| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Vazhdojnė
reagimet dhe dėnimet ndaj sulmit tė djeshėm nė rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
Presidentit
Rugova
-
Daci kėrkon
masa shtesė tė sigurisė nė mbrotjen e udhėheqėsve dhe tė
institucioneve tė Kosovės
-
Misioni i
UNMIK-ut e ka marrė shumė seriozisht dhe do ta hetojė shpėrthimin nė
rezidencėn e presidentit Rugova
-
Policia
ndėrkombėtare ka fajėsuar pėr sulmet ndaj udhėheqėsve politikė
shqiptarė grupet kriminale
-
Ministria e
Arsimit dėnon aktin kriminal nė Rezidencėn e Presidentit Rugova
-
Podujevė:
Udhėheqja komunale dhe e LDK-sė dėnojnė shpėrthimin nė Rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
Akti
kriminal-terrorist ka pėr qėllim qė tė atakojė institucionin mė tė
lartė tė Kosovės
-
Kryesia e
degės sė LDK-sė nė Dardanė shpreh revoltė pėr sulmin e djeshėm
-
LDK dhe
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nė Ēikago dėnojnė aktin terrorist
kundėr Presidentit tė Kosovės
-
LDK nė Zvicėr:
Akt qyqar e mizor ndaj Presidentit tė Kosovės
-
Shoqata
shqiptaro-kanadeze Kosova dėnon ashpėr sulmin terrorist kundėr
Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės
-
LDK nė Londėr:
Akt kriminal ndaj rezidencės sė Presidentit tė Kosovės
-
Ministri i
rendit Ingli Toska ka ngritur shkallėn e gatishmėrisė nė gjithė
Shqipėrinė
-
Arbėr Xhaferi
ėshtė kandidat i PDSH-sė pėr president tė Maqedonisė, ndėrkaq PPD
pėrkrah kandidatin e BDI-sė
-
Policia e
Maqedonisė ka zbuluar njė sasi tė madhe armatimi nė afėrsi tė
kufirit me Kosovėn
-
Forcat
izraelite kanė vrarė 2 palestinezė nė Rripin e Gazės
-
Nė njė qytet
tė Kalifornisė, policia ka gjetur trupat e pajetė tė 7 personave
-
Nga njė
shpėrthim bombe kanė vdekur dy ushtarė amerikanė
-
Nė Spanjė
miliona njerėz demonstruan kundėr terrorit
-
Zyrtarė tė
OKB-sė dhe OSBE-sė diskutojnė pėr efektivitetin e luftės kundėr
terrorizmit
-
Kryeministri i
ri i Haitit bėn betimin
-
Sulmi ndaj
presidentit Rugova, njė sulm i rrezikshėm ndaj Kosovės
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Vazhdojnė
reagimet dhe dėnimet ndaj sulmit tė djeshėm nė rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
-
Prishtinė, 13 mars 2004
- Me rastin e sulmit djeshėm kriminal ndaj
rezidencės sė Presidentit tė Kosovės dhe njėherit kryetar i LDK-sė,
Ibrahim Rugova, nė redaksinė tonė vazhdimisht po arrijnė reagime tė
degėve e nėndegėve tė LDK-sė, organizatave, shoqatave dhe individėve
nė dėnimin e ashpėr tė kėtij akti qyqar e mizor.
-
Kėshtu nė reagimin e degės sė LDK-sė nė Mitrovicė, tė Forumit tė
Gruas dhe Forumit tė Rinisė, sulmi ndaj Presidentit Rugova
konsiderohet sulm kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė
lartė tė Kosovės, kundėr Presidentit tė Kosovės, kundėr LDK-sė,
kundėr lirisė dhe demokracisė, qetėsisė, sigurisė nė Kosovė dhe
kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
-
Dega e LDK-sė nė Mitrovicė pėrkrah organizimin e protestave qė do tė
organizohen nė Prishtinė kundėr sulmit nė Rezidencėn e Kryetarit
Rugova si dhe kėrkon nga organet kompetente zbulimin e kryesve dhe
nxjerrjen e tyre para drejtėsisė sa mė parė.
-
Kryesia e LDK-sė, ajo e FR dhe e FG tė LDK-sė nė Vushtrri e dėnojnė
ashpėr kėtė sulm kriminal ndaj rezidencės sė Presidentit Rugova,
duke e cilsuar edhe si sulm ndaj institucioneve mė tė larta tė
Kosovės dhe popullit tė saj. Njėherit kėrkohet nga organet pėrkatėse
qė aktorėt e kėsaj vepre tė shėmtuar tė zbulohen dhe sa mė parė tė
nxirren para drejtėsisė.
-
Nė reagimin e nėndegės sė LDK-sė nė Shafhausen tė Zvicrės, ky sulm
cilsohet se akt barbar i drejtuar kundėr Presidentit, LDK-sė dhe
institucionit mė tė lartė tė vendit. "Aktet e tilla kriminale e
qyqare po mundohen tė vrasin lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės",
thuhet nė kėtė reagim.
-
Poashtu edhe nėndega tjetėr nė qytetin Soluthufrn tė Zvicrės, ngre
zėrin lart kundėr "individėve, grupeve dhe bandave kriminale, tė
cilat ēdo ditė po e dėmtojnė imixhin e Kosovės".
-
Nė reagimin e nėndegės nė Orlikon, po nė Zvicėr, thuhet se
Presidenti i Kosovės u sulmua me qėllim qė tė pengohet nė rrugėn e
tij tė pandalshme drejt pavarėsisė sė Kosovės, duke i dhėnė
pėrkrahje tė parezervė Presidentit Ibrahim Rugova.
-
Ndėrkaq nė reagimin e Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Prizren sulmi
kriminal ndaj Presidentit Rugova vlerėsohet si "vazhdimėsi e krimit
tė organizuar politik", duke shprehur pėrprahje tė parezervė pėr
Presidentin Rugova.
-
-
Daci kėrkon
masa shtesė tė sigurisė nė mbrotjen e udhėheqėsve dhe tė
institucioneve tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 13 mars 2004
- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci
ėshtė takuar dje pasdite me zėvendėskryeadministratorin e Kosovės
Ēarls Brajshou, udhėheqėsin e Shtyllės sė UNMIK-ut pėr Drejtėsi dhe
Polici, Zhan Kadi dhe komesionerin e policisė sė UNMIK-ut Shtefan
Feller.
-
-
Nė kėtė takim Daci ka kėrkuar
ndėrmarrjen e masave shtesė tė sigurisė, tė cilat duhet tė aplikohen
menjėherė nė ruajtjen dhe mbrotjen e udhėheqėsve dhe institucioneve
tė Kosovės.
-
Kryeparlamentari Daci nė kėtė takim, pasi ka shpjeguar involvimin e
strukturave tė jashtme dhe tė strukturave tė tjera ekstreme nė
destabilizimin e Kosovės nė dėshtimin e misionit tė Kombeve tė
Bashkuara nė Kosovė, me njė shkresė pėrcjellėse kėrkoi ndėrmarrjen e
masave shtesė tė sigurisė tė cilat duhet tė aplikohen menjėherė nė
ruajtjen dhe mbrojtjen e udhėheqėsve dhe institucioneve tė Kosovės.
-
-
-
Misioni i
UNMIK-ut e ka marrė shumė seriozisht dhe do ta hetojė shpėrthimin nė
rezidencėn e presidentit Rugova
-
-
Prishtinė, 13 mars 2004
- Nė njė deklaratė pėr shtyp tė Zyrės sė Misionit
tė UNMIK-ut thuhet se ky mision e ka marrė shumė seriozisht dhe se
do ta hetojė kėtė shpėrthim nė rezidencėn e Presidentit Rugova si
dhe vepriomet tjera ekstremiste qė prekin sigurinė e kosovarėve deri
nė fund.
-
-
-
Policia
ndėrkombėtare ka fajėsuar pėr sulmet ndaj udhėheqėsve politikė
shqiptarė grupet kriminale
-
-
Prishtinė, 13 mars 2004
- Policia ndėrkombėtare ka fajėsuar pėr sulmet
ndaj udhėheqėsve politikė shqiptarė grupet kriminale qė veprojnė
brenda Kosovės. Policia thotė se nė listėn e mėherėshme tė
udhėheqėsve politikė janė qė janė kėrcėnuar me vrasje nuk gjendet
emri i presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe se rasti i sulmit
nė rezidencėn e tij po hetohet.
-
-
Njė zėdhėnėse e policisė ndėrkombėtare
nė Kosovė Anjela Xhozef i tha BBC-sė se grupet terroriste tė llojit
tė "Al Kaidės" nuk veprojnė nė Kosovė. Ajo shtoi se nė Kosovė vepron
krimi i organizuar dhe sipas saj shumica e incidenteve vijnė nga
kėto grupe kriminale.
-
-
-
Ministria e
Arsimit dėnon aktin kriminal nė Rezidencėn e Presidentit Rugova
-
-
Prishtinė, 13 mars 2004
- Akt i paramenduar terrorist nė institucionin mė
tė lartė tė Kosovėsė, punonjėsit e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės
dhe Teknologjisė tė Kosovės me indinjatė tė thellė morėn lajmin pėr
sulmin kriminal tė kryer mbi Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
z.Ibrahim Rugova.
-
-
Ky akt vandal mbi institucionin mė tė
lartė tė vendit ka pėr qėllim frenimin e procesit tė lirisė,
demokratizimit dhe pavarėsisė sė Kosovės. Me akte tė tilla tė rėnda
kriminale synohet destabilizimi i Kosovės, krijimi i ndjenjės sė
pasigurisė dhe pengimi I shumė proceseve positive dhe progresit tė
arritur nė Kosovė dhe veēmas pengimin e arritjes sė standardeve.
-
Mirėpo, aktet e kėtilla tinzare nuk mund ta ndalin rrugėtmin drejt
pavarėsisė sė Kosovės tė cilit proces po i prin me plotė sukses
Presidenti Rugova.
-
MASHT dėnon rėndė kėtė akt dhe aktet e tjera kriminale dhe kėrkon
nga organet pėrgjegjėse tė policisė dhe drejtėsisė tė marrin masa
adekuate pėr t'i zbuluar akterėt e krimit dhe pėr ti nxjerrė para
drejtėsisė.
-
-
-
Podujevė:
Udhėheqja komunale dhe e LDK-sė dėnojnė shpėrthimin nė Rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
-
Podujevė, 13 mars 2004
- Nė njė reagim tė udhėheqjes komunale tė
Podujevės dėnohet aktin kriminal i sulmit me bombė dje nė Rezidencėn
e Presidentit tė Kosovės.
-
"Ky akt ėshtė atak nė institucionet demokratike tė Kosovės dhe nė
procesin e lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė", nė deklaratėn e
institucioneve komunale tė Podujevės. "Shprehim indinjatėn bashkė me
qytetarėt e komunės sonė e njėherit kėrkojmė nga institucionet e
ndjekjes dhe drejtėsisė qė tashmė tė dėshmojnė mė nė fund nivelin e
profesionalizmit dhe tė efikasitetit nė sjelljen para drejtėsisė tė
bartėsve tė kėtyre akteve kriminale", thuhet nė deklaratė.
-
Ndėrkaq, Kryesia e degės e LDK-sė, Forumi i Gruas dhe Forumi i
Rinisė, tė indinjuar nga akti kriminal i sė enjtes, pėrmes
komunikatės pėr opinion deklaruan se u "sulmua institucioni qė
paraqet njėsinė dhe garancinė e qenies sė shtetėsisė, personalitetit
dhe burrėshtetasit tė pėrkushtuar pėr lirinė, pavarėsinė dhe
demokracinė nė Kosovė".
-
Dega e LDK-sė kėrkon nga kompetentėt pėr sigurinė dhe rendin qė mė
nė fund tė bėjnė diēka dhe tė thonė deri kur do tė zbulohen
planifikuesit, urdhėrdhėnėsit dhe kryesit e akteve kriminale tė
pasluftės nė Kosovė.
-
-
-
Akti
kriminal-terrorist ka pėr qėllim qė tė atakojė institucionin mė tė
lartė tė Kosovės
-
-
Ajova/SHBA, 13 mars 2004
- "Lajmin pėr sulmin ndaj Rezidencės sė
Presidentit tė Kosovės e morėm me indinjatė. Ky akt kriminal -
terrorist i drejtuar ndaj Jush ka pėr qėllim qė tė atakojė
institucionin mė tė lartė tė Kosovės, pėr tė destabilizuar situatėn
dhe pėr tė penguar proceset e fuqishme qė po zhvillohen pėr
Pavarėsimin e Kosovės", thuhet nė njė letėr tė 8 kryetarėve tė
komunave tė Kosovės qė ndodhen nė SHBA drejtuar Presidentit Rugova.
-
Mė tutje nė letėr theksohet se "jo rastėsisht dora e zezė e
barbarisė drejtohet ndaj Presidencės, mirėpo e kanė tė kotė kėto
qarqe kriminale, sepse kurrė nuk do tė mund ta ndalojnė pėrkushtimin
dhe ta ndryshojnė pėrcaktimin e qytetarėve tė Kosovės pėr realizimin
e aspiratave shekullore".
-
"Ne, kryetarėt e komunave: Prishtinė, Podujevė, Fushė Kosovė, Viti,
Therandė, Rahovec, Drenas, Kaēanik, qė kėto ditė ndodhemi nė SHBA, e
gjykojmė kėtė veprim qyqar tė mjeranėve qė ia kanė shitur shpirtin
djallit dhe qė kaq barbarisht godasin vlerat mė tė shenjta tė
popullit tė Kosovės", thuhet nė fund tė kėsaj letre tė pėrbashkėt tė
kryetarėve tė 8 komunave tė komunės.
-
-
-
Kryesia e
degės sė LDK-sė nė Dardanė shpreh revoltė pėr sulmin e djeshėm
-
-
Dardanė, 13 mars 2004
- "Lajmi pėr hedhjen e bombės nė Rezidencėn e
Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, shkaktoi hidhėrim dhe
indinjatė tejet tė madhe tek anėtarėsia dhe simpatizantėt e LDK-sė,
por edhe te tė gjthė qytetarėt tjerė tė Dardanės.
-
-
Ata me tė dėgjuar kėtė lajmė,
frekuentonin nė vazhdimėsi lokalet e LDK-sė, tė institucioneve
komunale dhe kudo nė rrugė dhe lokale, shprehninė shqetėsimin dhe
indinjatėn e thellė. Nė njė mėnyrė shprehnin njė farė lehtėsimi qė
ky atentat dėshtoi sa i pėrket dėmeve nė njerėz, por nuk dėshtoi nė
anėn tjetėr sepse u godit rezidenca e e presidentit tė Kosovės",
thuhet nė njė deklaratė tė Degės sė LDK-sė nė Dardanė.
-
"Akti i djeshėm ėshtė mė i shėmtuari i shėrbėtorėve tė huaj, i atyre
qė duan ta vrasin ardhmėrinė e Kosovės. Pėrgjegjėsinė duhet ta
bartin nė rend tė parė pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė, tė
cilėt me kalkulimet dhe tolerancėn qė po e dėshmojnė ndaj forcave
antidemokratike, duke i dhėnė hapėsirė edhe disa OJQ-ve me qėllim tė
krijimit tė njė pėrshtypjeje sikur, LDK-ja ėshtė vetėm njė pjesė e
faktorit politik nė Kosovė e jo forca kryesore politike nė Kosovė e
cila synon realizimin e aspiratave shekullore tė popullit tė
Kosovės, pra njohjen ndėrkombėtare tė Pavarėsisisė sė Kosovės",
thuhet nė kėtė deklaratė tė kėsaj dege.
-
-
-
LDK dhe
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nė Ēikago dėnojnė aktin terrorist
kundėr Presidentit tė Kosovės
-
-
Ēikago, 13 mars 2004
- Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Komuniteti
Shqiptaro-Amerikan pėr shtetin Ilinois me seli nė Ēikago, reagojnė
ashpėr dhe dėnojnė aktin terrorist kundėr Presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova.
-
Gjersa institucionet eminente botėrore i ndajne tituj mė tė ēmueshėm
nė historinė diplomatike tė shqiptarėve nė Ballkan, njė grup
tradhtarėsh dhe bashkėpunėtorėsh tė armiqve tė Kosovės, pėrpiqen tė
minojnė rrugėn e pavarėsisė sė Kosovės, pėr tė cilėn Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova ėshtė duke punuar maksimalisht.
-
-
Andaj, LDK-ja dhe Komuniteti Shqiptar nė
Ēikago apelojnė tek institucionet vendore dhe ndėrkombetare qė tė
marrin masa urgjente nė kapjen e kriminelėve dhe nxjerrjen e tyre
para drejtėsisė.
-
Anėtarėsia e LDK-sė, simpatizantėt e Presidenti Rugova dhe tė gjithė
shqiptaro-amerikanėt e Ēikagos apelojne tek populli i Kosovės qė me
krenari tė pėrkrahė Presidentin Rugova dhe fuqishėm tė dėnojnė
individėt apo grupet terroriste qė nuk ia duan tė mirėn Kosovės.
-
Ne shqiptaret e Ēikagos shprehim pėrkrahjen tonė tė parezervė pėr
institucionin e Presidentit dhe pėr Presidentin e Kosoves Ibrahim
Rugova, thuhet nė njė reagim tė LDK-sė dhe tė Komunitetit Shqiptar
nė Ēikago.
-
-
-
LDK nė
Zvicėr: Akt qyqar e mizor ndaj Presidentit tė Kosovės
-
-
Cyrih, 13 mars 2004
- Lajmi pėr aktin qyqar e mizor qė u bė nė selinė e
Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova tronditi tė gjithė anėtarėt
dhe simpatizantėt e LDK-sė nė Zvicėr, thuhet nė njė reagim tė degės
sė LDK-sė nė Zvicėr.
-
-
Akti kriminal ndaj rezidencės sė sė
Presidentit Rugova ėshtė akti mė i rėndė kundėr institucioneve tė tė
Kosovės, e posaēėrisht kudnėr njeriut tė parė tė Kosovės.
-
-
Prandaj Dega e LDK-sė nė Zvicėr dėnon
kėtė akt dhe kėrkon qė siguria ndaj pėrsonaliteteve tė larta,
sidomos kur ėshtė fjala pėr Presidentin tė bėhet njė siguri mė e
madhe. Kėrkojmė nga organet e sigurisė tė UMNIK-ut dhe Policisė sė
Kosovės qė ta zbardhin kėtė akt kriminal dhe aktet e tjera tė
dhunės, - thuhet nė njė reagim tė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr.
-
-
-
Shoqata
shqiptaro-kanadeze Kosova dėnon ashpėr sulmin terrorist kundėr
Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės
-
-
Toronto, 13 mars 2004
- Kryesia dhe anėtarėt e Shoqatės
shqiptaro-kanadeze Kosova, me seli ne Toronto, dėnojne ashpėr sulmin
terrorist kundėr Rezidencės sė Presidentit tė Kosoves, Dr. Ibrahim
Rugova.
-
Sulmi terrorist kundėr Rezidencės sė Presidentit Rugova ėshtė sulm
kundėr vlerave mė demokratike dhe atyre institucionale, kundėr
lirisė dhe pavarėsisė, pėr tė cilat u bėnė aq flijime. Njėheresh
ishte ky sulm kundėr njeriut, i cili bėri mė sė shumti qė ėndrra pėr
t'u liruar nga robėria serbe u bė realitet. Sulm kundėr njeriut i
cili i bėri shqiptarėt tė ndiehen mė krenarė se kurrė m parė.
-
Kryesia dhe anėtarėt e Shoqates shqiptaro-kanadeze Kosova, me seli
ne Toronto, kėrkojnė nga organet e rendit dhe tė sigurisė nė Kosovė
qė aktorėt e kėtij sulmi terrorist tė kapen sa mė shpejt dhe tė
nxirren para drejtėsisė.
-
-
-
LDK nė
Londėr: Akt kriminal ndaj rezidencės sė Presidentit tė Kosovės
-
-
Londėr, 13 mars 2004
- Akti kriminal ndaj rezidencės se Presidentit tė
Kosovės dhe kryetarit tė LDK-sė Dr. Ibrahim Rugova janė tė drejtuara
kundėr institucioneve, pavarėsisė dhe ardhmėrisė sė Kosovės.
-
-
Ky akt i tmerrshėm ėshtė vazhdimėsi e
akteve kriminale tė drejtuara kundėr LDK-sė dhe veprimntarėv tė saj,
akte kėto tė kryera nga grupe dhe individė tė cilėt dita ditės po
dėshmojnė se janė dorė e zgjatur e Serbisė, thuhet nė njė reagim tė
Degės sė LDK-sė nė Britani tė Madhe.
-
Dega e LDK-sė nė Britani tė Madhe sė bashku me anėtarėsinė thekson
se aktet e tilla nuk do ta ndalin dhe frikėsojnė LDK-nė dhe
aktivistėt e saj nė punėn e tyre tė devotshme pėr ndėrtimin e
shtetėsisė sė Kosovės.
-
-
LDK-ja do tė vazhdojė me pėrkushtim,
vendosėshmėri dhe tė patrembur nė ndėrtimin dhe mbrojtjen e
institucioneve tė mirėfillta te Kosovės, thuhet nė reagimin e Degės
sė LDK-sė nė Britani.
-
-
-
Ministri i
rendit Ingli Toska ka ngritur shkallėn e gatishmėrisė nė gjithė
Shqipėrinė
-
-
Tiranė, 13 mars 2004
- Ministri shqiptar i Rendit, Ingli Toska,
urdhėroi ngritjen e shkallės sė gatishmėrisė dhe forcimin e sigurisė
nė gjithė Shqipėrinė pas atentateve terroriste nė Spanjė. Policia
shqiptare po forcon kontrollin nė objekte tė rėndėsisė sė veēantė
dhe nė aeroporte, porte dhe stacione tė autbusėve dhe trenave.
-
Njė grup i posaēėm drejtuesish tė lartė tė Ministrisė sė rendit
pėrcaktohet tė ndjek nga afėr ēdo zhvillim.
-
Sipas ministrit tė rendit ėshtė forcuar ruajtja e familjeve
diplomatike nė Tiranė si dhe kontrolli nė tė gjitha pikat kufitare.
Po ashtu ėshtė kėrkuar qė policia rajonale tė forcojė hetimet pėr
ēdo lidhje tė dyshimtė tė shtetasve shqiptarė me elementė, apo
organizata terroriste.
-
-
-
Arbėr
Xhaferi ėshtė kandidat i PDSH-sė pėr president tė Maqedonisė,
ndėrkaq PPD pėrkrah kandidatin e BDI-sė
-
-
Shkup, 13 mars 2004
- Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare Arbėr
Xhaferi ėshtė kandidat pėr President tė Maqedonisė. Kėshtu ka
vendosur dje nė Tetovė Kuvendi qendror i kėsaj partie.
-
-
Ndėrkaq, Partia pėr Prosperitet
Demokratik, vendosi qė tė mos dalė me kandidatin e saj, por votat e
veta t'i adresojė nė llogari tė kandidatit tė partisė shqiptare nė
qeveri Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Kėto dy parti pėrkatėsisht
kanė vendosur qė nė zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni tė dalin me
njė kandidat tė pėrbashkėt.
-
Ndėrkaq BDI i udhėhequr nga Ali Ahmeti pasi qė vendosi pėr tė marrė
pjesė nė kėto zgjedhje presidenciale pritet qė tė bėjė publik edhe
emrin e personit me tė cilin do tė hyjė nė kėto gara.
-
-
-
Policia e
Maqedonisė ka zbuluar njė sasi tė madhe armatimi nė afėrsi tė
kufirit me Kosovėn
-
-
Shkup, 13 mars 2004
- Policia e Maqedonisė ka zbuluar njė sasi tė madhe
armatimi nė rrethinėn e fshatit Bllacė e Poshtme afėr kufirit me
Kosovėn. Nė komunikatėn e policisė thuhet se janė zbuluar 32
raketahedhės, 6 projektil, disa granata pėr mortaja dhe 8 mina tė
prodhimit jugosllav.
-
-
-
Forcat
izraelite kanė vrarė 2 palestinezė nė Rripin e Gazės
-
-
Gaza, 13 mars 2004
- Dy palestinezė janė vrarė nga forcat izraelite nė
njė shkėmbim zjarri nė Rripin e Gazės kur ata kishin sulmuar nė njė
pozicion ushtarak afėr pikės kufitare kalimtare Karni nė hyrje tė
Izraelit, kanė bėrė tė ditur dy grupe militante palestineze, njofton
AFP.
-
-
Nė deklaratėn e kėtyre grupeve, njėri i
lidhur me Hamasin, kurse tjetri njė fraksion i Al Fatahut tė
Arafatit, thuhet se tė vrarėt janė Muhamed Sulejman Abush dhe Said
Mahmud Narish, tė dy tė moshės 20-vjeēare. Armata izraelite ka thėnė
se ata janė vėrejtur nė zonėn e ndaluar dhe i afroheshin gardhit tė
sigurimit, andaj ėshtė hapur zjarr kundėr tyre dhe qė tė dy janė
qėlluar.
-
Vdekja e tyre ngre nė 3830 numrin e tė vrarėve qė kur ka filluar
kryengritja palestineze nė shtator 2000, prej tyre 2876 palestinezė
dhe 886 izraelitė.
-
-
-
Nė njė qytet
tė Kalifornisė, policia ka gjetur trupat e pajetė tė 7 personave
-
-
San Francisko, 13 mars 2004
- Nė qytetin Fresno tė Kalifornisė,
policia ka gjetur trupat e pajetė tė tri femrave, tre fėmijėve dhe
njė foshnjeje dhe sipas saj, kjo tragjedi duket tė jetė rrjedhojė e
njė grindjeje familjare, njofton Rojter.
-
-
Trupat janė gjetur nė dhomėt e gjumit.
Policia ka arrestuar Markus Uesonin, 57 vjeē, nėn dyshimin pėr
vrasje. Policia ka thėnė se tri gratė e vdekura mund tė jenė nėna tė
fėmijėve tė vrarė, kurse Ueson mund tė jetė baba i viktimave.
-
-
-
Nga njė
shpėrthim bombe kanė vdekur dy ushtarė amerikanė
-
-
Bagdad, 13 mars 2004
- Njė shpėrthim bombe, qė ndodhi sot (e shtunė)
skaj njė rruge nė Tikrit, ka shkaktuar vdekjen e dy ushtarėve
amerikanė dhe plagosjen e pesė tė tjerėve, disa syresh rėndė, bėn tė
ditur ushtria amerikane, njofton Rojter.
-
-
Bomba ka shpėrthyer derisa ushtarėt po
patrullonin pak para agimit me njė automjet tė blinduar tė tipit
"Hamvi" nė qendėr tė Tikritit, rreth 100 mila nė veri tė Bagdadit.
Vdekja e tyre ngre nė 385 numrin e ushtarėve tė vrarė nė detyrė
aktive qė kur ka filluar lufta nė Irak mė 20 mars tė vitit tė
kaluar.
-
-
-
Nė Spanjė
miliona njerėz demonstruan kundėr terrorit
-
-
Madrid, 13 mars 2004
- Rreth 8 milionė njerėz marshuan nė rrugėt e
kryeqytetit tė Spanjės dhe qytete tė tjera tė vendit pėr tė shprehur
zemėrimin e tyre pėr sulmet terroriste qė lanė tė enjten nė Madrid
gati 200 tė vdekur dhe shumė tė plagosur.
-
Megjithė shiun e vazhdueshėm turma e madhe e njerėzve paralizoi
jetėn nė kryeqytet.
-
Shumė prej protestuesve mbanin parrulla ku dėnonin terrorizmin, tė
tjerė mbanin nė duar qirinj qė ndriēonin qiellin e mbrėmjes.
-
Njė tjetėr demonstratė e madhe u zhvillua nė rajonin bask nė veri tė
Spanjės qė ėshtė edhe bastioni i ETA-s, organizata nacionaliste qė
kėrkon pavarėsinė e provincės.
-
Mijėra njerėz marshuan nė heshtje duke dėnuar terrorizimin dhe
sulmet e fundit qė morėn jetė njerėzish tė pafajshėm.
-
-
-
Zyrtarė tė
OKB-sė dhe OSBE-sė diskutojnė pėr efektivitetin e luftės kundėr
terrorizmit
-
-
Vjenė, 13 mars 2004
- Ekspertė tė kundėrterrorizmit thanė nė njė takim nė
Vjenė se komunitetit ndėrkombėtar do t'i duhet kohė qė tė arrijė ta
luftojė terrorizmin nė mėnyrė efektive, madje edhe atėherė,
terroristėt mund tė jenė nė gjendje tė kryejnė sulme si ato tė
Madridit.
-
Zyrtarė tė Kombeve tė Bashkuara dhe OSBE-sė pėrfunduan tė premten
njė takim dyditor ku shprehėn vendosmėrinė pėr tė intensifikuar
pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr tė luftuar terrorizmin pas sulmeve nė
Spanjė.
-
Ambasadori i Spanjės nė Kombet e Bashkuara, Inocencio Arias, ėshtė
kreu i Komisionit tė Kėshillit tė Sigurimit pėr kundėrterrorizmit.
Ambasadori Arias tha sot se mundėsia pėr tė luftuar grupet
terroriste ėshtė e kufizuar.
-
-
-
Kryeministri
i ri i Haitit bėn betimin
-
-
Port-o-Prins, 13 mars 2004
- Kryeministri i ri i Haitit, Gerard
Latortue, ka bėrė betimin tradicional tė marrjes sė detyrės, nė
kryeqytetin Port-au-Prince qė ishte vėnė nėn masa tė forta sigurie.
-
Zoti Latortue, ish minstėr i jashtėm dhe zyrtar i Kombeve tė
Bashkuara mbėrriti tė mėrkurėn nė Haiti, prej mėrgimit ku ka kaluar
njė pjesė tė jetės qė prej vitit 1988.
-
Kryeministri i ri kritikoi planet e Xhamajkės fqinje pėr tė strehuar
ish presidentin haitjan, Jean-Bertrand Aristide, duke thėnė se kjo
mund tė kthente tensionin nė vendin e tij.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|