|
16 mars 2004 / TN
Ardian VEHBIU
Tė
paktėn qė prej vitit 1990, Shqipėria dhe Greqia janė tė mbėrthyera me
njėra-tjetrėn nė njė pėrqafim tė dhimbshėm, ndonjėherė dashnorėsh tė
pėrndezur, por mė shpesh mundėsash tė lirė nė tapet. Pėrtej depėrtimit
tė kapitalit grek nė Shqipėri dhe monopolizimit tė disa sektorėve
strategjikė tė ekonomisė kombėtare, pėrtej dyndjes sė tregut grek tė
punės nga mėrgimtarėt shqiptarė, tė ligjshėm e tė paligjshėm,
kėrleshja e tanishme i ka rrėnjėt nė kundėrti tė vjetra, armiqėsi tė
lashta e tė pluhurosura, padrejtėsi historike e tė pėrfytyruara.
Ēėshtja e minoritetit grek nė Shqipėri, e fryrė pėrtej ēdo
pėrpjesėtimi, ėshtė shkėputur pėrfundimisht nga realiteti social, pėr
tė pėrfunduar si argument burokratik i kancelerive tė Athinės nė
Evropėn e Bashkuar; njėlloj si pezmatimi etnik nė Himarė, ku
shqiptarizmi historik ka hyrė nė konflikt me greqizimin e vonė, duke u
kapur mė kot pas modelesh dalėboje tė viktimizimit ballkanik.
Qeveritė
shqiptare, nga ana e tyre, kanė filluar tė lėvizin pak dhe drojtur me
ēėshtjen ēame: por si gjithnjė me vonesė dhe nė pėrgjigje agresionesh
diplomatike tė fqinjėve pėr ēėshtje tė palidhura; edhe pse plaga e
dhjetėra mijėra ēamėve tė dėbuar prej Greqie pėr motive tė dobėta, nė
fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė tepėr e freskėt pėr tu
arkivuar nė historinė e gjakosjeve tė ndėrsjella midis dy popujve.
Vetė
besimi kristian-ortodoks, qė dy vendet duhej nė parim ti afronte,
ėshtė kthyer edhe ai nė njė mollė sherri; meqė i fortė ėshtė tundimi
ndėr qarqet konservatore kombėtariste nė Greqi pėr ti etiketuar
ortodoksėt e Shqipėrisė si grekė shqipfolės e pėr ta manipuluar
kishėn autoqefale shqiptare; edhe pse ishin pikėrisht kėta, ortodoksėt
shqiptarė, qė ia dhanė shtyllėn kurrizore lėvizjes sė Rilindjes
Kombėtare, afirmimit tė identitetit shqiptar si cilėsisht tė
dallueshėm nga identiteti fetar i pjesėtarėve tė kombit, adoptimit tė
alfabetit latin nė letrat shqipe. Mė nė fund, i njėjti kaplim
greko-shqiptar ėshtė shtrirė edhe pėrtej detit, nė mėrgatat; me
kombėtaristėt greko-amerikanė qė janė kthyer tanimė nė zėdhėnėsit mė
elokuentė tė shovinizmit grekomadh e tė antishqiptarizmit; por edhe me
ndonjė fishekzjarre qė e shpėrthejnė sporadikisht tanėt, sa herė ia
lejonė vetes tė kushtėzohen prej delirit kombėtarist tė fqinjėve.
Natyrisht, arsyet e kėtij nervozizmi ndėretnik e sidomos ndėrkulturor
duan kėrkuar nė rrjedhė tė kohės pse psikologjia e grekut
etnocentrik ėshtė e mbisunduar nga kompleksi i katastrofės, i cili
pjell paprerė paranojė ndaj fqinjėve, mbėshtjellė nė vizione e mirazhe
rreziqesh tė qena e tė paqena. Nė vėshtrim tė parė, grekėt e sotėm
duket sikur kanė tepėr histori, ndėrsa shqiptarėt jo aq sa duhet;
mirėpo kjo dallesė ka tė bėjė mė shumė me triumfin e modelit
greko-klasik tė qytetėrimit, sesa me thelbin e ekzistencės kohore tė
njėrit apo tė tjetrit popull. Tek e fundit, grekėt e lashtė janė po aq
krijim e trillim i botėkuptimit evropian-rilindas sa edhe realitet
historik i mirėfilltė; dhe imazhi i tyre na mbėrrin nė tė sotmen
njėlloj i pastruar nga ngjyrat, nuancat dhe zgjyra si edhe statujat e
mermerta tė tempujve tė lashtėsisė.
Shqiptarėt, nga ana e tyre, e kanė bartur historinė me vete, nė trajta
tė gjuhės dhe tė tė gjitha atyre aspekteve tė tjera tė ekzistencės qė
i mbajmė pėr aq tė mirėqena, sa nuk kujtohemi ndonjėherė ti marrim nė
pyetje. Nėse shkrimi ua ka dyllosur historinė grekėve nė trajta tė
shtangėta e tė muzeifikuara, gojaria u ka dhėnė shqiptarėve jo veėm
mjetin themelor tė mbijetesės, por edhe njė tipar pėrshtatės qė mund
tė tregohet edhe sot e kėsaj dite vendimtar, gjatė sfidave tė
globalizimit kulturor dhe komunikativ.
Megjithatė, ideologėt e kombėtarizmit grek e gjejnė mjaft komode
hipostazėn e greqizmit tė kulluar tė lashtėsisė klasike, e cila nė tė
vėrtetė u shtjellua prej Rilindjes evropiane, pėr qėllime qė
pėrgjithėsisht nuk kishin fare tė bėnin me aspiratat dhe synimet e
grekėve tė Perandorisė Osmane. Pėr kėta ideologė, Greqia e sotme ėshtė
aktualizim virtual i Athinės sė Perikliut; ēka sanksionohet nėpėrmjet
njėjtėsisė sė shkronjave tė alfabetit e mbetet i pacenuar nga zgavrat
nė kujtesėn historike, katastrofat politike dhe sociale. Nė kuadrin e
kėtij vizioni mitik tė identitetit kombėtar, Greqia ėshtė gjithnjė e
rrethuar nga barbarėt, ose nga popuj inferiorė me pėrkufizim, tė
cilėt nuk duhen lėnė tė korruptojnė genet e kulluara tė racės,
kulturės dhe misionit qytetėrues helen.
Mirėpo
virulenca e miteve tė kombėtarizmit grek nuk mund tė kuptohet jashtė
simbiozės, brenda sė njėjtės ideologji sintetike, tė kultit tė
lashtėsisė klasike (pagane) dhe krishtėrimit ortodoks; Partenonit dhe
malit Athos; Sokratit dhe Krishtit. Arsyen e vijueshmėrisė heroike tė
helenizmit kombėtaristėt e sotėm grekė e gjejnė ndoshta me tė drejtė
nė identifikimin e shkronjės greke me shkrimet e krishtera dhe vetė
kishėn ortodokse tė Perandorisė sė Lindjes; nė kuptimin qė shpirti i
kombit helen u pėrcoll brez pas brezi nėpėrmjet fjalės sė shenjtė,
pėrtej pėrzierjes dhe shkartisjes sė geneve, komuniteteve, popullsive
dhe trashėgimive tė tjera historike dhe kulturore.
Pėrkundrazi, shqiptarėt mė tepėr ia detyrojnė vijueshmėrinė e tyre tė
qėndruarit larg qendrave tė pėrpunimit dhe galvanizimit tė dogmės
fetare, ose pozicionimit nė zonat e pėrplasjeve tektonike fillimisht
midis Lindjes dhe Perėndimit, Greqisė dhe Romės, ortodoksisė dhe
katolicizmit; mė pas vetė Krishtėrimit dhe Islamit. Tė dy popujt i
kanė injektuar kapital njerėzor dhe shpirtėror sa njėri-tjetrit aq
edhe popujve e qytetėrimeve pėrreth. Njė faqe e mėtejshme e kėsaj
historie tė pandėrprerė pėrqafimesh e keqkuptimesh po shkruhet sot nė
Himarė, paēka se shumėkush nga tė dy krahėt e kufirit po kėmbėngul ta
interpretojė sipas gramatikash arkaike, etnocentrike dhe autoritare.
Zemra e
paranojės greke ndaj Shqipėrisė ka tė bėjė me mitin e Vorio-Epirit,
kėtij trualli tė pėrfytyruar nė kufi tė grecitetit, pėrkohėsisht tė
sunduar prej barbarėve, por rrėnjėsisht grek, pėr nga feja, gjuha,
zakonet dhe raca. Sipas teorive tė pėrpunuara brenda kėsaj paranoje,
Vorio-Epiri qė i pėrgjigjet gjeografikisht krejt Shqipėrisė nė Jug
tė lumit Shkumbin ėshtė edhe simboli mė i freskėt (por jo i vetmi) i
padrejtėsive qė i janė bėrė kombit grek nė rrjedhė tė shekujve dhe qė
tani duhen vėnė nė vend, aq mė tepėr qė Greqia ėshtė nė pozita
politikisht dhe ekonomikisht mė tė forta se Shqipėria.
Pėr disa
mendje tė sėmura, tema e minoritetit grek ėshtė vetėm njė mėnyrė e
mirėsjellshme nė mos diplomatike pėr tė hapur diskutimin rreth
statusit politik tė vetė Shqipėrisė sė Jugut dhe pėr tė bėrė tė mundur
ēlirimin e ortodoksėve grekė tė Shqipėrisė nga diskriminimi dhe
dominimi prej shumicės myslimane. Sado e ēuditshme tė tingė llojė kjo
pėr njė shqiptar tė arsyeshėm dhe tė paparagjykuar, e vėrteta ėshtė qė
pėr shumė grekė vetė termi shqiptarė ortodoksė ngėrthen nė vete njė
oksimoron, ose contradictio in adjecto; meqė pėr ideologjinė
kombėtariste tė fqinjėve tanė dallimi etnik midis grekėve dhe
shqiptarėve shpesh nuk ėshtė veēse njė formė e kamufluar dhe e
modernizuar e kundėrvėnies tradicionale mes tė krishterėve dhe
myslimanėve, turqve dhe kaurėve.
Se sa i
vėshtirė bėhet dialogu midis popujve e kulturave, nė kushtet e njė
dallese tė tillė pothuajse metafizike botėkuptimesh, po dua ta
ilustroj me njė incident nga pėrvoja vetjake. Si autor disa artikujsh
dhe esesh pėr minoritetet nė Shqipėri e veēanėrisht pėr greqizimin e
disa fshatrave shqiptare tė Bregut, muajt e fundit kam marrė letra e
mesazhe tė postės elektronike nga lexues pėrndryshe tė panjohur, tė
cilėt i kanė hasur shkrimet e mia nė Internet. Ndėr tė tjera, mė ėshtė
drejtuar edhe njė lexues grek, i cili e paraqet veten si jurist me
banim nė SHBA, njeri i moderuar dhe tolerant, mishėrim i konceptimit
modern tė intelektualit kulturėdashės. Megjithėse e kuptoj se je
nisur nga qėllime tė mira kur ke shkruar pėr marrėdhėniet
greko-shqiptare nė Himarė, mė thotė ky avokat i nderuar, prapė nuk
mundem tė mos tė kujtoj se shqiptarėt janė njė racė fisesh nomade
aziatike tė ardhur nė Ballkan andej nga shekulli X-XI nga stepa t e
Uralit, nė njė kohė qė ne helenėt kemi qenė atje, madje edhe nė
bregdetin tuaj, qė prej mijra vjetėsh.
Mesazhi
vijon me njė leksion tė shkurtėr historik pėr favorizimin e
elementit shqiptar prej turqve, zellin e shqiptarėve pėr tė braktisur
fenė e tė parėve e pėr tu konvertuar nė Islam, nė emėr tė
privilegjeve tė ndryshme, e kėshtu me radhė, deri te avazi revoltues i
nazifikimit tė ēamėve. Kėto fakte historike, avokati grek nuk mi
sillte si argumente, por si premisa pėr tė vazhduar njė diskutim qė
atij i dukej vėrtet interesant e frytdhėnės!
Nuk kam
dyshim se miku im elektronik teoritė nė fjalė i ka vjelė poshtė e
lart, nė lexime materialesh patriotike greke qė qarkullojnė me
bollėk nė mėrgatė por edhe nė Greqi; dhe pikėrisht nė atė hapėsirė ku
kultura etnocentrike dhe autoritare pėrzihet me obskurantizmin dhe
intolerancėn ndaj dallesės. Po tė kesh durim e tu vėsh vesh kėtyre
teorive pėrndryshe pa bazė shkencore, arrin nė pėrfundimin se
shqiptaria nuk do tė duhej tė ekzistonte: sepse ortodoksėt e Toskėrisė
janė nė thelb grekė (me tek-tuk ndonjė vllah, sa pėr syrin e keq);
myslimanėt turq, dhe ata pak katolikė mbetur gėrxheve tė Veriut
rezultat artificial i veprimtarisė misionare tė Papatit. Me fjalė tė
tjera, Shqipėria e sotme, si njėsi gjeografike, politike dhe
kulturore, qenka rezultat i njė gabimi historik, kryesisht nė dėm tė
helenizmit dhe tė popullit tė shumėvuajtur helen. Lexuesi im jurist,
dhe tė tjerė avokatė tė pan-helenizmit nė mėrgatė, nė Greqi e ndoshta
edhe nė Shqipėri, as qė e vėnė re natyrėn krejtėsisht manipulative tė
kėtij miti qė marton nė vetvete historizmin histerik (apo vallė
histerizmin historik?) dhe viktimizmin klasik, pėr ti flijuar pastaj
nė themelet e njė helenizmi qė megjithatė kėrkon tė jetė modern, dhe
pishtar i evropianizmit nė Evropė.
Mirėpo
reagime pėr shkrimet nuk mė vijnė vetėm nga juristė trushplarė
greko-mėdhenj; pėrkundrazi, mė tė shumtat e komenteve i kam marrė dhe
vazhdoj ti marr prej vėllezėrve tė gjakut, qė pėr nga zelli nuk u
lėnė gjė mangut tė parėve. Ka forume nė Internet ku mė kanė quajtur
hapur himariot (qė besoj do marrė pėr njėfarėlloj akuze) dhe agjent
tė grekut (pėrkatėsisht serbit); ndoshta pse kam kėrkuar ta analizoj
kapėrthyemjen greko-shqiptare pėrtej pasioneve kombėtariste dhe
vizioneve pėrjashtuese. Kėtu do mbajtur parasysh se sipas sė njėjtės
forma mentis, nė Shqipėri botohen me tė madhe e madje konsiderohen
ngjarje kulturore vepra autorėsh margjinalė ose tė diskutueshėm, si
DAngely e Fallmereyer, prej tė cilėve i pari praktikisht e mohon
ekzistencėn e grekėve nė lashtėsi, ndėrsa i dyti vijueshmėrinė
historike midis Greqisė sė lashtė dhe sė sotmes.
Disa
njerėz nė Shqipėri e nė mėrgatė n shqiptare ndoshta me tė drejtė tė
revoltuar nga pėrrallat shoviniste tė grekomėdhenjve kujtojnė se e
vetmja mėnyrė pėr tiu pėrgjigjur kėtij antishqiptarizmi ėshtė
zhvarrimi e shpluhurosja e tezave, hipotezave e argumenteve
antihelene. Me kėtė logjikė tė shtrembėr, doktrinat fantahistorike tė
Vorio-Epirit e tė prejardhjes sė shqiptarėve nga stepat e Azisė do tu
kundėrshtuakėshin paq duke shpalosur histori tė qena e mite tė paqena
pėr pellazgėt e arvanitėt; dhe asgjėsimit tė vetė konceptit tė
Shqipėrisė nė mitologjinė kombėtariste greke iu dashkėsh pėrgjigjur me
njė teori tė ndėrsjellė, tė falsitetit tė vetė idesė helene nė histori
dhe nė tė tashmen. Sikur kėto fortifikime tė rrepta tė mos kishin
pasoja tė drejtpėrdrejta dhe sidomos tė tėrthorta nė jetėn e dhjetėra
mijėra shqiptarėve dhe grekėve; sikur tė mos ndikonin nė marrėdhėniet
midis dy popujve dhe vendeve; sikur tė mos infektonin psikologjinė e
turmave dhe tė individėve; sikur tė mos molepsnin e helmonin faqet e
gazetave e sidomos Internetin, do tė thoja se situata e dy fqinjėve
kaq tė lashtė qė rreken tė provojnė se tjetri nė tė vėrtetė nuk
ekziston, ėshtė nė thelb komike.
Ka
megjithatė njė dallim qė vlen tė theksohet: antihelenizmi nė Shqipėri
mbetet njė dukuri skajesh, ose mendjesh intelektuale tė drynuara nė
pasionet e tyre etnocentrike; ndėrsa antishqiptarizmi nė Greqi ėshtė
dukuri sa e qarqeve intelektuale konservative e kishtare, aq edhe
masive, e shtrirė nė popull, e folklorizuar, e lėēitur nė shkolla,
pjesė e kanunit etnik; por edhe nė atė masė qė ushqehet nga kontakti i
pėrditshėm me emigrantėt shqiptarė dhe nga trajtimi manipulativ prej
mediave vendase i ēėshtjes sė minoritetit grek nė Shqipėri. Kjo
mosbarazi flagrante gjen paradoksalisht mbėshtetje edhe nė pozitat
eprore tė Greqisė nė raport me tė gjitha vendet e tjera tė Ballkanit,
e sidomos Shqipėrisė; pozita tė cilat e kanė lejuar fqinjin tonė tė
Jugut ta konceptojė politikėn ballkanike si njė lloj psikodrame, ku
rikrijohen tė gjitha ato rrethana qė pėrndryshe kanė qenė e mbeten
burim i pashtershėm frustracioni pėr Greqinė nė kontinent.
Me fjalė
tė tjera, prej qeverisė greke, institucioneve dhe shoqėrisė civile do
tė pritej njė qėndrim mė i pjekur e ndriēimtar ndaj ēėshtjeve etnike
dhe kulturore; dhe kurrsesi ky regres nė errėsirėn mesjetare, ase kjo
mani e ēuditshme persekutimi qė e ka zanafillėn nė rėnien e Bizantit
nė duar tė Sulltan Mehmetit, kėtu e 550 vjet tė shkuara. Mirėpo
kacafytjet kulturore shqiptaro-greke, sot pėr sot, u shėrbejnė pėr
riprodhim vetėm atyre qarqeve pseudo-intelektuale qė i ushqejnė; pse
kontakti midis dy popujve, gjuhėve, ekonomive e kulturave, para se tė
realizohet nė faqet e zverdhura tė historisė e tė analeve tė vdekjes
nė Ballkan, ėshtė pjesė e realitetit tė pėrditshėm dhe si i tillė do
konceptuar e trajtuar. Nė kėto rrethana, nuk na mbetet veēse tiu
shmangemi nė ēdo rast grackave tė reciprocitetit, kundėrakuzės,
shpagimit, kundėrgoditjes e tu tregojmė fqinjėve tanė atė fytyrė tė
tolerancės, mirėdashjes, mirėkuptimit dhe pohimtarisė qė do tė
dėshironim prej tyre.
|
|