|
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (11)
Dr.
Zydi Dervishi
III.6. Edukatė seksuale e niveleve baritore
Udhėpėrshkrues e studiues tė huaj dhe intelektualė shqiptarė kanė
konstatuar se nė shoqėrinė shqiptare tradicionale perversitetet nė
marrėdhėniet seksuale ishin dukuri mjaft tė rralla, tė pėrhapura
kryesisht nė qytetet mė tė mėdhenj e mė tė vjetėr. Por edhe njohuritė
e njerėzve tė rritur pėr botėn e trazuar e gjithė mistere tė seksit
ishin shumė tė pakta, tė sipėrfaqshme, tė krahasueshme me ato tė
shoqėrisė baritore. Diskutimet pėr problemet e seksit edhe ndėrmjet tė
afėrmve ose shoqeve e shokėve tė ngushtė ishin pėrgjithėsisht fare tė
rralla, kalimtare dhe qė i skuqnin deri te veshėt, jo vetėm femrat,
por edhe meshkujt mė tė shkathėt e mė trima. Madje sa mė trima tė
ishin, aq mė pak ishin tė interesuar pėr seksin dhe diskutimet pėr
tė, ose, sė paku, shpėrfaqeshin tė tillė.
Pėr
kėtė problematikė Faik Konica nė vitet 30 tė shekullit XX, ndėr tė
tjera, ka shkruar: Pak, gjė mund tė thuhet pėr jetėn seksuale tė
shqiptarėve nė njė libėr tė caktuar pėr lexuesin e gjerė. Disa vese
nuk janė tė panjohura nė qytetet, ndonėse ardhja e tyre mund tė
gjurmohet lehtė nga ndikimet e huaja, por zor se mund tė gjendet njė
popull tjetėr nė botė mė i urtė sesa nė fshatrat e Shqipėrisė.
Pafajėsinė e fshatarėve mund ta tregojė njė zakon interesant qė ka
mbizotėruar deri nė kohėt e fundit dhe qė ende nuk ėshtė zhdukur. Kur
do tė bėhej njė martesė, qė zakonisht lidhej ndėrmjet tė rinjve pa i
mbushur njėzet vjeē, dhėndri ishte nga nėntėmbėdhjetė deri nė njėzet
vjeē, ose aty rrotull, ndėrsa nusja nga pesėmbėdhjetė deri
shtatėmbėdhjetė vjeē, njė anėtar mashkull mė i moshuar i familjes
duhej ti shpjegonte burrit tė ardhshėm anėn fizike tė martesės;
ndėrsa njė femėr e farefisit me njė copė gėlqere, qymyr ose diēka
tjetėr qė shėrben pėr tė shkruar, do ti shpjegonte nuses sė
ardhshme
Kjo thjeshtėsi baritore e njė kohe tė vjetėr na tregon
shkallėn e pėrhapjes sė urtėsisė e tė shėndetit moral, qė i ka bėrė
shqiptarėt gjatė shekujve tė jenė model i fuqisė dhe i shėndetit
(2001 : 251).
Pėrgjithėsisht nė shoqėrinė tradicionale shqiptare nuk vlerėsohej
kėnaqėsia e marrėdhėnieve seksuale, ose sė paku, flitej fare pak pėr
tė. Mė sė shumti marrėdhėniet seksuale trajtoheshin kryesisht si
domosdoshmėri pėr lindjen e fėmijėve, tė pasardhėsve trashėgimtarė.
Pėr kėtė ēėshtje Faik Konica, ndėr tė tjera, ka shkruar: Nė tėrėsi
shqiptarėt nuk janė njerėz sensualė. Shumica e tyre bėjnė njė jetė
pothuaj si tė asketėve dhe ndonėse janė tė urtė me gratė e tyre,
burrat shqiptarė priren ti mbajnė ato mė tepėr si nėna sesa si gra
tė dashura (2001 : 251). Madje, veēanėrisht nė malėsi, nė bisedat me
tė tjerėt burri zakonisht nuk e pėrmendėte emrin e gruas sė vet, por e
quante atė nėna e fėmijėve ose nėna e fėmijėve tė mi.
III.7. Dukuria e virgjinave nė kontekstin e funksioneve
socialkulturore
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare kishte edhe dy grupime tė rriturish,
tė cilėt kishin qėndrime skajmėrisht tė kundėrta ndaj marrėdhėnieve
seksuale. Sė paku deri nė fillim tė viteve 60 tė shekullit XX nė
hapėsirat shqiptare ka ekzistuar dukuria e virgjėreshave, e vajzave qė
nuk martoheshin, pra mbeteshin tė virgjėra, tė papėrlyera, tė pastra.
Nė gjuhėn e popullit vajza tė tilla quheshin tybeli ose tybelie,
domethėnė femra tė betuara (kanė bėrė tybe) tė mos martohen, pra tė
vetėprivuara nga disa kėnaqėsi jetėsore, veēanėrisht nga emocionet e
marrėdhėnieve seksuale (Halimi, K., 2000 : 45). Etnologu Kadri Halimi
ka studiuar 27 raste virgjinash, tė cilat kanė jetuar nė vitet 1947
1960 nė disa vise tė Kosovės. Sipas tij nė gjithė Kosovėn dhe trojet
shqiptare numri i tyre duhet tė ketė qenė shumė mė i madh.
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare dukuria e virgjinave pėrcaktohej nga
bashkėndikimi i tri rrethanave socialkulturore kryesore:
E
para.
Nėse familja nuk kishte trashėgimtar mashkull, njėra prej vajzave
linte stausin e femrės dhe merrte atė tė djalit. Ky ndryshim,
shoqėrisht real efektiv statusesh i qetėsonte disi shpirtėrisht
prindėrit sepse, nga njėra anė, i mbronte prej shpėrfilljeve tė
opinionit dhe, nga ana tjetėr, edhe pasi tė vdisnin, shtėpia e tyre do
tė mbahej hapur tė paktėn edhe pėr njė gjeneratė pasardhėse.
E
dyta.
Nė shoqėrinė tradicionale shqipatre fejesat realizoheshin me shkuesi.
Fejesa ngjante me njė kontratė, e cila pėrcaktohej kryesisht nga
interesa ekonomike, shoqėrore e kulturore tė familjeve e deri tė
fiseve tė djalit dhe tė vajzės. Nė realizimin e kontratave tė tilla
pėrgjithėsisht nuk merreshin nė konsideratė parapėlqimet e tė rinjve
dhe sidomos tė rejave qė do tė fejoheshin. Vajza nuk kishte tė drejtė
tė refuzonte tė fejuarin qė i ofronte familja ose fisi nėpėrmjet
shkuesit. Nėse vajza refuzonte tė fejuarin e parė dhe martohej me njė
tjetėr me pėrkrahjen ose edhe me dijeninė e tė afėrmve, familja e tė
fejuarit tė refuzuar kishte tė drejtė tė vriste njė mashkull nė moshė
madhore tė familjes sė vajzės.
Nė
paragrafin 437 tė Kanunit tė Skėnderbeut thuhet pa ekuivoke: Po iku
vajza e fejueme e muerr njė tjetėr me dije e vullnet tė prindve tė
vet, shtėpia e dhandrit ska punė me tė , po me prindėrit e saj, tė
cilėt i kanė borxh nji kaptinė. Gjak pėr huj(Illia, F., 1993: 44) .
Familja e djalit tė refuzuar e humbte tė drejtėn pėr tė marrė gjak
ndėr meshkujt e familjes sė ish tė fejuarės refuzuese, nėse kjo
deklaronte publikisht se nuk do tė martohej kurrė nė jetė, pra do tė
pranonte statusin e virgjinės. Udhėpėrshkuesja amerikane Rouz Uajder
Lein, e cila ka vizituar Shqipėrinė Veriore nė fillim tė viteve 20 tė
shekullit XX, ka shkruar se vajza mund ti ikte martesės duke u
betuar para parisė sė dy bajraqeve pėr vajzėri tė pėrjetshme dhe ajo
atėherė pret flokėt dhe zė vendin e mashkullit nė fis (1997 : 205).
E
treta.
Nėse vdiste babai ose tė dy prindėrit dhe linin pas fėmijė tė vegjėl,
vajza ose djem, vajza mė e madhe nė moshė nuk martohej. Ajo i
pėrkushtohej mirėrritjes sė motrave dhe tė vėllezėrve, duke u
vetėprivuar nga shumė kėnaqėsi tė jetės. Pėr kėtė etnologu Kadri
Halimi, ndėr tė tjera, ka shkruar: ...shkaku i tretė ėshtė mė
humanitar, njėrėzor , kėrkon sakrifikim tė jetės sė vajzės, abstenim
nga funksioni natyror biologjik, frenim tė epsheve emocionale
seksuale, vuajtje me pėrvuajtėri e me plot telashe tė pakėndshme
(2000 : 46-47).
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare krahas meshkujve dhe veēanėrisht
femrave tė privuara ose tė vetėprivuara nga emocionet e marrėdhėnieve
seksuale kishte edhe nga ata, ndonėse me pakicė, tė cilėt ishin shumė
tė dhėnė pas epsheve seksuale. Kėtė fakt e ka konstatuar edhe Faik
Konica. Ndėr tė tjera, ai ka shkruar: ... Shqipėria ėshtė njė vend
ekstremesh, prandaj kur njerėzit janė sensualė, janė tė tėrbuar fare.
Historianėt e hershėm turq na flasin pėr njė vezir tė madh* tė
famshėm, i cili njė kohė pati dyzet foshnja nė djepe dhe kur vdiq la
njėqind e njėzet djem pas. Ky vezir i madh ka qenė Ajaz Pasha, tė
cilin e kishin rrėmbyer nga familja nė Vlorė kur ishte fėmijė pėr ta
futur nė radhėt e jeniēerėve (kėtė dukuri njė historian e ka quajtur
taksa e gjakut), e rritėn si mysliman dhe pėr arsye tė talentit u
ngjit nė postin mė tė lartė. Ndėrkaq, nė kontrast me tė, tre
vėllezėrit e tij mbetėn nė Vlorė me nėnėn, qė tė tre u bėnė murgjėr
dhe kaluan njė jetė tė ashpėr si tė krishterė, duke mbajtur kreshmė e
duke u lutur ( 2001 : 252 ).
Nė
shoqėrinė mesjetare shqiptare deri nė fillim tė shekullit XX njerėzit
shumė sensualė ishin nga familjet e pasura tė feudalėve ose nėpunės
tė veshur me pushtet tė konsiderueshm. Opinioni mbisundues nė shoqėri
marrėdhėniet seksuale paramartesore ose jashtėmartesore tė njerėzve tė
tillė i trajtonte si vese, si hardisje qė vijnė nga kamja dhe qė
tolerohen nga halli, sepse tė pasurit kanė dhe gurin dhe arrėn nė dorė
dhe mund tė vendosnin e tė imponohen pėr gjithshka. Ndėrkohė opinioni
shoqėror ishte shumė mė intolerant ndaj marrėdhėnieve seksuale
paramartesore dhe jashtėmartesore tė tė varfėrve. Madje nė mjedise
disi tė gjera tė shoqėrisė shqiptare konsiderohej diēka e turpshme tė
flisnin pėr dukuri tė tilla. Shumica e shqiptarėve e quanin diēka
vulgare tė flisnin, jo vetėm pėr problemet e seksit, por edhe pėr ato
tė ushqimit. Udhėpėrshkuesja amerikane Rouz Uajlder Lein, e cila ka
njohur nga afėr viset e veriut tė Shqipėrisė nė vitet e fundit tė
funksionimit tė shoqėrisė tradicionale, veē tė tjerash, ka shkruar:
Ndėr shqiptarėt... ėshtė zakon qė kur vijnė tė huajt tė bėhet
muhabet. E vetmja mėnyrė pėr ta, pėr tė dėgjuar lajme dhe dėfrimi i
tyre i vetėm ėshtė tė flasin me mysafirė...Nė Shqipėri nuk ėshtė e
hijshme tė flitet pėr ushqim (1997 : 81,73).
Nė
shoqėrinė tradicionale shqiptare pėrgjithėsisht nuk diskutohej pėr
problemet e marrėdhėnieve seksuale. Kėto quheshin biseda jo tė denja
pėr burrat dhe pėrgjithėsisht pėr ēdo njeri tė respektuar. Edhe kėngėt
folklorike tė popullit tonė qė i kėndojnė dashurisė nuk pėrmbajnė
fjalė vulgare. Pothuajse asnjėra prej tyre nuk pėrshkruan
drejtpėrdrejt marrėdhėniet intime. Fjala seks nuk pėrdoret gati nė
asnjė rast. Nė krijimet folklorike shqiptare pėr dashurinė gjendet njė
pasuri e pallogaritshme fjalėsh tė rralla dhe imazhesh figurative tė
zgjedhura, tė cilat pasqyrojnė nė rrafshe tė tėrthorta e fluide
marrėdhėniet intime, mjaft tė tjetėrsuara ndėrmjet partnerėve. Dhe
partnerėt ishin ose tė fejuar qė ėndėrronin martesėn ose tė martuar,
por kurrsesi persona, tė cilėt flirtonin ose qė dėshironin tė
flirtonin.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (12)
Dr.
Zydi Dervishi
III.8. Realiteti i shoqėrive tė urbanizuara perėndimore deformohet nga
thjerrėzat etnocentrike
Pas
luftės sė Dytė Botėrore nė Republikėn e Shqipėrisė u instalua
diktatura totalitare e orientimit socialist, e cila synonte tė
kontrollonte dhe praktikisht kontrollonte jo vetėm veprimet e modelet
e sjelljes sė njerėzve, por edhe shijet e mendimet e tyre. Pėr tė
zgjatur sa mė shumė nė kohė pushtetin e saj njė diktaturė e tillė nuk
mund tė mos adoptonte politika e praktika me natyrė etnocentrike, tė
cilat e rritėn me ritėm tė pėrshpejtuar masėn e vetizolimit,
fillimisht nga vendet demokratike tė zhvilluara tė Perėndimit dhe pas
vitit 1960 edhe nga vendet ish - socialiste tė Lindjes. Pas
ndėrprerjes sė marrėdhėnieve ekonomike (korrik 1978) dhe mė pas
kulturore etj. me Republikėn Popullore tė Kinės vendi ynė, si tė
thuash, u fut nė rrjedhat e njė vetizolimi mė tė thellė.
Nė
rrethana tė tilla populli shqiptar, nė zemėr tė Europės, privohej nga
pėrfitime tė shumanshme qė ofronte pėrparimi i pėrshpejtuar i
shkencės, teknikės e teknologjisė si dhe ndryshimet nė mendėsitė dhe
kulturėn e jetesės sė njerėzve. Ritmet e zhvillimit tė Shqipėrisė,
pothuajse nė tė gjitha fushat e veprimtarisė ishin mė tė ngadalshme
se ritmet e pėrparimeve jo vetėm nė vendet e Evropės Perėndimore, por
edhe nė ato ish socialiste tė Lindjes. Po thelloheshin
shpėrpjesėtimet nė nivelin e jetesės ndėrmjet shqiptarėve dhe
popullsisė sė vendeve tė tjera tė Evropės.
Pėr
tė pėrligjur kėtė prapambetje ekonomike, teknike, teknologjike,
shkencore etj., dhe sidomos nė nivelin e mirėqenies sė popullsisė (
ēka ishte mė e prekshme drejtpėrdrejt prej saj ) strukturat partiako
shtetėrore tė regjimit totalitar socialist projektuan e zbatuan
politika e praktika me natyrė skajshmėrisht etnocentrike. Gjithashtu
psikoza e praktika tė tilla etnocentrike pėrligjnin dhe nxisnin mjaft
dukuri e procese sociale, ekonomike , politike e kulturore, tė cilat
shkonin nė kahje tė kundėrt me ata analogė tė vendeve mė tė
urbanizuara tė Evropės e mė gjerė. Madje strukturat partiake e
shtetėrore pėrkatėse propagandonin me intensitet tė lartė se Republika
Popullore Socialiste e Shqipėrisė ndėrton socializmin nė luftė tė
gjithanshme kundėr rrethimit armiqėsor imperialisto revizionist.
Nė
Kongresin e VIII tė PPSH ( nėntor 1981 ) lidhur me kėtė problematikė,
ndėr tė tjera u theksua: Partia, shteti, populli ynė luftojnė ballė
pėr ballė dhe vetėm pėr vetėm kundėr njė force kolosale armike, kundėr
botės kapitaliste e revizioniste qė na rrethon. Njerėzit tanė kurrė
nuk duhet ti nėnvleftėsojnė e ti harrojnė rreziqet qė i kėrcėnohen
shoqėrisė sonė socialiste nga presioni i madh e i gjithanshėm politik,
ekonomik, ideologjik e ushtarak i kėsaj bote ( PPSH, 1986:172 ). Dhe
i parė me syzet e errėta tė etnocentrizmit ky realitet armiqėsor nuk
mund tė ishte veēse i zi, nė tė nuk kishte pothuajse asgjė qė mund tė
vlente pėr Shqipėrinė qė ndėrtonte shoqėrinė e re socialiste duke
ecur nė rrugė tė reja, nė shtigje tė pashkelur.
I
pėrthyer nė psikozat skajshmėrisht etnocentrike realiteti i vendeve mė
tė urbanizuara tė Perėndimit, paraqitej prej strukturave pėrkatėse tė
shtetit totalitar socialist krejt i deformuar, deri i pėrmbysur para
syve tė shqiptarėve. Ndėrkohė qė nė vendet mė tė urbanizuara tė
Perėndimit ekonomia, shoqėria nė pėrgjithėsi pėrparonte e humanizohej
me ritme tė pėrshpejtuara, nė dokumentet zyrtare partiake e shtetėrore
tė Republikės sė Shqipėrisė flitej shpesh e mė shpesh pėr periudha
tė rėnda krizash qė kanė pėrfshirė botėn kapitaliste, ku ka tronditje
tė shumta politike, stanjacion e rėnie prodhimi, ulje tė nivelit tė
jetesės dhe dekadencė tė vlerave morale..., se veēanėrisht
superfuqitė janė nė kalbėzim, janė tė krimbura, tė degjeneruara, se
kapitalizmi nuk mund tė dalė nga kaosi etj. (PPSH, 1986: 118,212).
Strukturat propagandistike tė regjimit socialist pėrpiqeshin ti
bindnin shqiptarėt se nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit
kultura ishte mė e degjeneruar se ēdo aspekt tjetėr i jetės. Ndodhte
kėshtu ngaqė treguesit e kulturės pėrgjithėsisht janė mė pak tė
matshėm dhe spekulimet me to janė mė tė mundshme, bėhen mė tė
besueshme sidomos pėr njerėzit socialisht e kulturalisht mė tė
izoluar.
Veēanėrisht pas vitit 1960 nė forume tė ndryshme drejtuese e
kontrolluese tė Partisė sė Punės herė pas here theksohej:
...fenomenet e kalbėzimit e tė degjenerimit tė kulturės borgjeze
bėhen gjithnjė e mė tė theksuara. Izmat e saj qė mbijnė si
kėrpudhat, janė shenja mė e qartė e kėtij kalbėzimi (PPSH, 1978 :
360). Dhe si aspekti mė i dukshėm i degjenerimit tė kulturės sė
jetesės sė vendeve borgjeze konsiderohej liberalizimi i marrėdhėnieve
seksuale paramartesore ndėrmjet tė rinjve , ēka pėrvijohej si njė
prirje e zhvillimit tė kulturės sė jetesės, sidomos pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Kėtė e provojnė mjaft fakte e tė dhėna.
Duke
u bazuar nė studimet pėr kėtė problematikė tė kryera nė vitet 40 dhe
50 tė shekullit XX, studiuesi George Murdock, ndėr tė tjera, ka
shkruar: Shumica dėrrmuese e shoqėrive nė botė pranojnė marrėdhėniet
seksuale paramartesore: 70 pėr qind e shoqėrive i lejojnė ato pėr tė
dy sekset dhe pothuajse gjithė tė tjerat i pranojnė sė paku vetėm pėr
meshkujt. Shoqėri tė tilla jo vetėm mbyllin sytė para marrėdhėnieve
seksuale paramartesore, por edhe i inkurajojnė ato. Njė baba nė kėtė
shoqėri i thotė djalit tė vet adoloshent: Nuk duhet tė shkurajoheni
nga kundėrshtimi i vajzave qė ju presin me kėmbėt e para ose ikin me
vrap. Ndiqe atė pas. Ndiqe atė pasi kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė
kaluar kohėn. Shoqėria jonė ėshtė dukshėm jo thjesht tolerante,
madje seksiste.Vetėm rreth 5 pėrqind e shoqėrive ndalojnė plotėsisht
marrėdhėniet seksuale paramartesore (Shih: Thio, A., 1989 : 191).
Si
kudo nė botė edhe nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit
funksionojnė njė varg normash kulturore qė nxisin dhe sidomos frenojnė
marrėdhėniet seksuale paramartesore. Pėr shembull shoqėria amerikane
e pas Luftės sė Dytė Botėrore konsiderohet si shoqėri relativisht
kufizuese pėr marrėdhėniet seksuale paramartesore. Sociologu amerikan
bashkėkohės Alex Thio, ndėr tė tjera, ka shkruar: Ne kemi njė normė
kundėr seksit paramartesor , siē dėshmohet edhe prej faktit se shumica
e tė rriturve mbi 35 vjeē , e konsiderojnė shkarje morale kryerjen e
marrėdhėnieve seksuale para martesės. Ėshtė pak e ēuditshme qė shumė
prindėr nuk pranojnė tė diskutojnė pėr probleme tė seksit me fėmijėt e
tyre adoleshentė dhe gjithashtu kundėrshtojnė tė mėsuarit e edukatės
seksuale nė shkollė.
Si
rrjedhojė, shtatzėnia e adoleshentėve ėshtė e zakonshme, dhe sipas
studiuesve Harmatr dhe Novak rekomandimet fillestare pėr tė orientuar
seksualitetin janė shpesh tė acaruara, tė sėkėlldisura, tė
pasjellshme, provokojnė, ankth dhe nė disa raste, traumatizime. Kėto
probleme nuk janė shqetėsime nė Suedi, ku nuk ekzistojnė mė norma
kundėr marrėdhėnieve seksuale paramartesore (1989: 191 192). Edhe
nė ditėt tona nė shumicėn e shoqėrive tė botės ende nuk janė
shfuqizuar mjaft norma kulturore qė ndalojnė marrėdhėniet seksuale
paramartesore e jashtėmartesore, por ėshtė zgjeruar shumė masa e
tolerancės ndaj dhunuesve tė moreve tė tilla.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (13)
Dr.
Zydi Dervishi
III.9. Paradokse tė regjimit komunist
Kultura shqiptare tradicionale ka patur njė fond shumė tė pasur
normash kulturore, kryesisht more mjaft tė detajuara, tė cilat
ndalonin marrėdhėniet seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore.
Ndoshta nė kulturėn tradicionale tė asnjė populli tjetėr nuk
parashikohen dėnime aq tė ashpra pėr ata qė dhunonin more tė tilla si
leēia (veēimi) nga komuniteti, dėbimi i pėrhershėm deri edhe vrasje.
Nuk lejohej qė nderi i njollosur tė shlyhej me gjobė.
Madje
nėse njė femėr ose mashkull vritej pėr ēėshtje nderi tė afėrmit duhej
tė ulnin kokėn dhe grykėn e armės, pasi nuk kishin tė drejtė tė
merrnin gjak. Gjithashtu ndėshkimeve tė tilla tė rėnda i nėnshtrohej
edhe simahori, domethėnė personi qė nė njė formė ose tjetėr kishte
ndihmuar partnerėt tė kryenin marrėdhėnie seksuale jashtė kurorės sė
martesės. Pėr tė krijuar njė pėrfytyrim mė konkret pėr norma kulturore
tė tilla mjafton ti referohemi kėtij fragmenti tė shkėputur nga E
drejta zakonore shqiptare 1, botim i Akademisė sė Shkencave tė
Republikės sė Shqipėrisė:
Vajin pėr grue tė dhunueme sia gjegj kuj; parimi Gjaku pėr faj
sjet nė dhunim tė grave e bjerr fuqinė e vet. Kanuja si del zot
kuj, as ska si i del zot nė kėtė rast: gjithkuj ia le shtegun tė lirė
tė mėkambė nderin e vet e ta lajė fytyrėn e vrugnueme. Arsyeja asht
pse ndera slahet me grosh dhe Ndera e marrun gjobė ska.
* * *
Ata
qi kanė shtat e dhunė bashkė, po u vranė tė dy nė punė tė keqe shkojnė
gjakhupės.
I
marruemi dhe e marruemja vetėm atėbotė shkojnė gjakhupės, kur tė
vriten nė punė e nė mėndyrė tė keqe e me nji pushkė, pse e dyta pushkė
e len dorėrasin nė gjak.
Vajza
a grueja e dhunueme e grueja e vejė, po duelėn me marre (me barrė) do
tė rrethohen me kallzue se kush i marroi e mbrapa do tė vritet ai qi e
marroi, ashtu dhe e marruemja, e shkojn gjakhupės.
Po
duelėn me marre grue a vajzė, a cucė e po pshtuen pa u vra, ikėn nė
dhe tė largėt, ata i leēitė flamuri pėr jetė.
* * *
Herėt
gratė e veja e varzat qi delshin me marre, i lidhshin pėr bishta
kualsh e i dajshin dy kortarėsh, i shkyejshin e i digjshin pėr sė
gjalli nė grumbull tė plehit e dhunuesin e grijshin katundisht, ose i
vejshin ndėrmjet dy turrave drush tė ndezuna e, a i bajshin me kallxue
simahorin, a i lejshin tė shkrihen pėr mnderė ndėrmjet dy zjarrmesh.
Me kenė se mbrrijshin me ia xjerrė fjalėn se cili e koriti, atėbotė i
vejshin rrethin edhe simahorit dhe i grijshin bashkė.
* * *
Po u
hetue ai qi i koriti, edhe ia vunė rrethin si kėtij, si edhe tė
marruemve, fisi, katundi e flamuri i grin tė dy tuj ia ba gjakun
gjobė.
Duel
grueja ase ēika me barrė, i qitet nė derė fajtorit e i ngarkohet nji
gjak. Kopilin e ka tė vetin. Grueja i qitet nė derė, nė dashtė ta
marrin, nė dashtė i jep rrugat. Nji gjak pėr tė e ka.
* * *
Puna
e femnės mė ket dhenė tonė, ndėr male e ndėr fusha, asht e rrebtė:
femna asht e paprekme e ska burrė mishit qi guxon me e shnjerzue, se
bahet rrėnim, bahen vrasė tė pėrgjejme e gjamė e mndershme (1989:
307-309, 493). Pėrvoja historike dėshmon se kėto norma kulturore,
mjaft tė kristalizuara nė vetėdijen individuale dhe kolektive tė
bashkėsive vetėqeverisėse tė fshatarėve tė lirė nė shoqėrinė
tradicionale shqiptare, janė zbatuar nė njė numėr shumė tė kufizuar
rastesh, sepse shumė tė rralla kanė qėnė aktet e marrėdhėnieve
seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore.
Edhe
ashpėrsia e moreve tė tilla si dhe zbatimi me korrektėsi i sanksioneve
qė buronin nga dhunimi i tyre kanė ndikuar qė shoqėria tradicionale
shqiptare deri nė fillim tė viteve 30 tė shekullit XX tė ishte
ndoshta shoqėria mė me pak akte marrėdhėniesh seksuale paramartesore
dhe jashtėmartesore pėr frymė tė popullsisė sė rritur nė krahasim me
tė gjithė shoqėritė europiane tė kohės.
Pas
Luftės sė Dytė Botėrore strukturat partiako-shtetėrore tė regjimit
totalitar, me pretendimet se po ndėrtonin njė rend tė ri, i shpallėn
luftė kanuneve, duke i karakterizuar si mishėrim tė konservatorizmit
prapanik, si zakone barbare, si tradita skllavėruese qė duhen
flakur tej me guxim e pa hezitim etj. Propaganda zyrtare dhe
strukturat pėrkatėse tė regjimit totalitar deklaronin shfuqizimin e
kanuneve.
Megjithėkėtė struktura tė tilla zbatonin nė thelb, mjaft norma
kanunore, veēanėrisht pėr ndėshkimin e personave qė kryenin
marrėdhėnie seksuale paramartesore dhe jashtėmartesore, tė cilat
paraqiteshin, si tė thuash, nė formė mė tė modernizuar. Ndėr to mė
shpesh aplikoheshin ulja nė pėrgjegjėsi ose mohimi i padeklaruar i sė
drejtės pėr tu ngjitur nė shkallėt e hierarkisė profesionale e
sociale, transferimi nga institucionet qendrore nė ata lokale,
transferimi me punė e banim nga kryeqyteti ose qytetet e mėdhenj nė
qytetet e vegjėl periferikė dhe sidomos nė zonat rurale malore,
kritikė poshtėruese ose, siē quhej, demaskim para kolektivit tė
punės ose tė banorėve tė lagjes, dėbimi nga vendbanimi, internimi e
deri heqje e lirisė.
Deri
nė vitin 1990 propaganda zyrtare e regjimit socialist totalitar nė
Republikėn e Shqipėrisė marrėdhėniet seksuale paramartesore e
jashtėmartesore i paraqiste si shfaqje tė ideologjisė e tė
degjenerimit borgjezo-revizionist, si shprehje e kalbėzimit tė
shoqėrive perėndimore tė konsumit, si diēka krejt tė papranueshme pėr
njeriun e ri me botėkuptim marksist-leninist (PPSh, 1986:212). Madje
nė shoqėrinė shqiptare tė kėtyre viteve ishte rreptėsisht e ndaluar qė
strukturat me fuqi mė tė madhe socializuese si shkolla, mas media,
organizatat e masave etj., tė trajtonin zyrtarisht e publikisht
problemet e edukatės seksuale, e cila nė ēdo vend tė urbanizuar tė
gjysmės sė dytė tė shekullti XX konsiderohet pjesė e rėndėsishme e
socializmit tė tė rinjve, sidomos nė moshėn e adoleshencės.
Autoritetet kryesore tė regjimit qė propagandonin me bujė se po
krijonin njeriun e ri me edukatėn komuniste neglizhonin e shpėrfillnin
njė aspekt kryesor tė saj, domethėnė, edukatėn seksuale. Vetė
pėrdorimi i termit edukatė seksuale krijonte alergji e irritim te
ideologėt, propagandistėt e militantėt fanatike, dogamtike tė regjimit
totalitar. Nga padija ose me qėllim, pėrgjithėsisht ata e ngatėrronin
edukatėn seksuale me ēthurrjen seksuale.
Nė
gjysmėn e dytė tė viteve 80 tė shekullit XX Profesor Hamit Beqja
argumentoi nė shtyp domosdoshmėrinė e pėrhapjes edhe nė Shqipėri tė
edukatės seksuale. Shkrimet e tij u kundėrshtuan, si tė thuash, me
komplotin e heshtjes, tė pėrēmimit dhe tė kritikave tė hapura nė
median e shkruar dhe sidomos nė strukturat partiake. Nė njė artikull
tė botuar nė revistėn e pėrdymuajshme shkencore divulgative Shkenca
dhe jeta ky autor, ndėr tė tjera, theksonte: Rezervat e reagimet
ndaj trajtimit publik tė problemit tė edukatės seksuale kanė qenė tė
ngjyresave tė ndryshme.
Mė i
tejskajshmi ka qenė pak a shumė ky: Ēėshtė kjo eduktatė seksuale?
Mos ka tė bėjė me lirinė seksuale qė ekziston dhe propagandohet nė
botėn borgjeze e revizioniste? Pėr mė tepėr: Mos kemi tė bėjmė kėtu me
njė thirrje pėr degjenerimin seksual, pėr shthurjen seksuale tė
rinisė? Megjithėse nė bashkėtekst ėshtė fjalė edukatė, siē duket,
ajo nuk ka ndikuar thuajse fare nė shmangien e moskuptimit, madje edhe
tė keqkuptimit tė problemit (1989: 41-42).
Kėsisoj, duke anashkaluar ose, mė saktė, duke shpėrfillur
problematikėn e marrėdhėnieve seksuale strukturat partiako-qeveritare
tė regjimit socialist totalitar pretendonin se mbyllnin shtigjet e
degjenerimit moral tė shoqėrisė, veēanėrisht tė brezit tė ri. Pėrvoja
ka treguar se mendėsi e praktika tė tilla mė sė shumti kanė realizuar
efekte tė kundėrta, tė cilėt do tė shqyrtohen hap pas hapi nė faqet
vijuese tė kėtij libri.
|
|