|
13
mars 2004 / TN
Edison YPI
Ishin
tre motra, vajza tė mira tė dlira shqiptare
jo-jo, nuk shkon. Ndoshta
edhe ishin edhe janė, po hajde gjeji; njėra nė Greqi lan pjata dhe
lėpin sahana, tjetra nė Itali i mban oturakun njė plaku qė s'lėviz dot
nga vendi, tjetra, e treta, aq e nyt, lėre mos e cyt.
Ishin
disa turq me shallvare, ēallma dhe biēakėr nė duar
jo-jo. Nuk ka mė
nga ata. Janė ca turqėr hallexhinj nė Laprakė qė ndėrtojnė pallate. Nė
vend tė ēallmave, shallvareve, biēakėrve; kasketa, kominoshe, sqeparė.
Njė
reportere TV nė njė familie tė njė fshati tė thellė. Duke ua
rrėnqethur mishin teleshikuesve, familien e organizuar nė mėnyrėn mė
kapitalistike disa herė e quajti; "mini kooperativė"
as kjo nuk vete.
Minireporteres me minifund mini i duken tė gjitha.
Njė
publicitar, reklamėn TV tė njė birre fantastike po e bėn duke treguar
njė gotė tė madhe qė zbrazet pak-nga-pak me nė sfond njė
glluk-glluk-glluk gurmazor me ta shpif. Lėre, nuk thuret kurgjė me njė
idiot.
Janė nė
Tiranė disa redaksira OJQ-ira, salla, sallone, restorante, kafenera,
hotele, motele, zyra, ku nė dhjetė metra katrore thuren gojėēthurje
leshatore njė ditore
k'tu m'rri !
Hajt ta
bėjmė rrugėn e njė gojdhane madhėshtore; aspak gojēthurore, aspak
leshatore; dhjetė shekullore, dhjetė milionė metra katrore.
Karpen.
Buzėdeti, pak kilometra nė perėndim tė Kavajės atje ku, bashkė me
gojdhanėn, drejt jugut, nis vargu i kodrave qė pėrfundon nė derdhje tė
Shkumbinit. Fshati ndodhet jo nė perėndim tė kodrave ku i madhėrishmi
det nė bashkėpunim me erėra tė hatashme tė kripura prej miliarda
vitesh rreh duke lėpirė pa u ngopur tė zezėn tokė, por nė lindje, kah
fusha. Ē'do banor i planetit do ta kishte zili njė vend pushimi veror
n'at parajsė ambientaliste, ku, pėr mė tepėr, duken edhe rrėnojat e
njė kėshtjellėze tė vogėl mesjetare. Nuk e ka honepsur fshati detin
apo deti fshatin, nuk kuptohet. Ndoshta kanė preferuar diellin e
dritės sė lindjes dhe fushėn pjellore nė kėmbim tė erėrave tė kripura
dhe piratėve detarė.
Bunkerė
pafund, hallakatur, disa brėnda nė det, luftėtarė ngordhalaqė kokfortė
tė lodhur tė dėshpėruar tė njė lufte tė humbur qė s'u bė kurrė. Ca
barraka tė shkreta tė shkalafitura peshkatarėsh nuk ta mbushin mėndjen
se ky fshat mund tė jetė bėrė ndonjėherė merak pėr peshk, det, zjarr,
tigan. Le qė s'ke as kė pyet kėtu. Frymė njeriu. Njė dyqanxhi i
kėrrusur i dėshpėruar si krejt peisazhi rretherrotull. Tregon pėr djem
e vajza nė Itali, ca me punė, ca pa punė, ca me dokumenta, ca pa
dokumenta, ca tė martuar, ca tė pamartuar, ca me kalamaj, ca pa
kalamaj. Lokali i tij, goxha i madh, ndėrtuar me Lireta dhe Euro
Italie. E ēė ?!
Ai jeton
vetėm me plakėn, dhe bėn e shumta njėzetėmijė lekė tė vjetra xhiro nė
ditė. Ja ku janė nė njė kuti kartoni katėr a pesė mijė lekėt e xhiros
sė njė gjysėm dite. Pse e ke ndėrtuar gjith' kėtė shtėpi ?! Ku di unė,
djali, ai e ndėrtoi, ndoshta pėr nipėrit. Pse nuk punohen kėto toka ?!
Nuk ka pompa pėr ujė, nuk ka kimikate, nuk ka traktorė, kushtojnė
shumė. Fshatari, mikrobiznesmen nga halli, ankohet pėr shtetin. Tregon
njė arkė me domate italiane. Me zemėrim, me arkėn qė i dridhet nė
duar, thotė se gojėēthururi shtet e ka fajin qė mu aty ku duhej tė
kultivoheshin domate pėr Shqipėrinė dhe Italinė bashkė, shqiptarėt
blejnė e hanė domate Italie.
Fshati
duket i mbajtur, gjith' kėto shtėpi tė reja ?! Po-po, por pa shihi
mirė, janė tė shkreta, vetėm ca si unė dhe mė pleq se unė kanė brėnda,
tė tjerėt i ke tė gjithė nė Itali. A ėshtė aq i varfėr fshati sa pėr
shėmbull tė blejė me listė tek ty ?! Ja te i ke listat, defterėt ! A i
shlyejnė kėto "kredi" ?! Po pse o, Bankė jam unė qė tė punoj me kredi,
bankė u thua ti kėtyre defterėve gjith' zgjyrė ?! Ca i lajnė ca i pres
tė mi lajnė. Pak mė tutje, tjeter lokal, tjetėr mikrobiznesmen, tė
njėjtat meselera.
Kodrat
janė tė mbuluara me ullinj. Kėtu, "degėt e paqes", s'ėshtė ēudi, edhe
me Degėn e Brėndėshme tė jenė ngatėrruar; Dikush thotė i ka mbjellė
kooperativa, njė tjetėr Ushtria, njė tjetėr thotė se shtrydhin vaj
prej tyre, njė i katėrt bėn be' se prej tyre deri mė sot pik' vaji nuk
ka dalė, njė i pestė i vė muhabetit kapak tė horrorrshėm; "I kemi
ullinjtė, por i kemi meshkuj, mė kupton, jam agronom unė, i di mirė
kėto punė, nuk bėjnė kokrra kėta ullinj, janė, si tė thuash, beqarė tė
pėrjetshėm, nga ata qė janė betuar tė mos e mbarsin tokėn pėr tė
shtuar mbi tė tė tjerė bij' bastardė, se s'janė pak edhe kėta qė
janė".
Tjetėr
fshat. Po ata bunkerė, po ata defterė, po ata ullinj, krejt-krejt
njėlloj si nė tė parin. Si nė nė tė gjithė fshatrat e tjerė, edhe
kėtu, dy orė korent nė ditė, dhe vetėm disa orė natėn. Pak kilometra
nga Kavaja nuk arrin asnjė gazetė. Me rradhė, Bago, Hajdaraj, Beden,
Ēurum, Kryevidh. Pak nga pak, drejt jugut, nisin tė duken toka tė
punuara. Diku mes kėtyre fshatrave testoj njė sėmundje aq tė pėrhapur
nė fshatrat e sotėm shqiptarė. Pyes njėrin sa kilometra dhe sa minuta
larg ėshtė fshati tjetėr. Tre kilometra, thotė, pėr tre minuta.
Faleminderit, pa tė shohim sa i sėmurė je, kilometrazhi zero.
Fshati
tjetėr; kilometrazhi dhjetė kilometra, ora dhjetė minuta. E kthej
makinėn me turi andej nga erdha. Pyes njė fshatar i cili nuk mund ta
ketė parė hilen e kthimit tė makinės; Sa mban fshati tjetėr ?
Tridhjetė kilometra, thotė, nja tridhjetė minuta. Ēkurdisje
kohė-hapėsirė nė lidhje me kushedi ē'shkak kozmik, hutim, trazim,
ērregullim, "tranzicionopati' " apo diēka mė e thellė ?! Nuk ndodh
kurrkund me shqiptarė tė Kosovės dhe Maqedonisė.
Vetėm
pleq, vetėm kioska, vetėm dritare si dyqane mbi muret e shėpive, vetėm
kafenera tė ftohta bosh, vetėm fėmijė qė pėrtypin luledielli nė lule
tė jetės, tė gjithė aspirantė pėr nė Itali. I pyes si kanė ndėrmėnt tė
ikin. Udhėtimet normale legale pėr t'a nuk ekzistojnė. Ekzistojnė
vetėm blerje vize, gomone, skafe, fshehje nė tragete. Itinerare tė
ēuditėshme dhe tė frikėshme nga Durrėsi, Tirana, drejt Mynihut,
Berlinit, Brukselit, Ljubljanės, Zagrebit, Karakasit, Tokios, qė
pėrfundojnė atje ku pėrfundojnė tė gjitha rrugėt me njė ndryshim tė
vogėl, jo nė Romėn e Italisė, por nė Italinė e Romės.
Njė
vocėrrak mėrdhacak kapuēak po ha njė hamburger. Ku e ka gjetur kėtė
ngopės modern hileqar qintvjeēar kėtu nė kėtė uri shekullore, s'merret
vesh.
Prej
njėzet deri pesėdhjetė vjeē, asnjė, absolutisht asnjė, as femėr as
mashkull.
Edhe
pleqtė e fėmijėt, edhe ata nuk shihen ku janė. Ti kujton se meqėnėse
nuk po i sheh, as nuk tė shohin. Gabohesh ! Ata po ndjekin me kujdes
ēdo hap tėndin. I ke prapa dyerve, dritareve, perdeve pakėz tė
mėnjanuara. Do' t'i shohėsh, do' tė llafosesh me t'a ? Mos
u merr me portėn, mos ju afro portės, nuk ke punė me portėn. Pėrpara
portės klithi me sa ke nė kokė tė gjitha zanoret a, e, ė, i, o, u, y,
zgjati sa tė kesh frymė, nuk pėrgjigjet kush. Afroju gardhit ose
murit, preke pak, fare pak, dhe shihi kur tė dalin pes' a gjashtė,
njėri qė pas derės, tjetri nga pas mullarit, tjetri nga mbrapa
shpinės, fėmijėt nė fillim, pastaj plaku, plaka.
Ja si
kullot atje ku bar nuk ka njė kope me dhėn me lesh gjith' zhul mes
baltrash, bunkerash, mbeturinash, duke lėpirė shishe dhe qese
plastike, tė stėrlėpira dhe tė flakura prej fshatarėve. Njė foto ?!
Patjetėr ! Fotoja do derdhet nė bronx pėr distingtiva tė vegjėl. Njė
kryetar OJQ-ire ambientaliste nė Tiranė do t'jau vari nė xhaketė
Kryetarėve tė Komunave pararojė disktingtivin; "Miku i Vogėl i
Ambientit". Ceremonia do tė kushtojė treqint Euro, por do tė
shpenzohen tremijė. S'ka problem, me reston do tė bėhen tė tjera punė.
Pastaj, se mos janė paratė tona, ca gjytyrymėr OJQ-irė
europiano-veriorė do paguajnė.
Nė njė
dyqan "kreditė" janė regjistruar nė njė bllok tė madh tė frikshėm qė
s'ėshtė ēudi tė ketė qėnė edhe i Sigurimit tė Shtetit. Faqja ndarė nė
kolona; kolona e parė; "emri, emri i babės, mbiemri", e dyta; "datė
lindja" (vlera e mavri-kredisė), e treta kolonė; "numuri i dosjes
personale" (bobobobobosh), e fundit; "vėrejtje" (bosh, m'u thaftė dora
qė ika pa shkruajtur ndonjė vėrejtje).
Deti
pėrballė, fshatrat rrėzė kodrave. Nė Spille janė kaurė. Nė Greth
gjithashtu. Kaurizmi ėshtė pakėz mė ndryshe, mė tepėr rregull. Thuhet
se kėto pak kryqe kėtu mes kėtij oqeani ēallmash, janė hedhur kėtej
shkumbinit nga Myzeqeja, prej nga janė larguar pėr punė hasmėrish.
- Ēfarė
ėshtė ajo ndėrtesa e bardhė atje tej nė fushė mes detit dhe kodrave ?!
- Posta
e Kufirit.
- Po
kufiri ku ėshtė ?!
-
N't'sat'ėme, ku e di unė ku ėshtė kufiri o burr'i dheut, unė nuk di
kufirin e tokės time.
-
Meqėnėse nuk e ditke, si thua, a ta bėjmė kufirin me gjithė postė nė
Sauk pėr shėmbull, ose nė Kamėz ?!
- Bėjeni
ore ku tė doni, nė Polin e Veriut bėjeni, ku pyes unė pėr kufij, unė
do iki nė Itali nga Republika Domenikane.
- Ik
vėlla ik, ikju gojėēthurjeve. Ik nė Itali nga ta leverdis, nga
Katmanduja po deshe, hajt Zoti tė ruajt', rrugė tė mbarė nėn ndonjė
TIR, gjumė tė mbarė nėn ndonjė urė.
Njė
pellg goxha i madh. Dy vogėlushe kanė hipur mbi njė frigorifer tė
boshatisur kthyer nė varkė pėr tė kaluar pellgun.
Pėrtej
Grethit duke ju afruar Shkumbinit tokat janė tė gjitha tė punuara. Njė
bujk italian para disa vitesh ka investuar diēka bujqėsore. Iku prej
trazirave. Megjithatė duket se ka lėnė jo pak pas; Mes oborrit tė
vogėl plot hardhi tė njė shtėpie, tre bunkerė, tre gunga tė mėdha
ēeliku dhe betoni. Bravo kaurėt ! Mes vjedhjesh djegjesh dhe
shkatėrrimesh, pa i shkaktuar asnjė zarar, i kanė vjedhur italianit
diēka tė padukėshme dhe tė pashkatėrrueshme, madje edhe tė
panevojėshme pėr tė, diēka qė atij nuk i duhet se e ka nė gjak;
Kursimtarinė.
Kalaja e
Bashtovės. Gjysma nėn dhe' gjysma mbi dhe', nuk duket, por fanepset si
nėpėr ėndėrra. As shkėmbinj tė pjerrėt tė rrezikshėm, as rrugica tė
ngushta dredha-dredha; drejt nė shesh, drejt nė fushė - mė e bukura nė
botė. Asnjė shqiptar nuk duhet tė vdesi pa e parė dhe pa e prekur
si
deshėn ato tė treja, ato tre shqiptarkat e bukura tė mira tė dlira,
por qė vetėm njėra mundi. Po i ndiqte Turku me shallvare, ēallmė,
biēak, prej diku atje ku nisi ky udhėtim. Dy prej tyre i kapi.
E treta,
e bukura Perri', me flokė tė shpupurisur, fytyrėn e skuqur nga turpi
qė mund ta gjente, ballin e lartė, zemrėn qė i rrihte si Zog', arriti
deri kėtu tek rrinin vėllezėrit e saj shqiptarė, shqiptarė tė vėrtetė
tė moēėm, jo si OJQ-irat e sotėm, preku kėtė mur dhe thirri Bashtova,
Shpėtova ! Trimnesha, bukuroshja, erdhi prej fushės sė thatė drejt
lumit tė gjelbėr, prej veriut tė ftohtė, drejt jugut tė ngrohtė, prej
frikės drejt trimėrisė, prej hilesė drejt sinqeritetit, prej
skllavėrisė drejt lirisė.
Kėtu
ejani prekeni kėtė mur, kėtė gojdhanė, kėtė shenjtėri, ku njė vajzė me
vetėm njė fjalė i vuri emrin njė kėshtjelle; ju lapėrdharė qė, si ajo
shishja e verės tė cilėn po e hape dhe e le tė hapur pėr ca kohė,
s'ėshtė mė verė, por qelbėsirė, thartirė, kėtu ejani ju demokratė
rishtarė pordhėtarė dhjetvjeēarė, servilė sydalė, gagaēėr gojėēarė,
gomerė gojėējerrė, zagarė gojėmarrė, gojėēthurur, gojėshurrur. Hey;
fjalėt e mėsipėrme u pėrkasin mė sė shumti atyre qė mė sė paku u shkon
nė mėnt se kanė tė bėjnė me t'a.
|
|