| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Nė rezidencėn e
Presidentit Rugova sot nė mėngjes ėshtė hedhur njė mjet shpėthyes -
ka vetėm dėme materiale
-
Presidenti
Rugova ka ngushėlluar kryeministrin e Spanjės
-
Kryeministri
Rexhepi dėnoi sulmin nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
-
Nė Kosovė u
kthyen eshtrat e 40 shqiptarėve nga Serbia
-
Ministrja
Mumxhi dėnon aktin e rėndė kriminal ndaj Presidentit Rugova
-
LDK: Ky ėshtė
njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė
lartė shtetėror tė Kosovės
-
AAK e dėnon
sulmin nė shtėpinė e kryetarit tė Kosovės
-
Zhan-Mari
Guine pati mbrėmė njė seri takimesh me drejtuesit e forcave politike
dhe me krerėt fetarė nė Kosovė
-
Diplomati
britanik nė Mitrovicė: Grupi i Kontakti dhe KS i tė OKB-sė nuk e
pėrkrahin kantonizimin apo ndarjen e qytetit
-
LDK nė Gjilan:
Sulmi ndaj Presidentit Rugova - sulm nė emblemėn e Pavarėsisė sė
Kosovės
-
Dega e LDK-sė
pėr Beneluks dėnon ashpėr sulmin terrorist ndaj Presidentit tė
Kosovės
-
Dega e LDK-sė
nė Austrisė shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit tė sotėm nė
rezidencėn e Presidentit Rugova
-
Sulmi nė
Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės ka indinjuar bashkatdhetarėt
shqiptarė dhe opinionin nė Norvegji
-
FR i LDK-sė nė
Zvicėr shpreh indinjatė ndaj aktit kriminal qė ndodhi nė rezidencėn
e Presidentit tė Kosovės
-
Kryesia e
Degės sė LDK-sė nė Gjermani dėnon sulmin kriminal ndaj Presidentiit
tė Kosovės
-
Reagim i
Forumit tė Gruas tė LDK ndaj sulmit kriminal nė Rezidencėn e
Presidentit tė Kosovės
-
Mark Krasniqi
dėnon sulmin kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova
-
LDK-ja mė 17
mars organizon njė protestė
-
Udhėheqja e
komunės sė Prishtinės dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj Rezidencės
sė Presidentit tė Kosovės
-
Dega e LDK-sė
nė Suedi sulmin mbi rezidencėn e Presidentit Rugova e cilson akt
kriminal-terrorist
-
Ministri Zef
Morina shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit nė rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
Reagim i
Forumit tė Rinisė tė LDK-sė pėr aktin kriminal nė rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
Prodi
pėrsėriti nė takimin me Rexhepin dėshirėn e Komisionit Evropian pėr
ta ndihmuar Kosovėn
-
Problemet
ekonomike ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė do tė zgjidhen deri nė
fund tė kėtij viti
-
KMG: Shqipėria
njė vend i vėshtirė pėr shtypin e pavarur
-
Edhe BDI me
kandidat tė vetin pėr president tė Maqedonisė
-
Tiranė: Afati
pėr deklarimin e pasurive po afron
-
Ēoviq thotė se
po pėrgatitet terreni qė nė vitin e ardhshėm tė shpallet pavarėsia e
Kosovės
-
Shkarkohet
presidenti koreano-jugor
-
Nė sulmet e
djeshme nė Madrid kanė vdekur edhe shtetas tė 11 vendeve tė huaja
-
Nė Spanjė sot
janė paralajmėruar demostrata masive
-
Sot nė
mesditė, e gjithė Spanja mbajti njė minutė heshtje nė shenjė nderimi
pėr viktimat
-
Shtatė
minatorė kanė humbur jetėn nė njė minierė nė Ēeki
-
Nė Irak janė
vrarė dy ushtarė amerikanė
-
Al Kaida merr
pėrgegjėsinė pėr sulmet nė Spanjė?
-
Njė amerikane
arrestohet pėr spiunazh nė favor tė Irakut
-
Spanja nuk
pėrjashton asnjė mundėsi lidhur me shpėrthimet e Madridit
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
-
Nė rezidencėn e
Presidentit Rugova sot nė mėngjes ėshtė hedhur njė mjet shpėthyes -
ka vetėm dėme materiale
-
 |
|
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Nė rezidencėn e Presidentit tė
Kosovės, Ibrahim Rugova, sot nė orėt e hershme tė mėngjesit
ėshtė hedhur njė mjet shpėrthyes, i cili ka shkaktuar vetėm
dėme materiale. Janė dėmtuar xhamat e pėrparme tė dritareve tė
ndėrtesės dhe nuk ka tė lėnduar.
-
Pjesėtarėtė e policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė menjeherė
kanė dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i kryejnė hetimet, por
pėr momentin nuk ėshtė dhėnė asnjė njoftim zyrtar nga policia.
-
Mėsohet se bėhet fjalė pėr njė bombė dore, e cila ėshtė hedhur
nga njė veturė nė lėvizje nė orėn 5.20, qė ka shpėrthyer nė
oborrin e rezidencės e cila ndodhet nė lagjen Velania.
-
Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidentit tė Kosovės kėtė akt e
ka quajtur "sulm tė rėndė kriminal mbi institucionin mė tė
lartė tė vendit".
|
-
-
Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri i ka
telefonuar Presidentit Rugova, me tė mėsuar lajmin pėr sulmin mbi
rezidencėn e tij, ndėrkaq shefi i SHPK-sė kolonel Sheremet Ahmeti e
ka vizituar Presidentin Rugova.
-
-
-
Presidenti
Rugova ka ngushėlluar kryeministrin e Spanjės
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova i ka
dėrguar njė mesazh ngushėllimi Kryeministrit tė Spanjės Hoze Maria
Aznar, me rastin e sulmeve tė djeshme terroriste nė Madrid, ku
humbėn jetėn rreth 200 veta dhe u plagosėn shumė tė tjerė, duke
shprehur solidaritetin me popullin e Spanjės.
-
"Me rastin e sulmit terrorist nė stacionin e trenit nė Madrid, ku
humbėn jetėn shumė qytetarė tė vendit Tuaj, Ju shpreh ngushėllimet e
mia tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.
-
Sulmet terroriste mbi njerėzit e pafajshėm janė tė pajustifikueshme
dhe duhet dėnuar nga bota e qytetėruar", thuhet nė mesazhin e
ngushėllimeve tė Presidentit Rugova drejtuar Kryeministrit spanjoll
Aznar, duke e lutur qė ngushėllimet e tij t'ua pėrcjellė edhe
familjeve tė viktimave.
-
-
-
Kryeministri
Rexhepi dėnoi sulmin nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 12 mars
- Kryeministri i qeverisė sė Kosovės Bajram Rexhepi,
pas kthimit nga Brukseli nė aeroportin e Prishtinės, ka dėnuar
sulmin nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, duke e
quajtur akt terrorist qė ka pėr qėllimn tė destabilizojė gjendjen e
sigurisė nė Kosovė.
-
"Ky sulm sa ėshtė i shėmtuar aq ėshtė edhe kriminal dhe krijohet
pėrshtypja e se dikush qėndron kujdestar qė t'i dėmtojė
institucionet e Kosovės, ta dėmtojė imazhin e Kosovės nė kohėn kur,
me njė angazhim maksimal, tė vendorėve dhe tė ndėrkombėtarėve,
mundohemi tė krijojmė njė ambient tė qetė", deklaroi kryeministri
Rexhepi.
-
-
-
Nė Kosovė u
kthyen eshtrat e 40 shqiptarėve nga Serbia
-
-
Podujevė/Merdar, 12 mars 2004
- Sot nė vendkalimin kufitar Merdar mes
Kosovės dhe Serbisė, autoritetet serbe ua dorėzuan pėrfaqėsuesve tė
UNMIK-ut eshtrat e 40 shqiptarėve tė zhvarrosur nė varrezat masive
nė Serbi. Nė kėtė vendkalim kishin dalė shumė familjarė pėr tė
pritur trupat e pajetė tė tė dashurve tė tyre.
-
Shefi pėr pesronat e zhdukur Hoze Baraibar tha se nuk ėshtė i
kėnaqur fare me kthimin e trupave tė pajetė e as me mėnyrėn e
kthimit, siē po bėhet deri mė tash.
-
"Ne nuk jemi aspak tė kėnaqur me kėtė proces. Ne kemi biseduar me
autorititet serbe qė ky proces tė pėrshepjtohet", tha Baraibar.
-
Deri mė tash nga Serbia nė Kosovė janė kthyer eshtrat e 290 trupave
tė shqiptarėve tė vrarė e tė varrosur nė Serbi.
-
-
-
Ministrja
Mumxhi dėnon aktin e rėndė kriminal ndaj Presidentit Rugova
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Ministrja e Shėndetėsisė Resmie Mumxhi dėnon me
indinjatė aktin kriminal nė rezidencėn e Presidentit Rugova.
-
"Shprehim indinjatėn tonė tė thellė dhe e gjykojmė aktin e sulmit tė
rėndė kriminal qė ngjau sot nė mėngjes ndaj rezidencės dhe
Institucionit tė Presidentit", theksohet nė deklaratėn e ministres
Mumxhi.
-
"Aktet e tilla i dėnojmė dhe i gjykojmė si tė neveritshme dhe
kėrkojmė nga organet e hetuesisė qė sa mė shpejt ta zbardhin rastin
dhe kryesit tė marrin dėnimin e merituar", thuhet nė kėtė deklaratė
tė ministres sė Shėndetėsisė Resmie Mumxhi.
-
-
-
LDK: Ky ėshtė
njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė
lartė shtetėror tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK)
dėnon ashpėr sulmin e mėngjesit tė sotėm nė Rezidencėn e Presidentit
tė Kosovės dhe Kryetarit tė LDK-sė Dr.Ibrahim Rugova.
Pėr LDK-nė, ky ėshtė njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr
institucionit mė tė lartė shtetėror tė Kosovės, ėshtė sulm kundėr
vlerave demokratike dhe institucionale, sulm kundėr angazhimeve
shtetformuese, kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
-
Ky sulm nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, vjen pas njė varg
paralajmėrimesh pėr akte kriminale dhe sulme ndaj veprimtarėve tė
LDK-sė, ēka ėshtė njė sinjal tejet shqetėsues pėr popullin e Kosovės
dhe tė ardhmen e saj.
-
LDK apelon te tė gjithė organet dhe institucionet vendore dhe
ndėrkombėtare qė tė shtojnė masat e sigurisė dhe tė marrin hapa
konkretė nė drejtim tė krijimit tė njė ambienti tė qetė dhe tė
sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės e sidomos pėr krerėt e
institucioneve tė vendit .
-
LDK kėrkon nga organet kompetente nga organet e hetuesisė, policia e
UNMIK-ut, SHPK-ja, qė tė marrin masa adekuate nė zbardhjen sa mė tė
shpejtė tė kėtij sulmi dhe nė zbulimin e autorėve tė kėtyre akteve
kriminale - thuhet nė njė deklaratė tė Kryesisė sė LDK-sė.
-
-
-
AAK e dėnon
sulmin nė shtėpinė e kryetarit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės,
nėpėrmjet njė komunikate pėr media e ka dėnuar sulmin e sotėm nė
shtėpinė e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
-
AAK konsideron qė sulmi ėshtė i drejtuar kundėr institucioneve tė
Kosovės, paqes, sigurisė dhe stabilitetit tė gjithėmbarshėm nė vend.
Sulmi, gjithashtu, ėshtė edhe njė sfidė tjetėr ndaj ngathtėsisė sė
organeve tė rendit dhe tė sigurisė, nga ata qė janė kundėr Kosovės
dhe tė ardhmes sonė tė gjithėmbarshme.
-
AAK kėrkon nga organet e rendit qė tė jenė efikase dhe nė funksion
tė zbulimit dhe kapjes sa mė tė shpejtė tė akterėve tė kėtij sulmi
dhe nxjerrjes sė tyre para drejtėsisė.
-
-
-
Zhan-Mari Guine
pati mbrėmė njė seri takimesh me drejtuesit e forcave politike dhe
me krerėt fetarė nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Nė orėt e pasditės sė djeshme zėvendėssekretari
i pėrgjithshėm pėr misione paqeruajtėse i OKB-sė Zhan -Mari Guino,
ka zhvilluar bisedime me tė gjithė ministrat e Qeverisė sė Kosovės,
pastaj me Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės, si dhe me krerėt mė tė
lartė tė konfesioneve fetare nė Kosovė. Ai tha se ėshtė inkurajuar
me tolerancėn fetare qė ekziston nė Kosovė.
-
-
Duke folur pas takimeve me kryetarin e
Bashkėsisė Islame tė Kosovės Naim Tėrnavėn dhe ipeshkvin e
Ipeshkvisė sė Kosovės Mark Sopin, Gueno tha se ėshtė me rėndėsi qė
njerėzit pa dallim feje dhe kombėsie tė jetojnė dhe punojnė sė
bashku.
-
Nė orėt e vona Guino ka zhvilluar njė takim tė veēantė me
pėrfaqėsuesit e forcave kryesore politike nė Kosovė, pėrfshirė kėtu
edhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha komuniteteve.
-
Nė tė gjitha kėto takime ai tha se Kosova ka nevojė pėr tėrheqjen e
kapitalit tė huaj. UNMIK-u dhe OKB-ja do tė bėjnė gjithėēka qė
munden nė mėnyrė qė procesi i privatizimit tė zhvillohet me
transparencė dhe nė mėnyrė tė drejtė.
-
-
Standardet mė tė larta theksoi Guine
nėnkuptojnė besimin mė tė madh tė investitorėve. Kjo ėshtė edhe
domethėnia e standardeve pėr Kosovėn, pra njė shoqėri nė tė cilėn do
tė respektohet sejcili dhe nė tė cilėn komunitetet do tė
bashkėjetojnė shoqėrisht. Kėto komente Guino i bėri pas takimit me
grupin e Kontaktit nė Prishtinė.
-
Ndėrkaq pas takimit me z. Guina, kryetari i Kuvendit tė Kosovės tha
se i ka thėnė kėtij funksionari tė lartė tė OKB-sė se Kosova ėshtė
njė njė sendviē tė veprimit, siē janė bllokimi i privatizimit dhe
skajshmėria tjetėr ėshtė veprimi i strukturave paralele nė Kosovė qė
e pamundėsojnė jetėn normale dhe tė qetė nė vendin tonė.
-
-
-
Diplomati
britanik nė Mitrovicė: Grupi i Kontakti dhe KS i tė OKB-sė nuk e
pėrkrahin kantonizimin apo ndarjen e qytetit
-
-
Mitrovicė, 12 mars 2004
- Patrik Dejvid, sekretar i dytė i Misionit tė
Britanisė sė Madhe pranė OKB-sė nė Nju Jork ka vizituar dje Kuvendin
komunal tė Mitrovicės dhe ka biseduar me zv.kryetarin e komunės,
Mursel Ibrahimi dhe kryeshefin e ekzekutivit, Mustafė Pllana, tė
cilėt e kanė njoftuar diplomatin britanik me gjendjen e rėndė
ekonomiko-sociale nė komunėn e Mitrovicės.
-
Udheqėsit komunalė kanė thėnė se administrata e UNMIK-ut nuk ka
vepruar me vednosmėri pėr realizimin e pushtetit tė saj pėr
vendosjen e plotė tė pushtetit tė UNMIK-ut nė pjesėn veriore tė
qytetit, tė kontrolluar nga ekstremistėt serbė.
-
-
Kjo ka bėrė, thanė ata, qė strukturat
paralele serbe tė veprojnė ende, gjė qė ka penguar tė gjitha
pėrpjekjet e pushtetit lokal pėr integrimin e qytetit.
-
Diplomati britanik ėshtė njoftuar edhe me gjendjen e rėndė
ekonomiko-sociale nė komunė dhe me kėrkesėn pėr investime tė
donatorėve pėr realizimin e projekteve tė ndryshme me qėllim tė
zbutjes sė kėsaj gjendjeje.
-
Udhėheqėsit komunalė i kanė njoftuar diplomatin britanik edhe me
qėndrimin e Kuvendit tė Komunės lidhur me iniciativėn e ESI-it pėr
bashkimin e pjesės veriore tė komunės, asaj tė Zveēanit, qėndrim ky
qė ėshtė kundėr kėsaj iniciative, sepse cenon rėndė interesat e
qytetarėve tė komunės, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike.
-
Diplomati britanik ka thėnė se ėshtė i interesuar qė Mitrovica tė
jetė njė qytet i lirė e i bashkuar, ku tė gjithė qytetarėt e saj do
tė ndiheshin tė sigurtė.
-
Poashtu, ai ka thėnė se Grupi i Kontakti dhe Kėshilli i Sigurimit tė
OKB-sė nuk e pėrkrahin kantonizimin apo ndarjen e qytetit.
-
-
-
LDK nė Gjilan:
Sulmi ndaj Presidentit Rugova - sulm nė emblemėn e Pavarėsisė sė
Kosovės
-
-
Gjilan, 12 mars 2004
- Dega e LDK tė Gjilanit, me tėrė strukturėn e
saj organizative ėshtė e indinjuar thellė nga sulmi barbar e
terrorist mbi emblemėn e Pavarėsisė sė Kosovės, Ibrahim Rugovėn, qė
ndodhi sot nė orėt e para tė mėngjesit e qė fatmirėsisht nuk pati
pasoja nė njerėz dhe nė vetė njeriun e parė tė Kosovės, thuhet nė
njė deklaratė tė degės sė LDK-sė nė Gjilan.
-
"Ky akt terrori qė drejtpėrsėdrejti synoi njeriun qė mė sė shumti
dha dhe bėri pėr Kosovėn, ka shqetėsuar ēdo njeri normal dhe tė
ndėrgjegjshėm nė komunė e Gjilanit.
-
-
Barbaria e akteve terroriste me motive
politike po prek nė institucionin e parė tė shtetėsisė sė Kosovės
dhe kjo duhet tė na shkundė mirė e mirė tė gjithė neve qė kemi
synuar dhe vazhdojmė sė synuari pavarėsinė e Kosovės.
-
Duke mos u trembur dhe duke mos u ndalur apo tėrhequr prej qėllimeve
tona nga sulme tė tilla tė cilat po dihet mirė prej nga e kanė
burimin dhe prej ku adresohen sepse qe njė kohė tė gjatė po zihen e
pė pėrzhihen nėpėr masmediat e verdha tė Kosovės".
-
"Organet pėrgjegjėse tė sigurisė nė Kosovė nuk kanė pse dėrgojnė
sinjale pėrmes shtypit dhe emisarėve tė tyre nė terren qė tė ruhemi
apo qė ta dijmė se jemi cak sulmi.
-
-
-
Dega e LDK-sė
pėr Beneluks dėnon ashpėr sulmin terrorist ndaj Presidentit tė
Kosovės
-
-
Bruksel, 12 mars 2004
- Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, nė emėr
tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė shumtė nė Belgjikė, Holandė dhe
Luksemburg, dėnon ashpėr sulmin terrorist ndaj Rezidencės sė
Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
-
Presidenti Ibrahim Rugova ėshtė pėrsonalitetit mė i shquar nė botėn
shqiptare, laureat i titujve dhe ēmimeve mė prestigjioze
ndėrkombėtare qė janė njė kontribut dhe ndihmesė e madhe pėr njohjen
sa mė tė shpejtė tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.
-
Njė akt i tillė, ndaj institucionit mė tė rėndėsishėm, Presidentit
tė Kosovės, nuk mund tė jetė tjetėr pos vepėr e grupeve kriminele qė
po veprojnė pėr destabilizimin e Kosovės, nė llogari tė armiqve
shekullorė tė Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė pėr Beneluks, shpreh pėrkrahjen dhe
admirimin pėr Presidentin e KosovėsIbrahim Rugova, dhe pėr tė gjitha
institucionet kombėtare e ndėrkombėtare, qė angazhohen pėr njė
Kosovė tė lirė, demokratike, shtet tė Pavarur dhe tė integruar nė
Bashkimin Evropian dhe Aleancėn Veriatlantike, thuhet nė njė
deklaratė tė Degės sė LDK-sė pėr vendet e Beneluksit.
-
-
-
Dega e LDK-sė
nė Austrisė shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit tė sotėm nė
rezidencėn e Presidentit Rugova
-
-
Vjenė, 12 mars 2004
- "Me indinjatė tė thellė morėm lajmin pėr sulmin
kriminal tė kryer mbi Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės dhe
Kryetarit tė LDK-sė, Ibrahim Rugova!
-
-
Ky sulm barbar ėshtė politik i drejtuar
kundėr Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, Lidhjes Demokratike
tė Kosovės si dhe institucionit mė tė lartė tė vendit, me qėllim tė
destabilizimit politik tė Kosovės dhe pengimin e procesit tė
pavarėsimit tė saj", thuhet nė reagimin e degės sė LDK-sė nė Austri,
duke e dėnuar ashpėr kėtė akt tė shėmtuar.
-
"Akte tė tilla kriminale e zbehin imazhin e Kosovės dhe popullit tė
saj para faktorit ndėrkombėtar dhe botės demokratike", thuhet nė
kėtė reagim dhe kėrkohet qė policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja, qė sa mė
shpejt tė zbulojnė autorėt e kėtyre akteve kriminale dhe tė nxirren
para drejtėsisė.
-
-
Ata duhet ta kryejnė misionin e vet duke
mos e toleruar terrorizmin qė ka lėshuar rrėnjė edhe nė Kosovė, edhe
para syve tė tyre. Anėtarėsia e LDK-sė dhe strukturat e saja do tė
dijnė si tė ruhen dhe si tė veprojnė ndaj akteve tė kėtilla
kriminale", thuhet nė kėtė deklaratė tė degės sė LDK-sė nė Gjilan.
-
-
-
Sulmi nė
Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės ka indinjuar bashkatdhetarėt
shqiptarė dhe opinionin nė Norvegji
-
-
Oslo, 12 mars 2004
- Sulmi sotėm nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
Dr. Ibrahim Rugova, ka indinjuar thellė bashkatdhetarėt shqiptarė
dhe opinionin nė Norvegji.
-
"Kryesia e Degės sė LDK-sė reagon fuqishėm ndaj aktit kriminal nė
fjalė dhe denon aktet e dhunės qė pėr fat tė keq po ndodhin nė
vendin tonė.
-
-
Vlerėsojmė gjithashtu se aktet e tilla
terroriste vėshtirėsojnė proceset demokratike nė Kosovė, por jemi tė
bindur se rruga e Presidentit Rugova drejt njohjes formale tė
pavarėsisė ashtu dhe demokratizimin dhe zhvillimin e Kosovės nuk
mund tė ndalen nga akte tė tilla sa tė dėnueshme aq dhe qyqare",
thuhet nė njė reagim tė Degės sė LDK-sė nė Norvegji.
-
-
-
FR i LDK-sė nė
Zvicėr shpreh indinjatė ndaj aktit kriminal qė ndodhi nė rezidencėn
e Presidentit tė Kosovės
-
-
Cyrih, 12 mars 2004
- Kryesia e Forumi i Rinisė sė LDK-sė, Dega nė Zvicėr
dėnon ashpėr kėtė akt kriminal. Ky sulm ėshtė i drejtuar kundėr
shtetit dhe pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėr institucioneve
demokratike e tė ardhmes sė vendit tonė.
-
Ėshtė pėr t'u ēuditur se si ėshtė e mundur qė UNMIKU dhe forcat e
tjera ndėrkombėtare dhe vendore edhe pse nė dijeni tė ndėrrmarrjeve
tė kėtilla dhe akteve tjera, tė cilat janė paralajmėruar disa herė
kundėr LDK, nė gjithė Kosovėn, nuk arritėn t'i parndalojnė!
-
Kryesia e FR tė LDK-sė shpreh pėrkrahje tė parezervė ndaj
presidentit Ibrahim Rugova dhe Kryesisė sė LDK-sė.
-
-
-
Kryesia e Degės
sė LDK-sė nė Gjermani dėnon sulmin kriminal ndaj Presidentiit tė
Kosovės
-
-
Shtutgart, 12 mars 2004
- Kryesia e Degės, nėndegėt dhe aktivet e LDK-sė
nė Gjermani, sė bashku me anėtarėsinė e gjerė dhe simpatizantėt e
shumtė nė Gjermani, janė tė indinjuar thellė nga akti kriminal ndaj
rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, njėherit edhe
kryetar i LDK-sė.
-
Aktet e tilla, tė shtuara ditėve tė fundit nė Kosovė, padyshim bėhen
nga njė dorė e zgjatur e shėrbimeve sekrete kriminale serbe qė
veprojnė nė Kosovė apo jashtė saj dhe kanė pėr qėllim krijimin e njė
situate tė pasigurisė nė Kosovė dhe qė vėshtirėson tė gjitha
proceset e filluara drejt pavarėsisė sė plotė tė Kosovės.
-
Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Gjermani kėtė sulm, duke e vlerėsuar
atė si njė akt kundėr institucioneve tona demokratike.
-
Dega e LDK-sė nė Gjermani, kėsaj radhe sikurse edhe nė sulmet e
kėrcnimet ndaj aktivistėve tė saj, mbetet e palėkundur nė pozitat e
saj, nė ēuarjen e aktivitetit pėrpara, nė pėrkrahjen e parezervė
ndaj presidentit Ibrahim Rugova, Kryesisė qendrore tė LDK-sė nė
Kosovė dhe tė gjitha atyre forcave kombėtare qė angazhohen dhe e
duan njė Kosovė tė qetė e stabile, thuhet nė njė komunikatė tė
Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Gjermani.
-
-
-
Reagim i
Forumit tė Gruas tė LDK ndaj sulmit kriminal nė Rezidencėn e
Presidentit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Forumi i Gruas i LDK dėnon ashpėr sulmin e
sotėm nė Rezidencėn e Presidentiti tė Kosovės, Ibrahim Rugova, duke
e vlerėsuar si sulm kriminal ndaj institucionit mė tė lartė
shtetėror, Presidentit tė Kosovės.
-
Ky sulm ėshtė i drejtuar kundėr Shtetit dhe Pavarėsisė sė Kosovės
dhe kundėr institucioneve demokratike e tė ardhmes sė vendit.
-
Akti kriminal i sotėm nė Rezidencėn e Presidencės ėshtė edhe njė akt
i sulmeve tė paralajmėruara dhe tė paparalajmėruara kundėr LDK,
Presidentit tė Kosovės dhe Kryetar i LDK, Ibrahim Rugova, dhe
drejtuesve tė tjerė tė LDK nė gjithė Kosovėn.
-
Forumi i Gruas i LDK kėrkon masa urgjente nga institucionet
pėrkatėse tė Kosovės dhe ndėrkombėtare nė shtimin e sigurisė pėr
institucionet dhe drejtuesit e tyre, si edhe zėnjen e kryesve tė
akteve kriminale dhe vėnjen e tyre para drejtėsisė.
-
-
-
Mark Krasniqi
dėnon sulmin kriminal nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Kryetari i Partisė Shqiptare Demokristiane tė
Kosovės akademik Mark Krasniqi dėnon sulmin e kryer kriminal nė
Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Nė reagimin e
PSHDK-sė ndėr tė tjera thuhet:
-
"Me indinjatė tė thellė morėm lajmin pėr sulmin e sotėm kriminal tė
kryer mbi Rezidencėn e Presinedentit tė Kosovės z.Ibrahim Rugova, tė
cilin njėkohėsisht e konsideroj sulm mbi institucionin mė tė lartė
tė vendit.
-
-
Nė emrin tim dhe tė Kryesisė sė
PSHDK-sė, e dėnoj ashpėr kėtė akt tė pashembullt dhe kriminal, i
cili ėshtė bėrė me qėllim pėr ta frenuar procesin e pavarėsisė sė
Kosovės, pėr realizimin e sė cilės angazhohet me decenie tė tėra
Presidenti Rugova.
-
-
Konsederoj se aktet e tilla nuk mund ta
ndalin rrugėtimin tonė drejt shtetit tė pavarur tė Kosovės tė cilės
rrugė po i prin me plotė sukses Presidenti Rugova", thuhet nė
reagimin e PSHDK-sė.
-
"Kėrkojmė nga organet e hetuesisė dhe drejtėsisė tė marrin masa
adekuate pėr t'i zbuluar akterėt e krimit dhe pėr ti nxjerrė para
drejtėsisė, ndėrsa nga organet e UNMIK-ut kėrkojmė urgjentisht tė
bėjnė sigurinė e personaliteteve mė tė larta tė vendit", theksohet
nė njė komunikatė tė PSHDK-sė tė nėnshkruar nga Mark Krasniqi.
-
-
-
LDK-ja mė 17
mars organizon njė protestė
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Nė mbledhjen e sotme tė Kryesisė sė LDK-sė me
kryetarėt e degėve u dėnua ashpėr sulmi i sotėm nė Rezidencėn e
Presidentit tė Kosovės dhe Kryetarit tė LDK-sė, Dr.Ibrahim Rugova,
si njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr institucionit mė tė
lartė shtetėror tė Kosovės dhe kundėr angazhimeve shtetformuese,
lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
-
Nė kėtė takim u vendos njėzėri qė, mė 17 mars 2004 (e mėrkurė), nė
orėn 12:00, nė Prishtinė, tė mbahet njė protestė paqėsore, si reagim
ndaj sulmit tė sotėm ndaj institucionit tė Presidentit tė Kosovės
dhe kundėr dhunės dhe akteve tė tjera kriminale, qė po e rrezikojnė
sigurinė, tė ardhmen dhe pavarėsinė e Kosovės, thuhet nė njė njoftim
tė Kryesisė sė LDK-sė.
-
-
-
Udhėheqja e
komunės sė Prishtinės dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj Rezidencės
sė Presidentit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Udhėheqja e Kuvendit Komunal tė Prishtinės,
dėnon ashpėr sulmin kriminal qė ndodhi sot nė orėt e hershme tė
mėngjesit ndaj Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim
Rugova. Nė reagimin e udhėheqjes sė Kuvendit Komunal tė Prishtinės,
thuhet:
-
"Kuvendi Komunal i Prishtinės dėnon ashpėr sulmin e sotėm kriminal
ndaj Rezidencės sė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ky sulm
kriminal i drejtuar kundėr institucionit tė familjes dhe
institucionit mė tė lartė shtetėror tė Kosovės, ėshtė sulm edhe
kundėr vlerave shtetformuese, si dhe sulm kundėr lirisė dhe
pavarėsisė sė Kosovės.
-
Ky ėshtė akt gjithėsesi ėshtė edhe mė i ulėt, kur tė kihet parasysh
se nė kėtė objekt jeton edhe familja e Presidentit tė Kosovės",
thuhet nė fund tė reagimit tė udhėheqjes sė Kuvendit Komunal tė
Prishtinės.
-
-
-
Dega e LDK-sė
nė Suedi sulmin mbi rezidencėn e Presidentit Rugova e cilson akt
kriminal-terrorist
-
-
Stokhlom, 12 mars 2004
- Sulmin e sotėm ndaj Rezidencės sė Presidentit
tė Kosovės, e dėnoi edhe Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Suedi, duke e
cilsuar si njė akt kriminal-terrorist i drejtuar kundėr Presidentit
tė Kosovės, Ibrahim Rugova si dhe institucionit mė tė lartė tė
Kosovės, me qėllim tė destabilizimit politik tė Kosovės, pengimit tė
zhvillimit demokratik nė Kosovė si dhe tė zbehjes sė imazhit tė
Kosovės para faktorit ndėrkombėtar.
-
Ky sulm kundėr Rezidencės sė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim
Rugova, ėshtė njė sulm politik kriminal-terrorist kundėr
institucionit mė tė lartė tė Kosovės tė zgjedhur me anė tė votės sė
lirė tė popullit tė Kosovės dhe kundėr Lidhjes Demokratike tė
Kosovės.
-
-
-
Ministri Zef
Morina shpreh indinjatė tė thellė ndaj sulmit nė rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Ministri i Transportit dhe
Postė-Telekomunikacionit, Zef Morina, shpreh indinjatė tė thellė
ndaj sulmit tė sotėm nė ambientin e rezidencės sė Presidentit tė
Kosovės, Dr Ibrahim Rugova.
-
"Nė emėr tė MTPT dhe nė emrin tim shpreh indinjatėn mė tė thellė pėr
kėtė sulm kriminal, tė kryer nga ata qė nuk e duan Kosovėn dhe
pavarėsinė e saj. Shpėrthimin nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės
e kosnideroj atentat nė personalitetin tė Presidentit, Ibrahim
Rugova, pėrkatėsisht nė institucionin mė tė lartė tė vendit", thuhet
nė deklaratėn e ministrit Morina.
-
"Ata qė e kryen kėtė sulm tė rėndė kriminal, qyqar e barbar
dėshirojnė qė nė kėtė mėnyrė tė pengojnė proceset dhe angazhimin
tonė permanent pėr ta bėrė sa mė parė Kosovėn e pavarur", thotė
Morina.
-
-
-
Reagim i
Forumit tė Rinisė tė LDK-sė pėr aktin kriminal nė rezidencėn e
Presidentit Rugova
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Kryesia e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė nė
takimin e rregullt tė sotėm me kryetar tė Degėve, dėnoi ashpėr
sulmin e sotėm nė Rezidencen e Presidentit tė Kosovės dhe Kryetarit
tė LDK-sė, Ibrahim Rugova.
-
FR i LDK-sė kėrkon nga institucionet kompetente zbardhjen sa mė tė
shpejtė tė aktit kriminal dhe qė kryerėsit e veprave tė tilla tė
nxirren sa mė parė para organėve tė drejtesisė.
-
Pėr tė rinjtė e LDK-sė ėshtė tejet shqetėsues dhe brengosės
mosefikasiteti dhe neglizhenca e organeve tė hetuesisė dhe tė rendit
nė zbardhjen dhe parandalimin e kėtyre veprave kriminale, thuhet nė
reagimin e Kryesisė sė FR tė LDK-sė.
-
-
-
Prodi pėrsėriti
nė takimin me Rexhepin dėshirėn e Komisionit Evropian pėr ta
ndihmuar Kosovėn
-
-
Bruksel, 12 mars 2004
- Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi gjatė
qėndrimit nė Bruksel dje nė selinė e Komisionit Evropian nė Bruksel
e zhvilloi njė takim me Romano Prodin, ku u diskutuan ēėshtjet e
implementimit tė standardeve si dhe vazhdimit tė dialogut me
Beogrdin, pėrfshirė edhe mekanizmat pėrcjellėse tė
stabilizim-asociimit.
-
Romano Prodi e vuri theksin nė mėnyrė tė veēantė nė nevojė pėr
stabilitet qė ka Kosova, pėr pėrmirėsimin e situatės sė sigurisė,
sidomos tė pakicave, si dhe pėr venien nė jetė plotėsisht tė
standardeve si rruga mė e shpejtė pėr hapjen e bisedimeve pėr
zgjidhjen e statusit tė saj.
-
-
Prodi po ashtu ka ripėrsėritur dėshirėn
e Komisionit Evropian pėr tė ndihmuar ekonomikisht dhe politikisht
Kosovėn, sidomos nėpėrmjet vėnies nė jetė tė mekanizmit tė posaēėm
pėrcjellės qė Komsioni Evropian ka hartuar posqėrisht pėr Kosovėn si
alternativė e marrėveshjeve tė asociim stabilitetit.
-
Pas kėtij takimi, kryeministri Rexhepi citohet tė ketė thėnė se
propozimi i Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet pėr zgjidhjen e
ēėshtjes sė Mitrovicės, nuk mund tė hidhet poshtė pa u kėshilluar nė
hollėsi sė bashku me autoritetet lokale, qendrore dhe ndėrkombėtare
nė Kosovė. Bėhet fjalė pėr njė projekt qė ofron propozime konkrete
dhe mėnyrat se si tė tejkalohet situata nė qytetin e ndarė tė
Mitrovicės.
-
-
-
Problemet
ekonomike ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė do tė zgjidhen deri nė
fund tė kėtij viti
-
-
Prishtinė, 12 mars 2004
- Afaristėt e Kosovės dhe ata tė Maqedonisė dje
organizuan nė Prishtinė njė takim ndėrmjet prodhuesve kryesisht tė
agrokulturės nga Maqedonia me tė interesuar pėr partneritet nga
afaristėt kosovarė.
-
-
Nga Kosova ishin tė tubuar kryesisht
prodhues tė cilėt kėrkonin tregtarė nga Maqedonia, ndėrkaq vizitorėt
nga Maqedonia tė kundėrtėn.
-
Nė kėtė takim u theksua se problemet ekonomike ndėrmjet dy vendeve
definitivisht do tė zgjidhen deri nė fund tė kėtij viti.
-
Me kėtė rast ėshtė kėrkuar nga qeveria maqedonase qė urgjentisht tė
fillojė negociatat pėr hartimin e marrėveshjes pėr tregti tė lirė me
Kosovėn.
-
-
-
KMG: Shqipėria
njė vend i vėshtirė pėr shtypin e pavarur
-
-
Nju Jork, 12 mars 2004
- Nė njė raport tė Komitetit pėr Mbrojtjen e
Gazetarėve, organizate me qendėr nė Nju Jork, thuhet se lufta e
vazhdueshme politike dhe gjendja e dobėt ekonomike vazhdojnė ta
bėjnė Shqipėrinė njė vend kaotik dhe tė vėshtirė pėr shtypin e
pavarur.
-
Raporti shprehet me tone kritike pėr gjendjen e medias nė Shqipėri
gjatė vitit qė kaloi. Aty thuhet se gjatė 2003-shit, gazetarėt
shqiptarė u bėnė objekt i trysnisė sė qeverisė, i padive pėr
shpifje, i pushimeve nga pronarėt e politizuar dhe i privimeve nga
informacioni qeveritar, sidomos kur hetonin pėr korrupsionin dhe
krimin e organizuar.
-
Pėr mė tepėr, thuhet nė raport, standardet e ulta profesionale,
theksi tek sensacioni dhe ndikimi financiar i partive mbi shumė
mjete tė shtypit, u japin gazetarėve pak besueshmėri nė publik dhe
shpesh e detyrojnė shtypin tė vetcensurohet.
-
Gjatė vitit 2003, thotė raporti i Komitetit pėr Mbrojtjen e
Gazetarėve, qeveria e kryeministrit Fatos Nano, u mbulua pozitivisht
nga tre stacionet televizive kombėtare, Televizioni Shtetėror
Shqiptar, Televizioni i pavarur Arbėria dhe Televizioni i pavarur
Klan, sepse partia e tij socialiste ruajti njė ndikim tė fortė mbi
Radiotelevizionin Shqiptar dhe Kėshillin Kombėtar pėr Radion dhe
Televizionin.
-
Nė disa raste, thuhet nė raport, qeveria ka vepruar me dorė tė fortė
pėr zbatimin e rregulloreve mbi mdiat. Nė muajin gusht, Kėshilli
Kombėtar mbylli stacionin e pavarur Alba TV pėr mos pagim tė tarifės
sė transmetimit. Sipas burimeve tė Komitetit pėr Mbrojtjen e
Gazetarėve, kjo i frikėsoi drejtuesit e mediave tė tjera duke
krijuar njė klimė vetėcensure, thuhet nė njė njoftim tė Z.A.
-
-
-
Edhe BDI me
kandidat tė vetin pėr president tė Maqedonisė
-
-
Tetovė, 12 mars 2004
- Partia shqiptare nė Qeverinė e Maqedonisė,
Bashkimi Demokratik pėr Integrim, do tė dalė me kandidatin e saj pėr
president. Ky vendim ėshtė marrė nė njė takim tė Kryesisė sė kėsaj
force tė zhvilluar nė Tetovė, tė enjten nė mbrėmje. Nuk ėshtė bėrė
publik emri i kandidatit, por kėtė do ta caktojė kryetari i saj Ali
Ahmeti.
-
Ndėrkaq, edhe partia tjetėr shqiptare nė opozitė, ajo pėr
Prosperitet Demokratik, pritet qė sot pas dite tė marrė vendim se
cili do tė jetė kandidati i vet pėr zgjedhjet e ardhshme, pasi
dėshtoi nisma e saj qė shqiptarėt tė dalin me njė kandidat tė vetėm.
-
Mė herėt, edhe forca kryesore opozitare e shqiptarėve nė Maqedoni,
Partia Demokratike, bėri tė ditur se sė shpejti do tė shpallė emrin
e kandidatit tė saj.
-
-
-
Tiranė: Afati
pėr deklarimin e pasurive po afron
-
-
Tiranė, 12 mars 2004
- Rreth pesė mijė zyrtarė dhe funksionarė tė
lartė nė Shqipėri duhet tė deklarojnė pasuritė personale brenda
muajit mars, nė bazė tė njė ligji tė ri qė synon tė sjellė njė
kontribut mė shumė nė luftėn kundėr korrupsionit.
-
Me anė tė njė publiciteti nėpėr televizione, njė shoqatė
joqeveritare ka filluar numėrimin nė zbritje pėr ditėt qė u kanė
mbetur funksionarėve tė lartė tė shtetit, deputetėve dhe
qeveritarėve, deri nė 31 mars.
-
Deri atėherė, ata duhet tė kenė dorėzuar tė plotėsuar njė formular
me rreth 20 fletė pranė inspektoriatit tė lartė pėr deklarimin e
pasurive.
-
-
-
Ēoviq thotė se
po pėrgatitet terreni qė nė vitin e ardhshėm tė shpallet pavarėsia e
Kosovės
-
-
Beograd, 12 mars 2004
- Drejtuesi i ashtuquajtur tė "Qendrės
koordinuese pėr Kosovėn" Nebojsha Ēoviq nė njė konferencė shtypi nė
Beograd ka kėrkuar nga qendrat e vendosjes ndėrkombėtare tė
deklarohen lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės.
-
-
Ēoviq citohet tė ketė thėnė se koha po
punon kundėr interesave serbe dhe se shihet qartė se bashkėsia
ndėrkombėtare dhe UNMIK-u nėpėrmjet planit tė zbatimit tė
standardeve tė Kosovės po pėrpiqen qė tė ndryshojnė Rezolutėn 1244
dhe tė mundėsojnė pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Ai ka theksuar se tashmė ka filluar faza
e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ēoviq apeloi tek
organet serbe tė shtetit tė kundėrshtojnė standardet e Kosovės,
ngase sipas tij, ato nuk pėrfillin interesat e Serbisė dhe serbėve
dhe kjo do tė thotė se pas realizimit tė standardave Kosova do tė
jetė e pavarur.
-
-
-
Shkarkohet
presidenti koreano-jugor
-
-
Seul, 12 mars 2004
- Ka patur njė zhvillim dramatik nė Asamblenė
Kombėtare tė Koresė sė Jugut ku presdienti Roh Mu Hjun ka humbur njė
votė qė e pezullon atė tė vazhdojė tė kryejė detyrėn e presdientit.
Pushteti i tij pezullohet deri nė njė vendim pėrfundimatr nga
Gjykata Kushtetuese e vendit.
-
Seanca filloi me shkėmbime grushtash midis deputetėve tė dy
grupimeve politike, ndėrsa roje tė sigurisė nxorėn jashtė sallės
pėrkrahėsit e presdientit tė cilėt qanin dhe thėrrisnin 'ndaloni
grushtin e shtetit'. Lėvizja pėr tė shkarkuar presdientin ėshtė e
paparashikuar.
-
-
-
Nė sulmet e
djeshme nė Madrid kanė vdekur edhe shtetas tė 11 vendeve tė huaja
-
-
Madrid, 12 mars 2004
- Nė mesin e viktimave nė sulmet e djeshme
terroriste nė Madrid ka pasur edhe shtetas tė 11 vendeve tė huaja,
ka bėrė tė ditur sot kryeministri spanjoll Hoze Maria Aznar.
-
-
-
Nė Spanjė sot
janė paralajmėruar demostrata masive
-
 |
|
-
Madrid, 12 mars 2004
- Demonstrata masive nė tė cilat
njerėzit do tė shprehin zemėrimin pėr gjakun e derdhur dhe
solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre janė
paralajmėruar tė mbahen nė gjithė vendin.
-
Nė gazeta sot flitet pėr masakrėn
e Madridit duke e quajtur atė si Nėntė Shtatori i Spanjės.
Hetimi zyrtar dhe spekulimet publike se kush ishte pas sulmeve
vazhdojnė.
-
Agjencitė sekrete thonė se ka tė gjitha tiparet e al-Kaidas,
por gjithashtu edhe tė grupit separatist bask ETA qė lufton
pėr njė atdhe tė pavarur nė Spanjėn veriore.
|
-
-
-
Sot nė mesditė,
e gjithė Spanja mbajti njė minutė heshtje nė shenjė nderimi pėr
viktimat
-
-
Madrid, 12 mars 2004
- Tė premtėn nė mesditė, e gjithė Spanja mbajti
njė minutė heshtje nė shenjė nderimi pėr viktimat e shpėrthimeve dhe
udhėheqės nga e gjithė Evropa arritėn nė Madrid pėr t'u bashkuar me
njė numėr tė madh spanjollėsh tė mbledhur nė kryqytet pėr njė tubim
kundėr terrorit.
-
Nė Spanjė ėshtė shpallur njė periudhė zie tri-ditėshe dhe fushata
pėr zgjedhjet kombėtare ėshtė pezulluar, por qeveria thotė se votimi
do tė zhvilliohet tė dielen, siē ishte planifikuar.
-
-
-
Shtatė minatorė
kanė humbur jetėn nė njė minierė nė Ēeki
-
-
Pragė, 12 mars 2004
- Shtatė minatorė kanė humbur jetėn tė enjtėn nga
shembja e galerisė nė njė minierė nė lindje tė Ēekisė, kanė njoftuar
sot mediat vendore.
-
Fatkeqėsia ka ndodhur nė njė thellėsi prej 680 metrash nė minierėn
Dul Lazi afėr qytetit Ostrava, nė lindje tė vendit.
-
Shtatė minatorė kanė humbur jetėn, ndėrkaq katėr tė tjerė i kanė
nxjerrė ekipet e shpėtimit vetėm me lėndime tė lehta.
-
-
-
Nė Irak janė
vrarė dy ushtarė amerikanė
-
-
Bagdad, 12 mars 2004
- Nga njė shpėrthim bombe nė njė rrugė, afėr
vendbanimit Habania, qė gjendet afėr qyteteve kryengritėse Ramadi
dhe Falluxha, 70 kilometra nė perendim tė Bagdadit, kanė humbur
jetėn dy ushtarė amerikanė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur, njofton
BBCWorld.
-
-
Automjeti i ushtarėve amerikanė, qė
ėshtė goditur me bombė, shėrbente si eskortė e autokolonės, bėjnė tė
ditur raportet e Komandės qendrore amerikane. Vrasja e kėtyre
ushtarėve ngre nė 267 numrin e trupave amerikane, tė vrarė nė
aksione nė Irak qė kur ėshtė shpallur e pėrfunduar lufta mė njė maj.
-
-
-
Al Kaida merr
pėrgegjėsinė pėr sulmet nė Spanjė?
-
-
Madrid, 12 mars 2004
- Nė njė letėr qė mendohet se ėshtė shkruar nga
bashkėpunėtorėt e Al-Qaidės, merret pėrgjegjėsia pėr serinė e
shpėrthimeve tė djeshme nė Madrid ku u varanė 198 vetė dhe u
plagoswn mbi 1400 vetė.
-
Nė letrėn qė i ėshtė dėrguar redaksisė sė gazetės arabe al-Quds
al-Arabi nė Londėr, thuhet se skuadrat e vdekjes kanė penetruar nė
Spanjė, njė nga shtyllat mė tė fuqishme tė aleancės.
-
Letra i atribuohet Brigadave Abu Hafas al-Masri, tė cilat kanė marrė
pėrgjegjėsinė pėr sulmet terroriste tė sė kaluarės nė emėr tė
al-Qaidės. Por deklaratat e kėsaj organizate se ishte autore e
ndėrprerjes sė energjisė elekrtike nė njė pjesė tė madhe tė Shteteve
tė Bashkuara dhe Kanadasė vitin e kaluar, nuk rezultuan tė sakta.
-
-
-
Njė amerikane
arrestohet pėr spiunazh nė favor tė Irakut
-
-
Bagdad, 12 mars 2004
- Prokurorėt amerikanė thonė se njė shtetase
amerikane ėshtė arrestuar pėr veprimtari spiunazhi nė favor tė
Irakut. Ajo ėshtė Susan Lindauer, e cila u arrestua nė qytetin e saj
Takoma Park tė Merilendit, pranė Washingonit.
-
Nė aktpadinė ndaj zonjės Lindauer thuhet se ajo ka kryer veprimtari
si agjente e zbulimit irakian si dhe transaksione tė ndaluara
financiare me qeverinė e ish-diktatorit irakian Sadam Hussein.
-
-
-
Spanja nuk
pėrjashton asnjė mundėsi lidhur me shpėrthimet e Madridit
-
-
Madrid, 12 mars 2004
- Kryeministri spanjoll, Hoze Maria Aznar, tha se
Spanja do tė hetojė tė gjitha mundėsitė nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr
tė gjetur personat qė kryen shpėrthimet e bashkėrenduara tė ditės sė
djeshme nė Madrid.
-
Kryeministri Aznar u tha tė premtėn gazetarėve se nuk do tė
pėrjashtohet asnjė mundėsi dhe premtoi se Spanja do tė publikojė tė
gjithė informacionin qė mbledh rreth shpėrthimeve qė shkaktuan
vdekjen e tė paktėn 198 vetave nga 11 vende. Por, numri i viktimave
vazhdon tė rritet.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|