| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (14,
15, 16) |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (14)
-
-
Dr.
Zydi Dervishi
-
-
III
-
-
Marrėdhėniet seksuale nė fokusin e kulturės tradicionale
shqiptare
-
-
Studimet antropologjike, sociologjike dhe pėrgjithėsisht
psikosociale kanė provuar se sė paku qė nga fillimet e urbanizimit
(rreth tetė mijė vjet para Erės sė Re) deri nė ditėt tona ēdo
shoqėri ka pėrpunuar njė sistem tė tėrė vlerash e normash kulturore,
moresh e folkuejsh, tė cilat rregullojnė marrėdhėniet seksuale
ndėrmjet anėtarėve tė rritur. Sikurse edhe elementėt e tjerė tė
kulturės, nė rrjedhėn e kohės kanė ndryshuar vazhdimisht edhe vlera
e norma tė tilla. Pėrvoja tregon se pėrgjithėsisht ndryshimi i
kėsaj pjese tė kulturės realizohet sipas dy rregullsive kryesore:
-
-
E para.
Duke qenė me rėndėsi jetike pėr funksionimin normal tė shoqėrisė dhe
tė pėrshkruara nga emocione tė zjarrta, vlerat dhe normat kulturore
qė rregullojnė marrėdhėniet seksuale janė fetishizuar me pėrparėsi,
janė mbėshtjellė me njė aureolė mistike. Si tė tilla kėto vlera e
norma kulturore, si tė thuash, me profile mė intime, kanė ndryshuar
pėrgjithėsisht mė ngadalė se mjaft elemente tė tjera kulturore tė
shoqėrisė.
-
-
E dyta.
Pėrgjithėsisht nė shoqėritė tradicionale vlerat e normat kulturore
pėr marrėdhėniet intime ndryshonin mė ngadalė dhe respektoheshin mė
me korrektėsi nga shumica dėrrmuese e anėtarėve tė rritur. Nė
shoqėritė moderne, veēanėrisht gjatė shekullit XX, norma tė tilla
pėrgjithėsisht kanė evoluar mė shpejt, si tė thuash janė
liberalizuar, madje mjaft prej tyre e kanė humbur fuqinė vepruese,
janė shndėrruar nė relike kulturore e shpirtėrore tė kohės sė
kaluar.
-
-
-
III.1. Norma kulturore mė anemike dhe mė tė tėrthorta
-
-
Kultura shqiptare tradicionale karakterizohet nga njė numėr shumė i
madh normash kulturore tė detajuara, tė cilat rregullonin tė gjithė
sistemin e marrėdhėnieve, tė komunikimeve tė shumanshme tė
anėtarėve tė saj. Por pėr problematikėn e marrėdhėnieve martesore
dhe sidomos seksuale norma tė tilla janė tė pakta, si tė thuash, mė
anemike, madje tė shprehuar nė trajta mė tė tėrthorta. Nė kanunet
shqiptare, si legjislacione tė pashkruar qė rregullonin gjithė
funksionimin e shoqėrisė shqiptare tradicionale , ka norma tė pasura
pėr marrėdhėniet martesore dhe shumė mė pak pėr ndėshkimin e atyre
qė tradhėtonin kurorėn, sidomos pėr gratė.
-
-
Pėr
shembull , nė Kanuni i Lek Dukagjinit, i cili kishte fuqi vepruese
kryesisht nė zonat veriore e verilindore tė Shqipėrisė ka rreth 36
norma (nga 28 deri te 63), me qindra e qindra paragrafė tė detajuar,
tė cilėt rregullonin procedurat, ceremonitė dhe marrėdhėniet nė
fejesė e martesė tė bashkėshortėve, tė familjeve, tė anėtarėve tė
fiseve dhe tė miqve tė tyre (Gjeēov, SH., 1993: 19-42). Ndėrsa nė
Kanuni i Skė-nderbegut me fuqi vepruese kryesisht nė Shqipėrinė e
Mesme gjenden rreth 426 nene me mijėra paragrafė mė konkretizues.
Kėta normonin shumėēka qė kishte tė bėnte me fejesėn (si fazė
paraprirėse, e cila i ēonte partnerėt pothuajse nė ēdo rast drejt
martesės) dhe vetė martesėn.
-
-
Madje djemtė dhe vajzat e reja nuk duhej tė mendonin pėr fejesėn
dhe martesėn e tyre. Kėshtu, nė paragrafin 30 tė Kanuni i Lek
Dukagjinit theksohet: Djali sa tė ketė prind ska tager (tė drejtė
Z.D.) : a) me mendue pėr martesė tė vet ; b) me shenjue (caktu -
Z.D.) shkuesin ; c) mu pėrzie nė fejesė tė vet..... . (Gjeēov,
Sh., 1993: 30). Sipas kėtij kanuni djali kishte tė drejtė tė
mendonte pėr fejesėn e martesėn e vet vetėm nėse i kishin vdekur
prindėrit. Edhe nė raste tė tilla djali ishte i detyruar tė
kėshillohej me burrat mė tė afėrm, mė me autoritet tė fisit. Ndėrsa
vajza, edhe pa prindėr nuk kishte tė drejtė tė mendonte pėr fejesėn
e martesėn e vet. Nė paragrafin 31 tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit
theksohet: Vajza, edhe nė mos pastė prind, ajo ska tagėr me
mendue pėr martesėn e vet, tagri ėshtė nė dorė tė vllazėnve a tė
kushurinjve. Vajza ska tagėr: a) me zgjedhė fatin e vet; do tė
shkojė pėr atė, me tė cilin do ta fejojn; mu pėrzie nė shkuesi as
nė fejesė(po aty).
-
-
Sipas mendėsive mbisunduese dhe normave kanunore tė shoqėrisė
tradicionale shqiptare vajzat konsideroheshin tė paafta pėr tė
zgjedhur vetė bashkėshortin e ardhshėm , madje pėrpjekjet e tyre
pėr tė gjetur shokun e jetės trajtoheshin si diēka e turpshme dhe qė
turpėronte burrat e familjes dhe tė fisit.
-
-
Nė
paragrafin 160 tė Kanunit tė Skėnderbeut theksohet: Vajza asht e
turpshme dhe nuk ka mundėsi me njohtė njerėz tė largėt e tė
pėrshtatshėm pėr fatin e vet. Ka nevojė pėr mbrojtjen e nderit tė
vet e tė shtėpisė, qė mos tė korisė veten as shtėpinė, e sidomos ka
nevojė pėr krahun e burrave qė mbrojnė edhe me armė tė drejtat e
gruas (Illia, F. ,1993 : 27) . Dhe tė mbrojė me armė tė drejtat e
gruas, nėnkuptonte kryesisht pėrdorimin e armės kundėr ēdo mashkulli
qė cėnonte sadopak nderin e saj, qė e pėrdhunonte, pėrpiqej ta
pėrdhunonte deri edhe po ta pėrfliste pėr ēėshtje morale nė mjedise
publike tė bashkėsive fshatare.
-
-
-
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (15)
-
-
Dr.
Zydi Dervishi
-
-
III.2. Nderi mbi gjithēka: tabu tė ashpra pėr marrėdhėniet seksuale
jashtėmartesore
-
-
Nė
kėto dhe kanunet e tjera tė shoqėrisė tradicionale shqiptare
pėrvijohen qėndrime krejt jotolerante ndaj marrėdhėnieve seksuale
paramartesore ose jashtėmartesore. Nė to gjenden norma qė ndėshkojnė
rreptė marrėdhėniet seksuale ndėrmjet personave qė nuk janė tė
lidhur ndėrmjet tyre me kurorė martese. Burri kishte tė drejtė ta
vriste gruan e vet pėr tradhėti bashkėshortore. Madje burri kishte
tė drejtė tė vriste gruan bashkė me tė dashurin nė momentin qė ata
po kryenin marrėdhėnie seksuale dhe pėr kėtė krim tė dyfishtė nė
traditėn zakonore tė shqiptarėve nuk parashikohej asnjė formė
ndėshkimi.
-
-
As
fisi i gruas dhe as fisi i dashnorit tė saj tė vrarė nuk kishin
tė drejtė tė kėrkonin gjakun e tyre. Nė paragrafin 453 tė Kanunit tė
Skėnderbeut thuhet: Po e gjet keq (duke bėrė dashuri Z.D.) me
kėnd gruan e vet, burri ka tė drejtė ti vrasė tė dy sė bashku dhe
tė dy nė kėtė mėnyrė shkojnė gjakhupės (Illia, F., 1993:45). Nė
mendėsinė tradicionale tė shqiptarėve vrasja pėr ēėshtje nderi
konsiderohej si pushkė me faqe tė bardhė, si pushkė qė i zbardh
faqen ēdo burri, tė cilit i cėnohet nderi, si detyrė e ēdo burri
pėr tė ruajtur dinjitetin e vet e tė familjes, si detyrė e burrave
pėr tė ruajtur tė pacėnuar nderin e fisit etj.
-
-
Nė
kanunet shqiptare ka fare pak norma kulturore qė parashikonin
ndėshkime pėr marrėdhėniet intime, dashurore jashtėmartesore pasi
dukuri tė tilla ishin shumė tė rralla nė shoqėrinė tradicionale, nė
tė cilėn ishte mbizotėruese popullsia me banim nė zonat fshatare.
Kėsisoj nė fund tė viteve 30 tė shekullit XX, qė nė shumė aspekte
mund tė konsiderohen si fazė e fundme e funksionimit tė shoqėrisė
tradicionale nė pjesėn mė tė madhe tė territoreve tė Republikės sė
Shqipėrisė, pesha specifike e popullsisė banuese nė fshatra ishte
mjaft e lartė, rreth 84.6 pėr qind (Drejtoria e Statistikės, 1965 :
63).
-
-
Madje mė shumė se gjysma e qyteteve (14 nga 26 qė ishin gjithsej)
kishin pamjen e qendrave tė vogla administrative e bujqėsore me mė
pak se 5 mijė banorė. Ekonomia shqiptare ishte e organizuar
kryesisht mbi bazėn e njėsive familjare tė prodhimeve artizanale, tė
shėrbimeve dhe mė sė shumti tė prodhimeve bujqėsore. Shumica e
shqiptarėve, si tė thuash, ishin tė ngujuar nė ekonomitė e vogla
private familjare. Nė mesin e viteve 40 tė shekullit XX avokat
Pandi Frashėri ka shkruar se shoqėria shqiptare tradicionale ishte e
organizuar si njė konfederatė minirepublikash, domethėnė familjesh
jashtė vartėsisė hierarkike prej njėra tjetrės (1944:11 ).
Marrėdhėniet e shumanshme ndėrmjet kėtyre minirepublika
familjeve realizoheshin nga burrat ose nėn kontrollin e plotė tė
tyre.
-
-
Duke punuar nė ekonomitė private tė izoluara, nė prani, ose mė
saktė, nėn vėzhgimin e burrave tė familjes ose tė fisit, shumica e
vajzave, veēanėrisht nė fshatra e kishin pothuajse tė pamundur tė
takoheshin me djem, tė krijonin marrėdhėnie intime si paraprirėse tė
fejesės e mė pas tė martesės. Nė zonat fshatare, madje edhe nė
qytetet tradicionale shqiptare, femrat, sidomos vajzat e reja
pothuajse nuk merrnin pjesė nė veprimtaritė e pakta e tė vakėta
shoqėrore, kulturore e artistike.
-
-
Nė
kushtet e njė organizimi tė tillė tė shoqėrisė, tė rinjtė dhe tė
rejat ishin tė privuar nga komunikimet e drejtpėrdrejta me njėri
tjetrin, ishin pothuajse krejtėsisht tė privuar nga marrėdhėniet
dashurore para dhe jashtėmartesore. Vajzave u ndalohej tė shikonin
nė sy njė djalė tė panjohur edhe nėse kryqėzoheshin me tė nė rrugė.
Nė jo pak raste vajzat e reja qė kanė guxuar tė shkėmbejnė qoftė
edhe njė pėrshėndetje tė zakonshme me djem jo tė fisit tė vet, tė
cilėt kanė takuar rastėsisht nė rrugė ose pranė burimit janė
ndėshkuar rreptė, deri me dėnim kapital nga burrat e familjes ose tė
afėrm.
-
-
Kėsisoj marrėdhėniet intime jashtė kontrollit totalitar tė familjes
konsideroheshin mollė e ndaluar, trajtoheshin si blasfemi nga
morali mbizotėrues i shoqėrisė. Ata qė kryenin njė blasfemi tė
tillė, veēanėrisht vajzat, ose pėrbuzeshin nė mėnyrė tė padurueshme
ose vriteshin. Madje nė mendėsitė tradicionale tė popullit tonė
pėrgjithėsisht quhej dėnim mė i rėndė pėrēmimi pėr ēėshtje nderi se
sa vrasja. Kėtė mbivlerėsim tė nderit nė raport me jetėn, diēka
mjaft e rrallė nė shoqėritė europiane tė kohės moderne, e kanė
analizuar me vėmendje edhe studiuesit udhėpėrshkruesit e huaj qė i
kanė njohur mė nga afėr vlerat dhe normat e kulturės shqiptare
tradicionale.
-
-
Kėshtu pėr shembull, nė fillim tė shekullit XX Edith Durham ka
shkruar: Shqiptarėt
kėta njerėz qė jetonin sipas rregullave tė
tyre, nuk e llogarisnin fare jetėn kur vinte puna pėr tė ruajtur tė
panjollosur nderin e tyre. Jo ēdokush nė njė vend tė qytetėruar do
tė ishte gati ta bėnte njė gjė tė tillė. Njeriu, nderi i tė cilit
ėshtė njollosur, duhet ta heqė njollėn me ēdo kusht. Pėr sa kohė qė
nuk e ka bėrė kėtė ai ėshtė i pėrbuzur nė sytė e tė gjithėve, ėshtė
i ndarė nga shokėt dhe nė tė gjitha rastet ai shikohet dhe trajtohet
me pėrēmim. Kur mė nė fund i zgjasin gotėn e rakisė nga prapa
shpinės , ai nuk mund tė duket mė midis njerėzve , dhe pėr tė vėnė
nė vend nderin e tij, ai vret....
-
-
Jeta e njeriut nuk ka vlerė para nderit ( 1990: 161, 127, 83).
Kėshtu opinioni mbisundues nė shoqėrinė tradicionale shqiptare, ose,
mė saktė, opinioni i shumicės sė burrave justifikonte e nxiste
ndėshkime tė skajshme pėr ēėshtje nderi, pra pėrligjeshin vrasje tė
shumėfishta qė provokonin pėrjetime stresante, jo vetėm pėr anėtarėt
e familjeve tė partnerėve qė kishin kryer njė flirt, por edhe tė
fiseve tė tyre.
-
-
Nė
opinionin e shoqėrisė tradicionale shqiptare vrasjet pėr ēėshtje
nderi kishin si tė thuash, koefiēient tė veēantė lehtėsimi ose
rėndimi. Madje vrasje tė tilla pėrgjithėsisht kishin hije mė tė
rėndė se ato thjeshtė pėr gjakmarrje. Vrasjet pėr probleme nderi
bėheshin edhe mė problematike pasi shpesh , si tė thuash,
pėrhumbnin nė mjergullėn e dyshimeve gjithfarėllojėshe qė krijonte
spontanisht komuniteti fshatar ose fabrikoheshin me pikėsynime tė
caktuara nga njerėz tė interesuar. Gjykimi i kėtyre ēėshtjeve nga
pleqėsitė zgjaste, pasi ishte mjaft i ndėrlikuar.
-
-
Nė
jo pak raste, pėr tė mbuluar njė flirt qė cėnonte nderin e njė fisi,
ose, siē thuhej, pėr ti vėnė kapak njė ēėshtje nderi, ndodhte qė
tė vriteshin dėshmitarėt okularė, ēka provokonte fillime tė
zinxhirėve tė hakmarrjeve edhe ndėrmjet anėtarėve tė fiseve tė
tjerė. Kjo situatė e rėndė tensionimesh shoqėrore e psikologjike, si
rrjedhojė e konflikteve ndėrfisnore pėr ēėshtje nderi pasqyrohet
pėrgjithėsisht me dritė tė kursyer, por me domethėnie simbolike tė
saktėsuara nė mjaft krijime folklorike. Nė disa krahina tė
Shqipėrisė ka qenė mjaft e popullarizuar nė motėrzime tė pėrafėrta
kėnga:
-
-
Zbret fėllėz e malit
-
zbret duke kėnduar
-
nodė tė beqarit
-
dy qilima shtruar.
-
Nė qafė na paēin
-
Kush na ka kallėzuar;
-
Nodė tė beqarit
-
dy qilima shtruar
-
dhe lulet e baēės rrinė zemėruar;
-
Mė qafė na paēin ,
-
kush na ka kallėzuar
-
nė deriēk tė baēes
-
na kishin pėrgjuar;
-
Nė qafė na paēin
-
Kush na ka kallėzuar!
-
-
(Instituti i Shkencave, 1955:28)
-
-
Edhe nė kėto pak vargje pėrvijohet qartė, pėrmes kuptimeve
simbolike, gjithė gjerėsia e dramės qė pėrjetonin tė rinjtė e tė
rejat, tė cilėt shtinin dashuri me njėri - tjetrin , por pothuajse
e kishin tė pamundur tė kapėrcenin sinoret konkrete tė pronave tė
vogla individuale, largėsitė nga njėri mal nė tjetrin qė nė mungesė
tė infrastrukturės kaptoheshin me shumė vėshtirėsi, dhe sidomos
muret mė flu, por gati tė pakapėrcyeshėm tė tabuve kulturore.
-
-
Mjaft fakte provojnė se tabu tė tilla tjetėrsonin mė shumė ndjenjat
e djemve se tė vajzave, tė cilat shpesh guxonin tė hidhnin hapin e
parė nė fushėn e minuar tė dashurisė. Edhe nė vargjet e kėsaj
kėnge vajza fėllėzė zbret nga mali pėr tė kaluar qoftė edhe pak
ēaste nė dy qilimat e intimitetit tė shtruar nė odėn e beqarit tė
bunkerizuar nga betonarmea e normave kulturore ndaluese. Kėsisoj
rrugėton vajza pėr ta shpėtuar djaloshin e zemrės pėr pak ēaste nga
kthetrat e stresit tė shkaktuar nga sevdaja qė e pėrvėlonte dhe nga
sedra prej burri se mos turpėrohej, siē thuhet nė njė kėngė tjetėr,
pra pėr ta larguar djaloshin pak ēaste nga limontia e vetmimit tė
shprehur edhe nė vargjet:
-
Nė mjerim kėt vjersh po flas
-
Tuj kja hallet e dashnisė;
-
Si bylbyl i ndrym nkafas
-
Mkaloj koh e djalėrisė
-
Instituti i Shkencave, 1955:41
-
-
Pak
ēaste intimiteti nė kafazin ose nė odėn e beqarit, por jo flirt. Pak
ēaste pėr njė dashuri tė pėrfytyruar prej protagonistėve si tė
pėrjetshme, por tė sulmuar nga fati tragjik qė e pėrgjonte. Kėsisoj
tabutė kulturore tė formėsuara ose tė tjetėrsuara, si kallėzime ose
thashetheme ( refreni i hidhur: (Mė qafė na paēin / Kush na ka
kallėzuar ) nxisnin opinionin dhe forca tė caktuara tė shoqrisė
tradicionale tu rezervonin fund tragjik ēdo afrimi intim ndėrmjet
tė rinjve dhe tė rejave. Vrasje ose pėrēmim aq makabėr sa, siē thotė
kėnga edhe lulet e baēės
zemėroheshin.
-
-
Jo
rrallė vajzat hidhnin hapin e parė drejt dashurisė ose tragjedisė. A
do tė thotė kjo se vajzat ishin mė tė paturpshme apo mė tė
guximshme? Nė kontekstin e shoqėrisė tradicionale shqiptare fakte tė
tilla shprehnin kryesisht zgjuarėsinė e vajzave pėr tė anashkaluar
rrjedhojat negative tė normave kulturore qė pengonin marrėdhėniet
intime, shprehnin pėrkushtimin deri nė vetėsakrifikim tė vajzave pėr
tė mos i detyruar djemtė, siē thotė kėnga, tė shtynin derėn qė i
ēonte drejt marrėdhėnieve intime me grykė tmanxerres (I.SH.,
1955: 54), ku edhe mund tė bėheshin viktimė e armės mauzer tė
shkrepur nga burrat e familjes ose tė afėrm tė vajzės.
-
-
Nė
shoqėrinė shqiptare patriarkale , nė tė cilėn burri luante rolin e
tė fortit, ishte mjaft e pėrhapur mendėsia se jo vajzat, por djemtė
e rinj kishin, siē thotė njė kėngė, krahė me fluturu,/ mbi
rrethimin me avlli / pėr me i pa sytė njė herė, / vajzės yll e
shtatselvi, pra vajzės sė projektuar si bashkėshorte e ardhshme.
-
-
-
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (16)
-
-
Dr.
Zydi Dervishi
-
-
III.3. Funksione integruese tė rebelimit tė vajzave ndaj tabuve
-
-
Nėn
trysninė e mendėsive tė tilla opinioni shoqėror dhe kodifikuesit e
normave kulturore qė ndėrkohė ishin edhe gjyqtarė popullorė,
vigjilonin mė me pėrparėsi modelet e sjelljeve seksuale tė djemve tė
rinj se sa tė vajzave. Tė vetėdijshme pėr kėtė status tė
disfavorshėm tė djemve, jo rrallė vajzat pėrpiqeshin tė afroheshin
me ta, duke shfrytėzuar ata sektorė tė marrėdhėnieve intime, tė
cilėt mund ti shpėtonin syrit vigjilent tė strukturave
shoqėrore. Afrimi i vajzave me djemtė si fazė parafejese qė
pothuajse nė ēdo rast i paraprinte martesės realizonte, sė paku, dy
funksione tė rėndėsishme sociale e psikologjike .
-
-
I
pari.
Vetėm tė motivuara pėr tė lidhur jetėn me njė djalė vajzat e reja
mund tė largoheshin nė fshehtėsi nga mjediset e familjes sė babait,
nė tė cilat proceset e punės e modelet e sjelljeve tė pėrsėritura
shpesh pothuajse njėlloj nuk mund tė mos krijonin monotoni
sfilitėse. Natyrshėm vajzat e reja pėrpiqeshin tė largoheshin nga
ato zona marrėdhėniesh familjare e shoqėrore ku shtrihej pushteti
kufizues i nėnės dhe sidomos i babait, pėrpiqeshin tė largoheshin
nga jeta e mbyllur nė familjen e babait drejt statusit tė tė
fejuarės, tė bashkėshortes qė iu zgjeronte sadopak mundėsitė e
pjesėmarrjes nė jetėn sociale, kulturore, artistike etj.
-
-
Mjaft vajza njė kalim tė tillė e konsideronin si ēlirim nga mjediset
e burgut - ekonomi shtėpiake. Nga ky kėndvėshtrim nėnėn dhe
babain, kėta gardianė tė burgut - shtėpi mjaft vajza i urrenin
ose, sė paku, i shpėrfillnin. Ndėrkohė vajzat beqare nderonin tė
fejuarin, domethėnė bashkėshortin e ardhshėm ose edhe tė dashurin,
jaranin i cili mė shumė se djalosh qė trazonte jetėn intime ishte
ēlirues nga vargonjtė e normave kulturore, tė cilat ndrydhnin
veēanėrisht jetėn e vajzave. Kėngėn dialog tė poshtėshėnuar e kanė
artikuluar pa zė, mijėra vajza nė shoqėrinė tradicionale
shqiptare:
-
-
...........................................
-
Hajde, se tka dekė jotamė.
-
Nė pastė dekė, rahmet mos pastė,
-
Se mu
nana smė ka dashtė,
-
Smė ka lanė me dalė kund
jashtė.
-
Hajde se tka dekė ytatė.
-
Nė pastė dekė , rahmet mos
pastė,
-
Se mu baba smė ka dashtė,
-
Smė ka lanė me dalė kund
jashtė.
-
Hajde moj , se diq jarani.
-
Kush e tha, goja ju thaftė!
-
Se jarani mė ka dashtė,
-
Mė ka lanė me dalun jashtė.
-
-
(
Instituti i Shkencave : 1955 : 98)
-
-
Djali i dashur, kandidat pėr tė qenė i fejuar dhe mė pas
bashkėshort, jo vetėm luante rolin e ēliruesit pėr tė dashurėn, tė
fejuarėn e mė pas bashkėshorten, por edhe tė aktorit kryesor qė
pėrcaktonte rritjen e statusit tė saj social, tė prestigjit tė saj
nė shoqėri.
-
-
Nė
mendėsitė dhe shoqėrinė tradicionale shqiptare marrėdhėniet i
dashur - e dashur, i fejuar e fejuar, bashkėshort bashkėshorte,
si faza qė ndiqnin njėra tjetrėn pothuajse nė ēdo rast,
pėrfytyroheshin si njė simbiozė e domosdoshme ndėrmjet dy pemėve ,
mashkullit qiparis ose lis dhe femrės dhrizė ose pjergull, pra
njė simbiozė ndėrmjet njė druri me konstrukt tė fortė qė simbolizon
burrin dhe njė drufrutor si hardhia (nėnkupto gruaja) qė prodhon
rrushin. Ky frut i ėmbėl shumėfunksional, nė kėto marrėdhėnie intime
burrė - grua simbolizon fėmijėt, tė cilėt nė mendėsitė tradicionale
tė shqiptarėve konsiderohen sheqer e mjaltė (IKP, 1983: 768). Nė
mėnyrė tė sintetizuar edhe njė kėngė e vetme i dėshmon mendėsi tė
tilla:
-
-
Shumė u ndes vasha mė trimth
-
Shumė u ndes trimi mė vash
-
Vashėn e vunė nė njė fushė,
-
Triminė e vunė nė njė rrah.
-
Trimi u bė njė qiparis
-
Vasha u bė njė dhrizė e bardhė
-
Rritu, rritu dhriza e bardhė
-
mu pėshtill pėr qiparizi
-
E mė bėfshi pemė bashkė.
-
-
(Instituti i Shkencave, 1955:113)
-
-
Kėsisoj femra e formonte personalitetin e saj, fismėrohej, fitonte
mė shumė tė drejta nė shoqėri vetėm me pėrkrahjen e tė fejuarit, tė
bashkėshortit tė saj. Nė shumė krijime folklorike pėrshkruhen skena
e ndodhi tė lartėsimit e tė rilevimit, tė dinjitetit tė grave nė
dritėn e personalitetit tė bashkėshortit pasi nė ēdo rast djali
diell ndriēon nusen hėnė (I.SH., 1955:193). Pothuajse nė asnjė
krijim folklorik tė popullit shqiptar femra nuk krahasohet me
diellin, pasi femra nuk ndriēonte dhe nuk duhet tė ndriēonte tė
tjerėt me menēurinė dhe modelet e sjelljes sė saj.
-
-
Sipas mendėsive mbisunduese nė shoqėrinė tradicionale shqiptare
gruaja ishte njė krijesė qė merrte dritė nga zgjuarsia dhe pėrvoja
mė e pasur jetėsore e shoqėrore e burrit, gjithė mėnyrat e
veprimeve, tė sjelljeve e tė tė menduarit tė saj pėrcaktoheshin nga
sistemi i vlerave dhe normave kulturore, zbatimi me korrektėsi i tė
cilave kontrollohej nga burrat, veēanėrisht nga i pari i shtėpisė.
Gruaja e thėrriste burrin e saj imzot (I.Sh., 1955 : 288), sikurse
shėrbyesja thėrriste pronarin e shtėpisė qė e kishte punėsuar.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|