| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Holkeri:
Zgjedhjet parlamentare mbahen mė 23 tetor me lista tė mbyllura
-
Zhan Mari Geno
e vlerėson tė papranueshme ekzistencėn e strukturave paralele serbe
nė Kosovė
-
Komandanti i
krahut jugor tė NATO-s Gregori Xhonson sot viziton Kosovėn
-
LDK edhe
njėherė do tė dėshmojė se janė njerėz tė institucioneve tė forta
demokratike
-
Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave konstaton se nėse Kosova bėhet e pavarur nuk
do tė ketė asnjė problem
-
Federata
Panshqiptare Vatra thotė se organizatorėt e sulmit ndaj Presidentit
Rugova do tė dėshtojnė me turp
-
LDK nė Nju
Jork: Sulm terrorist mbi shtetėsinė e Kosovės dhe mbi personalitetin
e Presidentit Rugova
-
Shoqata
"Kosova": Rruga drejt pavarėsisė sė Kosovės nuk mundet tė ndalet me
akte qyqare e terroriste
-
Kuvendi i
Komunės sė Mitrovicės dėnon ashpėr aktin kriminal tė sulmit nė
rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
-
Nė veri tė
Kosovės serbėt kanė bllokuar pikėn kufitare mes Kosovės dhe Serbisė
-
Nowicki nuk
merr pjesė nė Konferencėn I Pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovė
-
Afėr Parisit
prej 30 marsit e deri mė 4 prill organizohet njė festival i kulturės
shqiptare
-
Familja e
Fatmir Haxhiut ia dhuroi Muzeut tė Kosovės skicėn e betejės sė
Fushė-Kosovės
-
BDI dhe PPD
kandidat tė pėrbashkėt nė zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni do tė
kenė Gėzim Osdrenin
-
Sot nė Tiranė
vazhdojnė bisedimet ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian rreth
asociim-stabilizimit
-
Nga rrėshqitja
e baltės nė Kazahstan kanė humbur jetėn 28 persona
-
Nė Kirkuk
ėshtė vrarė njė anėtar i asamblesė sė qytetit dhe truproja e tij
-
Policia ka
ēmontuar njė bombė nė njė makinė afėr konsullatės amerikane nė
Karaēi
-
Forcat
amerikane kanė vrarė 3 militantė dhe kanė arrestuar 13 tė tjerė nė
Afganistan
-
Helikopterėt
izraelitė kanė bombarduar sot dy fonderi metalike tė Hamasit
-
Dy palestinezė
vetėvrasės kanė vrarė 11 izraelitė
-
Spanjė:
Socialistėt fitojnė nė zgjedhjet kombėtare
-
Putin
konfirmoi fitoren nė zgjedhjet e djeshme nė Rusi
-
Situatė e
tensionuar nė Gjeorgji
-
Gjermania
kėrkon njė mbledhje tė zyrtarėve tė sigurimit tė BE-sė
-
Planet i ri nė
sistemin tonė diellor?
-
Ethet
tropikale nė Indonezi kanė marrė jetėn e 452 njerėzve
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Holkeri:
Zgjedhjet parlamentare mbahen mė 23 tetor me lista tė mbyllura
-
-
Prishtinė, 15 mars 2004
- Zgjedhjet nacionale nė Kosovė do tė mbahen mė
23 tetor nė bazė tė njė sistemi proporcional. Kėshtu ka njoftuar dje
shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri nė konferencėn e pėrbashkėt me
nėnsekretarin e OKB-sė Zhan Mari Gieno.
-
"Kam vendosur t'i pranoj rekomandiemt e grupit punues pėr zgjedhje
me lista tė mbyllura tė kandidatėve, pasi nė rrethana tė tashme nė
Kosovė, ky ėshtė sistemi mė i pėrshtatshėm, ndėrkaq ky sistem do tė
bėjė tė mundur pėrfaqėsim mė tė mirė tė gruas dhe minoriteteve", ka
thėnė Holkeri.
-
-
Sipas kėtij sistemi, Kosova ėshtė vetėm
njė njėsi zgjedhore dhe zgjedhėsi voton pėr partitė dhe jo pėr
kandidatėt. Mė pas partitė vendosin nė bazė tė votave tė marra pėr
deputetėt e tyre nė parlament.
-
-
Sipas kėtij sistemi qytetarėt nuk
votojnė pėr kandidatė tė pėrcaktuar me emėr tė cilėt do tė
pėrfaqėsonin votat e tyre nė Parlament, por votojnė pėr partitė
pėrkatėse.
-
-
-
Zhan Mari
Geno e vlerėson tė papranueshme ekzistencėn e strukturave paralele
serbe nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 15 mars 2004
- Nėnsekretari i OKB-sė Zhan Mari Geno, i cili
dje i dha fund njė vizite katėrditėshe nė Kosovė, tha se nė Kosovė
ėshtė arritur pėrparim i madh, por ende na presin shumė sfida.
UNMIK-u po i ndihmon Kosovės dhe ende ėshtė herėt tė thuhet se ku do
tė arrijė procesi deri nė nė mesin e vitit 2005, theksoi Geno nė
konferencėn me gazetarė.
-
-
Ai tha se ekzistimi i strukturave
paralele serbe nė Kosovė ėshtė i papranueshėm dhe ka kėrkuar
zhbėrjen e tyre. "Mendoj se ėshtė absolutisht gabim tė kemi pushtete
tė ndryshme, apo dualizėm pushtetesh, ngase Kosova duhet tė
administrohet nga vetė Kosova", tha Geno.
-
-
Ai po ashtu ka nėnvizuar se plani pėr
implementimin e standardeve kėrkon edhe pak kohė. Njėherit konfirmoi
mbėshtetjen e plotė ndaj vendimit tė Holkerit pėr vazhdimin e
privatizimit.
-
-
Sipas tij, procesi i privatizimit duhet
tė vazhdojė nė mėnyrė qė Kosova tė ketė njė ekonomi mė tė zhvilluar
dhe tė qėndrueshme. Geno po ashtu ka theksuar se privatizimi vetėm
nuk mund t'i zgjidhė tė gjitha problemet ekonomike, por ėshtė njėra
prej opcioneve mė tė mira qė kemi.
-
Ai ka thėnė se pėrparimi ėshtė i dukshėm sa i pėrket funksionimit tė
institucioneve dhe sigurisė nė Kosovė, duke shtuar se Kosova po
shndėrrohet nė njė vend tė ligjit qė kėrkon respektim tė tė
gjithėve.
-
-
Geno ka nėnvizuar se standardet nuk
duhet tė jenė ushtrime artificiale tė shkruara nė letėr, por ato
janė qėllime nė vetėvete qė tregojnė se Kosova po bėhet shoqėri e
qėndrueshme, ku sundimi i ligjit do tė zbatohet nė praktikė.
-
Nėnsekretari i OKB-sė pėr operacione paqeruajtėse ka thėnė se kjo
periudhė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe ka vlerėsuar
lartė bashkėpunimin ndėrmjet institucioneve vendore dhe atyre
ndėrkombėtare.
-
-
Sipas tij, pėrparimet brenda katėr
vjetėve nė Kosovė janė tė dukshme, por megjithkėtė ka pohuar se ende
mbetet shumė punė pėr t'u bėrė. Tashmė siguria ėshtė nė njė shkallė
mė tė lartė, ndėrkaq sa i pėrket kthimit tė serbėve ėshtė vėrejtur
poashtu pėrparim.
-
-
-
Komandanti i
krahut jugor tė NATO-s Gregori Xhonson sot viziton Kosovėn
-
-
Prishtinė, 15 mars 2004
- Komandanti i krahut Jugor tė NATO-s, admirali
amerikan Gregori Xhonson sot do tė vizitojė Kosovėn. Ai do tė
takohet me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri, komandantin e KFOR-it
Holger Kamerhof, me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova dhe me
Kryeministrin Bajram Rexhepi.
-
-
-
LDK edhe
njėherė do tė dėshmojė se janė njerėz tė institucioneve tė forta
demokratike
-
-
Prizren, 15 mars 2004
- Dega e Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė
Prizren shėnoi tė shtunėn 14-vjetorin e themelimit. Nė kėtė
solemnitet pėrveē zyrtarėve lokalė, merrnin pjesė edhe kryetari i
Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, kryetari i Grupit parlamentar tė
Kosovės, Sabri Hamiti dhe shumė anėtarė tė Lidhjes Demokratike tė
Kosovės nga qendra dhe nga qytetet e tjera tė Kosovės.
-
-
Tė pranishėm nė kėsė solemnitet rasti
ishin edhe anėtarė tė Kryesisė sė Degės tė Partisė Demokratike nga
Kukėsi.
-
Kryetari i komunės sė Prizrenit, Eqrem Kryeziu, i cili nė fillim
shprehu indinjatė pėr aktin e sulmit tė Presidencės, tha: "Kurrė nuk
e kam pasur mė vėshtirė se sot, kurrė nuk kam qenė nė dilemė mė tė
madhe rreth asaj se ēka tė them, por edhe kėtė herė duhet ruajtur
gjakftohtėsia".
-
Ajo qė i ka dhėnė kurajo, qė ia ka ruajtur gjakftoftėsinė, shtoi
zoti Kryeziu, ėshtė porosia e Presidentit Rugova qė nė emėr tė tij
ta pėrshėndesė masėn e madhe tė anėtarėve tė LDK-sė pjesėmarrės nė
kėtė shėnim solemn tė 14-vjetorit tė Degės sė LDK-sė. Mėtej ai tha:
"U vendosa karshi RTK-sė.
-
-
Hedhja e bombės nė presidencė nuk ėshtė
lajmi i parė. Nė lajmin e parė dalin disa nėpunės krejt tė
parėndėsishėm". A do tė thotė kjo, pyet Kryeziu, se RTK-ja do tė
ketė lajm tė parė vetėm atėherė kur tė ndodhė mė e keqja? "A po
zhvillohet nė RTK lufta e klasave, duket se po. LDK-ja nuk do ta
pėrkrahė kurrė luftėn e klasave, sepse ky ėshtė krim i madh", tha
Kryeziu.
-
Mėtej, duke folur pėr tė arriturat e Kosovės, Eqrem Kryeziu theksoi
se kjo ėshtė njė mrekulli mahnitėse. LDK-ja ėshtė fenomen natyror,
si rrezet e diellit. "Ēfarėdo fortune tė kalojė, dielli qėndron. Dhe
kjo u arrit falė dy virtyteve tė mėdha tė presidentit tonė Ibrahim
Rugovės e kėto janė vendosmėria dhe ndershmėria.
-
-
Ne nė kėto letra do tė vijojmė tė
luajmė, sepse rezidenca e Presidentit nuk mbrohet nė lagjen e tij.
Ajo mbrohet nė Prizren, nė Therandė, nė Sharr, nė Gjilan. LDK-ja do
t'i fitojė edhe kėto zgjedhje, sepse s'ka alternativė tjetėr", tha
nė fund tė fjalės sė tij, Eqrem Kryeziu.
-
Duke folur nė kėtė solemnitet kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat
Daci tha: "Anija qė nuk e ka pėrcaktuar timonin, nuk ndihmohet nga
asnjė erė, sado e mirė qoftė ajo. LDK-ja 15 vjet mė parė e ka
caktuar kėtė udhėheqės tė anijes sonė, pėr t'i kapėrcyer dallgėt e
stuhishme nėpėr vite", tha Daci.
-
"LDK-ja ėshtė njė shtėpi e madhe, kėtė e dėshmoni ju, ndėrsa unė
them se ndiehem shumė mirė nė kėtė shtėpi, prandaj uroj veten dhe tė
gjithė juve qė tė ecim bashkarisht nė kėtė shtėpi", tha Daci.
-
-
Sabri Hamiti, anėtar i Kėshillit tė
Pėrgjithshėm tė LDK-sė dhe kryetar i Grupit parlamentar tė LDK-sė nė
Kuvendin e Kosovės, nė fjalėn e tij theksoi se LDK-ja ėshtė njė
lėvizje nacionale shqiptare. "Ėshtė mirė qė kjo tė thuhet nė
Prizren, nė qytetin e Lidhjes Shqiptare, se LDK-ja ėshtė
trashėgimtare e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit", tha Hamiti.
-
"Nė Programin tonė ėshtė Pavarėsia, mė tej janė integrimet shqiptare
dhe integrimet evropiane, as kėtė nuk e fshehim", tha Sabri Hamiti.
Ai pastaj shtoi se binomi demokraci, pavarėsi ėshtė njė binom i
pashkėputur.
-
-
Lidhja Demokratike e ka mbjellė kulturėn
se askush nuk mund tė bėhet udhėheqės pa votėn e popullit. Ai tha se
Lidhja Demokratike ėshtė pėr sistem zgjedhor direkt edhe pėr
deputetė, edhe pėr kryetar. "Le tė jetė njė zonė e veēantė pėr njė
deputet, me emėr e mbiemėr dhe me biografi.
-
-
Kėtė e do LDK-ja, ndėrsa krejt turma
tjetėr do diēka tjetėr. Lidhja Demokratike e Kosovės kurrė se ka
dashur sistemin proporcional. LDK-ja kurrė nuk ka dashur qė tė falen
vendet... Prandaj, ne edhe njėherė do tė dėshmojmė se jemi njerėz tė
institucioneve tė forta demokratike", tha nė fund tė fjalės Sabri
Hamiti.
-
-
-
Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave konstaton se nėse Kosova bėhet e pavarur nuk
do tė ketė asnjė problem
-
-
Prishtinė, 15 mars 2004
- Pėrfaqėsuesi i Grupit Ndėrkombėtar i Krizave,
Nikollas Vajs ka thėnė nėse Kosova bėhet e pavarur nuk do tė ketė
asnjė problem. Ai tha se shumė vende tė Ballkanit si Maqedonia dhe
Mali i Zi, qė mė herėt e kanė kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės,
kohėve tė fundit, kanė filluar t'i ndryshojnė qėndrimet e tyre.
-
"Ne propozojmė qė pasi tė pavarėsohet Kosova tė mos ketė anėtarėsim
tė plotė nė disa organizata ndėrkombėtare derisa kosovarėt tė
dėshmojnė se janė duke punuar seriozisht nė kthimin e refugjatėve
dhe tė krijojnė marrėdhėnie tė mira me vendet e rajonet", thotė
Vajs.
-
-
Sipas Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave
shqiptarėt e pranojnė idenė se mund tė jetojnė nė disa shtete dhe se
nuk ka shumė shqiptarė qė e pranojnė projektin pėr krijimin e
Shqipėrisė sė bashkuar. Sipas Nikollas Vajs janė tė pakėt ata
shqiptarė qė janė tė gatshėm tė sakrifikojnė pėr Shqipėrinė e
bashkuar.
-
Ai shtoi se kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ėshtė frymėzuar
nga marrja e Bosnjes dhe kėshtu dėshiron ta mbajė edhe Kosovė, por
sipas Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave kjo ide nuk mund tė aplikohet
sepse kėtė nuk e duan kosovarėt dhe as bashkėsia ndėrkombėtare.
-
-
-
Federata
Panshqiptare Vatra thotė se organizatorėt e sulmit ndaj Presidentit
Rugova do tė dėshtojnė me turp
-
-
Nju Jork, 15 mars 2004
- "Me zemėrim tė thellė morėm vesh per aktin e
shėmtuar terrorist ndaj rezidencės sė Presidentit tė Kosoves, z.
Ibrahim Rugova, prijėsit dhe luftetarit tė vijės sė parė tė
Pavarėsisė dhe ndėrtimit tė saj demokratik", thuhet nė njė deklaratė
tė Fedaratės Panshqipatre Vatra me seli nė Nju Jork.
-
"Njė akt i tillė synon tė vrasė ėndrrėn shumėshekullore pėr liri e
pavarėsi tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė tė gjithė
shqiptarėve, kudo qė jetojnė, tė destabilizojė shtetin e ri qė po
lind, ta pengojė nė rrugėn e mbarė qė ka nisur, dhe ta errėsojė
imazhin e saj para botes", thuhet nė vazhdim tė deklaratės.
-
"Ne jemi tė bindur se ēdo lloj veprimtarie e tillė e ēoroditur dhe e
neveritshme nuk mund ta ndalė e as ta pengojė marshimin triumfues tė
Kosovės drejt Pavarėsisė dhe demokracisė dhe se organizatorėt e tyre
kanė dėshtuar e do tė dėshtojnė gjithnjė me turp dhe do tė gjejnė
dėnimin e merituar nga organet e drejtėsisė.
-
Me kėtė rast, i urojmė Presidentit Rugova shėndet e jetė tėe gjatė,
mbarėesi e suksese nė tė mirė tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe
gjithė kombit shqiptar", thuhet nė kėtė deklaratė tė Federatės
Panshqiptare Vatra, tė nėnshkruar nga kryetari i saj, Agim
Karagjozi.
-
-
-
LDK nė Nju
Jork: Sulm terrorist mbi shtetėsinė e Kosovės dhe mbi personalitetin
e Presidentit Rugova
-
-
Nju Jork, 15 mars 2004
- Dega e LDK-sė pėr Nju Jork dhe rrethe pėrmes
njė deklarate thekson se "sulmi mbi Rezidencėn e Presidentit tė
Kosovės dhe Kryetarit tė LDK-sė, Dr. Ibrahim Rugova ėshtė akt
terrorist i drejtuar para sė gjithash mbi shtetėsinė e Kosovės dhe
mbi pėrpjekjet dhe hapat e saj nė ndėrtimin dhe realizimin e
pavarėsisė sė Kosovės".
-
"Ky sulm terrorist, deri tash mė i rėndi mbi institucionet e vendit,
mbi shtetėsinė e Kosovės dhe mbi personalitetin e Presidentit
Ibrahim Rugova, edhe njėherė dėshmon se armiqtė e Kosovės, tė
organizuar si struktura kriminale, synojnė pėrmes veprimeve tė
kėtilla kriminale tė destabilizojnė Kosovėn, tė shembin pėrpjekjet
pėr demokratizimin e saj dhe tė nxirosin imazhin pėr Kosovėn duke
goditur pikėrisht institucionin dhe personalitetin mė tė lartė tė
saj, Presidentin Rugova, i cili ėshtė simbol i kėmbėngulėsisė
politike e diplomatike pėr pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Dėnojmė me indinjatė tė thellė sulmin
terrorist mbi institucionin mė tė lartė tė vendit, mbi Presidencėn,
dhe mbi Presidentin Dr. Ibrahim Rugova dhe ftojmė tė gjitha organet
kompetente tė zbatimit tė ligjit, tė rendit dhe tė sigurisė, si ato
vendore ashtu dhe ndėrkombėtare, tė bėjnė maksimumin e tyre nė
ndriēimin sa mė tė shpejtė e efikas tė aktorėve dhe tė grupeve
kriminale tė kėtij akti terrorist si dhe nė ndėshkimin e tyre tė
ligjshėm", thuhet nė fund tė kėsaj deklarate.
-
-
-
Shoqata
"Kosova": Rruga drejt pavarėsisė sė Kosovės nuk mundet tė ndalet me
akte qyqare e terroriste
-
-
Kolding, Danimarkė, 15 mars
2004 - "Lajmin pėr sulmin mbi
institucionit mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, Presidentit tė
Kosovės, e morėm me zemėrim dhe revoltė tė madhe", thuhet nė njė
reagim tė shoqatės shqiptare/daneze "Kosova" nė Danimarkė.
-
Ky akt terrorist i drejtuar kundėr Presidentit Rugovan, tribunit mė
popullor qė ka pas Kosova ndonjėherė, dhe i pėrgatitur nga ata qė
janė dorė e zgjatur e Serbisė, qė shpesh dinė tė qajnė ditėn e tė
vrasin natėn, ka pėr qėllim qė tė sulmojė institucionin mė tė lartė
tė Kosovės, pėr tė destabilizuar Kosovėn. Ajo pjellė bastarde ka pėr
qėllim t'i pengojė proceset e fuqishme qė po zhvillohen pėr
pavarėsimin e Kosovės.
-
"Ne shqiptarėt qė banojmė nė qytetin Kolding tė Danimarkės, e
dėnojmė kėtė veprim tė farės sė keqe, qė ia kanė shitur shpirtin
armikut shekullor".
-
"Ju mbėshtesim fuqimisht dhe plotėsisht jemi tė bindur se rruga Juaj
drejt njohjes formale tė pavarėsisė sė Kosovės nuk mundet tė ndalet
me akte tė tilla qyqare", thuhet nė njė reagim tė shoqatės
shqiptare/daneze "Kosova" nė Danimarkė.
-
-
-
Kuvendi i
Komunės sė Mitrovicės dėnon ashpėr aktin kriminal tė sulmit nė
rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
-
-
Mitrovicė, 15 mars 2004
- Kryesia e Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės
shpreh indinjatė tė thellė dhe dėnon ashpėr aktin kriminal tė
hudhjes sė bombės nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibarhim
Rugova.
-
-
Ajo vlerėson se "sulmi mė i rėndė
kriminal deri tash nė njė institucion demokratik tė vendit, qė ka
dalė nga vota e lirė e popullit, ka pėr qėllim destabilizimin e
vendit nė momentin kur janė duke u bėrė pėrpjekje maksimale tė tė
gjithė faktorėve pėr pėrmbushjen e stanadrdeve qė janė bazė pėr
pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar, pėrkatėsisht pėr pengimin e
njohjes sė pvarėsisė sė Kosovės nga ndėrkombėtarėt".
-
Kryesia e Kuvendit tė Komunės thekson se ėshtė koha e fundit qė
organet kompetente pėr siguri e rend tė ndėrmarrin tė gjitha masat
pėr zbulimin e kėtij dhe tė rasteve tjera kriminale, nė mėnyrė qė
akterėt tė dalin para organeve tė drejtėsisė dhe tė marrin dėnimin e
merituar.
-
Kryesia e Kuvendit tė Komunės i jep pėrkrahje tė plotė Presidentit
Ibrahim Rugova nė ushtrimin me sukeses tė plotė tė funksionit mė tė
lartė shtetėror tė vendit, duke e cilėsuar ate si figurėn mė
ėmblematike tė popullit tė Kosovės.
-
-
-
Nė veri tė
Kosovės serbėt kanė bllokuar pikėn kufitare mes Kosovės dhe Serbisė
-
-
Mitrovicė, 15 mars 2004
- Njė grup serbėsh nga veriu i Kosovės kanė
bllokuar sot nė mėngjes pikėn kufitare mes Kosovės dhe Serbisė nė
vendin e quajtur Jarinje. Ata po protestojnė pėr shkak tė hyrjes nė
fuqi tė Urdhėresės sė UNMIK-ut mbi doganat e Kosovės.
-
-
-
Nowicki nuk
merr pjesė nė Konferencėn I Pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 15 mars 2004
- Ombudspersoni i Kosovės z.Marek Antoni Nowicki,
nuk do tė marrė pjesė nė Konferencėn I Pėr tė Drejtat e Njeriut nė
Kosovė, e cila do tė mbahet prej 25-28 mars nė Mitrovicė.
-
Ombudspersoni i Kosovės, shpreh pakėnaqsinė e tij nė lidhje me
pėrcaktimin si pjesėmarrės tė kėtij takimi nga ana e organizatorit,
pa konsultimin dhe miratimin e tij.
-
-
-
Afėr Parisit
prej 30 marsit e deri mė 4 prill organizohet njė festival i kulturės
shqiptare
-
-
Sen Deni/Paris, 15 mars 2004
- Njė festival me promovimin e kulturės sė
Kosovės do tė mbahet nė Francė (nė Il Sen-Denis, afėr Parisit), prej
datės 30 mars deri mė 4 prill 2004.
-
-
Rreth 80 artistė do tė marrin pjesė
gjatė kėtij festivali, shumė prej tyrė janė nga Kosova qė banojnė nė
Francė, por edhe tė tjerė do tė vijnė nga Kosova, Shkup dhe Tirana,
siē ėshtė Faruk Begolli me teatrin "Dodona" dhe regjisori Bekim Lumi
me ekipin e tij.
-
Poashtu me kėtė rast do hapet njė ekspozitė me piktura tė Ismail
Bozhlanit, pastaj ekspozita me motive nga Kosova tė autores Mari
Ponshėle.
-
Gjithashtu parashihet tė shfaqen edhe disa pjesė teatrale nga
Prishtina, Shkupi dhe Tirana. Do tė recitohen poezi tė autorėve tė
njohur shqiptarė dhe do tė ketė edhe muzikė klasike.
-
-
-
Familja e
Fatmir Haxhiut ia dhuroi Muzeut tė Kosovės skicėn e betejės sė
Fushė-Kosovės
-
-
Prishtinė, 15 mars 2004
- Nė Muzeun e Kosovės u organizua njė ceremoni nė
tė cilėn familja e Fatmir Haxhiut nga Shqipėria ia dhuroi Muzeut tė
Kosovės skicėn e betejės sė Fushė-Kosovės, veprėn historike -
pikturėn me shpatė nė dorė dhe njė varg pikturash me vlerė tė madhe
kulturore.
-
-
-
BDI dhe PPD
kandidat tė pėrbashkėt nė zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni do tė
kenė Gėzim Osdrenin
-
-
Tetovė, 15 mars 2004
- Bashkimi Demokratik pėr Integrim dhe Partia
Prosperitetit Demokratik kandidat tė pėrbashkėt nė zgjedhjet
presidenciale nė Maqedoni do tė kenė Gėzim Osdrenin. Kėtė lajm e
bėri tė ditur Ali Ahmeti. Gėzim Osdreni njihet si shef i Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė ish-UĒK-sė nė Maqedoni gjatė konfliktit tė vitit
2001. Aktualisht ai kryen funksionin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė
BDI-sė.
-
Kjo kandidaturė u caktua gjatė njė mbledhjeje tė zhvilluar dje nė
Tetovė ndėrmjet Ali Ahmetit dhe kryetarit tė Partisė pėr Prosperitet
Demokratik Abdylmenaf Behxhetit. Pėrfaqėsuesi i lart i BDI-sė Xhevat
Ademi ka thėnė se tė dy partitė janė pajtuar qė z. Osdreni tė jetė
kandidat mė i pėrshtatshėm pėr garėn presidenciale.
-
-
-
Sot nė
Tiranė vazhdojnė bisedimet ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit
Evropian rreth asociim-stabilizimit
-
-
Tiranė, 15 mars 2004
- Raundi i ri i bisedimeve ndėrmjet Shqipėrisė
dhe Bashkimit Evropian rreth nėnshkrimit tė marrėveshjes sė
asociim-stabilizimit do tė vazhdojė sot nė Tiranė.
-
-
Siē thuhet nė njoftimin e Ministrisė pėr
Integrim nė fokus tė takimit do tė jetė bashkėpunimi dhe forcimi
ekonomik ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian.
-
-
-
Nga
rrėshqitja e baltės nė Kazahstan kanė humbur jetėn 28 persona
-
-
Alma Ata, 15 mars 2004
- Nga rrėshqitja e baltės nė Kazahstan kanė
humbur jetėn 28 persona, ndėrkaq edhe 20 tė tjerė konsiderohen tė
zhdukur, kanė njoftuar shėrbimet e emergjencės.
-
-
Rrėshqitja e mbi njė milion kubė metrash
baltė pas njė shiu tė fuqishmė, tė dielėn ka zhdukur njė ndėrtesė
dykatėshe dhe njė barrakė rrėzė maleve Tien Shan afėr Alma Atės.
Zėdhėnėsi i shėrbimeve emergjente ka deklaruar se nė mesin e
viktimave ndodhen edhe nėntė shtetas kinezė qė po punonin nė
rindėrtimin e njė sanatoriumi.
-
-
-
Nė Kirkuk
ėshtė vrarė njė anėtar i asamblesė sė qytetit dhe truproja e tij
-
-
Kirkuk, Irak, 15 mars 2004
- Njė anėtar arab i asamblesė sė qytetit
dhe njė truproje e tij janė vrarė sot (e hėnė) me armė zjarri nga
persona tė armatosur nga njė makinė trjetėr, njofton Rojter.
Dėshmirtarėt thonė se njė veturė e kuqe i ka dalė para veturės, qė
barte asamblistin Agar al-Tavil dhe truprojėn e tij.
-
-
Ajo ėshtė detyruar kėshtė tė ndalet dhe
ka rrėshqitur gjatė frenimit. Nga vetura e kuqe kanė dalė dy persona
dhe kanė shtėnė nė viktimat me gjakftohtėsi.
-
-
-
Policia ka
ēmontuar njė bombė nė njė makinė afėr konsullatės amerikane nė
Karaēi
-
-
Karaēi, 15 mars 2004
- Policia e Pakistanit ka ēmontuar njė bombė tė
madhe nė njė makinė, qė ėshtė zbuluar sot (e hėnė) afėr konsullatės
amerikane nė Karaēi, vetėm dy ditė para se sekretari i Shtetit,
Kolin Pauell, tė vizitonte kėtė vend, njofton Rojter. Kamerat e
sigurimit tė Misionit amerikan e kishin vėrejtur personin , qė
kishte parkuar njė kombi me bombė, duke dalė prej tij dhe i cili
kishte biseduar me rojet.
-
-
-
Forcat
amerikane kanė vrarė 3 militantė dhe kanė arrestuar 13 tė tjerė nė
Afganistan
-
-
Kabul, 15 mars 2004
- Focat amerikane, nė kuadėr tė njė ofensive kundėr
talibanėve dhe Al Kaidės, kanė depėrtuar nė njė vendstrehim nė
shpellė nė jug tė Afganistanit, ku fshiheshin militantėt islamikė
dhe gjatė kėtij sulmi kanė vrarė tre militantė dhe kanė arrestuar 13
tė tjerė, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) njė zėdhėnės ushtarak
amerikan nė njė konferencė shtypi nė Kabul, njofton Rojter.
-
-
Ai ka shtuar se nga tė arrestuarit janė
tre komandantė talibanė. Ky operacion ėshtė zhvilluar nė provincėn
Zabul dhe ishte pjesė e njė operacioni mė tė gjerė, tė quajtur
"Stuhia malore" , ka thėnė ai.
-
-
-
Helikopterėt
izraelitė kanė bombarduar sot dy fonderi metalike tė Hamasit
-
-
Gaza, 15 mars 2004
- Nė shenjė hakmarrjeje tė sulmeve vetėvrasėse me
bombė nė njė port izraelit, ku u vranė 11 izraelitė, helikopterėt
izraelitė kanė bombarduar sot (e hėnė) dy fonderi metalike nė Rripin
e Gazės, ku prodhoheshin armė pėr Hamasin, grup ky qė me kėnaqėsi ka
marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmet e djeshme vetėvrasėse, njofton
Rojter.
-
-
Helikopterėt kanė sulmuar para agimit
dhe kanė hedhur 10 predha dhe kanė plagosur njė person.
-
-
-
Dy
palestinezė vetėvrasės kanė vrarė 11 izraelitė
-
-
Ashdod, Izrael, 15 mars 2004
- Dy palestinezė vetėvrasės kanė sulmuar
me bombė dje portin izraelit Ashdod, i cili ėshtė i ruajtur shumė
pėr shkak tė instalimeve strategjike dhe kėshtu kanė vrarė 11
izraelitė dhe kanė plagosur 18 tė tjerė, njofton AP. Policia ka
thėnė se bombėhedhėsit ndoshta janė pėrpjekur tė hedhin veten nė erė
afėr kimikateve pėr tė shkaktuar edhe mė shumė viktima.
-
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ka anuluar takimin me homologun
e tij palestinez, Ahmed Kurei, i cili ka qenė planifikuar pėr tė
martėn. Bisedimet paraprake, tė caktuara pėr sot, gjithashtu janė
anuluar, ka thėnė njė ndihmės i Sharonit. Izraeli e ka ngritur
gjendjen e gatishmėrisė kundėr terrorit nė shkallėn mė tė lartė.
-
-
-
Spanjė:
Socialistėt fitojnė nė zgjedhjet kombėtare
-
-
Madrid, 15 mars 2004
- Nė zgjedhjet e tė dieles, vetėm tri ditė pas
shpėrthimeve terroriste nė Madrid qė shkaktuan vdekjen e 200 vetave,
qytetarėt spanjollė votuan kundėr partisė nė pushtet.
-
Pas numėrimit tė thuajse tė tė gjitha votave, del se socialistėt
fituan ndaj Partisė Popullore konservatore nė pushtet, duke siguruar
43 pėrqind tė votave. Konservatorėt u radhitėn nė vend tė dytė me 38
pėrqind.
-
Kreyeministri i zgjedhur, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, e filloi
fjalimin me rastin e fitores sė partisė sė tij, duke kėrkuar
mbajtjen e njė minut heshtjeje pėr viktimat e sulmeve terroriste tė
javės sė kaluar.
Ai tha se lufta kundėr terrorizmit do tė jetė pėrparėsia e tij e
menjėhershme dhe premtoi se do t'i bashkojė tė gjitha partitė
politike tė vendit nė kėtė luftė.
-
-
-
Putin
konfirmoi fitoren nė zgjedhjet e djeshme nė Rusi
-
-
Moskė, 15 mars 2004
- Presidenti rus, Vladimir Putin, thotė se do tė
mbrojė parimet demokratike dhe do tė forcojė lirinė e shtypit gjatė
mandatit tė tij tė dytė. Putin kėto komente i bėri pas fitores sė
pritur nė zgjedhjet presidenciale.
-
Me gjysmėn e rezultateve tė njohura, ai ka fituar rreth shtatėdhjetė
pėrqind tė votave, dhe kundėrshtari i tij mė i afėrt, kandidati
komunist Nikolay Kharitov, e pranoi atė.
-
Kėto nuk ishin thjeshtė zgjedhjet mė tė parashikueshme tė mbajtura
ndonjėherė nė njė shtet jototalitar, por duhet tė jenė ndėr tė
paktat kur kandidati fitues ishte aq sigurt saqė ka shpallur
paraprakisht se si do tė duket qeveria e tij pas zgjedhjeve.
-
-
-
Situatė e
tensionuar nė Gjeorgji
-
-
Tbilisi, 15 mars 2004
- Forcat e armatosura tė Gjeorgjisė janė nė
gjendje gatishmėrie tė lartė pasi presidenti i vendit, Mikhail
Saakashvili nuk u lejua tė hynte nė Axhari nė bregdetin e Detit tė
Zi.
-
-
Saakashvili dhe disa nga ministrat e tij
u lagruan nga policia sapo ishin duke hyrė nė rajonin gjysėm
autonom. Ndaj kortezhit tė presidentit u qėllua me tė shtėna
paralajmėruese duke bėrė qė ata tė tėrhiqeshin nė qytetin pranė tė
Potit.
-
Incidenti ishte kulmi i njė jave qė ka parė luftė fjalėsh midis
presidentit tė vendit dhe udhėheqėsit axharian, Asllan Abashidze. Tė
shtunėn zoti Saakashvili paralajmėroi udhėheqėsin e Axharisė tė
respektojė ligjin gjeorgjian ose pėrndryshe do tė pėrballet me
pasoja.
-
-
-
Gjermania
kėrkon njė mbledhje tė zyrtarėve tė sigurimit tė BE-sė
-
-
Berlin, 15 mars 2004
- Qeveria gjermane kėrkoi njė mbledhje tė
menjėhershme tė zyrtarėve evropianė tė sigurimit pėr tė diskutuar
mbi kėrcėnimin qė pėrbėn al-Qaida, e cila me sa duket kishte gisht
nė shpėrthimet e sė enjtes nė Madrid ku gjetėn vdekjen 200 vetė.
-
Ministri i brendshėm gjerman, Oto Shili tha tė dielėn se videokaseta
e gjetur tė shtunėn ku merrej pėrgjegjėsia pėr sulmet e Madridit,
nėnkupton se Evropa pėrballet me kėrcėnime tė njė cilėsie tė re nga
terrorizmi islamik.
-
-
Ai i bėri thirrje publikisht
kryeministrit tė Irlandės sė Veriut, Berti Ahern, vendi i tė cilit
mban kryesinė e radhės tė Bashkimit Evropian, qė tė thėrrasė njė
takim tė zyrtarėve tė lartė tė sigurimit brenda javės sė ardhshme.
-
-
-
Planet i ri
nė sistemin tonė diellor?
-
-
Uashington, 15 mars 2004
- Agjencia amerikane e hapėsirės tha se do tė
bėjė tė ditur zbulimin e njė tė papriture nė sistemin diellor, njė
objekt pėr tė cilin disa mendojnė se mund tė jetė planeti i dhjetė.
-
Zyrtarė tė NASA-s thanė dje se do tė bėjnė tė njohur zbulimin e
objektit mė tė largėt qė sillet rreth diellit. Disa ekspertė
mendojnė se i ashtuquajturi objekt ėshtė njė planet i ri i emėrtuar
Sedna, sipas perėndeshės eskimeze tė detit. Objekti ėshtė 10
miliardė kilometra larg Tokės.
-
Parashikohet qė Sedna, elementet pėrbėrės tė sė cilės mendohet tė
jenė akulli dhe guri, ka njė diametėr prej dy mijė kilometrash. Ky
do tė ishte objekti mė i madh i zbuluar nė sistemin diellor qė nga
zbulimi i Plutonit 74 vjet mė parė. Sedna ėshtė pak me e vogėl se
Plutoni.
-
-
-
Ethet
tropikale nė Indonezi kanė marrė jetėn e 452 njerėzve
-
-
Xhakartė, 15 mars 2004
- Ethet tropikale tė sivjetme nė Indonezi, qė
kanė shkaktuar vdekjen e 452 njerėzve, kanė filluar tė tregojnė
shenja tė rėnies, ka deklaruar sot (e hėnė) njė zyrtar i Ministrisė
sė shėndetėsisė, njofton Rojter.
-
-
Ai ka thėnė se shkalla mė e keqe kaluar
dhe pritet qė epidemia tė vihet nėn kontroll. Nė prill gjendja
pritet tė jetė normale. Qė nga 1 janari janė evidentuar 34, 463
raste sėmundjeje nga epidemia e etheve.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|