|
-
11 mars 2004 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Ministri i radhės i
dikasterit tė Rendit Publik, zoti Igli Toska ka shfrytėzuar njė
seancė debati me Fatos Nanon nė Kuvendin e Shqipėrisė, pėr tė bėrė
njė paradė tė reformave qė janė kryer nė kėtė ministri dhe pėr tė
ripėrsėritur pothuaj tė gjithė ministrat e mėparshėm qė kanė qenė,
as mė shumė dhe as mė pak, sesa "kobure" anti-opozitė nė duart e
tre kryeministrave dhe pėr t'u flakur nė momentin mė tė parė.
-
-
Pa u marrė me
erudicionin foshnjor tė kėtij ministri qė kėrkon tė "shitet" mė
shumė se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė, zoti Toska nuk ka thėnė ende
asgjė publikisht sesi ėshtė pėrfshirė nė mitėmarrje dhe pse ėshtė
shkarkuar nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, nė kohėn kur ishte
gjyqtar nė gjykatėn e Faktit nė Tiranė; po ky zotėri nuk ka treguar
asnjė detaj nga veprimtaria e tij "ilegale", pra kur nuk ishte i
pėrfshirė nė administratėn e lartė; megjithėse i akuzuar disa herė
nga opozita dhe nga shtypi shqiptar si ish-anėtar i Komisionit
Qėndror tė Zgjedhjeve nuk ka treguar se sa pėrgjegjėsi kolektive dhe
individuale ka pasur ai nė zgjedhjet e manipuluara dhe problematike
tė zhvilluara nė Shqipėri.
-
-
Nė njė vend ku ka vakum
institucional, nuk ka ligj kushtetues, nuk ka status tė pėrcaktuar
qartė pėr policinė e shtetit, titullari i ministrisė sė Rendit ėshtė
edhe mė vėshtirė pėr t'i gjetur shkeljet ligjore dhe administrative;
por kur kėto ekzistojnė mė nė fund nė Shqipėri, atėhere e kupton se
personi qė duhet larguar njė orė e mė parė nga ky dikaster ėshtė
vetėm Igli Toska.
-
-
Pėr tė qenė mė konkret,
por radhis disa nga faktet qė e bėjnė tė pamundur qėndrimin ende nė
kėtė post tė lartė dhe delikat:
-
-
Sė pari:
Kritikat qė bėjnė institucionet ndėrkombėtare pėr qeverinė shqiptare
nė pamjaftueshmėrinė e luftės kundėr trafiqeve tė paligjshme, pėr
shkallėn e lartė tė kriminalitettit dhe tė abuzivizmit me pushtetin;
adresohen nė radhė tė parė pėr ministrinė e Rendit. Nėse nuk ka
ankesa pėr nivelet e larta tė drejtimit tė policisė qė "paguajnė"
dhe "paguhen" joligjėrisht, pjesa mė e konsiderueshme e policisė
ėshtė nė kushte mizerabėl dhe me rroga shumė qesharake sa mund tė
tallen tinėzisht edhe xhepistėt e zakonshėm.
-
-
Sė dyti:
Nuk ka asnjė dyshim se drejtorėt dhe zyrtarė tė tjerė tė shkarkuar,
tė pezulluar, janė tė nomenklaturėes sė majtė, tė emėruar
drejtpėrdrejt nga kryeministri dhe nė tė rrallė nga ministri, por tė
gjithė ata janė me pėrvojė dhe karrierė policore, tė trajnuar edhe
nga institucionet ndėrkombėtare nė fushėn e policisė. Sa kohė qė
ndaj tyre nuk ka njė akuzė prokurorie, nuk ka njė dokument
kompromentues nga shėrbimi i brendshėm i Rendit dhe aq mė tepėr kur
kanė fituar edhe tė drejtėn ligjore nga gjykatat e dy shkallėve pėr
t'u rikthyer nė punė; mbajtja jashtė policisė ngarkon me pėrgjegjėsi
vetėm Igli Toskėn. (Disa prej tė shkarkuarve kanė firmėn e Toskės
zėvendėsministėr, ēka nuk mund tė marrin formė ligjore sepse kjo nuk
lejohet me ligjin kushtetues).
-
-
Sė treti:
nė ministrinė e Rendit Publik ekziston njė kėshill emėrtesash, por
burime nga ky kėshill pohojnė se asnjė prej tė larguarve nuk ėshtė
diskutuar nė kėtė emėrtesė. Ligji pėr policinė e shtetit, njė ligj
me tė vėrtetė i standardeve tė pėrparuara perėndimore, ka shumė
penalitet qė ruan strukturat e policisė nga arbitrariteti i
eprorėve, qofshin kryeministra si zoti Fatos Nano, qofshin ministra
tė tipit "kamikaz" si Toska.
-
-
Sė katėrti dhe
mė kryesorja: Kur
tė gjitha insitucionet shqiptare kanė pėsuar ndryshime dhe pėrsosje
dhe ka njė prirje pėr reforma tė thella dhe tė shumanshme, dikasteri
i Ministrisė sė Rendit ėshtė tėrėsisht jashtė tyre, ku pėr hir tė
militantėve dhe tė hallexhinjve ka ende njė numėr mė tė madh
uniformash blu sesa duhet tė ketė nė tė vėrtetė dhe ndėrsa ka kaq
shumė policė (kupto vende tė reja pune, premtime deputetėsh e
plotėsime hatėresh nepotike) atėhere edhe niveli i pagave do tė jetė
kaq i ulėt dhde i pamjaftueshėm pėr tė plotėsuar nevojat mė
elementare tė tyre dhe tė familjeve.
-
-
A nuk ėshtė shqetėsuese
qė gjenden nė struktura policore uniforma tė kėrrusura dhe tė
demotivuara si "luftėtarėt e Haxhi Qamilit" dhe janė hequr nga puna
dhjetra oficerė policie, madje edhe studentė tė shkollave policore
jashtė vendit?
-
-
Policia e shtetit ėshtė
njė strukturė e domosdoshme e shtetit tė sė drejtės ku janė tė
intersuar tė gjithė qytetarėtpor edhe krejt spektri politik, nė
mazhorancė apo nė minorancė qoftė.
|
|