|
13 mars 2004 / Linda Karadaku-Ndou
"Zėri
i Amerikės"
Komandanti i forcave tė NATO-s pėr Evropėn
Jugore, admirali Gregory Johnson, do tė vizitojė Kosovėn tė hėnėn,
bėri tė ditur zyra pėr shtyp e paqeruajtėsve tė NATO-s nė Prishtinė.
Admirali Johnson do tė takohet me zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė
dhe vendorė, kryekomandantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kamerhof,
kryeadministratorin ndėrkombėtar tė Kosovės, Harri Hollkeri,
presidentin ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Rexhepi.
Komandanti i forcave tė NATO-s pėr Evropėn
Jugore, e viziton osovėn nė njė kohė kur masat e sigurisė nė tė janė
shtuar pas incidenteve tė fundit, hedhjes sė njė granate nė rezidencėn
e presidentit Rugova, gjetjes sė njė mjeti shpėrthyes pranė selisė sė
misionit tė OKB-sė nė Prishtinė dhe njė numėr rastesh tė tjera kur ka
pasur shpėrthime apo janė gjetur mjete shpėrthyese nė pjesė tė
ndryshme tė Prishtinės.
Ndėrkohė, nė Kosovė po vazhdon vizitėn e
tij katėrditore nėnsekretari i Kombeve tė Bashkuara, pėr operacionet
paqeruajtėse, Zhan Mari Geno, i cili osot vizitoi Mitrovicėn dhe
termocentralet nė Kastriot. Qė Mitrovica tė bėhet njė qytet ku
mbretėron paqja, duhet tė ketė mė shumė aktivitete ekonomike, tha zoti
Geno gjatė vizitės qė bėri nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Nėnsekretari i Kombeve tė Bashkuara,
Jean-Marie Guehenno, vlerėsoi po tė shtunėn punėn qė bėjnė punėtorėt e
kompanisė elektro-energjitike tė Kosovės dhe kėrkoi qė qytetarėt tė
paguajnė pėr energjinė elektrike qė harxhojnė nė mėnyrė qė kompania
elektro-energjitike tė mund tė prodhojė. Drejtuesit e KEK-ut thonė se
Kosova aktualisht prodhon rrymė tė mjaftueshme pėr veten.
Zoti Geno ėshtė takuar nė Kosovė me
zyrtarėt mė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė, pėrfaqėsues tė
komuniteteve tė ndryshme dhe ka theksuar nevojėn qė tė punohet pėr
plotėsimin e standarteve qė duhet tė pėrmbushė Kosova para se tė
diskutohet statusi i saj pėrfundimtar nga mesi i vitit 2005. Vizita e
zotit Geno konsiderohet mjaft e rėndėsishme sepse ėshtė nė tė njėjtėn
kohė, njė mission fakt-mbledhės pėr gjendjen nė Kosovė.//kk//
|