| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova priti nėnsekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, Gueno
-
President
Rugova ngushėlloi Presidentin Moisiun
-
Presidenti Rugova tha se FR i LDK-sė i ka bashkuar tė rinjtė pėr
liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės
-
Minatorėt e Stan Tėrgut dekorojnė kryeparlamentarin Daci
-
Nė
Kosovė ka arritur nėnsekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Zhan Mari
Guine
-
Alarm i rremė pėr njė mjet shpėrthyes nė qendėr tė Prishtinės
-
Arabia Saudite kėrkon njė mijė punėtorė shėndetėsorė nga Kosova
-
Tri
ministri angazhohen pėr njė mjedis tė shėndoshė nė shkolla
-
Eksperti amerikan Kuhner thotė se pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė
brenda 3 deri 5 viteve
-
Sot
nė Prishtinė vrau veten policja Sadete Shulemaja
-
Vendet e Beneluksit kanė kthyer nė shtėpi njė grup shqiptarėsh
-
Zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare nuk komentuan kėrcėnimet dhe
shpėrthimet e fundit nė Prishtinė
-
Mirush Kabashi prezentohet sonte nė Beograd me shfaqjen "Mbrojtja e
Sokratit"
-
Dy
ish-gjeneralė kroatė tė akuzuar pėr krime lufte janė nisur pėr Hagė
-
Pensionohet hetuesi i varrezave masive tė shqiptarėve nė Serbi
-
BE
pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale nė Maqedoni
-
Nė
Shkup u promovuan 69 oficerė tė armatės maqedonase, prej tyre 36
shqiptarė
-
Nė
njė aksident automobilistik vdiq i biri i Presidentit tė Shqipėrisė
-
Njė
grup sipėrmarrėsish italianė ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e njė pjese
tė autostradės Durrės Prishtinė
-
Nė
Portin e Durrėsit u zbuluan mbi 13 kilogram heoinė
-
Numri i tė
vrarėve nė Madrid ka arritur nė 186
-
Madrid: 173 tė vrarė ėshtė bilanci mė i ri nga njė seri shėrthimesh
-
Nė
Madrid janė vrarė 131 persona
-
Nė
Basra janė vrarė 2 gra irakiane qė punonin me kontraktuesit e
koalicionit
-
Nė
tri shpėrthime nė Madrid kanė vdekur 62 njerėz
-
Tė
pakten 15 njerėz kanė vdekur nė njė sėrė shpėrthimesh nė Madrid
-
Vitin e kaluar janė vrarė 36 gazetarė nė botė
-
Ministri i jashtėm izraelit nė Kajro
-
Njė
ushtar amerikan ka vdekur nga plagėt e marra
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
-
Presidenti
Rugova priti nėnsekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, Gueno
-
 |
|
-
Prishtinė, 11 mars 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova priti sot nėnsekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė pėr
Operacione Paqeruajtėse Zhan-Mari Gueno, me tė cilin bisedoi
pėr zhvillimet mė tė reja nė Kosovės dhe pėr progresin e
arritur nė vend.
-
Presidenti Rugova tha pas takimit se e ka njoftuar zotin Gueno
pėr progresin e shėnuar nė Kosovė, pėr investimet, si dhe pėr
objektivat pėr zhvillim ekonomik dhe integrimin e grupeve
etnike nė shoqėrinė kosovare.
|
-
-
Poashtu ai tha se ėshtė biseduar edhe
pėr standardet, tė cilat do tė pėrmbushen sė bashku me UNMIK-un,
duke theksuar se njė pjesė e kėtyre standardeve tashmė janė
pėrmbushur, por tė cilat duhet tė vlerėsohen sė bashku. Presidenti
Rugova tha se politikė nacionale e Kosovės ėshtė qė tė ketė
marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt e saj dhe qė ato tė
prėmirėsohen sė bashku me UNMIK-un.
-
Edhe me kėtė rast Presidenti vuri nė dukje se njohja formale e
pavarėsisė sė Kosovės do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme
ekonomike dhe demokratike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės.
"Objektivi ynė madhor ėshtė integrimi nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi
tė pėrhershme me SHBA-tė.
-
-
Edhe ne si shumė vende tė Evropės njė
pjesė tė pavarėsisė sonė do ta bartim nė BE, ngase sot tė gjitha
ligjet tona janė kompatibile me BE-nė, e qė jan hartuar me ekspertėt
ndėrkombėtarė", tha Presidenti Rugova, i cili e falmederoi zotin
Gueno qė personalisht ėshtė angazhuar prej katėr vjet e gjysmė pėr
Kosovėn dhe e ka ndihmuar vendin tonė.
-
"Ėshtė kėnaqėsi dhe privilegj imi qė tė takoj Presidentin Rugova
pėrsėri", tha nė njė prononcim zoti Gueno, duke shtuar se sa herė qė
vjen nė Kosovė sheh njė shkallė tė progresit dhe tė zhvillimeve. Ai
tha se nė kėtė takim janė diskutuar shumė ēėshtje qė ndėrlidhen me
fusha tė ndryshme.
-
-
"Ne jemi duke punuar sė bashku qė ju tė
ecni pėrpara dhe tė shėnoni progres", tha z.Gueni, duke pėrmendur
Shėrbimin Policor tė Kosovės pėr tė cilin tha se ka arritur tė
ndėrtojė kapacitete tė mira. Padyshim se edhe policia e UNMIK-ut,
tha ai, ėshtė duke punuar me pjesėtarėt e SHPK-sė qė t'i mbėshtesė
ata nė kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive qė i kanė.
-
Zoti Gueno tha nė vazhdim se pėr njerėzit e Kosovės ėshtė shumė me
rėndėsi qė tė kenė punė, qė tė hapen vende tė reja tė punės, por
ėshtė shumė me rėndėsi pėr Kosovėn inkurajimi i investimeve tė
huaja. Ai premtoi qė UNMIK-u dhe OKB-ja do tė bėjnė ē'ėshtė e mundur
qė ta shtyejnė pėrpara procesin e privatizimit, me procedurė
transparante, proces ky qė do tė mbrojė interesat e popullit tė
Kosovės.
-
Ndėrkaq, duke folur pėr ēėshtjen e standardeve, Gueno tha se ato
pashmangshėm janė tė lidhura me ekonominė, sepse sa mė shumė qė tė
pėrmbushen kėto standarde nga ana e Kosovės, aq mė shumė do tė kenė
besim investitorėt e huaj qė tė investojnė dhe nė kėtė mėnyrė
njerėzit do ta shohin ardhmėrinė e tyre nė Kosovė.
-
-
"Dhe ky ėshtė edhe thelbi i standardeve,
kur nė njė shoqėri tė gjithė respektojnė njėri-tjetrin dhe ku
komunitetet jetojnė nė harmoni me njėri-tjetrin dhe unė jam i
ikurajuar nga ajo qė e tha Presidenti se nėn udhėheqjen e tij ai do
t'i bėjė njerėzit e Kosovės tė jenė sė bashku", tha nė fund zoti
Gueno.
-
-
-
President
Rugova ngushėlloi Presidentin Moisiun
-
-
Prishtinė, 11 mars
2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, ka ngushėlluar Presidentin e
Shqipėrisė, Alfred Moisiun, me me rastin e vdekjes tragjike tė birit
tė tij, Admir Moisiu.
-
Nė telegramin e ngushėllimit tė Presidentit Rugova thuhet:
-
"Me rastin e vdekjes tragjike tė birit Tuaj, Admir Moisiu, Ju shpreh
ngushėllimet e mia tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.
-
Ėshtė e dhembshme vdekja e Admirit nė moshė tė re, por duhet tė
ndieheni krenar, sepse Ai e filloi karrierėn e mbarė si nėpunės
shteti nė shėrbim tė Shqipėrisė, nė tė mirė tė saj.
-
Ju lutemi bėhuni tė fortė nė kėto momente tė rėnda pėr Ju dhe
familjen Tuaj. Ne qėndrojmė pranė Jush", thuhet nė ngushėllimet e
Presidentit Rugova drejtuar Presidentit tė Shqipėrisė, Alfred
Moisiu.
Presidenti Rugova tha se FR i LDK-sė i ka bashkuar tė rinjtė pėr
liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės
-

|
-
|
-
Prishtinė, 11 mars 2004
- Nė Prishtinė sot me njė solmenitet rasti
Forumi i Rinisė sė LDK-sė shėnoi 14-vjetorin e themelimit, e
ku merrte pjesė edhe Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, si
dhe kryeparlamentari Nexhat Daci, ministra e deputetė tė kėsaj
partie.
-
Duke folur nė kėtė solemnitet, Presidenti Rugova tha se FR i
LDK-sė pėr kėto 14 vjet veprim ka zhvilluar njė veprimtari dhe
aktivitet tė dendur e tė suksesshėm, duke i bashkuar tė rinjtė
e Kosovės pėr liri, pavarėsi e demokraci. Ky forum, tha mė
tutje Presidenti, gjithashtu kreu njė funksion tė madh nė
kultivimin dhe edukimin e tė rinjve nė frymėn moderne tė
kulturės shtetėrore dhe kombėtare.
|
Duke pėrkujtuar se data
e themelimit tė FR tė LDK-sė pėrkon me datėn simbolike tė 11 marsit
tė vitit 1981, Presidenti Rugova tha se atė kohė tė rinjtė e Kosovės
u ngritėn pėr tė kėrkuar liri, pavarėsi e demokraci pėr Kosovėn.
Ndėrkaq kryetari i FR tė LDK-sė Lulzim Zeneli, pasi pėrkujtoi se
Forumi i Rinisė i LDK-sė si organizatė politike e tė rinjve u
themelua mė 11 mars tė vitit 1990, tha se qėllimi i themelimit tė
FR-sė ishte organizimi dhe pjesėmarrja e organizuar e tė rinjve nė
lėvizjen politike dhe nė rezistencėn e pėrgjithshme tė populli tė
Kosovės nė mbrojtje tė vlerave kombėtare.
Ai tha se shumė shpejt
Forumi i Rinisė i LDK-sė u bė organizatė masive e tė rinjve nė tėrė
Kosovėn dhe u bė zė i fuqishėm dhe artikulues i kėrkesave dhe
politikave tė brezit tė ri, bartėse e organizimit, aktivitetit dhe
angazhimit tė tė rinjve tė Kosovės, komponentė e fuqishme e LDK-sė
nė rrugėn e jetėsimit tė plotė tė lirisė, pavarėsisė dhe
demokracisė.
Zeneli theksoi se sot, mė shumė se kurrė mė parė, Forumi i Rinisė sė
LDK-sė ka arritur tė regjenerojė energji nė kuadėr tė radhėve tė
saj, tė sjellė frymė dhe potencial nė koherencė tė plotė me nevojen
qė shtrojnė proceset nė vend, duke qenė gjithmonė nė shėrbim tė
politikave shtetėrore e nacionale.
Duke folur pėr ciklin e pėrmbyllur tė takimeve dhe debateve me tė
rinjtė nė tė gjitha qendrat e Kosovės, nė kuadėr tė aktivitetėve pėr
vitin 2004, Zeneli tha se nė kėto takime tė rinjtė debatuan shumė
drejt dhe nė mėnyrė tė hapur, konfirmuan vendosmėrinė pėr angazhime
mė proaktive nė tė gjitha segmentet.
"Nė kėto takime tė rinjėt afirmuan fuqinė e FR-sė dhe vizionin e tė
rinjve tė Kosovės nė rrugėn e prosperitetit dhe integrimit tė vendit
nė Bashkimin Evropian", tha kryetari i FR tė LDK-sė.
Minatorėt e Stan Tėrgut dekorojnė kryeparlamentarin Daci
Mitrovicė, 11
mars 2004 - Njė
delegacion i minatorėve Miniera me Flotacion tė Stan Tėrgut ėshtė
takuar dje me kryetartin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe ka
biseduar me tė pėr problemet me tė cilat ballafaqohen minatorėt.
Me kėtė rast minatorėt e Stan Tėrgut i kanė dorėzuar
kryeparlamentarit Daci mirėnjohjen pėr angazhimin e tij pėr ēėshtjen
e minatorėve, tė ndarė me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė Grevės
sė madhe tė minatorėve.
Duke shprehur konsideratė pėr punėn e madhe tė minatorėve pėr
ēėshtjen e Kosovės, profesor Daci ka shprehur dyshim se e ka
merituar kėtė mirėnjohje dhe ka shtuar se nuk ėshtė bėrė sa ėshtė
dashur pėr minatorėt.
Duke bashėkndjerė sakrificat e mėdha tė minartorėve dhe pozitėn e
rėndė materiale tė familjeve tė tyre, Daci ėshtė shprehur se nė kėtė
fazė tė tranzicionit, transformimi dhe rikonstruimi i ekonomisė lė
pasoja tė rėnda, tė cilat duhet tė pėrballohen.
Nė
Kosovė ka arritur nėnsekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Zhan Mari
Guine
Prishtinė, 11
mars 2004 -
Nėnsekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Zhan Mari Gueno, udhėheqės i
operacioneve paqeruajtėse civile dhe ushtarake nė tė gjitha vendet e
botės, i shoqėruar nga zyrtarė tė tjerė ka arritur dje pasdite nė
Kosovė, ku do tė qėndrojnė katėr ditė. Kjo vizitė cilėsohet si
inspektim i misionit tė UNMIK-ut.
Zyrtarėt e administratės ndėrkombėtare thonė thonė se vizita e z.
Gueno nė Kosovė vlerėsohet si shumė e rėndėsishme sepse ai ka
arudhur kėtu pėr t'u njoftuar nga dora e parė nė lidhje me tė
arriturat, dėshtimet dhe vėshtirėsitė e administratės ndėrkombėtare
gjatė implementimit tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė.
Kjo vizitė po ashtu nga
zyrtarėt e UNMIK-ut kuptohet si tentim pėr tė shtyrė pėrpara
procesin e standardeve dhe sidomos pėr tė pėrfshirė nė kėtė proces
pėrfaqėsuesit e minoritetit serb, tė cilėt vazhdojnė tė
kundėrshtojnė dokumentin e standardeve.
Gjatė vizitės katėrditėshe nė Kosovės nėnsekretari i pėrgjithshėm tė
OKB-sė Zhan Mari Guino do tė takojė tė gjithė udhėheqėsit
ndėrkombėtarė dhe ata vendorė nė Kosovė dhe do tė vizitojė zona tė
ndryshme tė banuara me shqiptarė dhe serbė.
Nėnsekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Zhan Mari Guine ėshtė pritur
mbrėmė nga Hari Holkeri dhe ka zhvilluar takime me komandantin e
KFOR-it, gjeneralin italian Holger Kamerhof.
Alarm i rremė pėr njė mjet shpėrthyes nė qendėr tė Prishtinės
Prishtinė, 11
mars 2004 - Sot
rreth orės 12.00 policisė i arriti njė telefonatė anonime pėr njė
mjet shpėrthyes tė vendosur afėr hotelit "Grand" nė qendėr tė
Prishtinės. Ekipet e KFOR-it dhe policia e UNMIK-ut menjeherė kanė
dalė nė vendin e ngjarjes.
Pas njė shpėrthimi tė
kontrolluar ėshtė konstatuar se ēanta e vendosur ishte e zbrazėt dhe
nė tė nuk ka pasur kurrfarė mjeti shpėrthyes. Ky ėshtė rasti i
katėrt brenda javės nė Prishtinė.
Arabia Saudite kėrkon njė mijė punėtorė shėndetėsorė nga Kosova
Prishtinė, 11
mars 2004 -
Zhvillimi i marrėdhėnieve tė mėtejshme nė fushėn e shėndetėsisė dhe
mundėsia e punėsimit tė rreth 1000 punėtorėve shėndetėsorė tė
Kosovės nė Arabinė Saudite, ishte temė qendrore e takimit tė
zv.ministrit tė Shėndetėsisė sė Arabisė Saudite dhe ministrit
kosovar tė Punės dhe Mirėqenies Sociale Ahmet Isufi.
Arabia Saudite kėrkon njė mijė punėtorė shėndetėsorė tė tė gjitha
profileve nga Kosova pėr tė punėsuar nė kėtė vend arab. Por,
paraprakisht do tė nėnshkruhet njė marrėveshje pėr punėsimin e
punėtorėve tė cilėt kanė tė paktėn dy vjet pėrvojė pune.
Ministrja e Shėndetėsisė sė Kosovės Resmije Mumxhi tha se punėsimi
do tė bėhet nė tė gjitha fushat shėndetėsore. Por ajo tha se Kosova
nuk mund tė dėrgojė menjeherė 1000 punėtorė, qė tė mos dėmtohet ky
shėrbim nė vend, por kjo do tė bėhet gradualisht.
Zv.ministri i Shėndetėsisė sė Araabisė Saudite tha se vendi i tij
ėshtė i gatshėm pėr njė bashkėpunim ndėrmjet dy ministrive. Ai
shprehu gatishmėrinė qė tė ndihmojė spitalet me pajisje dhe me
barna.
Tri ministri angazhohen pėr njė mjedis tė shėndoshė nė shkolla
Prishtinė, 11
mars 2004 -
Ministria e arsimit, Ministria e shėndetėsisė dhe Ministria e
mbrojtjes sė ambientit dhe planifikimit hapėsinor nėnshkruan sot njė
marrėveshje tė pėrbashkėt e cila ka pėr qėllim promovimin e njė
mjedisi tė shėndoshė nė shkolla.
Kjo marrėveshje do t'i
shndėrrojė shkollat nė pika referuese tė mbrojtjes sė shėndetit, tha
Isuf Zeneli, sekretar i pėrhershėm nė Ministrinė e Arsimit, duke
shtuar se nė tė pėrcaktohen detyrat e tri ministrive dhe nė kėtė
mėnyrė do tė pėrmirėsohen kushtet pėr ruatjen e shėndetit nė
kolektivin e shkollės.
Ndėrkaq, Pleurat Sejdiu, sekretar nė Ministrinė e shėndetėsisė,
theksoi rėndėsinė nėnshkrimit tė marrėveshjes nė bazė tė sė cilės
nxėnėsit do tė mund tė pėrfitojnė njohuri tė reja.
Zbatimin e kėsaj marrėveshje do ta bėjė komiteti ndėrministror, i
cili do tė formohet nga tri ministritė dhe atė do ta udhėheq
koordinatori i programit.
Nėnshkrimim e kėsaj marrėveshjeje e kanė ndihmuar zyra e Organizatės
Botėrore tė Shėndetėsisė, IOM dhe UNICEF-i.
Eksperti amerikan Kuhner thotė se pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė
brenda 3 deri 5 viteve
Uashington, 11
mars 2004 -
Eksperti amerikan Xhefri Kuhner pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės
thotė se pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė brenda 3 deri 5 viteve tė
ardhshme dhe pėr kėtė nuk ka dyshim.
"Sė pari pėr mirė apo
pėr keq ēėshtja e shqiptarėve tė Kosovės ka qenė nė mjaft raste e
propaganduar e mbėshtetur dhe e pranuar nga shumė nė Perėndim. Dhe
mendoj se ideja e ndarjes sė Kosovės ėshtė tepėr e vėshtirė pėr t'u
gėlltitur nga Perėndimi, gjithashtu ėshtė e pamundur pėr t'u pranuar
nga shumica shqiptare", tha eksperti Kufner.
Ai tha se ndarja e Kosovės nuk ėshtė e vlefshme kur mbi 90 pėr qind
e popullsisė ėshtė shqiptare dhe pothuajse ēdo parti politike me njė
lloj peshe nė Kosovė ėshtė zotuar pėr pavarėsi tė plotė dhe tė
drejtė. "Mendoj se kėto faktet demografike dhe historike janė vėrtet
kundėr serbėve dhe mendoj se thjesht ėshtė ēėshtje kohe qė Kosova tė
fitojė pavarėsinė e plotė", sqaron Kufner.
Duke iu pėrgjigjur pyetjes se kur mund tė shihet zgjidhja e ēėshtjes
sė statusit tė Kosovės dhe se ēfarė do tė jetė ky status Kuhner tha
se "pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė brenda tre deri pesė viteve tė
ardhshme dhe pėr kėtė nuk ka dyshim".
Statusi i Kosovės duhet
tė zgjidhet dhe sa mė herėt qė tė zgjidhet aq mė mirė do tė jetė pėr
rajonin, kėshtu mendojnė edhe nė Perėndim, thotė eksperti amerikan
Kuhner.
Sipas tij ndarja e Kosovės ėshtė njė skenarė i papranueshėm pėr
Perėndimin, pasi kjo do tė hapte njė proces tė papėlqyeshėm nė
rajon. Kuhner pohon se ndarja e Kosovės mund tė ketė ndikimi negativ
nė Maqedoni derisa vendet perėndimore nuk mbėshtesin njė
destabilizim tė Maqedonisė pėr njė numėr arsyesh, tha ndėr tjera pėr
radion "Evropa e lirė" ky ekspert amerikan.
Sot nė Prishtinė vrau veten policja Sadete Shulemaja
Prishtinė, 11
mars 2004 - Sot ka
bėrė vetėvrasje pjesėtarja e SHPK-sė, policja Sadete Shulemaja.
Rasti tragjik ka ndodhur rreth orės 8.00 nė stacionin numėr 1 tė
policisė nė Prishtinė ku punonte policja 25-vjeēare. Ajo kishte
qėlluar veten nė kokė dhe nga plagėt e marra vdiq nė Qendrėn
Emergjente nė Prishtinė.
Pėr momentin nuk dihen motivet qė e shtynė policen e re t'ia marrė
jetėn vetes.
Vendet e Beneluksit kanė kthyer nė shtėpi njė grup shqiptarėsh
Bruksel, 11
mars 2004 - Me njė
avion ēarter tė aviacionit luftarak belg nga Brukseli nė Prishtinė
janė transferuar njė grup shqiptarėsh nga Kosova dhe Shqipėria, tė
cilėve vendet e Beneluksit - Belgjika, Holanda dhe Luksembubrgu - ua
kanė mohuar qėndrimin e mėtejshėm dhe ata janė kthyer nė shtėpi, nė
kuadėr tė ritadhesimit, ka konfirmuar sot Ministria belge e Punėve
tė Brendshme.
Ministri i brendshėm belg Patrik Deval ka thėnė se kthimi i
shqiptarėve ėshtė bėrė nė bazė tė njė vendimi tė miratuar nė takimin
e ministrave tė punėve tė brendshme dhe tė drejtėsisė tė Bashkimit
Evropian nė nėntor tė vitit tė kaluar.
Zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare nuk komentuan kėrcėnimet dhe
shpėrthimet e fundit nė Prishtinė
Prishtinė, 11
mars 2004 -
Zyrtarėt e policisė ndėrkombėtare nuk komentuan nėse kėrcėnime dhe
shpėrthime nė Prishtinė kanė lidhje me vizitėn e nėnsekretarit tė
pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė, apo me zhvillimin e dialogut
Prishtinė - Beograd.
Shpėrthimet e fundit nė
Prishtinė, janė dėnuar nga krerėt ndėrkombėtarė dhe vendorė, tė
cilėt kėrkojnė nga forcat e rendit qė tė jenė nė veprim tė
vazhdueshėm pėr hetimin e kėtyre rasteve dhe nė forcimin e sigurisė
pėr tė gjithė qytetarėt e vendit.
Mirush Kabashi prezentohet sonte nė Beograd me shfaqjen "Mbrojtja e
Sokratit"
Beograd, 11
mars 2004 - Nė
Festivalin e tretė ndėrkombėtar tė teatrit nė Beograd sonte merr
pjesė edhe njė shfaqje nga Shqipėria. Aktori i njohur shqiptar
Mirush Kabashi do tė prezentohet me shfaqjen "Mbrojtja e Sokratit",
sipas tekstit tė autorit grek Kostas Varnalis. Kabashi ėshtė autor i
adaptimit dhe regjisor i shfaqjes, nė tė cilėn paraqiten edhe Inis
Gjoni dhe Alfred Bualoti.
Dy
ish-gjeneralė kroatė tė akuzuar pėr krime lufte janė nisur pėr Hagė
Hagė, 11 mars
2004 - Dy
ish-gjeneralė kroatė janė nisur me aeroplan pėr nė Tribunalin e
Kombeve tė Bashkuara pėr krime lufte nė Hagė pėr t'u pėrballur me
akuzat pėr vrasjet kundėr serbėve mė 1995, njofton BBCWorld. Mladen
Markaē dhe Ivan Ēermak, qė janė nisur vullnetarisht nga Zagrebi pėr
nė Amsterdam, kanė mohuar akuzat.
Pensionohet hetuesi i varrezave masive tė shqiptarėve nė Serbi
Beograd, 11
mars 2004 -
Ministri i ri i brendshėm i Serbisė, Dragan Jociq, ka njoftuar pėr
daljen nė pension tė njė zyrtari tė lartė tė policisė.
Bėhet fjalė pėr Dragan Karleushėn, i cili hetoi zbulimin e disa
varrezave masive nė Serbi ku ndodheshin trupat e qindra shqiptarėve
tė Kosovės.
Para dy vjetėsh, Karleusha dėshmoi nė gjykatėn e Hagės dhe la tė
kuptohej se ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, kishte
qenė nė dijeni tė planeve pėr tė mbuluar ekzistencėn e trupave.
Shumė pak kohė pas fillimit tė hetimeve, z. Karleusha u transferua
nga hetimi nė njė departament tjetėr tė policisė.
BE
pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale nė Maqedoni
Bruksel, 11
mars 2004 -
Komuniteti ndėrkombėtar pret qė Maqedonia tė zhvillojė njė proces
normal zgjedhor presidencial edhepse, siē thuhet, rrethanat janė
specifike.
Bashkimi Evropian thotė se partitė politike duhet tė tregohen tė
kujdesshme sidomos nė momentin kur Maqedonia do tė aplikojė pėr
anėtarėsim.
"Kėto janė momente tė rėndėsishme pėr Maqedoninė e cila ėshtė nė
prag tė dorėzimit tė aplikimit pėr anėtarėsim nė BE dhe partitė
politike do tė duhet tė kenė kėtė gjė parasysh," tha Sheena Thomson,
zėdhėnėse e BE-sė nė Shkup.
Nė
Shkup u promovuan 69 oficerė tė armatės maqedonase, prej tyre 36
shqiptarė
Shkup, 11 mars
2004 - Nė Shkup
janė promovuar dje 69 oficerė, prej tyre 36 janė shqiptarė. Kėshtu
me kėta tė diplomuar numri i pėrgjithshėm i nėnoficerėve shqiptarė
nė armatėn e Maqedonisė arrinė shifren prej 335 nėnoficerėsh. Kjo
ėshtė 14.8 nga numri i pėrgjithshėm i nėnoficerėve nė Armatėn e
Maqedonisė, bėri tė ditur zėvendėsministri maqedonas i Mbrojtjes
Rizvan Sylejmani.
Nė
njė aksident automobilistik vdiq i biri i Presidentit tė Shqipėrisė
Tiranė, 11 mars
2004 - Njė aksident
i rėndė tragjik ka ndodhur dje rreth 14 kilometra larg qytetit tė
Tepelenės. Tre shtetas: Rrahman Jahta, shef i financave nė
Prokurorinė e Pėrgjithshme tė Tiranės, Admir Moisiu Moisiu, 32
vjeēar, djali i Presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiu, drejtor
ekonomik nė prokurorinė e pėrgjithshme, i martuar me dy fėmijė dhe
shoferi i tyre i identifikuar me emrin Hasan Shijaku udhėtonin
zyrtarisht nga Tirana drejt jugut tė Shqipėrisė pėr nė Gjirokastėr.
Nė afėrsi tė vendit tė
quajtur "Burimi" pėr shkak tė shpejtėsisė, apo mosmanovrimit ata
kanė rėnė me njė lartėsi rreth 80 metra nė "Ujin e ftohtė" nė lumin
Drino. Rrahman Jata ėshtė ende gjallė. Ky i fundit u nxor prej ujit
dhe iu dha ndihma e parė mjekėsore nė spitalin e Tepelenės e mė pas
u transportua drejt Tiranės me helikopter.
Ndėrkaq, rreth 200 forca policie e helikopterė dhe zhytės tė
ministrisė sė rendit dhe NATO-s, kanė vazhduar kėrkimin pėr gjetjen
e dy trupave tė tjerė pajetė me njė gjatėsi prej 15 kilometra
pėrgjatė lumit Vjosa.
Pas pėrpjekjeve
disaorėshe ekipet e zhytėsve e kanė gjetur trupin e pajetė tė
Admirit, djalit tė presidentit Moisiu nė vendin ku bashkohen ujėrat
e lumit Drino me Vjosėn, rreth njė kilometėr larg vendit tė
aksidentit, ka konfirmuar zėvendėsi i Ministrisė sė Rendit tė
Shqipėrisė.
Njė grup sipėrmarrėsish italianė ka marrė pėrsipėr ndėrtimin e njė
pjese tė autostradės Durrės Prishtinė
Tiranė, 11 mars
2004 - Njė pjesė e
autostradės Durrės - Prishtinė ėshtė marrė pėrsipėr nga njė grup
sipėrmarrėsish italianė ta pėrfundojnė brenda dy vjet e gjysmė me
njė financim prej 250 milionė euro. Shqipėria do ta shlyjė kėtė
shumė brenda 11 viteve tė ardhshme me anė tė takses tė posaēme pėr
automjete.
Nė
Portin e Durrėsit u zbuluan mbi 13 kilogram heoinė
Durrės, 11 mars
2004 - Njė sasi
prej mbi 13 kilogram heoinė u zbulua mbrėmė nė mesnatė nė Portin e
Durrėsit. Sasia e drogės sė fortė ishte fshehur servatorin e
autoveturės sė njė shtetasi italian. Kohėt e fundit ka pasur disa
raste tė kapjes sė drogės nė Shqipėri. Pak ditė mė parė 14 kg.
heroinė u kapėn nga policia nė doganėn e Kakavijės nė kufirin me
Greqinė.
-
Numri i tė
vrarėve nė Madrid ka arritur nė 186
-
-
Madrid, 11 mars 2004
- Sipas njoftimeve mė tė reja tė mediave
spanjolle numri i tė vrarėve nga shpėrthimet e fuqishme nė Spanjė ka
arritur nė 186 dhe mbi 1000 tė plagosur.
-
-
Duke iu drejtuar kombit, kryeministri
spanjoll, Hoze Maria Aznar, tha se autorėt e kėtyre sulmeve do tė
kapen, por nuk akuzoi asnjė grup pėr kėto sulme.
-
-
Sulmet nė Madrid i kanė dėnuar ashpėr
shumė liderė tė vendeve evropiane si dhe tė institucioneve tė BE-sė.
Madrid: 173 tė vrarė ėshtė bilanci mė i ri nga njė seri shėrthimesh
Madrid, 11 mars
2004 - Bilanci mė i
ri nga njė seri shėrthimesh nė Madrid ka arritur nė 173 tė vrarė dhe
600 tė plagosur, tha Ministria e Punėve tė Brendshme tė Spanjės. Mė
herėt u njoftua pėr 131 tė vrarė, njoftojnė mediat spanjolle.
Autoritetet spanjolle pėr kėto sulme kanė bėrė fajtor grupin
separatist ETA, i cili figuron nė listėn e grupeve terroriste tė
SHBA-ve.
Mirėpo lideri nacionalist bask Arnaldo Otegi ka thėnė se nuk beson
se ETA ėshtė pėrgjegjėse pėr kėto sulme mė tė reja nė Madrid. Ai
thotė se sulmet kanė mundur t'i kenė kryer "segmentet e rezistencės
arabe".
Nė
Madrid janė vrarė 131 persona
Madrid, 11 mars
2004 - Nga
shpėrthimet e fuqishme nė tre stacionet e trenit nė Madrid janė
vrarė 131 persona, ndėrkaq mbi 400 tė tjerė janė plagosur, nė njė
sulm mė tė pėrgjakshėm tė gjertanishėm tė grupit separatist bask
ETA, njofton Rojter.
"Kjo ėshtė njė masakėr", ka thėnė zėdhėnėsi i qeverisė Eduardo
Zaplana.
Ndėrsa ekipet e shpėtimit i nxirrnin trupat e pajetė, njerėzit me
lot nė sy iknin nga vendi i ngjarjes.
Nė
Basra janė vrarė 2 gra irakiane qė punonin me kontraktuesit e
koalicionit
Bagdad, 11 mars
2004 - Dy gra
irakiane, tė cilat punonin me kontraktuesit e forcave tė koalicionit
amerikan nė Irak janė vrarė derisa po ktheheshin nė shtėpitė e tyre
nė qytetin Basra, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) njė zyrtar
ushtarak, njofton Rojter. Ai nuk ka dhėnė hollėsi pėr rrethanat e
vrasjes sė kėtyre grave.
Po kėshtu, nuk janė
dhėnė informacione pėr motivet e vrasjeve nė Basra, ku pėr akte tė
tilla janė fajėsuar grupet islamiste, tė cilat kėrkojnė forcimin e
standardeve tė moralit publik.
Nė
tri shpėrthime nė Madrid kanė vdekur 62 njerėz
Madrid, 11 mars
2004 - Tri
shpėrthime nė stacion e hekurudhor tė Madridit, qė kanė ndodhur sot
(e enjte) nė kohėn mė tė frekuentuar, kanė humbur jetėn mbi 60
njerėz, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i Ministrisė spanjolle tė
Brendshme, i cili, njėherėsh, pėr kėto shpėrthime ka fajėsuar grupin
seperatist bask ETA, njofton Rojter. Mediat spanjolle saktėsojnė
numrin e tė vdekurve nė 62 sish. Ende nuk e ka marrė askush
pėrgjegjėsinė.
Tė
pakten 15 njerėz kanė vdekur nė njė sėrė shpėrthimesh nė Madrid
Madrid, 11 mars
2004 - Tė pakten 15
njerėz kanė humbur jetėn dhe shumė tė tjerė janė plagosur nė njė
sėrė shpėrthimesh tė njėpasnjėshme nė tre trena nė Madrid, pėr tė
cilat zėdhėnėsi i Qeverisė spanjolle ka fajėsuar grupin seperatist
bask ETA, njofton AFP.
Trenat kanė qenė afėr
stacionit kryesor hekurudhor Atocha tė kryeqytetit dhe dy stacioneve
tė tjera periferike. Policia dhe zjarrfikėsit kanė evakuar njerėzit
nga ndėrtesat pėrreth stacionit Atocha, ngase ekziston frika pėr
shpėrthime tė tjera. Shpėrthimet ndodhėn vetėm tri ditė nga
zgjedhjet e pėrgjithshme.
Vitin e kaluar janė vrarė 36 gazetarė nė botė
Nju Jork, 11
mars 2004 - Gjatė
vitit tė kaluar janė vrarė 36 gazetarė anembanė botės, duke kryer
detyrėn e tyre. Njė e treta e tyre janė vrarė nė Irak, ka bėrė tė
ditur sot Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve me seli nė Nju Jork.
Ministri i jashtėm izraelit nė Kajro
Kajro, 11 mars
2004 - Ministri i
Jashtėm izraelit, Silvan Shalom, udhėton sot pėr nė Kajro pėr tė
zhvilluar bisedime me presidentin egjiptian Hosni Mubarak.Ky do tė
jetė takimi i nivelit mė tė lartė midis tė dy vendeve qė kur Ariel
Sharoni erdhi nė pushtet nė vitin 2000.
Shalom dėshiron tė dijė pikėpamjet e Egjiptit lidhur me njė tėrheqje
tė mundshme izraelite nga Rripi i Gazas.
Kajro ka hedhur poshtė tashmė njė kėrkesė izraelite pėr tė ndihmuar
nė garantimin e sigurisė nė Gaza pas tėrheqjes.
Vizita e zotit Shalom nė Egjipt ėshtė pjesė e pėrpjekjeve
diplomatike nė rajon.
Njė ushtar amerikan ka vdekur nga plagėt e marra
Bagdad, 11 mars
2004 - Njė ushtar
amerikan ka vdekur nga plagėt e marra nga njė sulm me bombė nė
verilindje tė Bagdadit, ka bėrė tė ditur sot (e enjte) njė zyrtar i
lartė ushtarak amerikan, njofton Rojter.
Ai tha gjithashtu se nė
incidentin nė fjalė, qė ndodhi tė mėrkurėn nė perendim tė qytetit
Bakuba, kanė qenė plagosur tre ushtarė, por njėri syresh ka vdekur
mė vonė. Vdekja e kėtij ushtari, ngre nė 381 numrin e ushtarėve
amerikanė tė vrarė nė aksione armiqėsore, qė nga ndėrhyrja amerikane
nė Irak.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|