|
13 mars 2004 / TN
Embro
ZHOLI*
Padyshim qė dėshira e tė gjithėve ėshtė qė mundėsisht tė mos ketė
asnjė lloj krimi, por tė ndėrgjegjshėm pėr fazėn nė tė cilėn ndodhet
shoqėria jonė, ky fenomen vazhdon tė ngjasė. Pas kėsaj merr dhe ka
rėndėsi tė veēantė qė ai tė pasqyrohet dhe interpretohet drejt si pėr
palėt e interesuara pėr zbardhjen e plotė tė tyre, ashtu edhe pėr
median nė tėrėsi, pasi ka patur raste qė jo vetėm qė shkelet etika dhe
kultura profesionale por edhe ligjshmėria.
Tranzicioni i gjatė i shoqėrisė nuk parakuptomn qė kjo dukuri duhet tė
jetė e zakonshem dhe aq mė pak tė justifikojė kurbėn e uljes dhe
ngritjes sė tij nė momente e sipas analistėve nė stinė tė vecanta
sepse duke epasqyruar e interpretuar me tendencė apo mungesė
profesionalizmi, bėjmė padashur gabimin fatatl tė rivrasjes sė
viktimave.
Shpesh ka ndodhur qė edhe kur personi kryen krimin tė pendohet, moment
ky qė mund tė ketė vlerė sado e vogėl qoftė, por nxitimi i medias poėr
ta paraqitur nė zhargonin vulgar tė irriton, pėrcjell nė njė farė
mėnyrė panik e terror duke ndjellė urrejtje e neveri larg qėllimit tė
tyre fisnik. Gazetarėt e ngarkuar pėr tė pasqyruar kronikat e zeza,
shpesh i pėrcjellin ato sikur tė ishin vetė pjestarė tė viktimave duke
mos pasqyruar si duhet ose duke e nxirė mė tej tė vėrtetėn. Kjo sepse
nxitimet e tyre thjesht pėr tė bėrė efekt te lexuesit dhe
teleshikuesit , shkojnė nė tė kundėrtėn e misionit tė shtypit.
Po
ti referohesh krimit tė shėmtuar qė ndodhi para pak ditėsh nė njė
fshat tė qytetit tė Ballshit, me tė gjitha informacionet, rrethanat,
shkaqet e ndopdhjes e pasqyrimit tė tij nė media, mund tė themi se
gazetarėt kanė pėrgjegjėsi tė vecantė. Filimisht u tha se si pasojė e
ndohdjes sė krimit pati tre viktima. Kjo ishte e mjaftueshem pėr tė
mos kaluar nė shtrembėrimin e ngjarjes duke e interpretuar pa iu
referuar asnjė burimi kopetent qoftė edhe fillestar, sipas tė cilit
vrasėsi dyshonte te vėllai mė marrėdhėnie me bashkėshorten e tij
.
Personalisht njė papėrgjegjshmėri tė tillė nuk kam dėgjuar dhe besoj
qė ky tė jetė i vetmi mendim im personal. Padyshim nuk bėhet fjalė pėr
profesionalziėm, por qė ndaj shtremėbėrime tė tilla duhet reaguar.
Nė
kėtė rast nuk bėhet fjalė qė vrasėsi duhet zbutur nė pėrshkrim,
pėrkundrazi ai mbetet njeri-monstėr edhe pa meditimet e gazetarėve,
por gjykime tė tilla lėnė shijen e hidhur nė popull pėr shthurje tė
moralit shqiptar, edhe kur e vėrteta doli krejt ndryshe.
Kjo
hamendje mediatike ngjalli neveri te disa njerėz tė afėrm me kėtė
ngjarje cka i privoi tė merrnin pjesė edhe nė korteun mortor por edhe
duke u lėnė mbi krye dyshminajėn pėr tu hakmarrė. Njė fjalor i tillė
qė shoqėron kronikat si marrėdhėnie seksuale me dhunė, marrėdhėnie
me tė mitura, babai pėrdhunon bijėn, vėllai motrėn, mashkulli
kunatėn, pėr vetė efektin e tyre negativ nė fėmijė dhe adoleshentė,
munsd tė zėvendėsohen me tituj dhe me pėrshkrime tė tjera.
Parė
nė kėndvėshtrimin tjetėr qė i bėhet fytyrės sė krimit ėshtė edhe
analiza sipas sė cilės do tė cojė nė pėrfundime si: vepėr e shoqėrisė
sotme, grafik i lartė etj, pra ngjyrimi politik duke ia faturuar
qeverisė, cka nuk ndikon nė besueshmėrinė e shtypit tė shkruar dhe tė
mediave sepse krimi nė familje ndodh pėr arsye dhe shkaqe krejt tė
tjera.
___________
*Autori
ėshtė me karrierė me karrierė ushtarake dhe policore
|