|
-
Gjenerali amerikan Rick
Erlandson takoi nė Gjilan udhėheqjen e komunės
-
-
Gjilan, 16 mars 2004 -
Komandanti i Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, gjenerali Rick
Erlandson ka vizituar sot Gjilanin, ku ėshtė takuar me Lutfi
Hazirin, kryetar dhe Xhemajl Hysenin, zėvendėskryetar tė komunės dhe
gjatė njė bisede me ta ėshtė njoftuar me gjendjen dhe zhvillimet e
pėrgjithshme nė kėtė komunė tė sektorit lindor, e cila njėherėsh
ėshtė qendėr e rajonit.
-
Lutfi Haziri tha se Gjilani cilėsohet si qytet i paqes dhe i
pėrparimeve nė Kosovė, si pėr nga niveli i sigurisė, ashtu edhe nė
planin e integrimit tė komuniteteve, tė cilat sot pėrfaqėsohen nė tė
gjitha strukturat qeverisėse lokale.
-
Falė angazhimit tė lidershpit tė kėtushėm, nė komunėn e Gjilanit
ėshtė rritur toleranca ndėretnike, por dhe qytetarėt gjithnjė e mė
tepėr po kuptojnė se e ardhmja e tyre nuk mund tė ndėrtohet nė
urrejtje, por nė paqe dhe mirėkuptim, tha Haziri.
-
Ne do tė mbetemi tė pėrkushtuar edhe nė tė ardhmen pėr tė punuar nė
relaksimin e raporteve ndėrmjet komuniteteve qė jetojnė nė komunėn
tonė, pėrmes projekteve tė pėrbashkėta, tė cilat krijojnė mundėsi
pėr stabilizim dhe riintegrim mė tė shpejtė tė tyre.
-
U tha se njė pėrparim i mirė mund tė konsiderohet edhe integrimi i
komuniteteve nė biznesin privat, i cili punėson mbi 10 mijė
punėtorė, nga tė gjitha etnicitetet. Ndėrkaq ndėrmarrjet shoqėrore
nė komunėn e Gjilanit, e cila dikur identifikohej sidomos pėr nga
prodhimtaria e tekstileve dhe e duhanit, tani ndodhen nė bllokadė
dhe nė pritje tė privatizimit.
-
Edhe komuna jonė, si njė nga rajonet e mėdha tė Kosovės, ku ėshtė i
koncentruar njė numėr mjaft i madh i ndėrmarrjeve shoqėrore, ėshtė e
interesuar qė tė bėhet sa mė shpejt privatizimi i tyre dhe t`i hapen
mundėsi pėr punė biznesit privat, i cili do tė krijojė edhe vende tė
reja pune.
-
Njė projekt shumė i rendėsishėm pėr rajonin dhe tė ardhmen e tij,
nga Lutfi Haziri u cilėsu bashkėpunimi i komunave Gjilan, Kumanovė e
Preshevė, njė projekt ky qė ka fituar pėrkrahjen edhe tė Kėshillit
tė Evropės, Paktit tė Stabilitetit dhe Institutit Lindje-Pėrendim,
pėr faktin se njė rajon i ndjeshėm po dėshmon guxim dhe gatishmėri
pėr tė lėnė anash tė kaluarėn dhe pėr tė ndėrtuar perpsektiva tė
reja.
-
Ndėrtimi i rrugės Gjilan-Shurdhan-Stanēiq-Kumanovė, e cila nė pjesėn
e Zhegrės ka filluar tė rregullohet para disa ditėsh, sipas njė
projekti tė Ministrisė sė Komunikacionit dhe Transportit, do tė
pėrshpejtonte kėto procese, kanė pohuar udhėheqėsit e komunės, Lutfi
Haziri e Xhemajl Hysnei, nė bisedė me komandantin e kampit
Bondstill, gjeneralin Rick Erlandson, i cili ka ardhur nė kėtė
mision nė Brigadėn Shumėkombėshe tė Lindjes, para disa ditėsh.
-
Gjenerali Erlandson i ka pėrshėndetur pėrparimet qė janė bėrė nė
komunėn e Gjilanit dhe e ka inkurajuar udhėheqjen e saj qė tė
vazhdojė tė punojė nė kėtė drejtim. (Ilmi Musliu)
-
-
-
Gjilan: Planifikohet
ndėrtimi i njė banese kolektive pėr tė pastrehėt
-
-
Gjilan, 16 mars 2004 -
Ka shumė shpresa pėr familjet e pastreha nė komunėn e Gjilanit qė
nga ky vit tė kenė njė banesė kolektive, ku do tė mund tė
sistemohen. Komuna ka pėrgatitur projektin pėr kėtė qėllim dhe
shpreson se do tė gjejė pėrkrahjen edhe tė donatorėve ndėrkombėtarė.
-
Alban Qerimi, ushtrues i detyrės sė drejtorit nė Gjeodezi, Kadastėr,
Pronė dhe Banim, ka thėnė se vlera e projketit do tė jetė mbi 1
milion uro.
-
Janė disa familje nga rajoni i Gjilanit qė tani pėr tani janė tė
vendosura nė konviktin e nxėnėsve dhe problemi i tyre duhet tė
zgjidhet, sepse objekti ku ndodhen tė strehura ka destinim tjetėr.
-
Banesa kolektive P+4, do tė ndėrtohet nė lagjen "Bregu i djegur" dhe
sipas z. Qerimi, komuna ka planifikuar t`i ndajė nga buxheti i saj
280 mijė uro dhe po kaq mjete i ka premtuar Ministria e Punės dhe
Mirėqenies Sociale, ndėrsa pjesa tjetėr do tė investohej nga
donatori.
-
Ka shumė gjasa qė projketi tė mbėshtet nga CDF-i zviceran, me tė
cilin janė duke u zhvilluar bisedime, ka thenė Alban Qerimi. CDF-i
ka financuar projekte tė kėtilla nė disa qendra tė Kosovės.
-
Shėrbimet pėrkatėse, nė bashkėpunim me Qendrėn pėr punė sociale kanė
evidentuar familjet e pastreha dhe nė banesėn kolektive do tė kenė
vend rastet mė specifike, nga tė gjitha komunitetet.
-
Do tė jetė njė ndėrtesė bashkėkohore, ku nė hapėsirėn e destinuar
pėr banim do tė mund tė sistemohen mė se 25 familje, ndėrsa kati i
parė i saj do tė pėrbėhet prej hapėsirės afariste, e cila do t`iu
ndahet banuesve, nė mėnyrė qė ata tė kenė mundėsi nė tė ardhmen pėr
tė vetekzituar.
-
Kriteret pėr seleksionimin e pėrfituesve do tė jenė tė rrepta dhe
askush nuk do tė ketė mundėsi tė sigurojė strehim nė banesėn e
parė kolektive nė Gjilan, nėse nuk meriton. (I.M.)
|
|