| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova dėnon plagosjen e tė riut serb
-
Kryeministri
Rexhepi dėnon sulmin ndaj njė serbi nė njė fshat afėr Prishtinės
-
Admirali Xhonson tha se pavarėsisht nga angazhimet e NATO-s edhe nė
pjesė tė ndryshme tė botės, Kosova mbetet prioritet
-
Pjesėtarėt e
KFOR-it shpėtojnė nga linēimi Bahti Miftarin nė Ēagllavicė
-
Nė maj mund tė
bėhet nėnshkrimi i kontratės kolektive
-
Nė Prishtinė u
mbajt njė protestė kundėr arrestimeve tė eprorėve tė TMK-sė
-
Njė grup
serbėsh tė Graēanicės sulmuan sot disa qytetarė shqiptarė
-
Banorėt e
lagjes sė Spitalit dhjetė ditėve pa ujė tė pijes
-
Nesėr nė Prishtinė LDK-ja organizon njė protestė paqėsore kundėr
dhunės
-
Rreth 300 minatorėt e "Trepēės" nuk pranuan ofertėn qė tė fillojnė
punėn grupe-grupe
-
Agjencia per Regjistrimin e Bizneseve shėnoi njėvjetorin e punės
-
Biblioteka Kombėtare e Universitare nėnshkroi njė marrėveshje me
Kompaninė "Ex Libris"
-
Komuniteti ēam kėrkon nga Parlamenti shqiptar qė tė votojė pėr
njohjen e ēėshtjes sė tyre nga autoritetet e Greqisė
-
Banka Botėrore ėshtė e gatshme tė ndajė mjete pėr ndėrtimin e
koridorit Durrės-Kukės-Morinė
-
VMRO DPMNE
paraqiti kandidatin pėr president tė Maqedonisė
-
Shtatė tė
vrarė nė kufirin pakistano-afgan
-
Kolin Pauell
lavdėron Indinė dhe Pakistanin
-
Nė Irak vriten
4 pjesėtarė tė Misionit ndėrkombėtar baptist
-
Nga shpėrthimi
i gazit nė Rusi kanė vdekur 15 persona dhe rreth 50 tė tjerė ndodhen
nėn rrėnoja
-
Nga
forcat saudite ėshtė njė lider i Al Kaidės me pseudonimin "poet"
-
Tetė
vetė tė vdekur dhe rreth 50 tė tjerė ndodhen nėn rrėnoja nga
shpėrthimi i gazit nė Rusi
-
Nė
luftimet ndėrmjet forcave pakistaneze dhe luftėtarėve tė fiseve,
janė vrarė 5 persona
-
Nga
njė shpėrthim gazi nė Rusi kanė humbur jetėn 4 persona
-
Nga
Guatanamo janė liruar 23 afganė dhe 3 pakistanezė
-
Policia spanjolle ka identifikuar 6 marokenė si autorė tė
shpėrthimeve nė Madrid
-
Nė
Mosul ėshtė vrarė njė grua irakiane pėrkthyese
-
Irak: nė qytetin Mosul vriten tre civilė amerikanė
-
Zapatero tha se lufta nė Irak dhe pushtimi aktual i atij vendi ėshtė
njė katastrofė
-
Irakianėt optimistė pėr tė ardhmen
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova dėnon plagosjen e tė riut serb
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova e dėnon plagosjen e tė riut tė nacionalitetit
serb, Jovica Iviq, qė ndodhi tė hėnėn mbrėma nė Ēagllavicė tė
Prishtinės.
-
Presidenti kėrkon qė ky akt kriminal tė hetohet dhe pėrgjegjėsit tė
nxirren para drejtėsisė.
-
Presidenti i Kosovės thekson se duhet tė ketė siguri pėr tė gjithė
qytetarėt e Kosovės, ndėrsa incidentet kriminale duhet tė hetohen
nga organet pėr zbatim tė ligjit. Nė pritje tė kėsaj, tė gjithė
qytetarėt duhet tė sillen nė pėrputhje me dispozitat pėr sundim tė
ligjit.
-
-
-
Kryeministri
Rexhepi dėnon sulmin ndaj njė serbi nė njė fshat afėr Prishtinės
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Edhe gjatė
ditės sė sotme rruga Prishtinė- Shkup vazhdon tė jetė e bllokuar nga
serbėt lokalė pėr shkak se mbrėmė me armė zjarri ėshtė plagosur njė
serb nė Llapnasellė, pesė km larg Prishtinės.
-
Atje ndodhen forca tė KFOR-it, tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė
SHPK-sė pėr tė penguar ndonjė incident eventual ndėrmjet qytetarėve.
-
Sulmin mbi njė pjesėtar tė kombėsisė serbe e ka dėnuar edhe
kryeministri Bajram Rexhepi, duke e quajtur akt kriminal. Aktet e
tilla nuk i shėbejnė paqes dhe zhvillimit tė demokracisė nė Kosovė
dhe autorėt e sulmeve tė tilla duhet tė nxirren para derjtėsisė,
thuhet nė njė deklaratė tė Bajram Rexhepit, duke kundėrshtuar
njėherit bllokimin e rrugėve.
-
-
-
Admirali Xhonson tha se pavarėsisht nga angazhimet e NATO-s edhe nė
pjesė tė ndryshme tė botės, Kosova mbetet prioritet
-
 |
|
-
Prishtinė, 16 mars 2004
- Komandanti i krahut jugor tė NATO-s admirali
Gregori Xhonson gjatė qėndrimit tė djeshėm nė Prishtinė ka
thėnė se trupat e NATO-s do tė mbesin tė pėrkushtuara nė
Kosovė pėr vendosjen e njė ambienti tė qetė pėr tė gjithė
qytetarėt. Kėshtu u shpreh admirali Xhonson nė fund tė vizitės
nė Prishtinė. Ai ka theksuar se pavarėsisht nga angazhimet e
NATO-s edhe nė pjesė tė ndryshme tė botės, Balllkani,
pėrfshirė kėtu Kosovėn mbetet prioritet.
-
Nė njė takim qė Presidenti Rugova pati me admiralin Xhonson, e
ka njoftuar atė me tė arritura dhe objektivat e institucioneve
tė Kosovės. Presidenti Rugova ka thėnė se gjendja e sigurisė
nė Kosovė nė pėrgjithėsi ėshtė mė e mirė dhe shtoi se ka
incidente, sikur kėto ditėve tė fundit, por sė bashku me
KFOR-in, UNMIK-un dh SHPK-nė do tė merren masa qė tė kjijohet
njė ambient mė i sigurt, tha presidenti Rugova.
|
-
-
Ai nėnvizoi gjithashtu
edhe pėrmbushjen e standardeve, duke insistuar nė njohjen formal etė
pavarėsisė sė Kosovės. "Kjo do tė pėrshpejtonte proceset e brendshme
dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė botės", tha Presidenti Rugova.
-
-
Kryeadministratori i
Kosovės Hari Holkeri, pas takimit me admiralin Xhonson tha se nė
kėtė vjeshtė nė Kosovė do tė mbahen zgjedhjet parlamentare dhe
theksoi se kėto zgjedhje duhet tė zhvillohen nė njė atmosferė tė
qetė. Ai tha se pėr kėtė falenderon profesionalizmin e forcave
paqeruajtėse tė cilat janė tė gatshme tė vendosin sigurinė nė gjithė
Kosovėn dhe pėr ēdo kė, tha z. Holkeri.
-
Poashtu Xhonson ėshtė takuar edhe me Kryeministrin Bajram Rexhepi.
-
"Jam i informuar pėr disa shpėrthime dhe bomba tė vendosura nė
Prishtinė nė vende tė ndryshme, deri te rezidenca e Presidentit
Ibrahim Rugova. Unė dua t'i siguroj qytetarėt e Kosovės dhe ta bėj
shumė tė qartė se kėto veprime janė tė papranueshme dhe NATO-ja nuk
do tė tolerojė gjėra tė kėtilla, ngase kėto shpėrthime ishin tė
drejtuara jo vetėm kundėr komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė por
edhe kundėr presidentit Rugova", ka theksuar admirali Gregori
Xhonson.
-
-
Ai shtoi se kėto dukuri
janė pengesa edhe pėr implementimin e standardeve pėr Kosovėn. Aktet
e tilla duhet ndaluar edhe pėr faktin, ngase ato po dėmtojnė edhe
progresin, qė ėshtė arritur nė Kosovė gjatė pesė vjetėve tė
pasluftės. Admirali Xhonson ka premtuar angazhimin e KFOR-it edhe nė
garantimin e zgjedhjeve tė lira, tha Xhonson.
-
Komandanti i NATO-s pėr Evropėn Juglindore, admirali Gregori Xhonson
tha se forcat paqerujatėse nuk do tė aplikojnė masa shtesė tė
sigurisė nė Kosovė, por ato do tė jenė vigjilente nė kryerjen e
detyrave tė tyre. Ai shtoi se gjendja nė Kosovė mbetet stabile dhe
Kosova renditet ndėr vendet me njė shkallė tė kėnaqshme tė sigurisė.
-
-
-
Pjesėtarėt e
KFOR-it shpėtojnė nga linēimi Bahti Miftarin nė Ēagllavicė
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Serbėt
lokalė nė fshatrat Graēanicė, Ēagllavisė afėr Prishtinės mbrėmė dhe
sot kanė shkaktuar disa incidente, duke sulmuar autoveturat e
shqiptarėve qė kalonin rrugės dhe shtėpinė e njė shqiptari.
-
-
Serbėt kanė sulmuar shtėpinė e Bahti
Miftarit skaj Ēagllavicės, duke thyer xhamat e derės dhe tė
dritareve, gjoja se nga ajo shtėpia dikush ka shtėnė me armė!
Pjesėtarėt e KFOR-it e kanė nxjerrė pronarin e shtėpisė dhe e kanė
shpėtuar nga linēimi.
-
Ndryshe fshati Llapnasellė, ku ėshtė plagosur njė i ri serb, ėshtė
etnikisht i pastėr dhe ėshtė i banuar vetėm nga serbėt dhe bėn pėr
tė dyshuar se kush e ka plagosur atė, ndonėse serbėt apriori kanė
akuzuar shqiptarėt.
-
-
-
Nė maj mund
tė bėhet nėnshkrimi i kontratės kolektive
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Nė njė takim
tė Kėshillit konsultativ trepalėsh mes Qeverisė, BSPK-sė dhe OEK-sė
ėshtė arritur pajtimi qė mė 12 maj tė jetė gati teksti pėr
nėnshkrimin e kontratave kolektive. Poashtu palėt kanė rėnė dakord
qė tė bėhet pensionimi i parakohshėm, ndonėse nuk janė pėrcaktuar
krejtėsisht ēėshtjet, duke lėnė mundėsinė qė grupi i punės dhe
Ministria e Punės tė hartojnė njė ligj pėr pensionimin e
parakohshėm.
-
Nė emėr tė Qeverisė, ministri i Punės Ahmet Isufi tha se duhet tė
bėhet dallimi nė mes tė pensionistėve tė cilėt kanė kontribuar nė
fondin pensional dhe atyre qė marrin pensionin nė bazė tė moshės e
qė nuk bazohet nė kontributet e mėhershme.
-
Nė kėtė takim tė Kėshillit Trepalėsh ėshtė arritur pajtimi qė tė
pėrgatitet teksti pėr "paktin social" si propozim orientues pėr dy
vjet, tha Isufi.
-
U tha gjithashtu se kontrata kolektive ėshtė njė marrėveshje
nacionale nė nivel tė Kosovės e cila pėrfshin tė gjitha kategoritė e
punėtorėve nė ekonominė shoqėrore dhe private, ndėrkohė qė ajo pėr
sektorin publik ende ėshtė nė shqyrtim e sipėr.
-
-
-
Nė Prishtinė
u mbajt njė protestė kundėr arrestimeve tė eprorėve tė TMK-sė
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Sot nė
Prishtinė dhe nė qytete tė tjera tė Kosovės, nė organizim tė
shoqatave tė dala nga lufta, po mbahen protesta kundėr arrestimeve
tė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė e tani eprorė tė TMK-sė.
-
Nė protestėn e organizuar nė Prishtinė u tha se pjesėmarrėsit janė
mbledhur pėr tė shprehur revoltėn e tyre kundėr politikės sė
UNMIK-ut dhe politikės sė gabuar tė institucioneve tė Kosovės qė po
ndėrmarrin veprime kundėr vlerave tė luftės ēlirimtare.
-
-
Folėsit thanė se po bėhen abuzime nė
emėr tė drejtėsisė dhe se ende po veprojnė shėrbimet e UDB-sė e tė
policisė serbe. U tha poashtu se po pėrdoret gjykata e Hagės pa
kurrfarė bazash.
-
Gjithashtu gjatė protestės u kėrkua nga UNMIK-u tė rishqyrtojė
politikėn e tij ndaj Kosovės dhe ndaj luftės sė UĒK-sė dhe tė mos
merret me arrestimet e pėrgatitura nga ata qė i ka luftuar UĒK.
-
-
-
Njė grup
serbėsh tė Graēanicės sulmuan sot disa qytetarė shqiptarė
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Sot, nė
Graēanicė nė orėn 7:20 tė mėngjesit, disa qytetarė serbė sulmuan
Ramiz Bytyēin nga fshati Shashkoc i Prishtinės, derisa ai po
udhėtonte me kombibusin e tij pėr nė Prishtinė, pėr t'i bartur
arsimtarėt nga Prishtina pėr t'i dėrguar ata nė shkollat fillore nė
Kishnicė e Shashkoc.
-
Serbėt lokalė kėtė sulm e kanė bėrė nė shenjė hakmarrjeje pėr
plagosjen e mbrėmshme tė njė serbi nė fshatin Llapnasellė.
-
Ramiz Bytyēi tha se grupi i serbėve e kishte gjuajtur kombibusin e
tij me gurė dhe gjatė kėsaj kohe lėndime tė lehta kanė pėsuar dy
udhėtarė, njėri nga tė cilėt quhet Mehmet Emiri.
-
Po ashtu z. Bytyēi tha se pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės
nė Graēanicė nuk janė tė interesuar qė t'i parandalojnė eksceset e
serbėve. Ndonėse ai rastin e ka paraqitur nė stacionin policor nė
Graēanisė, pjesėtarėt e kėtushėm tė SHPK-sė atė e kanė pritur me
pėrbuzje.
-
Ramiz Bytyēi njė kontratė njėvjeēare me Kuvendin Komunal tė
Prishtinės pėr bartjen e arsimtarėve nga Prishtina nė Kishnicė e
Shashkoc dhe anasjelltas.
-
-
-
Banorėt e
lagjes sė Spitalit dhjetė ditėve pa ujė tė pijes
-
-
Prishtinė, 16 mars
2004 - Nga 16 deri
mė 25 mars tė kėtij viti nė Lagjen e Spitalit, pėrkatėsisht nė rr.
"Muharrem Fejza" nė Prishtinė do tė ndėrpritet rrjeti i
ujėsjellėsit, pėr shkak se nė kėtė lagje ėshtė duke u punuar rrjeti
i ri i ujėsjellėsit.
-
Ndėrmarrja e ujėsjellėsit "Prishtina", banorėt e kėtushėm do t'i
furnizojė me ujė me anė tė cisternave dy herė nė ditė dhe luten
qytetarėt e kėtushėm qė pėr larje t'i pėrdorin puset e tyre.
-
-
-
Nesėr nė Prishtinė LDK-ja organizon njė protestė paqėsore kundėr
dhunės
-
-
Prishtinė, 16
mars 2004 - Lidhja
Demokratike e Kosovės, sesėr, mė 17 mars, nė orėn 12:00 nė Prishtinė
organizon njė protestė paqėsore. Kjo protestė organizohet si reagim
ndaj sulmit me bombė mė 12 mars kundėr institucionit tė Presidentit
tė Kosovės dhe kundėr dhunės dhe akteve tė tjera kriminale, qė po e
rrezikojnė sigurinė, tė ardhmen dhe pavarėsinė e Kosovės.
-
Sulmi i 12 marsit nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės dhe
Kryetarit tė LDK-sė, Ibrahim Rugova, ėshtė dėnuar njėzėrit si njė
sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė lartė
shtetėror tė Kosovės dhe kundėr angazhimeve shtetformuese, lirisė
dhe pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
-
Rreth 300 minatorėt e "Trepēės" nuk pranuan ofertėn qė tė fillojnė
punėn grupe-grupe
-
-
Stan Tėrg, 16
mars 2004 - Rreth
300 minatorė tė "Trepēės", tė cilėt kanė mbetur tė papėrfshirė nė
punė dhe nuk kanė pėrfituar pensionimin e parakohėshėm, nuk pranuan
dje ofertėn e stafit menaxhues qė tė fillojnė punėn grupe-grupe.
-
-
Siē ishin marrė vesh
para dy javėsh me zyrtarėt udhėheqės, minatorėt u tubuan dje nė
lokalet e Minierės nė Stan Tėrg me ē'rast janė njoftuar pėr mėnyrėn
e aktivizimit tė tyre nė punė nga Miftar Hyseni menaxher i minierės
dhe Nazmi Mikullovfci menaxher i kombinatit "Trepēa".
-
-
-
Agjencia per Regjistrimin e Bizneseve shėnoi njėvjetorin e punės
-
-
Prishtinė, 16
mars 2004 -
Agjencia per Regjistrimin e Bizneseve dhe markės tregtare qė
funksionon nė kuadėr tė Ministrisė sė Industrisė dhe Tregtisė dje nė
njėvjetorin e fillimit tė punės bėri prezentimin e aktivitetit tė
deritashėm. Me kėtė rast kryeshefi i kėsaj agjencie Haxhi Ramaj tha
se gjatė njė viti ky Agjencion ka pėrmbyllur punėn tė cilėn e bėnte
administrata e UNMIK-ut dhe njėsia pėr regjistrim tė bizneseve deri
mars tė vitit 2003.
-
-
Ai nėnvizoi se deri mė
tash bizneset e reja tė riregjistruar janė mbi 29 mijė ndėrkaq
bizneset e shuara pėr shkaqe tė ndryshme janė 823. Sipas z. Ramaj,
Agjencia ka punuar nė mėnyrė shumė korekte dhe nė pajtim me
dispozitat ligjore nė fuqi.
-
-
-
Biblioteka Kombėtare e Universitare nėnshkroi njė marrėveshje me
Kompaninė "Ex Libris"
-
-
Prishtinė, 16
mars 2004 -
Biblioteka Kombėtare e Universitare e Kosovės nėnshkroi dje njė
marrėveshje me Kompaninė "Ex Libris" nga Izraeli me selin nė Londėr
nėpėrmjet sė cilės hyn nė sistemin elektronik bibliotekar nga muaji
prill i kėtij viti.
-
"Biblioteka Kombėtare e Universitare e Kosovės nė kėtė mėnyrė po
hynė nė mesin e bibliotekave mė tė njohura anekėnd botės, tė cilat e
kanė instaluar kėtė sistem", tha nė fjalėn e tij drejtori i kėsaj
biblioteke Salih Bashota me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes
ndėrmjet Bibliotekės Kombėtare e Universitare me Kompaninė izraelite
"Ex Libris" do tė hyjė nė botėn e informacionit dhe tė komunikimit
modern si partnere e barabartė me bibliotekat nacionale evropiane e
mė gjerė.
-
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i kompanisė "Ex Libris" duke folur pėr
veprimtarinė e saj ndėr tė tjera tha se Biblioteka Kombėtare e
Universitare duhet tė arrijė njė zhvillim tė dukshėm nė aspektin e
informatikės.
-
-
-
Komuniteti ēam kėrkon nga Parlamenti shqiptar qė tė votojė pėr
njohjen e ēėshtjes sė tyre nga autoritetet e Greqisė
-
-
Tiranė, 16 mars
2004 - Komuniteti
ēam nė Shqipėri protestoi dje pėrpara Parlamentit, duke kėrkuar prej
deputetėve qė tė votojnė pro-Rezolutės sė inicuar nga Partia e
Ballit Kombėtar pėr njohjen e ēėshtjes ēame prej autoriteteve tė
Greqisė, si hap i parė pėr njohjen e pronave tė tyre.
-
-
Protesta e detyroi
byronė parlamentare qė tė kėrkojė njė interpelancė tė ministrit tė
Punėve tė Jashtme Kastriot Islami pėr ēėshtjen ēame pėrpara se tė
ndėrmerret votimi pėr Rezolutėn.
-
Protestuesit pastaj u zhvendosėn para Ambasadės greke me parullat
drejtuar autoriteteve tė Athinės pėr tė njohur ēėshtjen ēame dhe pėr
tė respektuar tė drejtat e njeriut.
-
-
-
Banka Botėrore ėshtė e gatshme tė ndajė mjete pėr ndėrtimin e
koridorit Durrės-Kukės-Morinė
-
-
Tiranė, 16 mars
2004 - Drejtues tė
Bankės Botėrore pohuan se janė tė gatshėm qė nė mėnyrė tė
pėrpjestuar me Qeverinė shqiptare dhe me investitorėt privatė tė
ndajnė mjete pėr ndėrtimin e koridorit Durrės - Kukės - Morinė.
Banka Botėrore ka ofruar njė kredi prej 30 milion dollarėsh pėr
ndėrtimin e kėsaj rruge, e cila ėshtė nė fazė parapėrgatitore dhe
implementimi i fondit fillon nė muajin qershor tė kėtij viti.
-
-
-
VMRO DPMNE
paraqiti kandidatin pėr president tė Maqedonisė
-
-
Shkup, 16 mars
2004 - Sashko Kedev do tė jetė
kandidati presidencial i partisė mė tė madhe opozitare tė
Maqedonisė, VMRO DPMNE, u vendos mbrėmė nė konventėn e kėsaj partie
nė Shkup. Ndėrkohė pritet qė partia nė pushtet, Lidhja
Social-Demokrate tė zgjedhė kandidatin e saj tė mėrkurėn.
-
Mė herėt kandidaturat e tyre i kanė paraqitur Arbėr Xhaferi i
Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH), Gėzim Osdreni i Bashkimit
Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Lube Boshkovski, si kandidat i
pavarur.
Ministria e Drejtėsisė bėri tė ditur se deri mė tani tetė kandidatė
kanė filluar mbledhjen e 10 mijė nėnshkrimeve qė janė tė nevojshme
pėr tė qenė kandidat presidencial.
-
-
-
Shtatė tė
vrarė nė kufirin pakistano-afgan
-
-
Islamabad, 16 mars
2004 - Zyrtarėt
ushtarakė pakistanezė thanė se tė paktėn 7 persona u vranė gjatė
luftimeve tė ashpra midis forcave tė sigurimit dhe pjestarėve tė
fiseve qė dyshohet se strehojnė luftėtarė tė al-Kaidės dhe talebanė
afėr kufirit me Afganistanin.
-
-
Njė zėdhėnės ushtarak u tha gazetarėve
nė Islamabad se katėr paraushtarakė dhe tre ekstremistė, pėrfshirė
njė luftėtar tė huaj, u vranė gjatė luftimeve. Ai tha se luftimet
shpėrthyen sot nė mėngjes, kur trupat paraushtarake hynė nė njė
fshat afėr qytetit Wana, nė rajonin fisnor tė Vaziristanit jugor.
-
-
-
Kolin Pauell
lavdėron Indinė dhe Pakistanin
-
-
Nju Delhi, 16 mars
2004 - Sekretari
amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, lavdėroi Indinė dhe Pakistanin
lidhur me pėrpjekjet pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve tė tyre tė
vjetra rreth Kashmirit.
-
Pauell i bėri kėto komente sot pėr gazetarėt nė Delhi pas bisedimeve
me ministrin e Jashtėm indian Jashuant Sihna. Ai tha se ishte i
kėnaqur pėr faktin qė numri i separatistėve myslimanė qė kalojnė nė
Kashmirin indian ka rėnė ndjeshėm.
-
Pauell tha se do tė diskutojė pėr kėtė ēėshtje me Presidentin
pakistanez Pervez Musharraf gjatė ndalesės tjetėr tė turneut nė
Azinė Jugore.
-
Sekretari Pauell tha se ka gjithashtu nė plan tė kėrkojė nga
zyrtarėt pakistanezė mė shumė informacione mbi rrjetin e pėrhapjes
sė armėve bėrthamore tė kryesuar nga shkencėtari pakistanez Abdul
Kadeer Khan.
-
-
-
Nė Irak
vriten 4 pjesėtarė tė Misionit ndėrkombėtar baptist
-
-
Mosul, 6 mars
2004 - Tre amerikanė, pjesėtarė tė
Misionit ndėrkombėtar baptist nė Irak, janė vrarė dje me armė zjarri
nė Mosul, kurse dy tė tjerė janė plagosur nga njė automjet nė
lėvizje, ka bėrė tė ditur ky Mision, njofton Rojter.
-
-
Ata kishin qenė nė Irak "pėr tė
hulumtuar nevojat pėr projekte tė ndihmave humanitare nė pjesėn
veriore tė Irakut". Sipas njoftimeve mė tė reja tė AP-sė, njėri nga
baptistėt e plagosur ka vdekur sot (e martė), kėshtu qė nga sulmi i
djeshėm klanė vdekur katėr baptistė.
-
-
-
Nga
shpėrthimi i gazit nė Rusi kanė vdekur 15 persona dhe rreth 50 tė
tjerė ndodhen nėn rrėnoja
-
-
Arkangelsk, 16 mars
2004 - Ekipet e
shpėtimit kanė nxjerrė trupat e pajetė tė 15 personave, ndėr tė
cilėt dy fėmijė, nga rrėnojat e ndėrtesės shumėkatėshe nė qytetin
rus Arkangelsk, por besohet se nėn rrėnoja ndodhen edhe rreth 50 tė
tjerė, njofton Rojter. Nė shpėrthimin e gazit qė ndodhi sot herėt nė
mėngjes ėshtė shkatėrruar plotėsisht njė pjesė e ndėrtesės
nėntėkatėshe nė tė cilėn ndodheshin 36 banesa. Deri tash janė
shpėtuar 22 persona tė gjallė.
-
-
-
Nga forcat saudite ėshtė njė lider i Al Kaidės me pseudonimin "poet"
-
-
Riad, 16 mars
2004 - Njė militant
jemenas, i vrarė dje sė bashku me njė militant tjetėr, sauditin
Ibrahim bin Abdul Aziz, nė njė shkėmbim zjarri me forcat e sigurimt
saudit, ka qenė udhėheqės i operacioneve tė Al Kaidės nė Arabinė
Saudite dhe vendet e tjera tė Gjirit, kanė bėrė tė ditur burimet
saudite tė sigurimit, njofton AFP.
-
-
Militanti i vrarė ėshtė
identifikuar tė jetė Abu Hazim al-Shair, i njohur edhe si Kahlid Ali
Haxh dhe me pseudonimin "poet", kanė thėnė zyrtarėt. "Ai ishte njė
figurė shumė e rėndėsishme e Al Kaidės nė Arabinė Saudite" , ka
thėnė njė zyrtar antiterrorist saudit. Ai ishte i dyshimtė tė ketė
dhėnė urdhėr pėr sulmet nė Riad, ku u vranė 52 njerėz nė maj dhe
nėntor 2003, citohet tė ketė thėnė njė burim tjetėr.
-
-
-
Tetė vetė tė vdekur dhe rreth 50 tė tjerė ndodhen nėn rrėnoja nga
shpėrthimi i gazit nė Rusi
-
-
Arkangelsk, 16
mars 2004 - Ekipet
e shpėtimit kanė nxjerrė trupat e pajetė tė 8 personave nga rrėnojat
e ndėrtesės shumėkatėshe nė qytetin rus Arkangelsk, por besohet se
nėn rrėnoja ndodhen edhe rreth 50 tė tjerė, ka bėrė tė ditur
Ministria ruse pėr situata emergjente. Ndėr kohė rreth njėzet tė
mbijetuar janė transferuar nė spoital.
-
Nė shpėrthimin e gazit qė ndodhi sot nė herėt nė mėngjes ėshtė
shkatėrruar plotėsisht njė pjesė e ndėrtesės nėntėkatėshe nė tė
cilėn ndodheshin 36 banesa.
-
-
-
Nė
luftimet ndėrmjet forcave pakistaneze dhe luftėtarėve tė fiseve,
janė vrarė 5 persona
-
-
Vana, Pakistan,
16 mars 2004 -
Forcat paramilitare pakistaneze kanė sulmuar sot (e martė)
luftėtarėt e fiseve, qė u kanė dhėnė strehim militantėve tė Al
Kaidės afėr kufirit malor afgan dhe gjatė pėrleshjeve tė ashpra janė
vrarė pesė persona, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt, njofton Rojter.
-
-
Njė nga zyrtarėt
pakistanez ka saktėsuar se janė janė vrarė dy paraushtarakė dhe janė
plagosur katėr tė tjerė, ndėrsa nga nga luftėtarėt e fiseve
strehuese janė vrarė tė pakten tre vetė dhe janė plagosur disa tė
tjerė. Luftimet kanė ndodhur vetėm njė ditė para vizitės sė Kolin
Pauellit nė Pakistan.
-
-
-
Nga njė shpėrthim gazi nė Rusi kanė humbur jetėn 4 persona
-
-
Moskė, 16 mars
2004 - Tė pakten
katėr vetė kanė humbur jetėn dhe 11 tė tjerė janė lėnduar nga njė
shpėrthim i dyshimtė gazi nė qytetin Arkangels, nga i cili u
shkatrėrrua njė pjesė e njė blloku banesash nėntėkatėshe nė veri tė
Rusisė, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt, njofton, BBCWorld.
-
-
Rreth 70 njerėz
supozohet se ende janė tė ngujuar nėn rrėnoja. Televizioni shtetėror
ka dhėnė pamje tė pėrpjekjeve tė ekipeve tė shpėtimit dhe tė
aeroplanėve nė dhėnien e ndihmave. Shkaku i shpėrthimit duket tė
jetė rrjedhja e gasit, kurse supozimet tė jetė akt terrorist nuk
ėshtė vėrtetuar asgjė.
-
-
-
Nga Guatanamo janė liruar 23 afganė dhe 3 pakistanezė
-
-
Guantanamo, 16
mars 2004 - Njėzet
e tre afganė dhe tre pakistanezė, qė janė mbajtur nė arrest nė bazėn
e marinės amerikane nė Gjirin Guatanamo, janė liruar, ka bėrė tė
ditur ushtria amerikane. Ata kanė shkuar nė Afganistan dhe nė
Pakistan, kanė thėnė zyrtarėt. Nė njoftim thuhet se deri tash janė
liruar gjithsej 119 tė burgosur, kurse 12 janė transferuar pėr
vazhdim tė arrestimit nė vendet e tyre.
-
-
-
Policia spanjolle ka identifikuar 6 marokenė si autorė tė
shpėrthimeve nė Madrid
-
-
Madrid, 16 mars
2004 - Policia
spanjolle beson se ka identifikuar gjashtė militantė islamikė
marokenė, qė kanė kryer shpėrthimet nė Madrid, tė cilat morėn jetėn
e 200 njerėzve dhe ndihmuan opozitėn socialiste tė vijė nė pushtet,
kanė bėrė tė ditur sot (e martė) mediat spanjolle, njofton Rojter.
-
-
Nė kėto njoftime thuhet
gjithashtu se policia beson se njė nga marokenėt, qė tashmė ėshtė
arrestuar, mund tė ketė lidhje edhe me bombėvėniet e majit tė kaluar
nė Kazablanka, ku u vranė 45 njerėz, pėrfshirė edhe 12 vetėvrasėsit
me bombė. Policia ende s=ka dhėnė komentet e veta.
-
-
-
Nė
Mosul ėshtė vrarė njė grua irakiane pėrkthyese
-
-
Mosul, Irak, 16
mars 2004 - Njė
grua irakiane pėrkthyese, qė punonte pėr ushtrinė amerikane ėshtė
vrarė sot (e martė), kurse babai i saj ėshtė plagosur rėndė nė njė
sulm nė qytetin verior Mosul, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe
policia, njofton Rojter.
-
-
Nė njoftim thuhet se
pėrkthyesja po shkonte nė punė nė bazėn kryesore ushtarake amerikane
nė Mosul, kur vetura e saj u godit me breshėri armėsh tė vogla
zjarri nė lagjen veriore al-Mutana.
-
Kjo vrasje ėshtė bėrė vetėm njė ditė pasi personat e armatosur
kishin vrarė tre civilė amerikanė dhe kishin plagosur edhe dy tė
tjerė nė Mosul.
-
-
-
Irak: nė qytetin Mosul vriten tre civilė amerikanė
-
-
Mosul, 16 mars
2004 - Zyrtarė nė
qytetin verior irakian Mosul thonė se tre civilė amerikanė u vranė
dhe dy tė tjerė u plagosėn tė hėnėn nė njė incident tė shtėnash me
armė zjarri.
-
Zyrtarė tė policisė thonė se viktimat po udhėtonin nė njė makinė,
kur persona tė paidentifikuar hapėn zjarr kundėr tyre. Nė njoftim
thuhet se pesė amerikanėt punonin pėr njė organizatė vullnetare jo
qeveritare. Deri tani nuk janė dhėnė hollėsi tė tjera.
-
-
-
Zapatero tha se lufta nė Irak dhe pushtimi aktual i atij vendi ėshtė
njė katastrofė
-
-
Madrid, 16 mars
2004 - Kryeministri
i ri i Spanjės, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, thotė se do t'i
tėrheqė trupat spanjolle nga Iraku nėse ato dhe forcat e tjera tė
koalicionit nuk vihen nėn kontrollin e Kombeve tė Bashkuara.
-
Zapatero tha se lufta e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak
dhe pushtimi aktual i atij vendi ėshtė njė katastrofė. Ai tha se ka
nė plan tė sjellė nė atdhe njė mijė e 300 ushtarėt spanjollė nėse
forcat e koalicionit nuk vihen nėn kontrollin e OKB-sė brenda 30
qershorit, kur atje do tė marrė pushtetin njė qeveri kalimtare
irakiane. Por ai tha se Spanja nuyk do tė tėrhiqet nga lufta kudnėr
terrorirzmit.
-
-
-
Irakianėt optimistė pėr tė ardhmen
-
-
Bagdad, 16 mars
2004 - Gati njė vit
pas luftės nė Irak ka shenja se shumica e irakianėve janė nė favor
tė njė autoriteti qendror tė fuqishėm pėr vendin e tyre nė vend tė
njė federate.
-
Gati 80 pėrqind e tė pyeturve nė njė anketė kombėtare tė komisionuar
nga BBC-ja dhe transmetues tė tjerė shprehin preferencė pėr njė
shtet unitar megjithėse kushtetuta kalimtare e nėnshkruar javėn e
kaluar ofron njė sistem federal.
-
Anketa jep njė vizion disi optimist tė Irakut. Mė shumė se gjysma e
tė pyeturve, 57 pėrqind, thonė se jeta e tyre ėshtė mė e mirė sesa
pėrpara luftės.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|