|
 |
|
13 mars 2004 / TN
Nga Prof. Zyhdi DERVISHI
Preza ėshtė njė krahinė qė shtrihet nė
Veri dhe Veri-Perėndim tė Tiranės. Qendra historike e kėsaj
krahine ėshtė vetėm 22 kilometra larg qendrės sė kryeqytetit. Deri
nė fund tė viteve '20 tė shekullit XX, Preza shėrbente si qendėr
administraive e 15 fshatrave pėrreth (Selenica, T., 1928: 218).
Tė dhėnat e dokumentuara pėr Prezėn
janė tė pakta dhe disi tė mjegulluara. Por edhe ato qė ekzistojnė
janė tė mjaftueshme pėr tė provuar se Preza-Qendėr, gjatė Erės sė
Re, veēanėrisht nė harkun kohor nga fundi i shekullit XV deri nė
fillim tė shekullit XX ka pasur karakteristikat urbane tė njė
qyteti ose qyteze. Pėr kėtė mund t'u referohemi disa fakteve dhe
arsyetimeve tė pakundėrshtueshme:
E para, Nė shekullin XIX nė
Shqipėri ka pasur qytete pa kullė sahati, por nuk ka pasur fshatra
me kullė sahati. Mjaft studiues mendojnė se nė Prezė kulla e
sahatit ėshtė ngritur mbi kullėn rrethore lindore tė kėshtjellės
gjatė gjysmės sė parė tė shekullit XIX. Nė vitin 1853 albanologu i
shquar gjerman Johann George Fon Hahn ka vizituar Prezėn.
Ndėr tė tjera, ai pėrshkruan edhe
kullėn e sahatit dhe sahatin qė funksiononte. Sipas dėshmive
gojore tė banorėve tė Prezės deri nė fillim tė Luftės sė Parė
Botėrore ēanga e kėtij sahati dėgjohej nė tė gjithė fshatrat
pėrreth Prezės deri nė afėrsi tė Tiranės dhe tė Krujės. |
 |
|
 |
|
E dyta, Nė tė gjithė shkrimet e
ndryshme tė autorėve mė tė shquar vendas dhe tė huaj qė nga mesi i
shekullit XV deri nė fillim tė viteve '30 tė shekullit XX, Preza -
Qendėr karakterizohet si qytet ose si qytezė. Nė librin "Historia e
Skėnderbeut" tė shkruar latinisht nga humanisti i madh shqiptar Marin
Barleti dhe tė botuar nė Romė ndėrmjet viteve 1508-1510 Preza
karakterizohet si qytezė e parthinėve. Nė kėtė vepėr pėr Prezėn, ndėr
tė tjera theksohet: "Pa dyshim kėtu shumė gjėra mė thonė tė parashtroj
diēka pėr zanafillėn dhe fatmirėsinė e lashtė tė kėsaj qyteze dhe nė
radhė tė parė fakti qė ajo ėshtė e pėrmendur edhe pėr veprat e
shkrimtarėve, gjė qė nuk ėshtė e panjohur, as u shpėton brezave tė
mėpasėm.
Pėrpara luftėrave civile tė Cezarit dhe
Pompeit (vitet 49-45 p.e.r.), kjo qytezė zinte njė vend mjaft tė
nderuar nė krahinė; vetė gėrmadhat e saj dhe vetė gjurmėt e sendeve tė
veēanta lejojnė tė shikosh dhe vlejnė tė parafytyrosh qartė shkėlqimin
e gjendjes sė dikurshme dhe bujarinė e lashtė tė vendit. Thonė se e
pushtoi dhe e shkatėrroi Cezari, kur mbante tė rrethuar nė qytetin e
Durrėsit, Pompein dhe Senatin romak. Dhe mbeti pėrgjithmonė i sheshuar
nė atė gjendje gėrmadhe dhe as u dukėn mė pas ndonjėherė gjurmė
rindėrtimi, pėrveē atyre qė zelli i banorėve ripėrtėriu pėr nevojat e
veta tė ndryshme" (2001:326-327).
Nė fillim tė shekullit XX njė nga njohėsit
mė tė shquar tė konstruksionit shpirtėror shpirtėror tė popullit
shqiptar, tė kulturės shqiptare, Shtjefėn Gjeēovi ka shkruar novelėn,
qė plotėson edhe parametrat e romanit, tė titulluar "Mnera e Prezės".
Nė kėtė vepėr ai asnjėherė nuk flet pėr fshatin Prezė, por pėr qytetin
e Prezės. Madje jo pėr njė qytet tė ēfarėdoshėm, por pėr njė qytet qė
realizonte dhe synonte nivele tė larta emancipimi tė vajzave dhe tė
grave shqiptare.
Nė botimin jubilar "10 vjet Mbretni
1928-1938" pėr Prezėn, ndėr tė tjera, theksohet: "E ringjallur prej
Qeverisė Mbretnore si qendėr turistike, Preza po merr nji zhvillim tė
posaēėm nga lėvizja e turistėve tė huaj qė vijnė me soditė vjetėrsinat
e kėtij qyteti historik" (fq. 262-263).
E treta. Sociologėt qė kanė
trajtuar me pėrparėsi ēėshtjet socialkulturore tė urbanizimit si
Toine, Wirth, Park etj., kanė argumentuar se mėnyra e jetesės e
qytetit ndikon nė mėnyrė tė ndjeshme mėnyrėn e jetesė sė banorėve tė
fshatrave pėrreth. Mjaft fakte provojnė se nė rrjedhėn e shumė
shekujve Preza, si tė thuash, e ka ushtruar njė funksion tė tillė
ndikues, emancipues pėr fshatarėt qė banonin nė tė gjithė krahinėn e
mė gjerė. Fshatarėt pėr shumė kohė e quanin Prezėn shehėr dhe banorėt
e Prezės shehėrli, fjalė turqishte qė pėrkthehen pėrkatėsisht qytet
dhe qytetar.
Nė rrafshin arsimor, kulturor Preza ka
qenė gjithnjė mė e pėrparuara se fshatrat qė shtrihen rrotull saj.
Sidomos gjatė shekujve XVI-XIX, ndėrkohė qė nė shumė krahina tė
Shqipėrisė nuk kishte asnjė formė tė organizuar tė shkollimit, nė
Prezė kanė funksionuar pothuajse gjithnjė shkolla tė orientimit fetar.
Nga tė parat shkolla shqipe qė u hapėn pak muaj pas shpalljes sė
Pavarėsisė mė 1912, ka qenė edhe shkolla e Prezės.
E katėrta, Sikurse edhe nė vende tė
tjera europianoperėndimore, edhe nė Shqipėri ka dallime tė
konsiderueshme nė formimin shpirtėror tė banorėve tė qyteteve dhe tė
atyre tė fshatrave. Modelimi psikologjik i banorėve tė Prezės
plotėsonte tė gjitha parametrat pėr t'u karakterizuar si modelim
urban. Ndėr tė tjera, banorėt e Prezės dallohen pėr tolerancėn, qė
shpėrfaqet nė tė gjithė aspektet e veprimtarinė e tė mėnyrės sė tyre
tė jetesės, nė marrėdhėniet ndėrmjet grupimeve sociale dhe nė
marrėdhėniet ndėrindividuale ndėrmjet banorėve me pėrkatėsi
subkulturore, fetare e politike tė ndryshme. Tradicionalisht dhe nė
ditėt tona ndėr banorėt e Prezės, jo vetėm nuk ka pasur konflikte pėr
ēėshtje fetare, por ata i frekuentojnė rregullisht, pa kurrfarė
paragjykimi fetar, vendet e shenjta myslimane e tė krishtera,
pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare.
Qė nga shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė
(nėntor 1912) deri nė ditėt tona herė pas here zhvillimet politike
janė karakterizuar nga intoleranca e konfliktualiteti i skajshėm.
Veēanėrisht gjatė Luftės sė Dytė Botėrore e mė pas konfliktet pėr
ēėshtje politike nė shoqėrinė shqiptare u agravuan mė shumė. Edhe nė
kėto vite tensionesh politike, banorėt e Prezės ofruan modelet mė
humane tė tolerancės e tė mirėkuptimit. Tė inkuadruar nė formacionet
politike kryesore qė vepronin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore si Partia
Komuniste, Balli Kombėtar dhe veēanėrisht Legaliteti, banorėt e Prezės
nuk u konfliktuan ashpėr, nuk u vranė me njėri-tjetrin, siē ka ndodhur
nė shumė qytete e krahina tė Shqipėrisė. Nėpėrmjet tolerancės sė
admirueshme banorėt e Prezės arritėn tė amortizojnė ndjeshėm
rrjedhojat shkatėrrimtare tė luftės sė klasave qė u imponua nga
strukturat partiako-shtetėrore tė regjimit totalitar socialist nė
vitet 1945-1990.
Nė njedhėn e trazuar tė kohės shumica e
objekteve arkitektonike tė qytetit tė Prezės janė shkatėrruar ose janė
zhdukur plotėsisht. Ka mbetur deri nė ditėt tona pothuajse vetėm
kalaja, e cila ngrihet nė pjesėn mė tė lartė tė vargut kodrinor tė
Prezės. Kjo kala ka formėn e njė pesėkėndėshi tė ērregullt me kulla tė
rrumbullakta nė katėr qoshe dhe me njė kullė drejtkėndėshe rreth mesit
tė murit qė shtrihet nė drejtim Perėndim-Lindje. Kalaja ka gjatėsi 80
metra dhe gjerėsi 50 metra (Papajani, L., 1974: 167). Pėr nga pėrmasat
dhe trashėsia e mureve (1.3m - 1.4 m) kjo kala nuk ka qenė
pėrllogaritur pėr tė pėrballuar rrethime tė gjata e bombardime me
artilerinė e rėndė. Mjaft fakte provojnė se kalaja e Prezės ka
shėrbyer kryesisht si kullė kontrolli pėr rrugėn me rėndėsi ekonomike
dhe ushtarake qė lidhte Durrėsin me Krujėn dhe me Shkodrėn. Gjithashtu
kjo kala pėrbėn edhe njė pikė komunikimi vizual ose tė pėrcjelljes sė
mesazheve nėpėrmjet sinjaleve pamore ndėrmjet kalasė sė Petrelės, tė
Krujės, tė Durrėsit dhe tė Ishmit (Karaiskaj, Gj., 1981:107).
Mjaft studiues mendojnė se kalaja e Prezės
ėshtė ndėrtuar pėr herė tė parė gjatė shekullit tė III pas Krishtit.
Qė nga kjo kohė deri nė fund tė shekullit XIX ėshtė rrėnuar dhe
rindėrtuar pothuajse krejtėsisht disa herė. Mendohet qė kalaja tė jetė
ndėrtuar mė herėt. Disa studiues arsyetojnė se sė paku qė nga shekulli
i II para Krishtit dhe mė pas, Preza ka qenė arenė ku janė zhvilluar
beteja ndėrmjet ushtrive mė tė fuqishme nė rajonin e Ballkanit dhe mė
gjerė. Flitet edhe pėr beteja tė zhvilluara nga ushtritė romake.
Ndėrsa albanologu i shquar gjerman Johann Georg Fon Hahn e zhvendos
edhe mė nė thellėsi tė historisė rėndėsinė e relikeve tė gjetura e qė
lipset tė zbulohen nė Prezė. Ndėr tė tjera, ai ka shkruar: "Pėrsa u
takon fosilizimeve tė gjetura nė vargun kodrinor tė Prezės (Preschia),
qė ndodhet nė drejtimin perėndimor pėrkundruall Krujės... zoti Dr. Ami
Boué i cilėsuar si njė minierė tė vėrtetė ..." (2001 :29).
Ndaj mendojmė se studimi me kritere
shkencore i parahistorisė dhe historisė sė Prezės, restaurimi i
monumenteve tė saj, veēanėrisht i kalasė, pėrfaqėsojnė njė kontribut
tė rėndėsishėm pėr tė plotėsuar "hapėsirėn" e atlasit kulturor, qė ka
rėndėsi jo vetėm pėr Prezėn, kulturėn kombėtare shqiptare, por edhe
pėr historinė e kulturėn e vendeve fqinje me Shqipėrinė, me tė cilėt
nė rrjedhėn e historisė shkėmbimet ekonomike, kulturore dhe pėrplasjet
ushtarake kanė qenė mė tė shpeshta dhe mė ndikuese.
:::::::::::::::::::::::::::
-
Fotot janė tė vitit 1934, tė
cilat janė tėrhequr nga Franca me interesimin e restauratorit Sefer
Gordi
-
-
LITERATURA KRYESORE
-
-
-Barleti, Marin: Histori e Skėnderbeut,
Shtėpia Botuese "Faik Konica", Prishtinė 2001.
-
-10 vjet Mbretni 1928-1938, Tiranė 1938
-
-Gjeēovi Shtjefn: Mnera e Prezės, Botim
i Shoqatės Kulturore "Pellazgėt", Tiranė 2000.
-
-Hahn, Johann George Von: Udhėtim nėpėr
viset e Drinit e tė Vardarit, Shtėpia Botuese "Geer", Tiranė 2001.
-
-Karaiskaj Gjergj: 5000 vjet fortifikime
nė Shqipėri, Shtėpia Botuese "8 Nėntori", Tiranė 1981.
-
-Papajani, Lazar: "Kalaja e Prezės",
Revista Monumentet, 1974, nr. 7-8.
-
-Selenica, Teki: Shqipnia mė 1923,
Shtypshkronja "Tirana", Tiranė 1923.
-
-Selenica, Teki: Shqipėria mė 1927,
Shtypshkronja "Tirana", Tiranė 1928.
|
|