundjet i keni luksoze, nga ato pėr tė cilat ilaēet ende nuk janė shpikur; Depresion, Stress, Tiroidė, Hypofizė.

Ai shpesh e ka kokėn gjith' lesh deri nė vdekje, Ju shpesh ju bien flokėt herėt sepse nuk keni pleh nė kokė pėr tė rritur flokėt, por tru pėr tė menduar, mes tjerash, edhe pėr hemorroidet e tij. Ju shqetėsoheni seriozisht pėr zgjerimin e vrimės se ozonit dhe pakėsimin e pyjeve tė planetit, ndėrkohė, ai, duke qėnė i zėnė me vrimėn e hemorroideve majtas-djathtas shqyer, per tjetėr gjė mendja s'i vete, madje edhe kur eshte pedagog i Ekologjise.

Por edhe kur as pedagog as ekologjist, analist gjėmimtar gjithpėrfshirės me nam tė zi sa/si njė kakėrdhi, edhe athere shqetėsimet publike, vėshtruar mirė, nuk i shkojnė mė larg se flora dhe fauna e messhalėve tė ti. Pėr Ju, mėsuesit, tė gjithė mėsuesit, nga fillorja nė universitet, janė tė shėnjtė, ju kurrė nuk i pėrgojoni ata, edhe sikur djaj me brirė tė kenė qėnė. Ai qysh nė fillore di gjithēka pėr intimitetin e mėsueses a mėsuesit, dhe kurrė nuk harron tė shtojė duke shpikur diēka. Ai urren. E vetmja urrejtje Juaja ėshtė urrejtja vetė. Ju kurrė nuk urreni.

Ju vetėm pėbuzni. Ai flet gjith kohėn pėr veri-jug-tosk'-geg'-mysliman-kaur. Pėr Ju tė gjithė shqiptarėt janė shqiptarė dhe pikė, dhe kėto, veē nė merreni me Histori nuk i pėrdorni kurrė. Ndėrkohė ai si korb' i zi vazhdon ēirret, thotė pėr shembull; jam nacionalist. Ju krrupė keni e tė dridhura ndjeni nga "nacionalisti" hileqar, njėrėn dorė tė nderė, n'tjetrėn pishtarin t'ja vėrė zjarrin Shqipėrisė sė mjerė sapo dikush t'i hedhi pes' lek' nė dorėn e pa-nderė. Ai, nė dukje Ju j'u urren, por nė thelb, gur nuk lė pa lėvizur, muhabet nuk lė pa kurdisur, flamur nuk lė pa grisur, si e si tė bėhet si Ju, ose sė paku t'ju ngjajė.

Tėrbohet kur kupton se pėr t'ja arritur kėsaj, i duhet tė kthehet cazė prapa tek disa gjėra tė pamundura, tek tjetėr familie, tė tjerė prindėr, tjetėr edukatė, nė fund tė fundit tjetėr jetė. Kur i ka humbur krejt shpresat nis klith, ndėrton taktika, strategjira, koncepte, teza, teorira, doktrina, qė pėrfundojnė edhe nė revolucione, thertore tė kuqta tė gjakta, me kėtu mijėra, nė botė miliona, berra e derra, therur tek dera. Ai pillet, shumohet, ha, dhjet, vdes. Ju lindni, ndriēoni, digjeni dhe sytė nuk j'u shterrin kurrė, deri nė buz' te varrit e pertej varrit ! Sorollopit, nė njėzetepesėvjeē sytė i janė tharė ! Ai ėsht' hipokrit, hileqar, hithėr, hibrid, hi', hije, hiē. Ju, mbi at' hije e at' hiē, ngriheni hiperbolikisht si himalajet, gjith hir' hyjnor, dritė Perėndie, shkėndia Shqiptarie.


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.