|
-
11 mars 2004 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Nė kushtet kur ka
filluar tė aplikohet ligji i kryeministrit Fatos Nano pėr piraterinė
televizive, mediat tona kombėtare dhe lokale, ato qė kanė mundur tė
mbijetojnė pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, i kanė lėnė njė vend
tė veēantė edhe shfaqjeve kulturore, nė mėnyrė tė veēantė
pėrcjelljes sė vlerave letrare artistike.
-
-
Tre televizionet
kombėtare, duke pėrfshirė edhe Radio Televizionin publik shqiptar si
dhe TV Top-Chanel qė mendohet me shikueshmėri edhe mė tė madhe nė
shkallė kombėtare - pra disa nga mediat mė tė rėndėsishme vizive,
janė vėnė nė garė pėr t'u paraqitur shqiptarėve antivlera kulturore,
ose autorė fare periferikė, tė cilat nuk mund tė mos bartin ndikim
negativ te njė pjesė e madhe shikuesish shqiptarė brenda dhe jashtė
vendit.
-
-
Tė zhveshur nga
kontrollet e shumėfishta tė ish sistemit tė pėrmbysur dhe tė
pamėsuar me administrimin e lirisė nė njė shoqėri krejt tjetėr,
publiku shqiptar vjen e bombardohet nga njė sėrė emisionesh
mėngjestarė tė TVSH-sė dhe tė TVA-sė qė s'kanė kurrfarė vlere
artistike dhe qė flasin pėr vlera minimale kulturore tė drejtuesve
dhe organizuesve tė tyre.
-
-
Nė kėtė hulli dhe pa
asnjė kufizim kulturor, janė edhe dy programe tė tjera televizive,
pėrkatėsisht nė TV Klan dhe nė Top-Channel ku mund tė bashkohen njė
fitues i Pendės sė Artė tė Ministrisė sonė tė Kulturės dhe njė
intelektual me vlera tė pranuara me bejtexhinj e sedėrthyer nga njė
martesė e trishtė, nga njė divorc, nga njė tradhti e bashkėshortes
me postierin e letrave rekomande dhe tė tjera kuturisje qė s'kanė
grimė arti.
-
-
Megjithėse nuk ka njė
kritikė tė mirėfilltė pėr tė bėrė njė farė seleksionimi tė vlerave
tė mirėfillta kulturore dhe tė skarciteteve nė mbi nėntėdhjetė e ca
pėr qind (nė shoqėri tė tjera ekzistojnė kritikė tė posaēėm pėr
letėrsinė, pėr pikturėn e skulpturėn, pėr filmin dhe teatrin, pėr
muzikėn dhe koreografinė, etj.) qė ndodh rėndom nė shumė kultura
perėndimore, heqja dorė nga kritere selektive mund tė na rikthejė
sėrish nė uniformizmin e artit e tė krijimtarisė ku prodhohet me
shumicė, por nuk mund tė ballafaqohesh me askėnd nga vendet fqinje
apo nga standartet e tėrėpranuara.
-
-
Seleksioni dhe pėrpjekja
pėr tė mėnjanuar nga ekranet vizive radhėt e gjata dhe tė pafundme
tė njerėzve me libra tė botuar, me filma tė prodhuar, me pjesė
teatrale tė vėnė nė skenė apo tė hedhura nė letėr, nė tė cilat nuk
ka aspak art ose vlera nėnminimale ėshtė shumė i vėshtirė nė
ēfarėdolloj regjimi, por veēanėrisht nė demokraci.
-
-
Dhe kėtė seleksion nuk
mund ta bėjė kushdo siē edhe nuk duhet harruar se pavarėsisht se njė
kanal televiziv ėshtė privat, ai ka njė detyrim publik pėr tė mos
futur nė dritaren e ekranit banalitete dhe shėmti kulturore qė na
kthejnė shumė dekada pas. Vetėm nė Tiranė mund tė ketė mbi
pesėdhjetė shtypshkronja dhe dyfish shtėpi botuese, por secili prej
pronarėve dhe poseduesve tė tyre nuk mund tė rekomandonte krijues
minorė qė afishohen pėr mėngjes e mbrėmje paturpėsisht dhe nė mėnyrė
mė akulturore tė mundshme.
-
-
Liria e krijimit dhe e
botimit, e pakufizuar pėr askėnd, qoftė edhe pėr njerėzit nė nevojė
dhe me tė meta mendore pėr tė cilėt shoqėria shqiptare ka njė
detyrim tė veēantė, nėse nuk kalon nė filtra dhe sita intelektuale
dhe nėse nuk merr pėrkujdesjen dhe pėrgjegjėsinė edhe tė ekraneve
televizive, mund tė na kthejė edhe mė mbrapa se trashėgimia uniforme
e diktaturės.
|
|