|
-
13 mars 2004 / TN
-
-
Atentati ndaj presidentit dr. Ibrahim Rugova ėshtė tentim pėr tė
goditur gjithė atė qė Kosova ka arritur deri mė sot, imazhin pozitiv
dhe perspektiven e Kosovės. Kjo nuk ėshtė nė interes tė shqiptarėve;
ėshtė vetėm nė interes tė atyre qė duan ta kthejnė pushtimin e tyre
sėrish nė Kosovė.
-
-
Lum HAXHIU
(Hajdin Abazi)
-
-
Kosova, pėr herė tė parė nė histori dhe si asnjėherė mė parė, ka
arritur njė shkallė shumė tė volitshme afirmimi ndėrkombėtar, njė
legjitimim gjithnjė mė tė pranuar nga tė gjitha anėt e vendeve
euro-atlantike dhe, madje, edhe njė mbėshtetje gjithnjė mė tė hapur
pėr njė tė ardhme me pavarėsi.
-
-
Kjo
ėshtė njė e arritur gjigante, duke pasur parasysh faktin se Kosovės
i ka munguar shteti, i kanė mungur me dekada mjetet e lira tė
informimit, i ka munguar dhe ende i mungon diplomacia e vet pėr ta
prezentuar, afirmuar dhe mbrojtur ēdo tė arritur nė Kosovė. Nė kėtė
vepėr kolosale kemi marrė pjesė, nė mėnyrė aktive a pasive, tė
gjithė shqiptarėt, si popull.
-
-
Mirėpo, ka tė tjerė qė e duan Kosovėn tė ecėn mbrapa. Ka qė e duan
Kosovėn ta shohin tė dėshtojė nė tė gjitha segmentet. Tė
destabilizohet, tė fillojnė grindje, protesta, trazira. Thjesht, qė
nuk e duan stabilitetin e Kosovės. Qė nuk e duan konsolidimin e saj.
Ata, qė smunden ta durojnė dot tė vėrtetėn, se shqiptarėt po ecin
me tė gjitha kriteret drejt pranueshmėrisė evro-atlantike.
-
-
Derimė
tash, ata shpresonin se shqiptarėt do tė dėshtojnė nga vetėvetja.
Shpresonin se mospajtimet partiake do tė merrnin pėrmasa
konfliktuoze dhe tė bllokonin progresin e Kosovės. Por, liderėt
politikė, nė tė gjitha momentet kyēe dhe me rėndėsi jetike arritėn
koncenzus dhe nuk bllokuan proceset e progresit nė Kosovė. Me kėto
akte, forcat politike shqiptare tė Kosovės po fitonin gjithnjė mė
shumė simpatinė e vendeve euro-atlantike, gjė qė nė kohėn kur luan
rol serioz ēėshtja e opinionit, kjo ka rėndėsi tė madhe.
-
-
Standardet pėr Kosovėn jo vetėm u pranuan nga institucionet
kosovare, por edhe po punohet nė sendėrtimin e tyre. Kėtė, hapur e
nė mėnyrė publike, e kanė ēmuar lart Kėshilli i Sigurimit, Bashkėsia
Evropiane, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
-
-
Nė
funksion tė pavarėsisė sė Kosovės janė edhe religjionet te
shqiptarėt, pėrmes tolerancės, koekzistencės dhe respektit tė
ndėrsjellė, pėr ēka kėtyre ditėve u shpreh njė vlerėsim shumė
pozitiv nga nėnsekretari i KB-ve pėr
Operacione Paqeruajtėse Zhan-Mari Gueno, i cili gjatė kėsaj
jave qė po ikėn ishte pėr vizitė zyrtare nė Kosovė.
-
-
Kundėr
kėtyre proceseve pozitive u shpreh vetėm Beogradi, i cili kėrkoi
zyrtarisht tė diktojė formėn shtetėrore tė Kosovės, duke e copėtuar
atė pėrmes tė ashtuquajturit kantonizim. Kjo u hodh poshtė
shqiptarėt dhe UNMIK-u, nga Kombet e Bashkuara, Bashkėsia Evropiane,
Grupi i Kontaktit. Ky dėshtim i politikės sė Beogradit, i ka bėrė
qarqe tė caktuara tė atjeshme tė kalojnė nė fazėn tjetėr, me
objektiv qė ti ndryshojė kahjet e rrjedhave nė disfavor tė Kosovės.
-
-
Tė
kujtojmė se kohė mė parė, zyrtarė tė UNMIK-ut paralajmėruan atentate
ndaj disa liderėve tė lartė tė LDK-sė, por ata nuk treguan se prej
nga i kanė burimet, se kush mund tė ishin atentatorėt; dhe
megjithatė, nuk morėn asfarė masash sigurie! Tė kujtojmė, se njė
kolonel aktiv nė armatėn serbe jomoti pati deklaruar se ende i ka
sigurimcat e vet nė Kosovė!
-
-
Bomba
e hedhur nė rezidencėn e presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova
ėshtė e planifikuar mirė. Ky vit, ėshtė vit i zgjedhjeve lokale dhe
nacionale. Atentati ndaj presidentit, shkakton dyshime, tensione dhe
fėrkime, shkakton intolerancė dhe pasiguri.
-
-
Atentatet ndaj veprimtarėve politikė dhe moszbulimi i kriminelėve,
ka krijuar psikologjinė e paragjykimeve dhe tė drejtimit tė
gishtit kah shqiptarėt, sidomos kah njerėzit e luftės duke e
harruar thuaja fare faktin se sigurimcat veprojnė nė Kosovė!
Njerėzit e luftės, me kėtė mendoj nė UĒK nuk mund tė jenė aktorė,
pėr tė vrarė atė liri, pėr tė cilėn ata kanė luftuar kundėr
pushtimit tė Serbisė.
-
-
Sa
herė qė Kosova ėshtė ndodhur para kthesave serioze e vendimtare,
gjithmonė ėshtė goditur ajo. Kur po zhvilloheshin bisedimet pėr
bashkim midis shtabit tė Qeverisė sė Kosovės nė egzil dhe Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, a nuk u bė atentat mbi personin kyē, kolonel
Ahmet Krasniqin dhe me kėtė edhe u pengua ky proces, pėr shkak se u
pėrhapėn dyshime tė ndėrsjella!
-
-
Ja,
edhe tash, kur Kosova ka filluar tė shihet me admirim nga vendet
euro-atlantike! Atentati ndaj presidentit tė Kosovės ėshtė pėrpjekje
pėr tė goditur gjithė atė qė Kosova ka arritur deri mė sot, e
imazhit dhe e perspektivės sė Kosovės. Ėshtė goditje e fryteve mė tė
ēmuara tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė UĒK-sė qėllimi kryesor
i tė cilės ishte liria, paqja, siguria, dalja e institucioneve nga
zgjedhjet e lira dhe respektimi i verdiktit tė popullit.
-
-
Njė
dorė e zezė, me kėto akte kriminale, dėshiron ti hutojė, kaotizojė
e tė mbjellė urrejtje midis shqiptarėve, me qėllim qė tė shkaktohet
njė konflikt vėllavrasės, prej sė cilės do tė pėrfitonte vetėm
Serbia!
-
-
Tė
vetėdijshėm pėr kėtė, para ēdonjėrit prej nesh kėrkohet qė tė ruajmė
durimin dhe gjakftohtėsinė, tė ruajmė gjykim dhe arsyen e shėndoshė
e gishtin ta drejtojmė nga armiku ynė i pėrbashkėt, aty edhe ku
ėshtė fajtori i vėrtetė, qė me tė gjitha mjetet po vepron pėr ta
riinstaluar regjimin pushtues tė Serbisė!
-
-
Tė
kėrkojmė nga KFOR-i, Policia Ndėrkombėtare, Policia jonė dhe nga ēdo
qytetar, qė tė angazhohen pėr tė zbuluar atentatorėt, kriminelėt dhe
vrasėsist, pėr ta ndalur njė herė e pėrgjithmonė atė dorė barbare qė
na vret, e fshihet nė errėsirėn prej nga ka dalur!
-
-
Lund
(Suedi),
12 shkurt 2004
|
|