|
 |
|
Mevlude
Saraēi |
|
|
-
13 mars 2004 / TN
-
-
Akti kriminal qė ndodhi nė orėt e hershme tė mėngjesit tė sė
premtės me rastin e hudhjes sė granatės mbi rezidencėn e
presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, i tronditi tė
gjithė qytetarėt e Kosovės.
-
-
Mevlyde SARAĒI
/ Deputete nė Kuvendin e Kosovės
-
-
Kush
duhet ti mbrojė institucionet e Kosovės dhe krerėt e tyre
Kosova e pasluftės mbi supet e veta barti shumė probleme dhe
sulme terroriste, atentate dhe plagosje, shkatėrrime tė
objekteve, hudhje tė materialeve shpėrthyese e ēka jo. Mbase
tani pas pesė vitesh tė pasluftės Kosova po pretendon tė
bėhet njė shtet i paqes dhe demokracisė, i lėvizjes sė lirė tė
qytetarėve, i dashurisė dhe shpresės.
|
-
-
E dje?
-
-
Ndodhi
akti mė kriminal mbi institucionin mė tė lartė tė Kosovės, mbi
rezidencėn e presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, institucion
ky i pranuar ndėrkombėtarisht dhe i ndėrtuar mbi bazėn e votave tė
popullit tė Kosovės. Pse kėshtu?
-
-
Ata qė
ngrenė dorėn mbi institucionin e presidentit dhe familjes sė tij,
ngrenė dorėn dhe hodhėn bombė mbi lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės,
mbi mundin, sakrificėn dhe gjakun e derdhur pėr liri e pavarėsi, mbi
tė tanishmen dhe tė ardhmen e Kosovės.
-
-
Ata janė
dorė e zgjatur e Serbisė qė e kriminalizoi kėtė popull si nė
inkuizicion. Ata janė soj krimineli dhe emėr tjetėr nuk kanė. Ata
duhet ti denoncojė vetė populli i Kosovės dhe ti dėrgojė nė
theqafje se kėtu nuk kanė vend.
-
-
Sigurimin
e institucioneve dhe tė krerėve tė tyre duhet ta bėjė KFOR-i,
UNMIK-u, SHPK-ja, por mbi tė gjitha duhet ta bėjė vetė populli i
Kosovės. Duhet tė jemi vigjilent nė ēdo moment dhe tė pėrcjellim ēdo
lėvizje rreth nesh. Nuk mjafton tė deklarohemi se jemi tė indinjuar
pėr rastet qė po ndodhin por duhet punuar pa ndėrprerė pėr tė
realizuar njė qetėsi pėr tė gjithė, pėr tė zhvilluar shtetin e
Kosovės dhe pėr tė arritur njė shkallė tė lartė tė demokracisė
-
Kujt po i
pengojnė institucionet e Kosovės?
-
-
Kosova
martire me djersė e gjak arriti tė krijojė institucionet e saj tė
cilat sot duhet ruajtur si sytė e ballit. Fundja pėr kėto u vramė
para, gjatė dhe pas luftės. Atyre qė u konvenon destabilizimi i
vendit ata janė kriminelė. Ata qė mundohen tė vrasin votėn e
popullit le ta dijnė mirė se nuk do tė arrijnė. Nėse ėshtė nevoja
pėrsėri do tė sakrifikohemi dhe tė flijohemi, por institucionet tona
do tė jetojnė sepse ato janė ardhmėria jonė dhe e fėmijėve tonė.
-
-
Bombat nuk
janė rastėsi. Ato janė njė paralajmėrim i keq pėr faktin se ky vit
ėshtė edhe vit i zgjedhjeve tė dyta nacionale, ėshtė vit vendimtar i
arritjes sė standardeve si kusht pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės,
si kusht pėr pavarėsinė dhe pranimin e Kosovės si shteti mė i ri nė
botė. Por, pavarėsisht prej kėsaj ne do tė qėndrojmė dhe nuk do tė
dorėzohemi. Do ti mbrojmė kėto institucione dhe krerėt e tyre siē
mbrohen nė tėrė botėn e civilizuar e demokratike.
-
-
Ata qė
janė pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovė duhet tė jenė pėrgjegjės edhe
pėr sigurinė e institucioneve dhe kėtė duhet ta bėjnė sa mė parė.
Nuk ka mė vend pėr modesti. Shteti ėshtė shtet dhe duhet tė mbrohet.
Populli e ka thėnė fjalėn e vet dhe do ta thotė prap. Nuk do tė
mundet askush tė krijojė panikė dhe tė na largojė nga rruga e
pavarėsisė me kurrfarė ēmimi.
-
-
Por kur
hudhen bomba mbi institucionet mė tė larta nuk mund tė qėndrojmė aq
gjakftohtė dhe tė rrijmė duarkryq. Dhuna duhet tė denoncohet. Fundja
presidenti i Kosovės ėshtė zgjedhur me votėn demokratike dhe kjo
votė duhet tė mbrohet nga vetė populli i Kosovės bashkė me
pėrgjegjėsit e sigurisė nė Kosovė.
-
-
Prandaj
duhet ti zbulojmė vrasėsit e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės qė
vijnė ditėn dhe natėn, duhet tė zbulohen edhe ideatorėt dhe
projektuesit e kėtyre akteve kriminale.Ėshtė ora e fundit ta bėjmė
kėtė veprim.
|
|