|
-
Gjilan, 14 mars 2004 / TN
-
Nė
Cėrnicė kanė ndodhur gjatė katėr-pesė viteve tė fundit disa
incidente dhe akte tjera tė dhunės, ndėrsa policia dhe KFOR-i nuk
kishin arritur deri tani t`i zbulojnė aktorėt nė asnjė rast.
Strukturat pėrgjegjėse pėr siguri, si dėnim pėr kėtė gjendje, e
kishim mbajtur nga disa ditė nė izolim kolektiv tėrė fshatin, por
edhe kanė arrestuar e paraburgosur disa shqiptarė lokalė. Ēka
dėshmojnė hetimet rreth rastit Trifunoviq?
-
Rasti i Trajan Trifunoviqit, i cili, sipas hetimeve tė policisė
rezulton se ėshtė vrarė nga pushka e gjetur nė pronėsi tė
bashkėfshatarit tė tij, Boshko Dimiq, dėshmon se fajtorėt nuk duhet
kėrkuar apriori te shqiptarėt, sa herė qė mund tė vritet ndonjė serb
diku nė Kosovė.
-
Udhėheqėsit komunalė tė Gjilanit, Lutfi Haziri edhe Xhemajl Hyseni,
gjatė njė takimi tė mėhershėm me liderėt e fshatit Cėrnicė, kishin
kėrkuar prej tyre dhe qytetarėve qė tė bashkėpunojnė mė hetuesit nė
zbardhjen e tė gjitha akteve tė dhunės, ndėrsa policisė dhe KFOR-it
iu kishin kėrkuar qė tė mos dėnohej fshati kolektivisht, sepse kjo
ishte e padrejtė.
-
Rreth rastit Trifunoviq, zėvendėskryetari i dytė i komunės, Bozhidar
Periq, i cili asokohe, rreth 15 muaj mė parė, i kishte fajėsuar
shqiptarėt pėr kėtė vrasje, tani ėshtė pėrgjegjur se nuk i beson
plotėsisht ekspertizės ballistike.
-
Nuk kam asnjė informacion rreth ekspertizės ballistike, por me sa
di unė, Boshko Dimiq ėshtė nė liri, ka thėnė Periq. Z. Periq beson
pak se vrasjen mund ta ketė kryer bashkėfshatari i Trajan
Trifunoviqit, por thotė se Boshko Dimiq duhet tė pėrgjigjet nėse e
ka kryer veprėn.
-
Ne nuk kemi besim tė plotė as nė polici e as nė gjykatė, sepse
asnjė vrasje e serbėve pas luftės nė Kosovė, deri tashti nuk ėshtė
vėrtetuar ka pohuar Bozhidar Periq, zėvendėskryetar i dytė i
komunės.
-
Xhemajl Hyseni, zėvdėskryetar i komunės ka thėnė se rasti i
Trifunoviqit dėshmon se organet e hetuesisė mė nė fund do t`i
zbardhin tė gjitha vrasjet enigmatike tė serbėve qė kanė ndodhur pas
luftės. Duhet t`i lejojmė organet gjyqėsore qė ta kryejnė punėn e
vetė si duhet dhe t`i zbardhin krimet e t`i dėnojnė kriminelėt, pa
pėrjashtim, por nuk duhet tė ketė mė fajėsi kolektive tė shqiptarėve
pėr secilin rast qė mund tė ndodhė, ka thenė Hyseni.
-
Kryetari i komunės, Lutfi Haziri, pas eksplodimit tė njė granate nė
shtėpinė e njė serbi nė Cėrnicė, nuk e kishte pėrjashtuar mundėsinė
se mund tė ishte fjala pėr probleme tė brendshme ndėrmjet vetė
komunitetit serb. Ndėrkaq rreth rastit Trifunoviq, ai ka thenė se
duke iu falenderuar organeve tė sigurisė janė gjetur faktet e para
qė mund t`i argumentojnė dyshimet tona se incidentet mund tė ishin
probleme tė brendshme tė komunitetit serb.
-
Ne dėshirojmė qė tė ndriqohen edhe rastet tjera qė kanė ndodhur nė
Cėrnicė dhe tė dyja komunitetet tė lirohen nga akuzat dhe fajėsia
kolektive dhe tė mos e mbajnė peng tė ardhmen e pėrbashkėt, ka thenė
Haziri. (i.m.)
|
|